E marte, 19.03.2024, 03:41 AM (GMT)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Autochthonous!

E premte, 17.10.2014, 06:38 PM


AUTOCHTHONOUS!

NGA ELVI SIDHERI

Kur shorti i kualifikueseve për europianin francez të vitit 2016, na vuri përballë me Serbinë, të them të drejtën, nuk e pata shumë mendjen tek kjo gjë.

Jo për arsye se nuk e vlerësova apo nuk i kushtova vëmendjen e duhur këtij fakti, por për shkak se Serbia dhe ekipi i saj përfaqësues, për mua, siç besoj edhe për mjaft të tjerë, nuk përbën ndonjë lajm të veçantë, të denjë për t’u marrë kaq fort konsideratë sa herë bie fjala për ta.

Ndër të tjera, do theksuar se në kujtesën time për shembull, në mos qofsha ndopak i gabuar, janë regjistruar edhe së paku dy përballje në eliminatore botërori apo europiani, të Serbisë me Kroacinë.

Këtyre dy vendeve armike, më tepër sesa thjesht, sportivisht rivale, ku ende në Kroaci, e sidomos në Vukovar, janë të pranishme plagët dhe kujtimet e krimeve të tmerrshme të Ushtrisë Popullore Jugosllave, kundër civilëve kroatë, që patën arritur kulmin gjatë rrethimit të atij qyteti martir, deri në vrasjen e pabesë të të sëmurëve në spitalin e zonës nga dora e zezë serbe.

Është e mundur kështu, që edhe vetë zyrtarët jo fort “largpamës” të UEFA-s, pra të organizmit madhor europian të lojës së bukur të futbollit, të kenë pandehur (shumë gabimisht), se atmosfera dhe kushtet qenë pjekur mjaftueshëm, për të lejuar zhvillimin normal, me shpirt dhe ego sportive, e pa ndërhyrje të tjera anësore (politike, raciste, kriminale), të një ndeshje të llojit specifik, Serbi-Shqipëri...

E siç u pa dhe konstatua botërisht, UEFA dhe zyrtarët e saj dritëshkurtër “e menderosën fare” me këtë eksperiment njerëzor, më tepër sesa vetëm futbollistik.

Thënë kjo me plot gojë, pasiqë në këtë laborator urrejtjeje racore dhe etnike primitive, ku qenë përzjerë substanca tejet të rrezikshme antishqiptarizmi të marrosur serb në skajshmëri (si koret ku kërkohej me ngulm pasionant, në mos “vrasja”, së paku “vdekja” e shqiptarëve, fuçitë e naftës, fishekzjarret, gurët, copat e betonit etj), u vërejt gjithçka, përveçse një ndeshje e vërtetë futbolli.

Tani që jam duke shkruar këto rreshta, faktikisht nuk pushojnë së më kaluari në paradë përpara syve, imazhet e fushatave të pafundme të sponsorizuara nga FIFA (e të përjetësisht zgjedhurit “me unanimitet”, Sepp Blatter) dhe UEFA e Michel Platinisë, këtij ish futbollisti të mrekullueshëm të Juventusit të viteve 80-ë, që po e baltos rëndë figurën dhe të kaluarën e tij sportive, me karrierizmin dhe lojërat e dyshimta për pushtet, protagonist i së cilave është bërë gjatë ngjitjes së tij të rrufeshme drejt kupolës së futbollit europian e botëror.

“Let’s play together”... ”Respect”... “Say NO to Racism”... “Fair Play” !

Këto të sipërcituarat, janë vetëm disa prej parullave simbol të “sy e faqësisë” tipike, të hipokrizisë,  shabllone patetike të sipërfaqësoritetit të cekët gërricës dhe fyes për inteligjencën e njeriut të shëndoshë mendërisht, që gëlon rëndom tek FIFA dhe UEFA.

Pas ngjarjeve të Beogradit, unë do të kisha menduar shumë “pafajësisht”, që secilës prej këtyre parrullave, t’i jepja një konotacion dhe kuptim të ri, tepër më të afërt me realitetin “post Serbi-Shqipëri”...

“Let’s kill the albanians together”... “Respect for the serbian supporters who sang and shouted all time long KILL the albanians, DIE you albanians”... “Say NO to racism, except for the particular case, when serbians behave 100 % racistically against albanians”... “Hate Play” !

Këto përditësime të fushatave gjasme moderne, modernizuese dhe antiraciste, të drejtuara nga UEFA dhe FIFA, është nevoja sot më shumë se kurrë, që t’ua dërgojmë si propozime, organeve vendimarrëse të këtyre organizmave futbollistikë kontinentalë dhe planetarë, në mënyrë që të paktën, t’i “shpëtojmë” ata nga dyfytyrësia e tyre e përherëshme.

Për t’u kthyer tek përjetimi i ndeshjes, duhet të pranoj, që pak orë para zhvillimit të saj, më pati kaluar tangent nëpër mend, që ndoshta ekipi ynë kombëtar, do të ish i detyruar në ndonjë farë mënyre, që ta linte fushën e lojës...

Gjë që u vërtetua me përpikmëri në mbrëmje, pas breshërit të grushtave, shqelmave, karrikeve, shkopave të gomës, gurëve, sendeve të forta, dhunës së pashembullt, koreve vdekje-dashëse ndaj lojtarëve tanë, atmosferës elektrizuese shqiptar-urryese dhe gjithë asaj çfarë ndodhi në Beograd.

Besoj se nuk kam qenë absolutisht i vetmi, që diçka të tillë e kam imagjinuar domethënë.

Ferri që serbët patën përgatitur për ekipin tonë, po përvijohej dita-ditës dhe ora-orës, me konture tejet të qarta për të mos u vënë re në fakt...

Loja me mospraninë e detyrueshme të tifozëve tanë në atë stadium, thirrjet e përditshme ultra-raciste dhe nacionaliste të gazetave serbe pa asnjë përjashtim, inskenimet e vazhdueshme me apostrofimet si “terroristë shqiptarë të UÇK-së”, për çdo tifoz kosovar, që konsiderohej si potencialisht i pranishëm në stadiumin ku do të zhvillohej ndeshja e shumëpritur, qenë të tërë sinjale, që të çonin në vetëm një përfundim, duke i bërë këmbanat e alarmit, të binin papushim.

Përfundimi ishte: “Që kjo ndeshje do të niste, por nuk do të mbaronte” !

Sepse nuk mund të mbyllet normalisht, një e ashtëquajtur përballje normale futbollistike, kur gjithë një populli, i janë mprehur dhëmbët për javë të tëra, me pritshmërinë gjakatare, se shqiptarëve do t’u tregohet njëherë e mirë vendi në stadiumin e “JNA-së” (Ushtrisë Popullore Jugosllave)...

Kjo gjë u ish thënë dhe kumtuar me të gjitha mënyrat “Serbëve”, këtij populli që përgjithësisht, për fat të keq, ende jeton masivisht i ngërthyer në një univers paralel.

Dimension jetësor imagjinar delirant, ku serbët janë maja e gjithësisë, viktimat e secilit komplot njerëzor, të padashurit e historisë, trimat e vegjëlisë, qingjat e Perëndisë, që rëndom janë flijuar për të mirën e njerëzisë.

Dhe ku nga ana tjetër, shqiptarët janë njëlloj si 100 apo 200 vjet më parë, majmunët fisnorë me bisht, që cënojnë me vetë ekzistencën dhe frymimin e tyre, qenësinë dhe mirëqenien themelore të entitetit shtetëror dhe fizik serb.

Stadiumi i shumë-shëmtuar i Partizanit të Beogradit, në trurin e çoroditur dhe të furnizuar rëndë me municione paragjykuese racistoide të çfarëdollojshme antishqiptare (nga aparati mediatik, shtetëror dhe nga vetë Federata Serbe e Futbollit), të serbit të zakonshëm, ishte shëndruar në një arenë gladiatorësh, ku lojtarët shqiptarë, do të shqyheshin si skllevërit dikur, nga luanët e uritur për mish shqiptari.

Vendi ku “serbizmi”, brenda një nate, në hapësirën e 90 minutave, do t’u hakmerrej shqiptarëve të ligj, këtyre qënieve të egra, këtyre indigjenëve të qelbur që nuk kanë ditur të zhduken nga faqja e dheut prej 14 shekujsh, qyshkur këmba e serbëve të parë shkeli e paftuar në këtë gadishull, dhe menjëherë stërgjyshërit e serbëve të sotëm, nisën proçesin e gjatë, e akoma të papërfunduar (për marazin e pakufijshëm të shumicës absolute të serbëve aktualë), të “SHFAROSJES” totale të farës, racës dhe të gjakut shqiptar!

