E premte, 26.04.2024, 07:14 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gëzim Llojdia: Çfarë e mundon Artistin Albert Vërria

E merkure, 28.05.2014, 08:02 PM


Çfarë e mundon Artistin ALBERT VERRIA?

Nga Gëzim LLOJDIA

1.

Kur nisi kriza e filmit në Shqipëri,  vitet ‘’90, ata që u shqetësuan  sigurisht,  ishin protagondistët e vërtetë të saj.Godina e stilit sovjetik emërtuar kinostudio”Shqipëria e re”, që mbante aty dhe më gjerrë  rreth 800 të punësuar, ndërtuar rreth vitit 1952 filloj të shihej ftohtë  dhe emigrimi përfshiu mjaftë nga divët e kinemasë shqiptare. Prodhimet në celuloid,  nuk përbanin më vlera të vërteta artistike. Filmi sipas studiesve të kësaj fushe që kishte  hyri në Shqipëri në vitet 1911-1912 dhe ku  shfaqjet e para publike u dhanë në qytetet :Shkodër, Korçë si dhe sallat e para të kinemave si institucione publike u ngritën me iniciativë private pas Luftës I Botërore,  në qytetet: Vlorë,  Korçë,  Tiranë,  Shkodër,  Berat,  mbetën të boshatisura.C’praj asaj llohe trazimi u ngritën institucione, u vendosën rrogëtarë, mirëpo qëllimi i këtyre të fundit ishte  për të ruajtur atë trashgimi në celuliod,  ndërkaq që  prodhimet e kutisë magjike  shteruan. Definitivisht ishte me një vijë të holluar një fjord i tejdukshëm që nisi në vitet ‘90 dhe tregon murosjen në mjegull,  mote ikjesh që blutonte artin e magjisë, të gjitha u zhbënë me trishtim. Ëndrrat e  e rpodhuesve të filmit  shqiptarë, kanë mbetur shkëmbinj të vdekur ose diamante fshehur, duke menduar shumëzimin në kohë, pikëllim muzgu me trishtim.

Po ti ciflosje celuloidët,  që mbështjellin rrodhanët e historikut,  gjeje historinë e vërtetë të këtij  arti, filluar aty nga   viti 1952 deri në  në vitet ‘90,  këtu, pastaj bëhej zbaticë,  gërvishteshin, ndërpriteshin dhe herë vazhdonin me kohë baticë. Nuk ka dhimbje më të madhe se të kujtosh, prodhimet e bukura shqiptare në celuloid. Kohët që erdhën.Turbull. Përrajshëm presim.Në këtë vorbull prodhimtarë të këtij arti shqip, ngecën në baltovinën e kohës.

2.

Për xha Sulon, artistin Albert Verria, pleqëria ka ardhur shpejt, madje gdhendur në celuloid rreth moshës 30 vjecare.Bashkohësve të këtij arti ose u këputej shpirti  për të shtegtuar në distanca të largëta ose nisën çuditshëm garë me kohën.Një fenomen i çuditshëm,  mbetet artisti Albert Verria.Në kohën rine jetonte pleqërinë dhe që në kohë pleqërie jetonë,  rininë.Nuk dua të skalisë portretin e një Artisti Populli.Dalta ime e vogël është.Gjithashtu,  veglat më mungojnë.Por dua tju rrëfejë më qartësisht fushën ku aktualisht,  artisti po rrëmon.Brazda   dhe brazda punuar gjithandej, rrëfejnë një prodhim të mbarë.Artisti i Popullit Albert Verria një ndër aktorët brilant të kinematografisë shqiptare po deputon këto vitet e fundit në  artin e fjalës, d.m.th shkruan  dhe boton libra.Botimet e këtij autori janë:”Rrëfim paradoksal, ”Deshifrimi”dhe së fundi “Misteri”.

Në kostelacionin e yjeve  të kinematografisë shqiptare A.Verria mbetet  i pavdekshëm ashtu sikurse ardhja e tij. U shfaq si vegim boreal tek spektatorët e filmit shqiptar, por ende e pazbuluar mbetet, energjia nga ku buron gjithë ky potencial artistik e letrar.

Po përpunojnë tharmin thua!Risit dhe traditat,  që po ndryshojnë kaq befasisht e çmendurisht, po shëmbet përpara teje si një ngrehinë e tërë, shkrumb e hi, ajo pjesë e asaj gjenerate,  që sollën  filma, këngë dhe bënë art mbeten të papërsëritshëm, ato  prodhime të kinematografisë  apo këngë, melodi  plot nur e hire, ëmbëlsisht si mjalti,  bukurisht si bukuria, që nuk dihej nga cili element i shpirtit  krijues ishin krijuar embëlsishtë,  bukurish, muzikalisht.

3.

Në botimin e ri: “”Misteri””,  artisti Albert Vërria shkruan:”Vdekja e një njeriu nuk është një fund, por një stacion  i thjesht ndërmjetës në një varg të parndërprerë e rilindjesh, Buda.I nisur nga ky postulat i udhëheqësit shpirtëror të Budizmit, artisti A.Vërria ka  gjesdisur nëpër  udhëkryqe  plot mistere të cilat shënojnë çastet jetësore të njeriut, ardhja në “jetë, përpëlitja e syve përpara dritës është befasisht, çmendurisht një rajvizim ngjyrash  endje në kastelacion tokësor, sikurse ikja pra mërgimi i njeriut, nëpër qiejt e Zotit tonë, përfytyroni çfarë ka pas shkruar :Lasgushi, pra poeti ynë;Fluturoi dhe shtërgu i fundit madheshtor me shpirt të gjorë ……” Ardhjet dhe ikjet e njeriut në këtë botë .Mbetet i çuditshëm jo vetën kërkimi  i autorit rreth këtyre mistereve  të pazhbirueshme  nëpër breznit njerëzore,  ky kërkim ka qenë i panderprerë, por gjithë jeta njerëzore, që zhvillohet këtu ardhur diku nga një cep i galaktikës, fryma njerzore. Ne këtu  zhvillojmë jetën tonë, mirëpo fryma jonë frymon,  diku përtej hapësirave.Dhe për të matur këto koordinata   nuk ka një madhësi por shkurt i themi asaj udhë e gjerë.Disponon përmasa mrekullisht të mëdha,  se rrugët e zakonshme.Kështu edhe në përmasa mbetet e gjerë.Studjues, poet, filozof, shenjtorë e udhëheqës shpirti nuk e kanë përcaktuar dot gjerësinë dhe madhësin e saj. E tham apo jo,  që autori A.Vërria e ka nisur me postulatin e Budës, i cili është emër që përdoret në Budizëm për këdo që ka gjetur dritërimin  dhe duke marrër si pikë referimi këtë rast autori ka nisur një udhëtim të gjatë,  të thellë  nëpër misteret e jetës njerëzore.Edhe ky autor sikurse mjaftë autorë të njohur shqiptarë merret në këtë botim me dy nga  shkaqet kryesore të jetës si është:drita dhe errësirra.Drita e shpirtit  është mirësia.E kundërta e saj mbetet errësira.Prania e shpirtërave errësirë, tregon se drita ekziston.Erresira e thellë është “territori gjeografik”i djallit. Kjo mbiquhet “mbretëria” me sovran djallin.Territoret e saj.Krejt historia e njerezimit i ka vendosur emrin skëterr.Aty,  s`buron shpresa.Aty progresi njerëzor rrëzohet.

Spirituali Osho shkruan:Urtia nuk vjen prej diturisë,  vjen prej dashurisë.Urtia nuk vjen prej diturisë,  vjen prej dashurisë. Urtia nuk ka lidhje me logjikën,  por me dashurinë. Dija varet nga logjika e mund t’ju japë një nocion të rremë të qenies,  sepse dija është imituese. Mund të përsërisni thënie të papara të Jezusit,  e  duke i tejzgjatur ato thënie do të hipnotizoheni,  do të filloni të besoni. Do të filloni të mendoni se dini,  por dini një hiç’’.

Në, ç’orbitale vërtiten kështu fjalët, që nxjerr pena e autorit, por që  përndritjen argjendore kanë .Mirësia është e ngrehur në orbitën e Perëndisë.Mirëpo, një grup filozofësh të çuditshëm esencën e saj e sjellin në traktate të tyre.Utilitaristët, sa të befasishëm janë më shprehjen :”E mira më e madhe e numrit, më të madh”.

Skalitësi i thellësive, Sokrati athinas me thënien :...bërjen e shpirtit sa më të mirë, të ishte e mundur.”

Pseudionisi:Cdo gjë, që rrjedh nga Zoti, është e mirë.

“Ku ti zhbriojmë, rrënjët e origjinës, vendlindjen e saj, përvçëse, prore tek Zoti ynë.

Dihet se errësira është fundi i fundit. Ngjyra, që e identifikojnë poetët, është nata sterrë.

Ngjyra, që e identifikojnë, ndonëse  si përbërës  nuk ka katran,  s’është por buron katran,  është katran.Grykësia, që e identifikon, s’ngopet kurrë me helmin, që helmon.

Pemë, s’është, por e kalb, pemën e dashurisë njerëzore.Identifikimi në vargëzim :Kur bie mugëtira, pa zgjatur kufij, pema e dashurisë perëndon vajtueshëm në horizontin e shpirtrave tanë, /rrëmintare kjo natyrë e egër njerëzore/përse kaq shpejt, fletat e mirësisë i thanë?.Identifikimi i të keqes i shumllojshëm është.Male të larta e ndajnë mirësinë me të keqen.Pra, kjo e keqe është njësoj errësire, që zbret, përmbi lulet erëmjaltë. Naimi,  poeti rilindës përveç ngjyrës, ka identifikuar tek e keqja emra, që  u sollën dhimbje.Identifikimi, që kryen Sokrati ishte se ligësinë e quajti mungesë të diturisë.Platoni ishte i mendimit se njeriu lëviz nga errësira në dritë, nga injoranca në dije.Ndërkohë, që Plotini përgjigjet :E keqja është hija e errët e portretit, i cili e lartëson më shumë bukurinë e imazhit.”Mos vallë këtë ka dashur të thotë edhe ky artist neë botimin  ë tij:“Mister”.

4.

Cfarë kërkon A.Vërria në rend kërkimet e  tij drejt pafundësisë?Po citojmë dialogun e Osho,  përkthimin e  H.Hamëzbalaj,  botuar  Prizren,  2004, ku do të mund të gjeni krejt përgjigjet të cilat. Artistin A.Verria  e kanë munduar mjaftë.

Nxënësi:“Osho,  pse rruga jote quhet Rrugë e Reve të Bardha?”.Osho:Dikush e pyeti Budën në prag të vdekjes: “Kur Buda vdes,  ku shkon – vallë,  do të ekzistojë,  apo thjesht zhduket në asgjësi?”.E kjo nuk është pyetje e re; kjo është një nga më të vjetrat,  shumëherë e përsëritur dhe e pyetur.Thuhet se Buda është përgjigjur: “Do të zhdukem,  siç zhduket reja e bardhë.”Edhe në këtë mëngjes kishte re të bardha në qiell. Tashi s’janë më. Ku kanë shkuar? Nga kanë ardhur? Si lindin dhe si shpërbëhen përsëri?

Reja e bardhë është fshehtësi – vjen,  shkon,  të tillë e ka esencën.Kjo është arsyeja e parë shkaku i së cilës rrugën time e quaj Rrugë të Reve të Bardha.Por,  ekzistojnë edhe shumë arsye dhe do të ishte mirë që t’i përmeditojmë.Reja e bardhë jeton pa rrënjë,  reja është dukuri e parrënjosur,  e pambjellë,  apo,  edhe më mirë,  dukuri e mbjellë në asgjë. Por: megjithatë ekziston.Tërësia e jetës e ngjashme është me renë e bardhë – pa kurrnjë rrënjë,  pa kurrnjë shkakësi,  pa kurrnjë shkak suprem,  ajo ekziston. Ajo ekziston si fshehtësi.Dhe vërtet,  reja e bardhë hëpërhë nuk ka rrugë. Ajo pluskon,  lundron. Asgjë nuk mbërrin,  nuk ka pikësynim,  s’ka fat të cilin duhet përmbushur,  s’ka fund. Renë e bardhë nuk mund ta pengoni,  shkaku se çkado që ajo të arrijë,  pikërisht ai ka qenë qëllimi.Po qe se keni qëllim,  ju me këtë vetvetes ia parapërcaktoni pengimin. Sa më shumë mendja të jetë e pushtuar me qëllimin,  aq më tepër është e mbushur nervozë,  agoni,  frustracion – meqë,  njëherë kur vetes i vini qëllim,  keni fiksuar fatin tuaj.

A shihni,  tërësia nuk di për fat. Tërësia nuk shkon askah, në të nuk ka cak,  nuk ka qëllim.

Po ti vresh me një sy kritik këtëo pyetje,  që autori bënë përgjigjet do ti gjesh tek filozofi Osho.

Duke rendur artisi A.Verria mendon:Të largëta,   të thella,  që të shpien gjithkund ndonëse jetojmë në distanca të largëta, por kufijtë i shkurtojnë urat shpirtërore,  ato pra prej diamanti,  ato qelqoret të pazhbëshmet ura, të gurtat, atje ku nuk kalojnë njerëz,  por mesazhe si lajme eteri janë mesazhe,  që kanë ardhur që kur bëri ballë planeti ynë i paemër,  që ende thirret toka , janë mesazhe që i mbrijnë njeriut nga engjëjt nuk janë gënjeshtra por realitete jetësore,  i thërrasin profetët,  shenjtërorët e  Zotit, i zgjojnë nga gjumi i tundin,  shkundin . Fjala e shkruar është si ajri i mëngjesit,  pikë vese përmbi varrin e askujt . Është diçka,  që vjen nga shtresa të sipërme në gjumin tonë dremitës . Çuditërisht nuk janë gjepura,  mirëpo si kudo misticizmi ka brenda edhe vetë shpjegimin e emrit, fshehësin dhe thellësinë . Duke folur për këtë gjë dua të them se tek rrugët e shpirtit, shenjtorët  e tij i ka shoqëruar  nëpër kohëra  e shkruara, fjal e saj, poezia .Madje një shenjtore,  quhej Rabije ajo kur binte në ekstazë mistike  thurte poezi shumë të bukur për Zotin  e saj . Kështu,  që nuk mund të ketë poezi  pa frymëzimin hyjnorë ose përndryshe ajo nuk është më poezi është vargëzim . Dhe ne  do ti quajmë ata,  që krijojnë me emrin më të përveshtëm poetë të fjalës . Dhe nëse ata do të vargëzonin do tu thoshim :vozëtar ose  më ndryshe vargëtarë .

5.

Autori  i botimit më të ri :”‘Misteri” hedh një pikë-pyetje për humbjen e qytetërimeve të vjetra,  që gjurmë kanë lënë,  në qytetrimet e sotme.Njihet fakti,  që në këtë botën tonë kanë ardhur shumë qytetërime, mirëpo jo të gjitha kanë jetuar, një pjesë e tyre u rokanisën në humnerë dhe shekujt i mbuluan gjurmët e mistershme.Ato çfarë kanë mbetur prej tyre janë vetëm ca shenja dhe ca gjurmë të gjitha mister.A mos vallë piramidat e kristaltë në fund të oqeanit,   krijojnë kështu trekëndëshin e Bermudës?

Përmëndja e Herodotit, Strabonit, Artur Evans  tregon për  njohurit e  këtij autori në fushën historike.Dihet që Herodoti i lindur në Halikarnas rreth vitit 484 - 425 p.e.s.) dhe udhtimet etij  në Evropë,  Azi dhe Afrikë ku vizitoi krahina  të gadishullit ballkanik si Ilirinë,  Trakinë e Maqedoninë, ishte autor i veprave antike edhe  njihet si :”babai i historisë”.Edhe Straboni si shkruan u lindur  në Amasia të Pontit( Turqia e Sotme) diku rreth vitit ‘63 p.e.s dhe vdiq rreth vitit 20 të e. s. Përpos udhëtimeve të shumta që bëri nëpër pjesët e perandorisë romake si Greqi,  Azi,  Itali dhe Egjipt,  ai kaloi edhe një pjesë të jetës në Romë, duke u mbështetur në veprat e autorëve të ndryshëm antik Artemidori,  Eratosthenit,  Apollodorit,  etj. shkroi veprën "geographica" (Gjeografia) e cila përbëhet nga 17 libra. Përmendja e Artur Evansit  duhet të përbëjë një befasi për shumë autorë . Evans është autor,  por jo shumë i njohur në nivelin e dy historianve të hershëm .Ilyria është emri i dhënë në rajonin e lashtë të Ballkanit në bregdetin e Adriatikut prej nga historianët e Ballkanit besojnë se rrjedhin shqiptarët e sotëm. Kjo punë ndriçuese nga arkeologu i famshëm,  Arthur Evans,  shqyrton jetën e ilirëve të lashtë dhe përmban shumë njohuri të thekshme në rajon. Duke u mbështetur në udhëtimet e tij  në vitin  1880,  paraqet për herë të parë nga Evans,  Iliria e lashtë në  fushën historike, në një  analizë origjinale nga vendet e ndryshme arkeologjike të rajonit duke  ndërtuar  një histori të plotë dhe interesante. Është në të vërtetë një pikë takimi interesant  mes një autori si A.Verria artist kinematografie dhe A.Verria autorë botimesh të cilat shpesh e më shpesh marrin trajtën jo më të një botimi  artistik por edhe historik e shkencor.Përse ngjanë ky rast? Le ti kthehemi  gjykimit të Osho i cili thotë për këto raste: Ndryshimi është i pamatë. Dija është e lehtë,  gjendet kollaj. Dikush ulet në librari e mbledh ç’i duhet. Njeriu ka aq mundësi të mbajë mend sa të fusë në memorie gjithë libraritë e botës. S’ka kompjuter të krahasohet me trurin e njeriut. Është pothuajse i pafundmë dhe prapseprapë krijon iluzionin e madh të të qenit i zgjuar. Uria është fenomen krejt tjetër: vjen përmes dashurisë,  rritet në zemër,  është një lule zemre. Dhe,  rrugë e zemrës janë komplet ndryshë nga ato të mendjes.Sannyas është kërkimi për urti. Nuk dua t’ju jap dije këtu,  nuk jam mësues,  që jep dije,  por mjeshtër që jep qenie. Një mjeshtër nuk ju mëson,  përkundrazi,  ju ç’mëson,  ju shkufizon,  ju ndihmon të udhëtoni nga mendja drejt zemrës. E kur mbërrini atje jeta rreh me energji të reja: dashurinë. Jo se jeni bërë më të dashur tani,  por vetë dashuria. Nuk është punë të qenit në marrëdhënie dashurie,  por në gjëndje dashurie: duke ecur,  fjetur,  me të tjerë ose vetëm,  me njërëz apo gurë,  nuk ka ndryshim,  rrezatim dashurie. Bëhet parfumi juaj i natyrshëm,  që është prova e parë e së mirës,  që sa vjen e jep dëshmi të reja

6.

“Nëna e arteve të dobishme është nevoja, -  thotë një filozof. Ajo e arteve të bukura është tepria.Të parët kanë si baba intelektin.Të dytët gjenin .Ç’janë artistët, krijuesit e veprave të dobishme ? Ata ndriçojnë mendjen njerëzore me veprën  e tyre duke ndikuar në formimin qytetar .Rruga që nuk përshkohet nga drita është errësirë. Dhe përse na duhet ndriçimi . Intelekti është thjeshtë medium i zbërthimit të motiveve i gjetjes, kuptimit të tyre. Një njeri normal ka 2/3 vullnet dhe 1/3 intelekt. Një poet, shkrimtare  apo artistë ka  2/3 intelekt dhe 1/3 vullnet. Ajo që quhet çast  përkushtimit nuk është gjë tjetër veçse çlirim i intelektit. Me këtë fuqi shpirtëror ndikon artisti, poeti dhe shkrimtari në qytetarin tonë. Në këtë kuadër vlerësimi dhe roli i një krijuesi mbetet i rëndësishëm në formimin qytetar.Në këtë prizmë të kësaj ideje do të shqyrtojmë edhe fenomenin Verria. Është një fakt i pamohueshëm,  që shekujt e mëparshëm kanë njohur  gjeni në disa fusha  të jetës njerëzore,  duke i sunduar ato me gjenialitetin e tyre, ku si bazë kishin talentin,  bë vërtetë art,  produkt i një kosto jo të vogël shpirtërore.Kinemaja në këtë vend ka njohur edhe gjenit e saj edhe pse vitet e fundit ajo gjëndet në agoni.Divët shqiptarë si: N.Frashëri, S.Prosi, K.Roshi, V.Manushi,  e kanë lënë jetën njerëzore,  tjerët si Albert Vërria kanë rigjetur veten duke lënë gjurmë në një fushë tjetër.Kështu talenti i artistit nuk u zbeh, ndërkaq  vetëm ai u transformua në një mënyrë krejt tjetër.Është një pusë i thellë, i gjerrë dhe pafundësisht i pashtershëm, talenti i A.Vërrisë.

Fusha e letrave që ai ka guxuar të hyjë nuk është thjeshtë një provë e rradhës, por në të vërtetë përbënë një sfidë.Albërt Verria  në fushën e dytë nuk vjen thjeshtë për të përdorur emrin e tij të mirë nga fusha  e kinematografisë dhe në rastin më të keq të sillte si shumica e miqve apo kolegëve të tij, kujtimet e kohëve të shkuara.A.Verria gatuan edhe në këtë lëm ashtu sic di të gatuaj ai.Pena e tij lëron tokë të sertë, sic shprehet një poet.Pena e tij prodhon ato,  që tregut të tejfryrë shqiptarë,  sot i mungojnë.Prodhon letërsi.A.Vërria nuk është futur në këtë fushë  thjeshtë të shkruaj kujtime, por nëpërmjet kësaj të fundit të bëjë letërsi dhe të jap një shëmbull tjetër të shkëlqyer të talentit të tij.Vetëm me tre botime botime, ai tregon se  e njeh mjaftë mirë, këtë fushë të sertë e nazelie. Vetëm me tre botime.A.Verria mund ta rendis veten ndër krijuesit  me vlerë për të cilët lexuesi  mund të gjeje,   vërtetë letërsi.Por, artistiA.Verria mund të tregojë  atyre që kanë një jetë dhe janë lodhur në këtë udhë si gatuhet mirë dhe bukur, si  bëhet në të vërtetë letërësi nga ajo bashkohorja.Gjithkush sot ka lexuar dhe lexon botime  të cilave u mungon censura dhe tregu, por botimet e këtij artisti janë të një vlerë krejt tjetër.Përmbajnë vlera  dhe lexuesi mund të gjejë aty gjithcka.Nëse një kritik do të merret më fabulën dhe stilistikën,  mënyrën e ndërtimit dhe personazhet do të  zbulojë se autori i këtyre tre botimeve është  një autor bashkohor në fushën  e letrave shqipe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora