Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: E ka zemren hipotekë
E premte, 07.03.2014, 08:04 PM
Botim special i ZSh-së
SHENIM I REDAKSISË:
-Nesër më 8 Mars, Redaktori i Pergjithshëm i ZemraShqiptare, gazetari Zeqir Lushaj ka 65-vjetorin e ditëlindjes. Krahas urimeve tona per jetë të gjatë e sa më të lumtur, ne e pyetem Zeqirin se çfarë do të dëshironte të botonte në ZSH në këtë ditë të shenuar? E Ai, zgjodhi per publikim një nga punimet e tij më të reja, poemen me titull: …E KA ZEMREN HIPOTEKË, si dhe një cikël kushtuar prindërve, babait, nënës…, dhe gjyshit të tij.
-Poema e cila botohet sot per herë të parë, ekskluzivisht në ZSh-, është nxjerr nga libri në formësim e sipër i autorit, kushtuar fshatit të tij të lindjes, me titull: “Grija, në shpirtin tim”-
…!
Bashke me materialin per publikim Ai, ka derguar edhe këtë falenderim për Redaksinë si dhe lexuesit tanë:
-Me këtë rast, dua ti pershendes perzemersisht drejtuesit e ZemraShqipatre, Gëzim Marku e Ilir Dardani, krejt redaksinë e nderuar me drejtor prof Lutfi Alia, lexuesit, vlerësuesit, e sidomos komentatoret e pasionuar e të palodhur nga të gjitha anet e trojeve shqiptare dhe diaspora jonë e gjerë per mbeshtetjen e inkurjaimin e gjithëanshem të tyre që e kam ndie dhe e ndjej në çdo hap në punen time modeste letrare e publiçistike si dhe në punen kolegjiale per drejtimin e kesaj reviste emer-mirë. Besoj se bashkarisht, detyra e mundesi edhe më të medha por edhe më të mira kemi perpara, në dobi të At’Dheut e të Bashkimit tonë Kombëtar-
AUTORI
--------------------
…E KA ZEMREN HIPOTEKË
“Hipoteka e të parëve t’mi
me Senet… n’daç me Tapi”.
Nga Zeqir Lushaj
- Gri - Korrik, 1976 –
Nga e majta në të djathtë, (në këmbë): -Azllan Beqiri, Sadri Ozmani, Baram Haxhia,
Nikë Zogu, Mal Halili, Sadik Selmani, Muj Qerimi, Imer Isufi, Halil Coli.
(ulur): -Col Zhuja, Hysni Idrizi, Nazmie Shoshi, Qerim Hamza dhe Ukë Lushaj.
Asht’ aty e gjithmonë asht’
e fortë Grija rron perjetë
…e ka zemren Hipotekë.
…!
Asht’ aty në çdo rrasë guri
Mund ta shihni në lvore lisi
A në gështenjat tu zgurliqi.
N’Kosharishtë deri n’Mehovç
Karvan bjeshke në çdo vend
Në Qafë-Shtyllë përmbi Liqen.
N’rrasë t’Sukbukurit dimer verë
N’Bora të Gjata (permbas Majes)
Që nuk shkrihen ndonjëherë.
Edhe n’imshta me rrugë qorre
Asht’ te Kisha e asht në bokë
Asht’ posht Blinit nëpër vorre.
Asht’ në plep n’rrushin thanec
Aaah, në oshtimën e Valbonës
Fllad Krasniqes mes-per-mes.
Fushës së T’Planit erë tërfoinë
Kërshit të Kekës shpatë e bardhë
Shkalla e Grisë ju lëshon piskamë.
Asht’ aty e gjithmonë asht’
e fortë Grija rron perjetë
…e ka zemren Hipotekë.
…!
Hipotekë që sfidon shtetin
Zot ka pasë dhe ka vetvetin
Asht’ te stani asht’ te shtëpia
“Kasafortë”… per libra të mia.
Vjershat janë rreze në fytyrë
Se jetojnë per Ty Mbretreshë
Dathë e mathë nëper murriza
Natë e ditë bashkë kemi hecë.
Që nga Mokna… e mbi Qireç
Nga Arveja n’Shtek të Dashit
Prej Rosujës e në Geghysen
Hipotekë… e shpirtit Bacit.
Kërkuj tjeter, veç ty t’falem,
Se këtu jam çoban e mbret
Jam griçor: -djal -burr e plak
…Gazetar – mësues e poet.
Erdh kjo kohë eu çoroditem
Skamja tha: -msyni kurbetin
Pa ditë hiç: -Ku -Qysh e Tek
E lam thatë shpirtin e djepin!
…!
Si orë bjeshke n’Çeta t’Lercit,
Hipotekë = Grija Mbretreshë
Si një vello per ditë dasme
Kostum fjalet ti kam veshë.
I rue Dikçori, shpella e borës
E lahuta në stenë të oxhakut,
Në rrathët e lisit shekullorë
E sytë e nuses posht duvakut.
Do t’i këndosh nëper festime
Nëpër gëzime të bijëve t’Grisë
Ku k’cejnë çikat shtat-çetina
Rreth tupanit e rreth tepsisë.
Aty i kie kur të ndiesh merzi
Shfletoi Ti në fllad të mrizit
Amanet lenjau më të rijëve:
-Këqyrni në librat e Zeqirit!
Pak i shpraza çka thotë zemra
Per Grinë time kam më shumë
N’shpella t’Agës e gjeni KODIN
Le ta ruejnë … një Zot o i Lum.
Eeeh s’jam Naim as Kadare
Sa larg Fishtes me Agollin
S’jam Podrimja as Migjeni…
Një i kam shpirtin e vorrin.
…!
Asht’ aty e gjithmonë asht’
e fortë Grija rron perjetë
…e ka zemren Hipotekë.
Hipoteka e të parëve t’mi
me Senet… n’daç me Tapi.
-Zeqir Lushaj - gazetar në 'Zëri i Rinisë' 1976 dhe Bajram Curri i tij, … e tani, në NJ, USA, 2014-
-----------------------------
PRINDËRVE JU DETYROHEMI
Nga: Zeqir Lushaj
- 8 Marsi, është ditëlindja ime. Dhe Unë, dua t’i kujtoj,
ata që më lindën:-Babën, Nanën, pse Jo, edhe Gjyshin-
Fjala = Zemër
1. SELMAN BLINI
-Blini- “mbiemri i parë” i gjyshit tim -
(Ngjarje reale, në Gri të Tropojës, në vitin 1918)
Blini i Grisë (i riu)
Mundoheshin ata të regjistrimit,
(Komisioni shqiptaro-austriak),
Të bindnin gjyshin tim të vjetër,
Ç’ka do t’thoshte fjala “llagap”!
Bereqavers prej jush, o burra.
E di, ka mundohi për mirë ini,
E pra, llagapin tim, shkruanje:
-Shkruanje… -Selman Blini !
-E
Foli Ai që shkruente në letër,
Ngrysi vetullat gjyshi çartan:
-At’ fjalë thueja dikuj tjetër!
-
Ç’ka je ka thue, o Ti - zotni?
Qetash e lash aty kah’ erdha,
S’mund ta marrin as me ordi!
Merr e jep me gjyshin tim të sert,
(U shkrinë në gaz me sho-shoqin),
Selman (Blini) i kapte përkrahu:
-Çouni…, të dalim e ta shohim!
E pyetën për gruan: -Si e ka emrin?
-Lene at’ punë pash Zotin-allahile!
(At’herë i luejti gjaku pernjëmend),
-E pra, shkrunje!...I thonë-Karajfile!
…!
Blinin e ndrruen me gysh-gjyshin, *
(Ish rritë në hije të Tij dekada vjet),
Për gjyshe Ajnen muer vesh mileti,
Karajfilja e Selmanit ”emri” i mbet!
./.
*Selmani-Hasani-Matoshi-Lusha = Lushaj
-----------------
2. KODI I BURRAVE
-Kutia e duhanit qitet… edhe e thatë-
Sadik Selmani (1904-1986)
Kahmot, i dashur lexuesi im,
E tillë ka qenë dhe është jeta,
Dikush, nuk ka duhan në kuti,
Tjetri, e ka plot, por…, pa letra!
…!
Lëshoj kutinë e duhanit mbi qylym,
Shtyni, me gishtat e dorës sipër saj:
Pyeti:-Me pas me se, a kie n’se?!
Buzëqeshi:-Mirëseerdhe, o uzdajë!
Mysafiri, e priti kutinë e duhanit,
E afroi afër gjurit, duke e begenisë,
Nga kutia e vet, një defter letra,
E gjysmoi, për të zotin e shtëpisë.
…!
Një ditë prej ditësh, e njëjta skenë,
(Një pyetje të kundërt, po na bje!),
Kutia e bakfanit rreshqiti në cergë:
Antitezë:-Me pas n’se, a kie me se?
Tjetri, ndali kutinë, e hapi me kujdes,
Mori letër, mbushi, në duhanin e Tij,
Duhanin që pati, e ndau në dy kutitë,
Rrahi samraçin:-Tu rritë nderi, zotni!
Ndiqja në heshtje, kodin e burrave,
(Formalisht, dukesha si indiferent),
Kjo etnografi, ish sugjestionuese,
Zbrazte, një roman, etikë e mend!
…!
Kahmot, i dashur lexuesi im,
E tillë ka qenë dhe është jeta,
Dikush, nuk ka duhan në kuti,
Tjetri, e ka plot, por…, pa letra!
./.
-Gri, 1981-
---------------
3. NANA…, U NIS VET!
-Mbasi i tha vdekjes, 4 herë “JO”-
Nana Shkurte
I erdhi Vdekja,
Dhe u ndal në derë.
Nuk vi në dimër,
I tha nana!
-Hajde në verë!
Në verën me lule,
Prap i trokiti,
Ajo, Mortje=pika.
Nuk vi ,
Edhe këtë muaj,
-Pres djalin nga Amerika!
Erdhi Djali,
E përqafoj nana,
Heshti vdekja, si acarit hana!
Nana, bani me gisht:
-Qe’, po të kallxoj:
Edhe një javë, shpirtin se dorzoj!
Si u step Mortja!
Kësoje,
nuk
Të shtundën tjetër, erdhi pa ba za!
As sonte “Jo”,
-Se prishi, dasmën e mbesës…!
Vdekjes , nana i flet:
…!
Të Dielën, mbas-dite,
Nana ish ba gati…,
Dhe…, u
./.
(Tiranë, fund-korriku, 2011)
-------------
-Per ZSh-në, nga NJ, USA, Mars 2014-