Tragjikomedia e absurdit më antisportiv që bota ka njohur deri më sot, që ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit 2014 në Beograd, nuk qe pra, aspak e papritur apo e habitshme.

Nuk ra as si rrufe në qiell të hapur, nuk përbëri asnjë thagmë të vërtetë, e po ashtu nuk e gjeti askënd të papërgatitur.

Të ashtëquajturit “të papërgatitur” nëse kështu mund të quhen më ndonjë vërtetësi relative, prej maksimumi 1 ose 2 %, në këtë situatë idiote, janë vetëm zyrtarët e dhjamosur të UEFA-s (vetë zoti Platini, është majmur dukshëm, edhe fizikisht, që kur mbretëron në krye të këtij organizmi), të cilët meqënëse jetojnë në botën e tyre të lumtur të miliardave futbollistike, pranë liqeneve të kristaltë të Zvicrës, nuk e paskërkan përfytyruar dot, thertoren e mundshme gjigande që desh ndodhi në Beograd.

Kam bindjen se në ndërkohë, si pala jonë shqiptare, ashtu (për më tepër) pala serbe, e kanë pritur që gjërat kështu do të shkonin.

Por, ndërsa pala shqiptare, me kryeneçësi dhe një vetmohim sa të çartur, aq edhe të admirueshëm, pati vendosur gjithësesi që të udhëtonte me rrezik të plotë, edhe për jetën, drejt Beogradit dhe atij stadiumi buçitës me thirrje dhe veprime antishqiptare, pala serbe ndërkaq, ish “kujdesur” deri në detaje, që “mikpritjen serbe” ta bënte sa më të qartë për djemtë tanë në fushën e lojës, dhe pjesëtarët e stafit të skuadrës sonë, ashtu si edhe për ata pak tifozë shqiptarë.

Duket haptazi që serbët, pra që Federata Serbe e Futbollit, Shteti Serb dhe Tifozët Serbë në stadiumin e Partizanit të Beogradit, qenë bërë gati me çdo mjet dhe mënyrë, që ndeshjen ta fitonin në rezultat, që të “LINÇONIN” lojtarët tanë dhe çdo shqiptar tjetër atypari, që të përdhosnin pafundësisht simbolet tona kombëtare, që sipas tyre, të na vinin përfund, që të shpaguanin tërë histerinë e tyre urrejtëse antishqiptare të mbledhur kapicë prej 1400 vjetësh, e cila nuk është shteruar as në 1999-ën, as në 2008-ën e as kurrë.

Është e pafalshme për UEFA-n, edhe vetëm që pranoi që në një ndeshje zyrtare kualifikuese, kombëtarja mike, jo më të mos shoqërohej nga tifozët e vet, por edhe që të mos shpaloste dot lirshëm simbolet e saj kombëtare në stadium...

Sportivitet është vallë ky zotërinj burokratë të tejdhjamosur dhe moskokëçarës të UEFA-s?

Po për shembull kur ekipi gjerman ka luajtur në Berlin me Turqinë, dhe në stadium ka pasur 50 mijë turq dhe 5 fish më tepër flamuj të vendit mik, sesa gjermanë?

Mos ka qenë gjë shkelje kjo?

Apo sportivitet dhe shpirt i vërtetë gare, pa komplekse, pa racizëm të mbrujtur thellë brez pas brezi (nga ana serbe), pa paragjykime dhe pa sjellje nënçmuese kundrejt një ekipi modest (nga UEFA dhe zyrtarët e saj), si ky i yni në këtë rast konkret për të cilin po flasim.

Për të tjera, serbët kanë të drejtë që “Droni” me flamurin shqiptar, për ta ish një provokim i papërshkrueshëm.

Këtu të ngratët janë të sinqertë në megallomaninë e tyre të pashërueshme...

Vetë pamja e një flamuri shqiptar, në një arenë futbollistike, apo kudo tjetër qoftë, për serbët është “PROVOKIM VDEKËTAR”!

Vetë ekzistenca e qoftë edhe një shqiptari të vetëm një “PROVOKIM”!

E këtu e kam fjalën papërjashtim, për Federatën Serbe të Futbollit, për Shtetin Serb (Nikoliçin, atë të vonuarin mendërisht që për turp të tyrin pikë së pari, e kanë bërë ministër të jashtëm, zotin debil Daçiç, dhe për kryeministrin turi-kalë Vuçiç)... dhe për ata 32 mijë gërthitës histerikë që himnizonin me koret e tyre mortore papushim për 42 minuta “Vdekjen dhe Vrasjen” e shqiptarëve.

Nuk do shumë mend të kuptohet, që serbëve droni me shqiponjën shqiptare dykrenare, si dhe prania në fushë e 11 lojtarëve shqiptarë, të shoqëruar me nja dyzetë funksionarë të federatës sonë në shkallët e stadiumit, ua kanë errur përfundimisht sytë...

Nuk ishte “Droni” që i provokoi serbët, por ishte fakti që në mes të Beogradit, ata konstatuan edhe njëherë hidhësisht, se shqiptarët ekzistojnë...

Se shqiptarët frymojnë, se shqiptarët janë gjallë...

Se shqiptarëve, kur shteti serb, federata e tyre raciste e futbollit dhe tifozët e tyre fashistë e çetnikë, në “BASHKËPUNIM” dhe mirëkuptim të plotë me barkderrët makutë e të mbingopur në euro dhe korrupsion të UEFA-s (me në krye Michel Platininë), ua ndalojnë kundër çdo rregulli moral, njerëzor dhe mbi të gjitha “sportiv”, që të marrin me vete jashtë fushe, simbolet e tyre kombëtare, atëherë këto simbole, ky flamur, vjen... porsi shqiponja, në fluturim nga qielli, dhe ulet në mes të stadiumit serb të elektrizuar nga ndienjat e ndjesitë më të ulta shtazarake dhe primitive antishqiptare.

Irritimi çnjerëzor dhe shfaqja e hapur e instikteve më kanibaleske, të tifozëve në fushë e stadium, kombinuar edhe më deklaratat deliruese dhe të vjellat e qelbura të ministrave,shtypit dhe gjithë opinionit të çakërdisur serb, më pas qenë një rezultante e kuptueshme, e faktit që plani i tyre për ta poshtëruar kombëtaren tonë, mbeti i parealizuar.

Nuk pati as poshtërim e as linçim pulbik aty në mes të Stadiumit “Partizan” të Beogradit, ndaj shqiptarëve.

Serbët mund të kishin imagjinuar se lojtarët shqiptarë do t’i shqyenin të gjallë, pasi t’i kishin mbushur me një thes golash më parë, duke e qetësuar kështu egon e tyre të mbetur të fyer, nga “poshtërimet” e vërteta, që makineria e tyre ushtarake dhe propagandistike, ashtu si edhe shpirti i tyre “BARBAR”, që i tillë ka mbetur prej 14 shekujsh, kanë pësuar ngahera përballë qëndresës shumëshekullore shqiptare.

Serbët për fatin e tyre të keq, nuk mund të harrojnë as Rrethimin e dështuar të Shkodrës para 100 vjetësh, as kockat e mijëra ushtarëve të tyre vrasës, që mbetën të shpërndara nëpër Shqipëri përgjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, kur atyre u dështoi me turp, dalja në “Draç” (siç vijojnë t’i thonë idiotësisht Durrësit tonë), dhe në detin Adriatik...

Serbët nuk komformohen dot as me faktin se Kosovën e humbën sërish përballë shqiptarëve me turp para 15 vjetësh, kur falë së njëjtës histeri dhe viktimizim të tyrit kronik, ata hynë në konflikt me një botë të tërë të qytetëruar, e kur humbën edhe njëherë...

Sepse në fund të fundit, serbët janë një popull “HUMBËS”!

Ky është problemi i tyre themelor!

Një popull që kremton vetëm dhe vetëm humbjet, ka një problem të madh ekzistencial, që nevojitet sa më parë ta zgjidhë, nëse dëshiron që të jetojë normalisht e të bëjë përpara, pa mbetur përjetësisht peng i së kaluarës... “humbëse”.

Në fakt, kur analizoj këtë karakteristikë të errët të serbëve, se ç’më vjen në mendje një ushtarak i njohur i “Tercio de los extranjeros” (Legjionit të Huaj), të ushtrisë nacionaliste spanjollë, gjatë Luftës Civile të Spanjës, i cili njihej për thirrjen e tij të ngjethshme “Viva la Muerte”...

“Rroftë Vdekja”, faktikisht bërtisnin edhe ata 32 mijë serbë pafundësisht në stadium.

Por lojtarët tanë, ua cënuan serbëve edhe më tepër egon e tyre të sëmurë raciste, duke i qëndruar “Më kokën Lart” siç tha kapiteni ynë gladiator Lorik Cana, sulmeve të dhunshme barbare, të tifozëve dhe forcave serbe të rendit në fushë, në tunel dhe në dhomat e zhveshjes.

Lojtarët tanë fituan në lojë futbolli (për aq kohë sa u luajt futboll), ashtu siç ata triumfuan plotësisht si 11 BURRA që nuk u përkulën aspak, përballë 32 mijë shtazëve të çakërdisura, të etura dhe uritura për gjak (shqiptar).

Mua ndërkohë, nuk më bëjnë fare përshtypje, as deklaratat gjysmake dhe foshnjarake e përçmuese të Blatterit, apo të një ish gazetaruci portugez të sektorit sportiv të CNN-it dikur (Pedro Pinto), që në emër të kryemakutit të UEFA-s, zotit Michel Platini, bëjnë të ditur, se në Beograd, ka ndodhur një “Ngjarje”, është folur për politikë, por “DHUNË”, mesa duket s’ka patur!

Aq më pak më lë ndonjë mbresë, deklarata injorante dhe fyese e zonjës Maja Kocijançiç, që pohon me gojën plot (me budallëqe) se “Autoritetet serbe, janë sjellë shkëlqyeshëm” në stadium...

Pse moj vajzë, moj ti që po na flet “Si nëna e Zeqos ‘MAJË’ thanës”, dhe ju të nderuar zyrtarë të UEFA-s, dhuna për ju, çfarë domethënë kështu?

Mos duhej gjë që të vritej fare ndonjë lojtar i yni largqoftë, që ta quanit si të qenësishme shfaqjen e dhunës?

Po “Racizmi” për UEFA-n, çfarë është në të vërtetë?

Kur kryetari shpotitës i sapozgjedhur i Federatës Italiane të Futbollit, quan me humor dikë “Se ka ngrënë banane para se të vijë të luajë futboll në Itali” (dhe për këtë shkak, dënohet nga UEFA me gjashtë muaj), apo kur 32 mijë tifozë kërkojnë me forcë dhe bindje të plotë histerike në kor “Vdekjen dhe vrasjen e pjesëtarëve të kombëtares mike, ashtu si edhe gjithë popullit të tyre”?

Unë kohët e fundit, njerëz që të dëshironin me forcë zhdukjen e një populli të tërë, kujtoj vetëm “Nazistët” faktikisht...

Por mesa duket, për organet e UEFA-s, për Platininë kokëtul dhe zonjën Kocijançiç (po kjo shoqja, si sllave që është, a nuk ka pakëz “konflikt interesi” kur flet për serbët gjë?), edhe nazistët, do kishin qenë të padënueshëm në histerinë e tyre antihebreje dhe raciste dikur.

Fajin do e kishin patur padyshim vetë hebrenjtë, që për shembull, ndonjëherë, do kishin mbajtur hapur, simbolet e tyre kombëtare, “Yllin e Davidit” etj.

Për ta mbyllur, duhet të pranoj po ashtu, se më kanë lënë pa fjalë “Teoritë e pafundme të konspiracionit” të shtypit dhe qeveritarëve serbë, lidhur me “Dronin” dhe provokimin shqiptar.

Pres që në fund, ata të dalin në përfundimin se nismëtar i këtij “Komploti” antiserb, të ketë qenë askush më pak se Papa Françesku dora vetë, që nga Sheshi Nënë Tereza, u pati thënë shqiptarëve që të jenë krenarë për shqiponjën e tyre, që fluturon e lirë në qiell...

Patjetër që ai moment do të ketë qenë “strumbullari” i gjithë kësaj çështje!

Aty ka nisur plani madhor, dhe ajo shqiponjë prej atje është ngritur lart drejt qiellit dhe ka zbarkuar drejt e në mes të stadiumit të Partizanit në Beograd...

Ç’t’i bëni ore serbë, ja që “Albansko ratno zrakoplovstvo, je izvršio zra?ni napad, usred Beogradu”!

(Aviacioni ushtarak shqiptar, kreu një sulm ajror, në mes të Beogradit).



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora