Mendime
Florim Zeqa: Thaçi, kryediplomat apo kryeministër?!
E marte, 13.01.2015, 08:06 PM
Thaçi, kryediplomat apo kryeministër?!
Shkruan: Florim Zeqa
Në të gjitha vendet e botës demokratike fuqia politike përcaktohet sipas hierarkisë politike (ndarjes së posteve). Varësisht prej sistemit qeverisës të një vendi, ndryshon hierarkia dhe fuqia politike njikohësisht.
Në vendet me sistem presidencial, fuqia politike dhe ekzekutive i takon presidentit të shtetit, në sistemet parlamentare, fuqia ekzekutive bie në dorën e kryeministrit, përderisa presidenti ka rolin e unitetit dhe fuqin ekzekutive mbi forcat e armatosura të vendit.
Në vendin tonë edhe pse kemi sistem parlamentar, fuqia politike varion prej autoritetit të liderit e jo prej hierarkisë së sistemit politik!
Derisa ishte gjallë presidenti historik Ibrahim Rugova, e gjithë fuqia morale, politike dhe diplomatike ishte në dorën e presidentit, përderisa posti i kryeministrit më tepër se ekzekutiv ishte formalo-juridik shkaku i kompetencave të kufizuara (mbikëqyrja ndërkombëtare).
Pas shkuarjs në amshim të presidentit Rugova, frenjët politik dhe ekzekutiv kaluan në dorën e kryeministrit, duke mbetur kështu posti i presidentit më pak ekzekutiv e më shumë ceremonial dhe simbolik.
Pas ardhjes së presidentes nga zarfi, roli i presidentit u minimizua akoma më shumë,...më tepër se simbolik, shërben si dekor i institucioneve të vendit karrshi ndërkombëtarëve, kryeministri është ai që i luan të gjitha "letrat" në politiken vendore.
Pas zgjedhjetve të 8 qershorit 2014, vendi hyri në bllokada dhe postbllokada politike, si përfundim nxorën koalicionin qeverisës PDK-LDK në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, me një hierarki të dyfisht politike; një kryeministër me fuqi të kufizuar politike dhe një "kryediplomat" të gjithfuqishëm.
Termi "kryediplomat", përkthyer në gjuhën politike ndërkombëtare i bie; "premier" (Itali), "prime ministre" (Angli),...në trojet shqiptare kryeministër apo udhëheqës i qeverisë.
Në historinë e shkurtër të Kosovës, gjithmonë ministri i punëve të jashtme është trajtuar si i tillë e jo si "kryediplomat".
Tani për herë të parë është duke u përdorur ky term, për të lartësuar rolin "de facto" të kryeministrit të qeverisë së Kosovës.
Termi "kryediplomat" mjafton për injorancën politike për të mos e kuptuar realitetin, përderisa për diplomacinë ndërkombëtare është duke u trajtuar si kryeministër i vendit.
Përderisa kryeministri formal i vendit vazhdon vizitat nëpër ministritë partiake (të LDK-së), viziatat nëpër bashkësitë fetare dhe ceremonitë përkujtimore nëpër Kosovë,...kryeministri i vërtetë (kryediplomati) i Kosovës vazhdon aktivitetin ndërkombëtar diplomatik në qendrat e Bashkimit Europian.
Thën më qartë për lexuesit fuqia politike e kryeministrit ka pësuar "transformim", nga kryeministri tek ministri i punëve të jashtme, apo siq po i thojnë kohëve të fundit kryediplomatit Thaçi !
Pavarësisht terminologjisë së përdorur, kjo është qeverisja e tretë radhazi e kryeministrit, më falni kryediplomatit Thaçi, kjo e fundit falë ndihmës së "rivalit" të tij politik, kryeministrit formal të LDK-së.
Mirëpo, ky bashkëdyzim qeverisës PDK-LDK pritet të mbarojë shumë kohë para përfundimit të mandatit,...shpejtësia e "Zanzibarit " varet nga procesi zgjedhor në LDK dhe nga Gjykata speciale, e cila pritet të formohet në gjashtmujorin e parë të këtij viti!