| E diele, 18.01.2015, 08:33 PM |
SHQIPTARËT QË I
TRADHËTUAN SHQIPTARËT
Nga Dr.sc. Ilmi VELIU
Tradhëtia filloi më 1913, kur Esad Pashë Toptani ua shiti Shkodren malazezëve.....vazhdoi me Haxhi Qamilin,i cili u ngrit kundër pavarësisë së shtetit shqiptarë me kërkesën: “Duam baba dovletin!”, dhe mbas 13 vjetësh tjera, Ahmet Zogu mbasi nenshkroi “marrveshjen me N. Pashiq”, i “dhuroi” Serbisë “mike” Vermoshin dhe Shën Naumin, “marrveshje” kjo që u “rifreskua” me 14 Tetor 1926, dhe eshtë ende në fuqi!
Në vitin 1941,Shqipëria u çlirua dhe u ribashkua përsëri por komunistët e Titos; Tempo, Mugosha e Popoviq, nuhatën dhe gjetën një tjeter kallëp terroristi anadollak – antishqiptar; Enver Hoxhën, që në nëntorin e vitin 1944 ua rikthei trojet e çliruara shqiptare jugosllavëve, duke fillar nga Ulqini,Tuzi, Hoti e Gruda; Lugina e Preshevës, Kosova e Maqedonia perendimore, dmth. më shumë se gjysmën e Shqipërisë së vitit 1913...që edhe sot nuk e kuptoj dhe mendoj se ajo pjesë që mbeti nën Zogun e Enverin duhej të quhej ,,Gjysëmshqipëri,, e jo “Shqipëri”, dhe brënda këtyre 100 viteve, pothuej, nuk ashtë drejtuar asnjëherë nga ndonjë shqiptarë i vërtetë që do të mendonte për ribashkimin e sajë!
Më 5 shtator 1945 Enver Hoxha dekoron agjentët komunistë të Titos të cilët kishin kontribuar në ndarjen e Kosoves dhe tokave tjera shqiptare nga Shqiperia, dhe vrasjen e shpërnguljen e një numëri shumë të madh të shqiptarëve që mbetën nën Jugosllavinë e Titos.
Me 1 korrik 1946, Tito shperblei Enver Hoxhen me dekoraten “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, me motivacionin që ne sot me plotë të drejtë mundemi ta quajmë “Tradhëtar i Popullit Shqiptar”.! Motivacion ky që mundet dhe vazhdon të qëndroi edhe sot mbi varrin e tij...
Eshtë po ajo “dekoratë” që KGB – ruse, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, me anë të ambasadorit Vladimir Tokin, në Tiranën e “kuqe”, me 21 prill 2005 dekoroi Ramiz Alinë, me rastin e 50 vjetorit si agjent rus! Dekorata përputhej edhe me 50 vjetorin e Masakrës së Tivarit, ku Ramizi kishte pasur një rol të rëndësishëm......
Fran
Jakova, vëllau i Tuk Jakovës, ka
treguar: “Kur Tuk Jakova, e ka pyetur
Ramiz Alinë:
- ....I vramë si qentë rrugës dhe i hodhëm në Dri e përroska, ...ishin të gjithë kunder nesh!”... ishte përgjigjur Ramiz Alia.
Tradhëtia vazhdoi edhe pas vitit 1990 kur Sali Berisha e theu embargon dhe i shiste naftë po edhe armë e municione Millosheviqit për ti vrarë shqiptarët. Në Tiranë rrëzoi bustin e një diktatori-Enver Hoxha dhe solli eshtrat dhe bustin e një diktatori tjetër Ahmet Zogu i cili në asnjë veprim për asnjë nuansë nuk dallon nga Hoxha.
Sot, Edi
Rama nuk lejon që në Shqipëri të hynë prodhimet nga Kosova sepse tregun
shqiptarë e mbulon
Në Kosovë në krye të shtetit ,,sakat,, që vazhdon të përpëlitet erdhi njëri nga bashkëpuntorët e zellshëm të Millosheviqit i cili vite me rradhë ia luajti nënën Kosovës dhe tash lejon që Vuqiq të shëtitet nëpër Kosovën kinse të pavarur, të vazhdoi ta quaj Kosovën djepi i Serbisë dhe të zbuloi përmendore të Millutinëve, kurse Hashim Thaçi nuk mundi ti vetëdisohet dhe ti lejoje vehtes që të afronte dhe bashkëpunonte me bashkëluftëtarët e tij.