E marte, 30.11.2021, 06:54 AM (GMT)

Kulturë

Milazim Kadriu: Është përuruar “Feniksët e lirisë-16”

E hene, 10.11.2014, 08:55 PM


ËSHTË PËRURUAR MONOGRAFIA,”FENIKSËT E LIRISË- 16”

SECILI PREJ KËTYRE DËSHMORËVE ËSHTË MONUMENTVETE, PA TË CILIN KOSOVA NUK DO TA KISHTE LIRINË E SOTME KOMBËTARE

Nga Milazim F. KADRIU

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” nxori në dritë monografinë “Feniksët e lirisë-16”. Në  këtë monografi janë përfshirë biografitë e  95 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga të gjitha zonat operative të luftës , dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të rënë  për liri.

Në librin “Feniksët e lirisë-16 janë përfshirë  jetëshkrimet e këtyre dëshmorëve :

Abdurrahman Gerdellaj, Adnan Krasniqi, Afrim Bajraktari, Afrim Hajdaraj, Afrim Buçaj, Agim Zenuni, Agron Berisha, Agron Krasniqi, Ajet Gjinovci, Ali Ivaja, Arton Hasanaj, Avdyl Hasanaj, Avni Buçaj, Bafti Buçaj, Bajram Aliu, Bashkim Ferizaj, Bedri Demaku, Bejzat Krasniqi, Bekim Krasniqi. Beqir Qufaj, Besim Tiku, Besnik Krasniqi, Blerim Raka, Brahim Morina, Burim Hamza, Demush Lata, Driton Azemi, Driton Demaku, Ekrem Dili, Elmi Lestrani, Emin Krasniqi, Fatime Bazaj, Fazli Krasniqi, Fazli Qerkini, Fejzullah Hajdaraj, Feriz Bibaj, Fetah Kicina, Florim Sejdiu, Gani Elshani, Gani Uka, Ganimete Gjylani, Gezim Dervishaj, Habib Zogaj, Hajzer Rexhepi, Haki Kameraj, Halil Sejfijaj, Halim Qallapeku, Halit Qallapeku, Hamdi Berisha, Hamdi Qallapeku, Ilir Soba, Islam Krasniqi, Ismet Spahiu, Ismet Uka, Isuf Mulaj Jeton Dabiqaj, Kemal Kolshi, Lutfi Vitia, Maxhun Çekaj, Mehmet Qallapeku, Muhamet Gashi, Muharrem Zeneli, Mujë Qallapeku, Musli Demaku, Musli Krasniqi, Mustafë Haxhiu, Naim Tiku, Naim Avdiu-Lata, Naim Kluna, Nexhmush Fera, Nuhi Berisha, Nuhi Elezaj, Ramadan Morina, Ramë Bytyqi, Rasim Sopi, Remzi Zharku, Rifat Dina, Rrahim Bajraktari, Safet Gjinovci, Sakip Hysa, Sami Bogiqi, Sefer Morina, Sinan Berisha, Sinan Morina, Skender Kastrati, Smajl Bazaj, Sylejman Abdyli, Shaban Elezi, Shani Hoti, Valdet Sopi, Visar Thaçi, Ymer  Bytyçi, Zahir Agushi, Zenel Thaçi dhe Zeqir Mulaj.

Këta emra të ndritshëm janë yje që ndriçojnë të ardhmen e lirë të Kosovës .Ata janë roje  e përjetshme të kësaj kalaje  të pashembshme  që quhet Kosovë. Sa herë që mund të kërcënohen portat e kësaj Kalaje ,janë feniksët e lirisë  ata që sërish do të flijohen  në themelet e saj. Prandaj,për ët gjithë ne  është detyrë mbi detyrat të mos i harrojmë  për asnjë çast të gjithë ata shpirtra të shenjtë  të kësaj toke  që ngritën lart flamurin e lirisë, flamurin e Skënderbeut.

Me rastin e përurimit që u bë në Bibliotekën Kombëtare Universitare, në Prishtinë, duke folur për librin, kryeredaktori Nezir Myrtaj, para të pjesëmarrësve në këtë aktivitet kulturor. mes tjerash ka thënë:

Në këtë rast solemn, gjithsesi dëshiroj që në emër të Redaksisë t’i falënderoj familjarët e dëshmorëve, bashkëluftëtarët e tyre dhe të gjithë ata që na mirëpritën gjatë punës sonë në terren dhe nuk kursyen të na ofrojnë ndihmë për sigurimin e fakteve dhe informacioneve sa i përket jetës dhe luftës së dëshmorëve për të cilët është shkruar brenda kopërtinave të këtij libri. Duhet ta dimë se secili prej këtyre dëshmorëve është monument më vete, pa të cilin Kosova nuk do ta kishte lirinë e sotme kombëtare. Pa këta Feniksë të cilët u bënë shkrumb e hi në altarin e atdheut, nuk do të kishte kuptim as jeta jonë sot dhe as jeta e brezave që do të vijnë ndër shekuj. Pa këto shqiponja që ringjallen nga hiri i vet në çdo moment të rrezikimit të këtij trolli, ne kurrë nuk do të mund të ndiheshim të lirë e të sigurt. Dhe këto shqiponja të përjetshme kanë pasur foletë ku kanë lindur, janë rritur e kalitur. Këto fole kanë qenë shtëpitë tuaja, keni qenë vetë ju familje të çmuara të dëshmorëve. Me gjakun e bijve tuaj Ju keni nderuar kombin dhe atdheun. Prandaj krenaria juaj duhet të qëndrojë shumë më lart se dhembja për bijtë që ju mungojnë. Ndërsa ata që e dinë kuptimin e lirisë dhe e çmojnë atë, sot e mot do t’ju jenë mirënjohës për bijtë tuaj të shndërruar në lapidarë, ka thënë mes tjerash kryeredaktori i librit, Nezir Myrtaj.

Në hartimin e tekstit të këtij libri, përveç anëtarëve të Redaksisë, kontribut të çmuar kanë dhënë edhe bashkëpunëtorët e angazhuar prej saj: Ismet Sopi, Fetnete Ramosaj, Milazim Kadriu, Hajrush Kurtaj e Nezir Beqiri. Në këtë rast solemn, gjithsesi dëshiroj që në emër të Redaksisë t’i falënderoj familjarët e dëshmorëve, bashkëluftëtarët e tyre dhe të gjithë ata që na mirëpritën gjatë punës sonë në terren dhe nuk kursyen të na ofrojnë ndihmë për sigurimin e fakteve dhe informacioneve sa i përket jetës dhe luftës së dëshmorëve për të cilët është shkruar brenda kopërtinave të këtij libri

Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së”  familjarëve të pranishmëve të dëshmorëve u ka ndarë nga një libër .



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora