Kulturë
Cikël poetik nga Ajkune Peja
E diele, 07.09.2014, 03:39 PM
AJKUNE PEJA
TI NUK JE MË KËTU
E di
Ti nuk je më këtu
Në asnjë kengë timen
E unë pse ndjej frymen tënde
Që ndanë flokët e mij
Mes ballit, furtunë e egër
Mes ballit ku si hije
Buzëqeshja e jote më rri
Në mes ëndrrës
Tretem diku
Fsheftësive në therra
Trandafili
Sa më mungon ajo fjalë
Plot mallë
Që shkrin kalanë.
Ti nuk je më këtu
Në asnjë fjalë
Mbetesh në ëndrrën
Si një fëmijë
I vetmi emër
Që hudhet në letër!
01.08.2014
MA KTHE DITËN
Deri kur do e mbart me vete
Zbraztinë që më mbush
Supet janë renduar
Njimijë vjet i kam
Dhe ti u largove
Ma këthe ditën
Kur u ndjeva si ti
Kur në mua këtheheshin
Motet e tua
Kur bëheshin një
Atëhere
Që ishim më të marrë
Se vet marrëzia.
Të çmendur
Si fëmijë kapur
Dorë per dore
Kaptuan mrekullitë
Që bota ende nuk i kishte
Njohur
Atëherë kur ëndrrën
Me syrin tënd shikoja
Loti në grusht pritej
Zemrat të mos thyheshin
Ajo ditë që mori me vete
Të bukurën që kisha
Me ty bashk
Ma këthe ditën
Dhe gëzimet e ditëve.
26.05.2014
RREZJA DRITË
Disa njerëz janë si lumi
Nuk mund ti kapësh
Në rrjedhje
As s`mund ti bësh
Per vete kurr.
Por sikur lumi
Që lenë formen e vet
Ashtu edhe njeriu
Të formon
Lenë gjurmët
Te ti.
10.05.2014
E TRETUR NË YJE
Ti do lexohesh
Më tha pafajsisht
Djallëzisht e humbur
Mirë de e pohova
Edhe unë i kam lexuar
I a
këtheva e zënë në "
Vargjet më tretin yjeve
Herë si ufo shpirti
Asgjë nuk e ndalë jetën
Pos përbindshave.
Njeriu mbetët
I vëtmuar
Pa asnjë zë fluture
Merret ëndrra
Per lumturi
Absurd i kohës
Në ikje.
08.05.2014
LULET U THANË
Lulet u thanë
Në vazën plot me lot
Mbushur syt shtërruan lotin
E ndarjës
Zemra lufton
Trokllimen e fundit
Unë zhytem në thellësinë tënde
Puthe shpirtin tënd
Ëndrra ime.
A JETOHET PA JETË
Atëherë kur drunjët
më të lart ishin
Atëherë kur thithja
e ajrit
në gjoks
të therte.
Nga një lum
i fjetur
det me stuhi
bëhej.
Kur nga pakujdesia
mes lumit
ulur meditoja
pa pasur frikë
vdekjen aspak.
U tunda vetëm
kur të kujtova
ty
ëndrra ime
dhe pikëllimin
që do kaplonte
nga mungesa ime.
Sa e lehtë
ishte
të vdisej
atëherë.
Sa e rëndë sot
jeta
pa ty.
A jetohet
pa jetë.