E premte, 26.04.2024, 10:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Kuptimi i romanit

E hene, 30.06.2014, 07:55 PM


Kuptimi i romanit

Nga Dr. Ilir Muharremi

Të gjithë krijuesit përpiqen të imitojnë duke rikrijuar realitetin e tyre, por në fund gjithnjë marrin pamjen e vërtetave të tyre. Artistët angazhohen në ndryshimin e vetvetes me ndihmën e veprës, dhe kjo është problem i rëndësishëm estetik. Estetik e them sepse çdo rrëfim intim krijohet mbi histori të rreme, qoftë me ngjyrë, prozë, fotografi. Romani kur ekziston nuk e prek historinë , por fantazinë, fatkeqësisht kemi shkrimtar që ndërtojnë romane mbi historinë. Në këtë të dytën zhvillohet një art romanesk i pasuruar dhe i zgjeruar edhe sot. Romani më i thellë është ai që ndriçon mbi lëvizjen e revoltës, zhgënjimit, vetëmohimit, tentimit për ta prekur pafundësinë e absurdit, duke  gdhend figurat në realitet, por me një zgjerim fantazues, i cili prapë rilind nga realiteti objektiv. Objektiv, sepse duhet të peshojë që të ekzistojë, pas ekzistimit bënë jetë dhe jeton mbi realitetin e krijuar. Është i mirë ai roman që identifikohet ngjarja e natyrshme. “Procesi” i Kafkës mund të merret në këtë kontekst. Aty akuzohet pa ndonjë arsye. Avokatët më vështirësi pranojnë këtë çështje. Personazhi nuk mënjanon dashurinë, ushqimin dhe leximin. Për çfarë e kanë dënuar nuk i shkon në mend ta pyes veten. Është skeptik , vazhdon të jetojë se duhet jetuar. Dy zotërinj e takojnë dhe e ftojnë të shoqërohen bashkë. E dërgojnë në një lagje, ia vënë kokën mbi një gur dhe e therin. Këtu vështirë të themi se kemi të bëjmë me një simbol, por cilësia vërteton natyrshmërinë e ngjarjes. Natyrshmëria vështirë kuptohet, sepse peshon mbi të vërtetën e mundshme, e mundshme sepse kërkon bindje, pastaj të besojmë në atë që ndodh. Ngjarja na duket e natyrshme, por ka vepra ku personazhi i shquan të natyrshme situatat që ndodhin. Aventurat e personazhit janë të jazakonshme dhe ndjesia ngritët mbi tregimin. Kafka e ndërton këtë natyrshmëri duke folur për imazhin e gjendjes njerëzore. Pa dyshim këtu arrijmë në veçantinë dhe egoizmin e Kafkës.

“Histori e rreme, e shkruar në prozë” citon Camus Litrren në librin “Njeriu i revoltuar”. Romani përdorë gënjeshtrën në vargje, por prapë mbi mundësinë e imazhit. Romani është art dhe çfarëdo qoftë i bënë konkurrencë edhe perëndive. Marrim shpjegimin vulgar dhe sikur të ishte i vërtetë për kënaqësi të autorit, atëherë për çfarë një numër i konsiderueshëm i njerëzve gjejnë kënaqësi, prehje për këto histori të rrejshme. Përse ata strehohen në imagjinatë të ngeshme? Këto romane gënjeshtare, ngjajnë me gazetarë të ngathtë. Charles Bukowski te "Zonja Vdekje" e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto krijesa nuk qajnë kokën për realitete të ekzistencës, zbukurojnë , shtrembërojnë në çdo mënyrë jetën. Por, nuk do gabonim nëse do interpretonim gjithçka në hollësi. Këtë gjë e kërkon autori. Këtu simbolet janë me plotë përgjithësi dhe të përpikta nga shprehja e tij, ai jep lëvizjen, përshkrimin dhe ka shpjegime fjalë për fjalë. Vërtetë nuk ka asgjë më të vështirë se një vepër simbolike. Për Bukowskin është e ndershme ta pranosh lojën dhe rrjedhat e sekretit. Qëllimi është që ngjarja të duket e natyrshme, por edhe personazhi shprehë natyralitetin e tij. Vërejmë qartë se shprehja e romaneske ka për qëllim ikjen. Ikja ndodh nga ky realitet dërmues, i brishtë, aspak i drejtë duke ngulitur përjetësinë me këto ngjyra. Romanet shkruhen për tu lexuar nga njerëzit e lumtur, por edhe të dëshpëruar. “Vuajtja ekstreme ia heq leximit shijen” thotë Camus. Është e vërtetë. Por, ky univers romanesk ka më pak peshë, ngjashmëri, bindje sesa ai ku personazhet, protagonistët janë prej mishi dhe si parim kanë botën individuale. Camus tek “Njeriu i...” shpjegon bisedën e gjatë të Balzac-ut për politikën dhe fatin e botës duke pohuar: “E tash t’u kthehemi gjërave serioze” duke tentuar të flasë për romanet e tij. Kjo shije dhe pretendim i ikjes aspak nuk mjaftojnë për të zgjeruar rëndësinë e botës romaneske, dhe qëllimi për të marr seriozisht botën e miteve të sugjeruara nga shumë gjeni. Këto romane propozojnë ikjen nga realja dhe abstenimin. A mund të quhet kjo ikje e thjeshtë? Natyrisht jo. Shpirti tërhiqet dhe nga mos bindja krijon një univers artificial egoist.  “Njeriu refuzon botën të tillë çfarë është pa pranuar që të ikë nga ajo” shkruan Camus për romanin. Por, ata e duan dhe e dënojnë, përse shtyjnë jetën mbi mundimin e vërtetave të tyre? Këta qytetarë nuk dëshirojnë ta harrojnë këtë botë, nuk janë të lumtur me pak. Kjo është ajo që ngritë abstenimin dhe pastaj shpërfaq kërkesën. Por, ka edhe momente të plotënisë, dhe realiteti është i mangët. Ata derdhen mbi akte tjera, pastaj kur rikthehen, gjykimi ndeshët me fytyra të papritura, krijojnë shtretër të panjohur, krejt është e panjohur, dhe kjo arsyetohet më kuptimin e fatit. Jeta është fat. Këto ekzistenca i shohim nga jashtë, mbështjellë me unitet, veçanti, horizont më të lartë se ekzistenca tjera. Patinohen me art dhe japin formën e romanit. Dashuria na bënë të ndjehemi më lehtë dhe dëshirojmë të zgjasë më shumë. Por e dimë se nuk zgjat. Vetëm një mrekulli krijon pafundësinë e dashurisë, por prapë nuk është e përfunduar. Vuajtja tokësore kuptohet më mirë nëse e radhitim të përjetësia. Mbi këto fakte bazohet edhe thënia e Aristotelit që na këshillon ta drejtojmë vëmendjen jo te shijimi i kënaqësive të jetës, por te të këqijat e panumërta, për të gjetur mënyrën si t’u largohemi atyre, të paktën brenda kufijve të mundshëm. Atëherë, lumturia është ëndërr dhimbja është e vërtetë. Nuk mund t’i ikim  së keqes pa e kuptuar, por të kuptuarit ngulitet në mendje duke u rikrijuar. E vetmja mënyrë për ta dënuar të keqën, është ta zëvendësojmë me të mirën. Tek romanet e dashurisë ku dy qenie lindin të vetmuara, dhe dëshirojnë të vdesin të bashkuara, pretendojnë të krijojnë ligjin absolut të së pamundurës, duke zgjatë jetën. Shija nga pangopësia i mbijeton dashurisë.

Personazhet tentojnë të ikin nga vetja, poashtu edhe ne sëbashku me ta, nuk kanë kontura qëndrueshmërie. Vrapojnë vetëm pas formës që asnjëherë nuk mund ta gjejnë. “Bota romaneske është vetëm korrigjim i kësaj bote në funksion të dëshirës së thellë të njeriut” vlerëson Camus. Po sepse është fjala për të njëjtën botë. Gëzimi, hidhërimi, vuajtja, vullgariteti, vrasja, gënjeshtra, dashuria, pikëllimi.... janë të njëjtat. Personazhet kanë gjuhën, forcën, lumturinë, qëndrueshmërinë me të njëjtat tona. Asgjë nuk është më e bukur se ajo që vëmendshëm rroket në realen. E bukura është se çdo gjë në roman ka zgjidhjen dhe përfundimin, duke shkuar deri në fund pasionit. Kjo botë romaneske nuk ka qëllim repredukimin e realitetit, por vijëzimin e stilizimit dhe tejkalimin e reales. Realja mund të korrigjohet, por jo të gjymtimizohet, madje me plot vullnet. Romani amerikan ngritë unitetin e tij duke korrigjuar individin nga reagimet e brendshme dhe të jashtme. I bënë refuzim analizës, forcës psikologjike. Mund të them se personazhet më shumë teknikisht prezantojnë anën e jashtme, gjestet në veçanti të cilat shpesh kalojnë edhe në përsëritje. Njerëzit ngjajnë me njëri tjetrin. Në fund shpresa dhe gazimi godet. Kjo më kujton veprat e Kafkës, Kierkeardit apo Shestovit të romancierëve dhe filozofëve eksiztencialist që mbyllen me një klithmë të fuqishme shprese. Përqafojnë zotin dhe shpresa depërton nëpërmjet nënshtrimit. Atëherë, nëse rruga na qon të zoti paçka një zgjidhje.  Një kritik katolik thotë: “Arti, çfarëdo qoftë qëllimi i tij, gjithmonë i bën zotit një konkurrencë të dënueshme”. Romani vërtetë i bënë një konkurrencë zotit me gjendjen njerëzore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora