Mendime
Xhevat Rexhaj: Jabllanoviqa me emra shqiptarësh
E diele, 18.01.2015, 07:56 PM
Jabllanoviqat e Vuqiqat i njofim
more që ishin dhe janë çetnik, por mos kemi ende në radhët tona Jabllanoviqa me
emna shqiptarësh ????
Me rastin e përvjetorit të vrasjës së Komandantit dhe Delegatit të Republikës së Kosovës Smajl Hajdaraj
Shkruan: Xhevat Rexhaj
Serbët
dikur masakronin, vrisnin, digjnin, pushkatonin , dhe në fund në luftën e
fundit gati edhe e dogjën fare tokën tonë, dhe ne shqiptarëve në përgjithësi.
Në këtë shkrim une do sjelli edhe fjalët e Presidentit Rugova të thëna në Akademinë përkujtimore në dyvjetorin e vrasjës, mbajtur në Teatrin Kombëtar:
"Edhe sot, pas dy vjetësh e kemi të rëndë dhembjen për humbjen e Smajl Hajdarajt, por edhe ndjenjën e krenarisë e kemi më të fuqishme për punën e Tij të çmuar për vendin tonë, Kosovën", theksoi në vazhdim të fjalës së tij Presidenti Rugova.
"Për vite të tëra punoi në ndërtimin e institucioneve në nivel të Pejës dhe të Kosovës. Si shumë anëtarë të tjerë të lëvizjes sonë për liri e pavarësi Smajl Hajdaraj vinte nga dega e inteligjencës teknike të Kosovës, e cila ishte aktive dhe pragmatike në vitet '90", tha Presidenti Rugova, për të vazhduar: "Në vitin 1998 kur pushtuesi vendosi ta shkatërrojë vendin tonë me luftë, Smajl Hajdaraj u aktivizua në luftën tonë për liri e pavarësi. Ai e organizoi rezistencën në Rugovë në këtë regjion të Alpeve kosovare me shumë aktivistë të tjerë dhe u bë Komandant i njësive të luftës për të mbrojtur Republikën e Kosovës".
Ndërkaq, duke folur për aktivitetin e Smajl Hajdarajt pas luftës, Presidenti Rugova theksoi se ai vazhdoi punën e tij në rindërtimin e vendit dhe aktivitetin e tij politik. "U zgjodh anëtar i Asamblesë Komunale në Pejë, në vitin 2000, në zgjedhjet e para lokale. Kurse në zgjedhjet nacionale në vitin 2001 Hajdaraj u zgjodh deputet nga LDK-ja në Kuvendin e Kosovës. Dhe në kohën kur punonim për ndërtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës u vra në një atentat mbi të në Pejë. E vranë ata që ishin kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. E vranë ata që ishin kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. E vranë ata që ishin kundër institucioneve demokratike të vendit tonë", tha Presidenti Rugova, duke thënë se ata do të dalin para drejtësisë së Kosovës tash apo më vonë. "Zoti i dënon me drejtësi ata që janë kundër lirisë dhe pavarësisë së një vendi për të cilin u flijuan me mijëra njerëz", nënvizoi Presidenti Rugova, për të theksuar:
"Aktivisti i palodhshëm dhe deputeti Smajl Hajdaraj, do të mbetet në historinë moderne të Kosovës, si burrë i madh me vepër heroike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai ishte një burrë tipik kosovar shqiptar që punon pa iu ndier shumë zëri, që punët në kohë të vështira, i merr si obligim dhe i kryen me përkushtim. Kosovarët këta trima i quajnë 'burra të dheut', burra të vendit që punojnë dhe sakrifikohen për të, duke lënë veprën dhe shembullin e Tij për brezat e ardhmërisë".
Duke e përmbyllur fjalën e tij, Presidenti Rugova tha se
Smajl Hajdaraj do të shërbejë si shembull i madh si punohet për vendin në kohë lufte dhe paqeje. Ai gjithë veprën dhe jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë Kosovës sonë të shtrenjtë, theksoi në fund Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova .