E shtune, 20.04.2024, 08:21 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Gani Geci, i harruar nga LDK

E premte, 16.01.2015, 09:59 PM


GANI GECI KY HERO I HARRUEM NGA LDK-JA

Nga Selim M. Nengurra

LDK si nji lëvizje gjithpopullore shqiptare kur u pat krijue u krijue per ta çlirue dhe formue shtetin e Dardanisë  dhe pasi u krijue si Levizje  asaj i perpiluen Programin edhe Statutin burrat ma eminent dhe ma të thirrun per atë punë , Profesor Akademik të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës së asaj kohe si Krahinë autonome në federaten jugosllave, por që ishte me mbi 95 % e banueme me shqiptar dhe të cilët ishin populli i tretë pernga numri në Jugosllavinë komuniste. Pra Program e Statut të LDK-së bani i ndjeri Akademik Gazmend Zajmi bashk me kolegët e ti të tjerë dhe ata zgjodhen per lider të shqiptarve të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugovën.

Fillimisht kësaj levizjeje ju bashkue krejt opulli i trojeve tona etnike në at ish Jugosllavi. Ibrahim Rugova me bashkëpuntor formojë institucionin e Liderit të popullit dhe pasi edhe u shpall Kosova e mvetësishme më 2 korrik 1990 pastaj pas Deklaratës Kushtetuese me 7 shtator të po këti viti de fakto per shqiptarët në Kosovë dhe edhe trojet tjera etnike shqiptare të okupueme nga Jugosllavia u krijue Shteti i Dardanisë. Ky shtet pos institucioneve në fusha dhe lami të shumta shtetnore kishte nevojë edhe per Forcat Mbrojtëse të saja dhe kështu nder ushtarët e parë të Dardanisë dhe Komandantit të saj Suprem Dr. Ibrahim Rugova u rendit nipi i Bajraktarit të Llaushes i riu Gani Geci bashk me vëllazen tue fillue nga ma i madhi Halili, Fadili, Haxhiu, Esati, Nehati dhe Nebihu.

Pra 7 vëllaznit Geci vun jetën e tyne para tytave të armve të shkaut per ta mbrojtë Atdheun dhe institucionet e ti. Mirpo pas pak këta vëllazen kreshnik  u gjenden mes dy zjarreve, pra jo vetem perball zjarrit të falangës pushtuese serbe, por ma në rrezik ishin nga pabesitë dhe plumbat tinzar pas shpine e nga pritat të klyshve të ish satrapit të Shqipnisë Enver Hoxhës që ishin grumbullue në LPK dhe perkraheshin me armë e logjistikë nga SHISH i Fatos Nanos dhe Fatos Klosit që të dy famkeq dhe të rrezikshem.

Gani Geci vëllau i katër me radhë nga 7 Kreshniket e Llaushes së Drenicës bashkveprojë nder të paret me Adem Jasharin dhe pushka e parë e UÇK-së kunder policisë serbe ishte bash pushka e Gani Gecit pran shkolles së Çirezit. Gani Geci bashk me Adem Jasharin me suksese kreu edhe disa dhjetra sulme mbi policinë dhe forcat serbe gjithandej Drenicës.

Gani Geci që nga fillimi i vitit 1990 nuk e hoqi pushken nga krahu per ti dalë zot Atdheut të vet, edhe vëllaznit tjer ishin gjithandej në formacionet e krijueme institucionalisht në Drenicë dhe panderpre luftonin per liri e Atdhe. Mirpo LPK-ja famkeqe, kjo organizatë e kobshme me ideologji staliniste formojë strukturat e saja kriminale me instruksionet e SHISH dhe të dy Fatosave ; Nano dhe Klosi dhe formoj poashtu SHIK-un dhe formacione të ashtuqujtuna policore të UÇK-së të asaj UÇK-eje që luftonte shumë pak apo fare forcat policore serbe ndersa luften e zhvillonte kunder institucioneve shtetnore të Dardanisë, kunder Presidentit të sajë Ibrahim Rugova dhe kështu këta bandit vrasës vun në thumb vëllaznit Geci e në veqanti Ganiun.

Kjo organizat kriminale kerrcnonte familjet shqiptare të fshatrave të Drenicës nese dikush strehon apo ndihmon familjet e shtatë vëllaznive Geci, pra gratë e femijet e tyne që ishin detyrue me braktisë shtëpinë dhe bredhinin neper malet e Drenicës per ti shpetue plojës dhe masakres serbe. Pikrishtë per këtë Gani Gecit edhe i kurdiset nji pritë nga e cila ky shpeton por vritet ai që i zuni priten, vritet njifar " komandanti " me nofken e ti indiane pakistaneze Sandokani dhe Ganiu shpeton falë shkathtësisë se vet dhe fatit që i kishte dhan Zoti per me jetue edhe tutje, per ta dhan kontributin e ti per Atdhe dhe lirin e Ti. Kjo ngjarje asht në saktësi e shkrueme dhe e dokumentueme në librin  " LUFTA PA MASKA " që ka autor vet Gani Gecin në të cilin liber Ganiu me pedantri shtron dokumente per ngjarjen dhe edhe deklaratat e dëshmitarve si dhe sulmet e shpifjet e kundershtarve.

Kundershtaret shkuen aq larg sa Heroin dhe luftëtarin e parë të UÇK-së Gani Gecin e qujten tradhëtar ndersa pritaxhiun komitin që deshti ta vras Ganiun pa i pas asgja borq e qujten dhe vazhdojnë ta quejn Komandant e hero.

Kunder Gani Gecit pati disa atentate të cilave per mrekulli të Zotit ky ju shpetojë , mirpo në nji pritë Ganiu plagoset rand dhe i vriten dy nga miqët ma të ngusht njeni truproje e Presidentit Ibrahim Rugova e tjetri gazetar i të perditshmes BOTA SOT që njifej si gazetë e LDK-së në atë kohë. Pra vriten Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku.

Falë Zotit Gani Geci shpeton, sherohet nga plagët, por plaga per humbjen e miqve asesi ti sherohet, mirpo edhe SHIK-u famkeq i Kadri Veselit, Azem Sylës, Xhavit Halitit, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Sylejman Selimit etj, etj,  asnjihere nuk pushojë pa provue me likuidue Gani Gecin. Me likuidue këtë Hero të gjallë , këtë Ushtar të Atdheut dhe Institucioneve të ti sepse ata jan të vetdishem se nji ditë nese nuk e  likuidojnë do pësojnë vet per krimet që i kan ba dhe do perballen me drejtësinë e shtetit ati shteti që Gani Geci dhe shqiptaret e thjeshtë e kan andrrue dhe e andrrojnë,  të shtetit ligjor ku askush nuk asht mbi ligjin e jo sikur tash kur ligji dhe shteti asht vet SHIK-u dhe kreu i ti.

Në perpjekjet e veta SHIK-ut per ta vra Gani Gecin ka angazhue shumë kriminel e psikopat që shiten per pak lek te kjo strukturë kriminale dhe ne gushtin e vitit 2014 Ganiun tenton ta vras nji argat i tillë i SHIK-ut njifar Ruzhdi Shaqiri me çrast perseri falë shkathtësisë dhe aftësisë dhe ndihmes së Zotit Gani Geci në vetmbrojtë e vret sulmuesin në nji lokal në Skenderaj.

Tash ka dy ditë që në Mitrovicë ka fillue seanca gjyqësore kunder Gani Gecit per këtë vrasje. Asht per tu quditë se si LDK, kreu i sajë e asnji nga strukturat partiake të sajë asnji fjalë se thonë per Gani Gecin, asht per turpin e botës se si lidershipi i LDK-së nuk i del në mbrojtje njeriut të vet,Ushtarit të parë të kësaj partie dhe të Krijuesit të saj Dr. Ibrahim Rugova. Se si si del në mbrojtje Heroit të gjallë dhe Trimit me permasa legjendare z. Gani Geci. Nga kush frigohet Isa Mustafa per ta dhan nji deklaratë mbrojtëse per Gani Gecin?!  Mendojë se ska nga kush të frigohet pos nga veprimet e veta shkatrrimtare kunder Ibrahim Rugovës dikur kur Isa ishte minister i financave dhe nga veprimet e stilit komunistë të tashme ku me nji perfiditet mori kreun e LDK-së pa e meritue fare ate dhe me poshtersi e tradhëti ndaj partive tjera opozitare sot u ba kryeminister i HASHIMISTANIT ( Dardanisë ) ku në realitet asht kukullë në doren e Hashim Thaçit. Pra vetem nga këto vepra duhet me u frigue Isa Mustafa e asesi nga dikush tjeter per ti dal në mbrojtje institucionalisht njeriut që nji jetë me tan familjen ja kushtojë Atdheut, Institucioneve të ti dhe LDK-së, e ky njeri asht bash Heroi  dhe Legjenda e gjallë e Dardanisë z.Gani Geci.

Unë Gani Gecin se kam as farë e as fis, unë shkruej si qytetar i thjeshtë i Dardanisë, unë flas mendimin tim të cilin mendim e kam ndertue me vite radhazi në fakte dhe veprime të njerzve që ishin direkt të implikuem në luftën e Dardanisë per çlirim nga pushtuesi serb. LDK si parti në mbrendinë e sajë ka oficer të SHIK-ut famkeq i cili si strukturë de jure u shue pasi u pat formue AKI-ja por de fakto SHIK-u asht ma i fort se kurr tash kur në kreun e Parlamentit erdhi lideri i SHIK-ut Kadri Veseli. Kjo strukturë famkeqe ka fut njerzit e vet në LDK dhe tash kur duhet me u formue Gjykata speciale per krime lufte në Kosovë per ti shpetue kësaj Gjykate kriminelët e SHIK-ut metojnë që në bashkveprim me LDK-në ( disa figura mjerane të sajë , pra jo të gjithë) ti eliminojnë pa mëshirshem deshmitarët e krimeve dhe nji nga ata që asht në thumbin e SHIK-ut padyshim asht Heroi Gani Geci.

Unë si LDK-ist militant, por LDK-ist i frymes institucionale të LDKsë sikur ishte në kohen e Ibrahim Rugovës apelojë te ata zagar mbrenda LDK-së qe ta pushojnë fushaten vazale kunder Gani Gecit dhe mos të angazhojnë apo mos ti trembin gazetarët , aktivistët , opinionistët, publicistët e shumtë që ta heshtin rastin Gani Geci. Jam i bindun ( sado që nuk kam fakt ) se edhe gazatari mjeran Vehbi Kajtazi asht detyrue bash nga strukturat e SHIK-ut permbrenda LDK-së që ta sulmon e perfolë pa asnji arsye dhe argument Gani Gecin. Perndryshe si ka mundësi që nji gazetar që deri dje ishte mik i vëllaznive Geci tash papritmas del kunder tyne?!

LDK, Isa Mustafë, dhe Kryesi e LDK-së nese spo keni bythë e guxim intelektual as moral njerzor me dalë në mbrojtje të njeriut që i vetem ka ba ma shumë se juve të gjithë bashk per LDK-në dhe Dardaninë, atëhere mbylleni gojen e mos sulmoni njeriun e ndershem të cilin strukturat kriminale të SHIK-ut dhe edhe tuajat bashk me ta e detyruet me u ba vrasës. Gani Geci ka pranue se e ka vra të ndjerin Ruzhdi Shaqiri. Mirpo deshmitë dhe faktet flasin se sikur mos ta vritke,  Ganiu do vritej vet aty. Pra sikur thotë fjala e popullit ; ... dy duer jan per nji kye .. Andaj pse sulmohet ky njeri kaq poshtërsishtë nga struktura të shumta , a po mendoni juve se Ganiu Geci nuk ka të drejtë ta mbrojë vetveten koken dhe jeten e vetë?! Vrasja ne vetmbrojtje në secilin shtet ku ka shtet ligjor nuk konsiderohet as nuk denohet si vrasje. I akuzuemi lirohet.

Une them se edhe Gani Geci duhet me u lirue. Nese gjyqësia e Kosoves denon Gani Gecin këtë here , kjo do jet turpi ma i madh i sajë si organ shteti dhe do jet njolla ma e keqe , ma e zezë dhe ma ogurzezë per popullin e Kosovës. Mos lejoni denimin e njeriut që vrau per ta mbrojtë jeten e vetë. Mos lejoni nji rast DRAJFUS  në Europë. Po lejuet këte do perflitet ky rast pergjatë historisë njerzore si vrasje juridike e njeriut të pafajshem. Po unë mendojë se Gani Geci asht i pafajshem sepse ai ka vetem nji fajë e që asht; i respekton dhe vdes per shtetin dhe institucionet e ti.

Ruzhdi Shaqirin e ndjer e paqin në qafë ata që e kan nxit dhe e kan detyrue të konfrontohet me Gani Gecin dhe unë lus Zotin të ket mëshirë per shpirtin e ti në boten e amshueshme. Nxitësit Zoti i mallkoftë dhe i marroftë.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora