E merkure, 05.10.2022, 06:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Tomorr Çaushi: Në kërkim të Dodonës pellazge

E hene, 13.10.2014, 07:46 PM


Në kërkim të Dodonës pellazge.

Nga Tomorr Çaushi

Një punë dinjitoze, siç është ajo e shkrimtarit dhe studiuesit Kujtim Mateli, tashmë të njohur nga lexues të shumtë, mund të thyej heshtjen ‘’apostolike’’ dhe të na dhurojë një libër sa dinjitoz aq dhe shkencor, sa historik aq dhe filozofik, sa letrar aq  dhe studimor.

Dodona e lashtësisë vjen në këtë vepër, me të njëjtin emër nëpërmjet morisë së dokumentave të shumta faktmbledhëse. Autori me penën brilante “ecën’’, kapërxen shekuj dhe mijëvjeçarë për të gjetur  rrënjët e  Dodonës dhe të dodonasve. “Ecën’’, në të shumtën e rasteve, ‘’kundër rrymës’’ duke prishur jo vetëm gjumin e dekadave, po edhe ‘’qetësinë’’ e pakuptimtë të kohës së sotme.

Nuk është rastësi kur shkrimtarin dhe studiuesin vullnetshumë e  gjejmë sa në një institucion kulturor te tjetri, sa në biblioteka aq dhe në arshiva, duke prishur radhën e vendosjes së librave apo stivën pa mbarim të dosjeve. Punonjësit e shërbimit janë mësuar me këto veprime të përsëritura të tij. Kështu  “ecën’’ Kujtimi në krijimtarinë e vet, prish pak për të ndrequr shumë, thyen heshtjen për të krijuar harmoninë e vërtetë;  e thënë me gjuhën e filozofisë, unitetin e të kundërtave.

Ka  rreth një dekadë që, duke u mbështetur në studime serioze dhe intensive, iu forcua mendimi se vendndodhja e  Dodonës pellazgjike nuk është Janina apo rrethinat e  saj, nuk është lugina e  Carakovistës, siç thotë Karapano, po Dëshnica e Përmetit.

Kujtimi, në këtë studim të mirëfilltë shkencor, nuk udhëhiqet nga fantazia apo emocionet, as nga egoja “patriotike’’ apo dëshirat nacionaliste. Ai, siç del nga leximi i librit, është i papajtueshëm si me ksenofobinë ashtu dhe me  ksenomaninë. Lejtmotivi i studiuesit: E vërteta është gjithçka dhe  ajo të thuhet qartë, pavarësisht se kujt i prish apo i ndreq punë.

I dashuri Kujtim!

Që në faqen e parë të këtij libri kaq serioz, i drejtohesh lexuesit me fjalë zemre: “Lexim të këndshëm!’’Dhe libri, megjithëse shoqërohet, nga fillimi deri në faqen e fundit, me fakte e dokumente të shumta, me analiza dhe sinteza historike dhe gjeografike, gjuhësore dhe drejtshkrimore, filozofike dhe jetësore, mbetet një libër i këndshëm, tërheqës, pse jo, dhe i bukur. Dikush, ndoshta lexues sipërfaqësor, mund të më pyesë drejtpërdrejt ose tërthorazi: ‘’Po ku qëndron kjo ‘’ këndshmëri’’ dhe, aq më tëpër, kjo ‘’bukuri’’, more i ‘’uruar!?’’

Bukuria e të shkruarit të kësaj vepre, për mendimin tim, qëndron tek forca e argumentit, tek mënyra e paraqitjes së fakteve bindëse, tek e vërteta që parashtron, tek mënyra e ndërtimit të librit, tek metoda që ka zgjedhur, tek uniteti i natyrshëm midis përmbajtjes shkencore dhe formës gjuhësore, kategori të caktuara, qofshin historike, shkencore apo filozofike shprehur me specifikën e veçantë të fjalës që u përkasin fushave specifike.

Duke u mbështetur tek metodologjia e ndërtimit, disi të veçantë të  librit, autori e ka ndarë në tre pjesë:

Pjesa e parë: Dodona  nuk është në afërsi të Janinës siç pretendon Karapano.

Pjesa e dytë: Malet e  Dodonës dhe identifikimi i malit Tomar.

Pjesa e tretë: Vendndodhja e Dodonës dhe fiset që banuan rreth saj.

Autori , larg ndjenjës së unit, me thjeshtësi të admirueshme, por me guximin e një intelektuali, tashmë të formuar, parashtron argumentet pro e kundër, pavarësisht i joshin apo jo palët debatuese (në qoftë se mund  ta quajmë  kështu). Kështu e ka konceptuar librin autori që përbën  sensin  krijues të tij. Kështu, ai bën ballafaqimet me të kundërtat që është një  ballafaqim, se veritikalizim i studimit “ecën’’ drejt thellësive. Dokumentet nëpër faqet e librit, duken se s’kanë të sosur, ato përfshijnë jo vetëm mesjetën e hershme, por  edhe  murgëtirën e mijravjeçarëve, që nga Homeri që u këndoi portave të prehistorisë dhe Eskili i papërsëritshëm. E për t’i ngjitur shkallët  nga Barthomeleu deri te  Rilindasi i Madh, Sami Frashëri. Për t’u lënë radhë studiuesëve të kohës  së sotme: historianëve, arkeologëve, gjuhëtarëve,  krijuesve, demografëve, turistëve…

Moria e dokuementeve vihet përballë katër  opsioneve mbi vendndodhjen e Dodonës pellazgjike:

-A ndodhet ajo në afërsi të Janinës, në luginën e Carakovistës, siç shkruan Karapano e ndonjë “studiues’’ sipërfaqësor?

-Pse këmbëngulet se vendndodhja është shpati i malit Trebeshinë afër të cilit ndodhet fusha pjellore, dikur një vend  moçalor që përshkohej nga dy lumenj?

-Mos  ndoshta ndodhet në Tomor të Beratit?

-Apo  bëhet  fjalë  për  dy  Dodona?

Studiuesi, në labirinthin e fakteve, “ecën’’ me sytë e mendjes, flet me gjuhën e fakteve, arsyeton me llogjikë të ftohtë, ashtu si burimet e kristalta që burojnë nga zemra e  Trebeshinës. Paanshmëria e autorit është evidente për çdo dokument që qas para lexuesit.

Dhe lexuesi, mbasi është ngërthyer pas çdo  faqe, më në fund shfaqet lirshëm: Ja kjo është Dodona e lashtësisë. Pse të mos e quajmë : Dodona e  Dëshnicës?

Po tempulli i lashtësisë dhe orakulli afër  tij, para se  t’i përkasin  trevës së Përmetit i përket Shqipërisë. Këtij  koncepti i  mëshon pena  e stëvitur e autorit. E parë në këtë këndvështrim  bien poshtë edhe pretendimet e ndonjë “studiuesi’’ politikan kur shprehet: “Dodonën  ta  lëmë atje ku ka qënë. Kështu  i  bëhet  mirë  Shqipërisë”.

Jo! Shqipërisë i bëjnë  mirë    vërtetat. Boll  kemi vuajtur nga “patriotizmat’’ e  stisur apo nga padrejtësitë  e  sheqerosura që  na  kanë  servirur    tjerët,        shumtat e rasteve janë  pjellë e fantazisë së sëmurë.

Jo!  Kujtimi ynë e ka penën qelibar e aspak të  ndikuar nga mendjet e ndryshkura.

Kush e frymëzoi shkrimtarin e studiuesin tonë? Cila zanë i pëshpëriti    dritare      thyej heshtjen shekullore?

Dikur,  (viti 1809) Bajroni i madh, miku Shqipërisë,  pati shkruar:

Dodonë,  ku  është  pylli i moçëm, burimi i shenjtë,  ku   janë  orakujt hyjnorë? Ku  janë  gjurmët e  tempullit  të Zeusit  gjëmimtar? Të gjitha, të gjitha u harruan’’

Ishte  thirrje  zgjimi, apel për  memorjen e shqiptarëve  dhe  miqtë e tyre,  për intelektualët e çdo krahu. Këto vargje brilante, kjo muzikë shpirti, këto  tela  zemre, siç duket, kanë zënë rrënjë    memorjen e studiuesit    talentuar, që zor se ngopet me të lexuar dhe nuk harron t’i përsërisë dhe në faqet e këtij libri.

Jo  vetëm  kaq. Atë  e  lëndon  heshtja e tejzgjatur, që i bën  fresk  një  mendimi të gabuar të Karapanos  e  që bie  ndesh  me  një  mori    vërtetash    shprehura nga mendjendriturit. Dhe studiuesi Kujtim Mateli, nëpërmjet veprës të shkrur me ndjenjën e  përgjegjësisë që ia dhuron  talenti i tij, jep përgjigjen: Askush nuk e ka monopolin t’u mbyllë gojën të tjerëve. S’i   kyç  dot  askush  vargjet   brilante të Bajronit dhe argumentat gjuhësore  të Çabejt. Askush s’e ka  tagrin    shpërfillë  Homerin  e të  nënvleftësojë Eskilin, me  një    rënë    lapsit nuk rrëzohet  mali i dokumenteve.

Identitetin  e  Dodonës,   pena  e  studiuesit e  sjell  nëpërmjet fakteve dhe, këto, në të shumtën e rasteve, i  përcjellë  te   lexuesi  nëpërmjet tregimeve, përshkrimeve, hartave, toponimeve. Të gjitha në sinkron të veprës me gojën e studiuesve, shkencëtarëve, shkrimtarëve.

Kujtimi, si mjeshtër  i  fjalës,  me  një  bagazh      pasur    shumë  fusha, di  t’i  vendosë  këto  pasazhe    vendin e  kohën e duhur, duke  i  dhënë  veprës  frymëmarrje dhe freski të përhershme.

Lexojmë vargjet e Homerit të lashtësisë për  Dodonën  dimërkeqe, përshkrimet Hesiodit për fushën e Hellopisë, librin gjeografik të Strabonit për kaonët e mollosët, tregimet e Bartolemeut (nga më bindësit) deri tek vendndodhja e Talarëve (Tolari i sotëm) dhe 100 burimet poshtë malit Talar. Mund të vazhdojmë me përshkrimet e Pukëvilit për malet që  i  rrinë rrotull krahinës së Dëshnicës, për lisat e shenjtë, pa  lënë  mënjanë   bukurinë e frazës  së M.Frashërit  kur  flet  mbi funksionimin e Orakullit, etj. Të gjitha në funksion të studimit. Çdo gjë në unitet të formës me përmbajtjen dhe, çdo pjesë, apo element i veçantë , në funkion të së tërës, të vendndodhjes së Dodonës mijravjeçare.

Dua t’i mbyll këto rreshta me fabulën e Ezopit. Dhelpra burracake i tha një ditë luanit:

-Goxha  luan  dhe bën  vetëm  një  këlysh.

-Një bëj, po e lind luan, kurse ti bën shumë, por të gjitha dhelpërushka.’’

Dhe libri studimor : ‘’Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit’’, i para i këtij lloji, përfaqëson një zë të fuqishëm e po prish heshtjen e gjatë. Ka marrë përsipër të mënjanojë harmoninë e krijuar jo mbi baza të shëndosha shkencore dhe të qasë para lexuesve një harmoni të  re  për  identitetin real  të Dodonës Pellazgjike.

Tashmë Kujtimi e ka gjetur ‘’kodrën e vreshtit’’, e bëri qilizëm, e mbushi me hardhi të zgjedhura, i prashiti dhe i ujiti, i  tëharri e i spërkati dhe, kur vjeshtës po i afrohen ditët, na fton të provojmë veshukët, duke na uruar” ‘’Shijim të këndshëm!’’.

Urime!!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora