Kulturë
Sadulla Zendeli Daja: Ti mëmëdhe
E enjte, 27.03.2014, 07:55 PM
Sadulla Zendeli Daja
TI MËMËDHE
Ti mëmëdhe sa i bekuar më je
O Mëmëdhe sa të butë më duken
Gurët e udhës që ecja mbi to
Dhe gjarpëroja mos i shkel gurët
Mos i vras këmbët e zbathura
Ecja mbi gurët
E vegjël e të mëdhenjë
Më dukeshin të butë
Sikur ecja mbi barin e njomë
Të Zapodes të Kupshores
A të Shesheve arave të vendlindjes
Udhës së Zapodes përpjetë shkoja
Kaloja zgafellën e Grerëzave
Aty ku dilej tek livadhi
Në anën e majtë
Në skaj të arës së xha Himit
Në kodrinën e vogël
Gjendej ara e xha Zilit
A në ballë shihja arën
E babit Sulë
Dhe stërgjyshit tonë
Zenel Gurra
Livadhet me sanë të njomë
Te ara në Kupshore
E mbjellur me tërshërë
Ara në Sheshe mbillej
Me thekër dhe elb
Me dema lavronin
Me çifteli këndonin
Me kuaj e mushka
Dhe gomar i ngarkonin
Dhe në Sërmnovë të vjelat i çonin
Kur dilnin nga fshati
Rruga të çonte
Në skaj të varrezave
Dhe duhej të kalohej,
Lumi i kulluar e i shkumbuar
Që vinte nga Peklishta
Qafa Reçani e Palishti
Në të djathtë varrezat ishin
Dhe rruga të çonte
Në Zapode, Sheshe e Kupshore
Kësaj rruge edhe unë kam ecur
Me nënën Kadë dhe babin Sulë
Sot kur mendojë për mëmëdhenë
Dhe vendin e të parëve tanë
Sytë lot më rrjedhin për atdheun tonë
Rrugës përpjetë shkonin e vinin
Duke përshëndetur rruga e mbarë
O Can o Dil o Lik o Mon
Vajza e djem me prindërit shkonin
Fytyrat e tyre
Si rrezet e diellit ndriçonin
Ditë për ditë në punë shkonin
As të premten as të dielën nuk ndalonin
Puna
Në xhami a kishë vetëm
Pleqtë me shkopinjë shkonin
Dhe ndonjë mollë a dardhë
A ndonjë pite me gjizë
Hoxhës a Priftit ia çonin
T´u këdojë ndonjë Sure a Dovë
Që një ditë më shumë të rrojnë
Disa here me shkopinjë rriheshin
Para hoxhës në oden e Xhamisë
Vdekja nga puna i ndalonte
Të ndjerrën a të ndjerrin e varrosnin.
Festat dhe dasmat
Me nam i bënin
Këndonin e vallëzonin
Topanat e surlet e Lisecit ushtonin
Në majë të kondrinave dëgjoheshin
Gara vrapimi të rinjtë organizonin
Lojra garimi me hedhje gurë bënin
Vrapim me kuaj për nderë
Të Nuses organizonin
Kur merrnin nusen
Kuajtë me shalë i shalonin
Një kalë të bardhë
Për nusen e stolisnin dhe shalonin
Me topana e surle e çifteli këndonin
Gjithë fshati në dasmë ishte
Nusen me duvak të kuq e kishin
Në fshatin e Nuses mbrinin
Me pushkë gjuanin qiellin
Pritje madhështore nga miqtë e të rinjë
Valle dhe këngë në lëmën e nuses bënin
Nga shtëpia e babait nuses
Deri në kufirin e fshatit
Nusja me fisin e vet shoqërohej
Deri në kufirin e fshatit
Nusen e re miqve të ri ua dorzonin
Të afërmit e nuses
Dhe farefisnia e dhëndërrit
Do fjalë bënin:
„Të dashur miqtë e rinjë
Kjo është e bija jonë!
E nusja juaj…!
Çdo gjerë që të ndodhë në jetën
E bijës sonë a djalit tuaj
Me fisin e nuses të kuvendoni..!
Se bija jonë e nusja juaj është gjaku jonë
Paçë jetë të gjatë o bija jonë
Lumturi dhe jetë të gjatë me dhëndërrin tonë”!
Kali me nusen u jepet
Familjarit të djalit në dorë.
Ardhja e Nuses në shtëpinë e burrit
Krushqit me këngë e topana e surle
Ecin drejtë fshatit të dhëndërrit
Kur i afrohen fshatit
Dy djem të veshur mer rroba kombëtare
Shkojnë tek shtëpia e dhëndërrit
Tregojnë se krushqit vijnë me nusen
Krushqit të veshur me rroba kombëtare
Plisa të bardhë si bora a malit
Kësula tërllëku e haxhi me tespi
Nuk janë me krushqit në prani
Nusja hyrë në lemën e shtëpisë
Ku dasma e dhëndërri gjenden
Dhëndërri del para nuses
I rrethuar me vajza e djemë
Duke kënduar këngët e nuses
Me një pjatë në dorë
Mbushur me grurë thekër miser a oriz
I përzier me kokra sheqeri ngjyrë të kuqe
Ia hedhë nuses kur ajo është enden në kalë
Nusja përulë kokën me trupin
Për nderë të dhëndërrit
Dhe drithit të shtëpisë
Këngë për nusen
Dhe valle me çifteli
Topana e surle
Duke luajtur valle gra e burra
Nusen e zbret nga kali
Daja i dhëndërrit ose babai
Nuses ia vënë në prehër një djalë të vogël
I veshur me tesha kombëtare
Dhe plis të bardhë
Nusja i jep peshqesh djalit
Nuses i vënë në kokë katër plisa të bardhë
Dhe bukë çerepi ia vënë në kokë e në sjetull
Me katër lakra ia prekin kokën
Kënga e vajzave nuk ndalet
I këndojnë nuses e dhëndërit
Nuse Nuse sa e mirë je!
Lum ata që të qitën ha-ha-ha
E mjer ata që të pritën u-bu-bu
Nusja e ulë kokën dhe përkul trupin
Për t‘i nderuar
E zbret nusen nga kali
Daja i djalit ose Babai...
Nusja shoqërohet nga
Daja ose Babai
Vajzat ecin pas nuses dhe këndojnë
Topanat surlet e çiftelitë bien
Të rinjtë dhe të rejat
Vallëzojnë e këndojnë
Përgatisin nusen
Të ia nxjerrin duvakun e kuq
Me hollues ia ngrejnë vellin
Tregojnë dhomat e mobilet e dhëndërrit
Dhëndërri e nusja hynë në dhomë
Bashkarishtë me vajzat që këndojnë
Fillon ceremonia me sheqerka
Nusja dhe dhëndërri mbeten vetë
Në mënges zgjohen nusja e dhëndërri
Dalin nga dhoma
Hyn në dhomë ku familja pret
Dhe fillon dita e dytë
Me këngë e valle dhe gëzime
Nusen e marrin e shkojnë tek kroi
Nusja me ibrikë në dorë
Shërben vajzat tek kroi
Vajzat duke kënduar
Kthehet nusja nga kroi
Me ibrik në dorë
I qet ujë dhëndërrit
Dhe gjithë familjarëve e të tjerëve
Të pinë ujë nga kroi
Dhe gjithë ditën
Të presin miq
Dhe kënga nuk ndalet me çifteli
Vallja dhe gëzimi po vazhdonë
Lum familja për nusen tonë...