E diele, 10.11.2024, 05:51 PM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Kunavia (VI)

E diele, 13.10.2013, 02:16 PM


KUNAVIA – 6

Ipeshkëvët e Dioqezes te Kunavise ne shekujt XIV: Imzot Andrea Croensi dhe Imzot Johannes de Hojo.

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Pas transferimit te Imzot Bartolomeo, Papa Gjoni XXII, me bulen e dates 16 korrik 1320, emeroj Administrator Apostolik te Dioqezes se Kunavise Imzot Andrea Croensis (Andrea Krutani - Ndreu), prelat i shquar albanez. Imzot Ndreu drejtoj dioqezen e Kunavise deri ne fund te vitit 1323.

Para se te vinte ne krye te dioqezes se Kunavise, Imzot Ndreu ishte Ipeshkevi i Dioqezes se Krujes, madje se bashku me ipeshkevin e Kunavise Imzot Gulielm Montegrano, ishin therritur me urgjence ne Avinjon nga Papa Gjoni XXII, i cili i kishte ngarkuar ne detyren te organizonin e te drejtonin kryengritjen antiserbe.

Në Bulen e Papes Gjoni XXII e 17 shtatorit 1317, rezulton se Imzot Ndreun, ne kete kohe e kishin shkarkuan si ipeshkev i Krujës. Debimin nga posti ipeshkevit u be me urdher te mbretit te serbeve Uroshi (1282-1321), i cili e shihte Imzot Ndreun si pengese ne realizmin e politikes te konvertimit ne ortodoksë te popullates katolike arberore. Mbreti Uroshi, i biri i Helenes te Frances, fillimisht ishte katolik, por pas marteses me Simonen (vajza e perandorit bizantin Androniku II), ai ndoqi politikën e kishes bizantine.

Lajmin e dëbimit te Ndreut nga ipeshkvia e Krujes, e njohim dhe nga disa letra te Papa Gjoni XXII, drejtuar ipeshkëve të Oristanit (Sardenja), të Brindizit e të Tarentinos në Pulja të Italisë, te cilet i informon çfarë i kishte ndodhur Ndreut pak muaj me pare: “ab eclesia sua, per Urosium regem Rasciae schismaticum ocupata, exulare compellitur” e ne vazhdim u bënte thirrje ta ndihmonin duke i akorduar nje mbeshtetje financiare, me një pension prej 50 fiorina ari, per 5 vjet, nga fondet e siguruara me të ardhurat e 5 manastireve te tyre.

Imzot Ndreu perjetoj persekutime, perndjekje dhe ndeshkime nga njerezit e mbretit serb Uroshi, por populli albanez e bujti, e nderoj, e respektoj, e vleresoj per aftesite e tij njerezore dhe klerikale, ne veçanti per përkushtimin e tij ndaj kauzës per mbrojtjen e katolicizmit dhe çlirimin e trojeve arberore nga pushtuesit serbë.

Gjithashtu, At Ndreu pati perkrahje nga Papa Gjoni XXII, i cili e vleresonte, prandaj e ngarkoj me detyra, që normalisht i kalonin kompetencat e tij, pasi ishin funksione të nivelit te kardinalit dhe te legatit. Ndonese At Ndreu ishte i shkarkuar nga funksionet e ipeshkevit, Papa Gjoni XXII i ruajti lidhjet dhe bashkepunimin, madje e trajtonte si nder prelatet me te besuar. Kete vleresim Papa Gjoni XXII e konfirmon ne letren e 6 qershor 1318, derguar At Ndreut, te cilit i drejtohet si ipeshkvi i Krujës (ndonese ishte pushuar), si dhe Imezot Mihalit, ipeshkvit të Arbërit. Nuk dihet në se At Ndreu ishte rikthyer në ipeshkvinë e Krujes, sepse një gjë e tillë nuk përmendet në letër, por ajo që të tërheq vëmendjen është se Papa i drejtohet dy ipeshkëve (Ndreut dhe Mihalit), qe i perkisinin dy ipeshkvive të ndryshme, asaj te Krujës dhe te Arbërit (Matit), te cilat gabimisht, historiografet tane i identifikonin si nje ipeshkevi e vetme, ndersa ne fakt kane qene dy te veçanta.

Me letren tjeter te 18 qershorit të vitit 1318, Papa Gjoni XXII, e kerkon Imzot Ndreun, te paraqitet urgjent ne Avinjon (Archiv. Registra Vaticana; Registra Avenionensia 1318). Ne keto takimet me Papen, Imzot Ndreu mori udhezime dhe autorizimin të udhëheqi popullin albaneze ne rezistencen kunder shizmatikeve serbe dhe e ngarkoj me detyra per organizimin e kryengritjes kunder serbeve, te cilet kishin filluar te pushtonin pjesen veriore te Mbreterise se Albania.

Ne perfundim te takimeve, Papa Gjoni XXII e pajisi Imzot Ndreun me nje letrer shoqëruese, per te kryer dhe disa detyra te posaçme. Kesisoj Ndreu ishte ngarkuar nga papa, qe gjate rruges te kthimit per ne Atdhe, te konfirmonte At Gjon Barbuci ne katedralen e Barit ne Itali, At Kostën kryedhjak të Durrësit dhe At Gjon Rubeun ne famulline e Shen Nikolla ne Petrosa te Kunavia. Pra si kuptohet, rruga e kthimit nga Avinjone ne Albania kalonte nga Bari. Detyra qe i u dha At Ndreut, per te komunikuar keto emerime, nderkohe qe Ai nuk ishte as ipeshkev e as kardinal, ishte nja praktike e pazakonte e Papatit dhe e Kuria-s. Si rregull, emerimi i ipeshkeve, kardinaleve, rektoreve dhe krye-dhjakeve, behej duke u prezantuar fizikisht ne Kuria, ku dhe merrnin udhezimet e duhura, por rralle here kjo proçedure mund te kryhej dhe nga nje ipeshkev i ngarkuar te konfirmonte zgjedhjen dhe emerimin e një tjetri. Kjo praktike kryhej me qëllim, që prelatet të shmangnin udhetimet e gjata e te rrezikeshme deri ne Roma, ku Kuria i u dorezonte diplomat e detyrave te reja. Ky mision special i emerimeve te ketyre prelateve, janë provë e besimit te Papes ndaj Imzot Ndreut, i cil dhe pse ishte ipeshkev i shkarkuar, i u besua kryente keto emerime, pa qene e nevojshme, qe keta prelate te shkonin deri në Avinion.

Me t’u kthyer ne Albania, At Ndreu levizte nga nje ipeshkevi ne tjetren, por me shume qendronte ne Kunavia, pasi kjo treve kishte pozicion qendrore, e shtrire ndermjet ipeshkevive te Matit, Krujes, Bendes, Stefaniaka, Çermenikes , Dibres dhe te Ohrit, kesisoj e kishte te lehte te lidhej me kleriket dhe me fisniket e ketyre trojeve, per te koordinuar organizimin e kryengritjes antiserbe.

Misionet e At Ndreut, me detyra te dhena nga Papa, ne fakt ishin kompetenca te kardinalieve dhe te legateve, çka deshmon se Imzot Ndreu ishte klerik i formuar, me autoritet e me reputacion, sa i besoheshin funksione te larta dhe pse ishte nje ipeshkev i shkarkuar.

Nuk do te gabojme aspak ne se do ta konsiderojme Imzot Ndreun legat i Papes ne Mbreterine e Albania, pavaresisht se deri tani nuk disponojme nje dokument, qe te konfirmoj kete funksion. Normalisht, detyra të tilla te rëndësishme, u ngarkoheshin legatëve, që ishin ambasadorët e papës nëper botë, si legatus nati, legatus missus dhe legatus a latere. Kuptohet se Papët nuk mund të mbulonin me prezencën personale të gjitha vendet ku ata shtrinin autoritetin e tyre, kesisoj që prej kohërave të hershme, ata kanë dërguar ne ato vende përfaqësuesit e tyre, pra legatet.

Legatet a lettere ishin kardinalët ambasadorë, me funksionet me të larta ne hierarkine katolike dhe më të besuarit në këto poste, prandaj kishin lirinë të udhëhiqnin dhe të organizonin dhe kryqëzata, ndërkohë, që legatus missus ishin përgjegjës vetëm për të çuar në destinacion një porosi të dhënë nga Papa, te cilat normalisht përshkruheshin me detaje në letrat papnore, që u jepeshin legateve si dokument prezantimi, ose rekomandimi, për ipeshkevite, dioqezat e famullite ku shkonin. Më pak të rëndësishmit ishin legati nati (legatë nga lindja), por dhe ata ishin prelatë, që kishin pushtet të plotë për të përfaqësuar Papën kudo qe shkonin.

Si legatus missus dhe legatus a latere ne shume aspekte konsideroheshin si nje Papa lokal. Pra legati ishte më i lartë se ipeshkvi lokal dhe ishte i pari në Synodet vendore. Ai gjykonte ipeshkvët, kontrollonte dhe kujdesej për reformat kishtare dhe per zbatimin lokal të rregullave të vendosura nga papati. Ata përfaqësonin papatin edhe ne aktivitete diplomatike, ne takimet me mbreterit, me princat dhe me fisniket.

At Ndreu nuk ishte emeruar kardinal dhe as legat, por me detyrat qe i ngarkonte Papa, kryente te njejtat funksione. Me qe ndër detyrat më të rëndësishme të legateve ishte përgatitja dhe udhëheqja e kryqëzatave, kuptohet pse ishte trembur aq shumë Uroshi – mbreti i serbeve, qe e shkarkoj imzot Ndreun si ipeshkev i Krujes.

At Ndreu ishte klerik i besuar i Papes, i ngarkuar me funksione te larta njelloj si nje legat, kesisoj ishte i lirë të vepronte dhe të udhëzonte me iniciativen e tij.

Papa Gjoni XXII, gjatë pontifikatit të tij e përqendroi sistemin e zgjedhjeve dhe të emerimeve në duart e veta, pra e kishte monoplizuar pushtetin, andaj ky perjashtim jo i zakonshem ne praktiken papale, deshmon se e kishte privilegjuar At Ndreun, duke e konsideruar ndër njerëzit më të besuar.

Gjate viteve 1317 - 1319, Ndreu ishte figura qendrore,  që përfaqësonte Papen dhe mendimet e tij ne ipeshkevite tona, duke dale ne krye te mbrojtjes te katolicizmit e të lëvizjes anti-serbe në Albania.

Në qershor të vitit 1319, Papa Gjoni XXII, prezantoj planin për kryqëzatë kundër mbretit serb. Kete vendim ai u njoftoj dhe fisnikeve albaneze ne letren e 17 qershorit 1319 derguar Mentul Muzaka - konti i Këlcyrës, Ndre Muzakës - Regni Albaniae Marescialo, Theodor Muzaka –proto-sevastorit të mbretërisë së Albanisë, Guljelm Blenishtit - protosevastor, Guljelm Aranitit –  protholegatur,  Pal Matrangës dhe baronëve të tjerë të mbretërisë së Albanisë, si dhe Ladislaut – konti i Albanisë.

Papa Gjoni XXII u shkruante se ai e dinte se fisniket dhe populli albanez po vuanin nën tiraninë e rëndë të mbretit të Serbisë (sub gravi tirannide illius regis perfidi Rascie nedum scismatici et religionis christiane totaliter inimici) dhe i nxiste t'i bënin rezistencë serbeve, duke i siguruar se do t'i ndihmonte me gjitha mundësitë.

Në të gjitha letrat e Papa Gjon XXII drejtuar kryeipeshkeve, ipeshkeve dhe fisnikeve te Albanise, e rekomandon At Ndreun njeriun e tij të besuar, madje e quan ipeshkevi i Krujes, duke i njoftuar se Ai do t'u jipte udhëzime me gojë te gjithe fisnikeve, të cilet duhet t'i besonin deri në fund “super hiis autem venerabilis frater noster Andreas episcopus Croensis affectum nostrum oraculo vive vocis plenius vobis aperiet, cui exinde fidem poteritis credulam adhibere”.

Letrat e Papes drejtuar klerikeve dhe fisnikeve, synonin të arrihej bashkimi i të gjitha forcave politike e ushtarake albaneze, per çlirimin nga sundimi i serbeve, të cilët si thotë studiuesi Pëllumb Xhufi, përdoren te gjitha politikat për shkatërrimin e strukturave sociale-politike të Albanise te asaj kohe, se pari duke i zhveshur shtresat e larta nga pasuritë e tyre dhe duke imponuar politikën e serbizimit, që fillonte me konvertimin e popullates në ortodoksë serbë. Asimilimi kishtar, asimilimi kulturor dhe së fundi asimilimi etnik, ishin shtresa të njëjtit proces serbizimi te politikes serbe.

Si reagim kundër shtypjes dhe politikes serbizuese, populli yne, jo vetëm politikisht por edhe shpirtërisht përqafoj katolicizmin, kështu që katolikët albaneze nga shekulli i XII deri në shekullin XV mbeten etnikisht albanezë.

Fakti që Ndreu ishte i ngarkuar nga Papa Gjoni XXII me detyrat te organizonte e te koordinonte të gjitha forcave politike të mbretërisë te Albania në kryqëzatën e vitit 1319, që po përgatitej kundër sundimit serb, deshmon për rolin e Imzot Ndreut jo vetem si udheheqes shpirteror, por dhe si prijes i popullit tone ne kryengritjen antiserbe.

Kryqëzata antiserbe nuk u realizua, pasi Papa i besoj, madje u mashtrua nga diplomacia e Uroshit II, mbretit të Serbisë, i cili i premtoi, se do të pranonte besimin katolik bashkë me popullin e tij, gjë që në fakt nuk ndodhi. Pas paqes me Papen ne vitin 1319, Uroshi se bashku me gruan Simonën dhe djalin Konstantin, si prove bindjeje, investoj veshjen me argjend te sarkofagut te Shen Nikolla në katedralen e Barit. Një strategji te tillë, mbretërit Serbë e përdoren vazhdimisht gjatë shekullit te XIV, kesisoj sa here qe fillonte pergatitja e nje kryqëzate kunder shizmatikeve serbe, ata benin nje nderhyrje diplomatike afrimi me Papen dhe me pas ktheheshin perseri ne politiken e shizmes.

Të tilla kryqëzata, ku forcat politike albaneze u vendosen në qendër të planeve te Papatit dhe te mbretrive perendimore jane ato te vitit 1331, 1336, 1352 - 1354.

Ne vitet 1315 - 1325, shumica e famullive u rrenuan nga pushtuesit serbë, te cilet me shkaterrimet dhe persekutimet e vazhdueshme, bënin presion mbi popullaten albaneze, qe te konvertohej ne ortodoksi. Ne veçanti gjendja ekonomike e At Ndreut ishte perkeqesuar, si rezulton nga nje leter e Papa Gjoni XXII e dates 18 qershor 1320, i cili njofton se i kishte derguar nje mbeshtetje financiare prej 100 fjorina ari. Nga kjo leter rezulton se dhe ipeshkevet dhe kleriket e tjere ishin ne gjendje te veshtire ekonomike, sidomos ato te zonave nen presionin e vazhdueshem te serbeve, per çka Papa Gjoni u kishte derguar 100 florenos auri edhe kryepeshkopit te Ohrit dhe ipeshkevit te Shasit.

Ne keto vite, Kunavia ishte bere qender  e fuqishme e katolicizmit dhe e levizjes antiserbe. Per te forcuar me shume rolin e kesaj dioqeze, Papa Gjoni XXII, me bulen e dates 16 korrik 1320, emeroj imzot Ndreun (Andrea Croensis) Administrator Apostolik i Dioqezes se Kunavia.

Ky prelat i shquar albanez, e drejtoj dioqezen e Kunavise dhe udhehoqi kryengritjet antiserbe deri ne fund te vitit 1323. Imzot Ndreu vdiq dhe u varros ne Kunavia.

Imzot Johannes de Hojo. Murgu Gjon Hojo ishte spanjoll, i Urdherit Cistersien. Ne vitet 1307 - 1324 kishte qene peshkop i Katalonjes. Me pas Joannes de Hoyo e kishin transferuar ne Dalmaci, ku kishte sherbyer si kryemurg ne manastirin cistercien të Leoncello - në dioqezën e Valentinit. Ne Dalmaci qendroj pak kohe, pasi me 10 korrik 1325, Imzot Andrea, Kryeipeshkevi i Tivarit, e emeroj Murgun Gjon ipeshkev i dioqezes se Kunavia.

Emerimi i ipeshkev i murgut Hojo, ishte nje veprim anormal, qe krijoj probleme dhe nxiti reagimin e rrepte te Papes Gjoni XXII, i cili jo vetem nuk e miratoj por urdheroj shkarkimin e tij si ipeshkev.

Dioqeza e Kunavise e sidomos Manastiri i Shen Trifonit ishin bere objekt sherri ndermjet imzot Andreas - kreyipeshkevi i Tivarit, cili insistonte ta perfshinte ne juridiksionin e tij dhe te Imzot Antonio III – Kryeipeshkvi i Durresit, qe e kundershtonte me te drejte, pasi dioqeza a Kunavise, historikisht, që ne zanafille e ne vazhdim, kishte qene ne varesi te ipeshkevise se Durresit.

Me vdekjen e imzot Andrea Krutanit, kryipeshkevi i Tivarit perfitoj dhe nderhyri me prepotence, pa vene ne dijeni Papen dhe as kryepieshkevin e Durresit, duke e emeruar murgun Johannes de Hojo – ipeshkev i dioqezes se Kunavia.

Kete vendim, kryepeshkopi i Tivarit e justifikonte me pozicionin e veçante dhe te privilegjuar qe kishte, sepse me nje sentence te Selise se Shenjte, atij i ishte dhënë ne juridiksion dhe Ipeshkevia e Durresit, çka i krijonte mundesi te shtrinte pushtetin klerikal si ne ipeshkevi dhe ne dioqezat sufragane. Duke perfituar nga ky pozicion, ai synoj te marri nen kontroll dioqezen e femeshme te Kunavise, me sakte, te shtrinte kontrollin mbi Manastirin e Shen Trifonit e per kete qellim emeroj ipeshkev murgun Gjon Hojo, pra njeriun e tij te besuar, i cili mund te ndikonte ne realizimin e qellimeve te Imzot Andrea.

Me kete vendim, Imzot Andrea i kaloj kompetencat e tij, prandaj Papa Gjoni XXII e ndeshkjo duke e shkarkuar si kryepeshkop dhe nga të gjitha funksionet kishtare që gëzonte. Me kete vendim te pa matur, Imezot Andrea, rrezikoi dhe humbi gjithçka nga ambicja per ta vene dioqezen sufragane te Kunavise nën autoritetin e kryepeshkopatës së Tivarit. Rezultati i ketij vendimi te nxituar, ishte fatal për karrierën e tij, pasi Papa e shkarkoj Andrean dhe ne vendin e tij emeroj menjehere Imzot Gregorin. Me kete vendim u shkarkua si ipeshkev e Kunavise dhe murgu Johannes de Hoyo, i cili u kthye në Spanjë, ndersa e në vitin 1346, e emeruan ipeshkev i dioqezes te Delmitensi.

Pra, molla e sherrit ne kete ngjarje ishte Manastiri cistercien i Shen Trifonit ne Kunavia, i pari dhe i vetmi i ketij lloji ne trojet albaneze. Sipas Angel Manrique (Annales Cistercienses. Lion 1642), rezulton se manastiri Cistercien i Shen Trifonit ne Kunavia, eshte themeluar ne vitin 1189 dhe u konsakrua nga Papa Celestino III, me bulen e leshuar me date 18 prill 1192.

Urdheri manastirial cistersen, quhet dhe urdheri i murgjeve te bardhe, sepse visheshin me veladon te bardhe e mantel te shkurter kafè. Manastiret cistercien jane te urdherit manastirial i te drejtes pontifike (latinisht: Ordo cisterciensis – O. Cist), i themeluar ne vitin 1098 ne abacine e Citeaux ne Borgonja te Frances. Me qe emeri Citeaux ne latinisht shkruhet Cistercium, per rrjedhoje u quajt Cisterciensis. Ky urdher organizohet me manastire autonome, por te bashkuar ne kongregacion dhe te drejtuar nga kryemurgu (murgu gjeneral), me rezidence ne Roma.

Urdheri cistercien ishte me reformatori dhe me i fuqishmi i mesjetes europiane. Keta manastire u perhapen neper bote dhe u fuqizuan shume, kur ne krye te ketij urdheri ishte Shen Bernardi, i cili hartoj rregullat e jetes manastirike perfekte (te perkryera), qe usheheqin jeten dhe aktivitetin e murgjerve cisterciene (murgjit e stretta osservanza).

Organizimi i urdherit cistercien dallohet per disipline fetare, jetese te thjeshte dhe per impenjim ne progresin teknologjik, si ne prodhimet artizanale, ne ndertimet e banesave, te kanleve te ujitjes, te rrugeve, impenjoheshin ne punet bujqesore e blegtorale dhe ne ndertimin e objekteve te kultit.

Motoja e cistercienseve eshte "Ora et labora" (lutje dhe punë), kesisoj dita e cistersienëve, ishte e organizuar në mënyrë strikte sipas këtyre dy parimeve, pra me lutje dhe me studimin e biblës e ne vazhdim merreshin me punë. Murgjet cistercien ndiqnin stil jetese te varfër. Sipas tyre manastiret dhe kishat, duhet të reflektonin varfërinë si ideal të cistersienëve, prandaj ata ndalonin përdorimin e arit dhe te argjendit, kesisoj në objekte liturgjike nuk lejoheshin zbukurime, madje as ne kishat, as ne manasiret dhe as ne shtepite e banimit.

Urdheri cistercen synonte, që manastiret të ndërtoheshin në vende të largeta e te thella, prandaj ata zgjodhen Kunavine, kete treve te ashper malore, me pyje te dendur, me kullota te shumta e me  faune te pasur, nje treve e “humbur” ndermjet bjeshkeve te larta. Murgjet cisterciene vraponin pas ketyre vendeve te “humbura”, keshtu u bene strateget e zbulimit te vendeve pjellore e me punen e tyre impenjative, arrinin rezultate te larta, duke kontribuar ne zhvillimin kulturor dhe ekonomik te popullates vendase.

Megjithate, duhet te theksoj se nuk ishte vetem kjo parajse e eger dhe e virgjer, qe i nxiti murgjit cistercien te zgjidhnin Kunavian, sepse qellimi kryesor i misionit te tyre, ishte te zgjeroheshin duke “pushtuar” jo vetem terrene fizike, por dhe te terhiqnin sa me shume besimtare, te perfshinin ne katolicizem sa me shume famulli bizantine. Pikerisht, dioqeza e Kunavise, i plotesonte kushtet per keto aktivitete, pasi nder te tjera ishte dhe dioqeza ku mbizoteronin ende kishat e ritit bizantin. Jemi ne periudhen, kur ne trevat e Kunavise filloj te rritet prezenca dhe aktiviteti i kishes katolike, pra po permbysej raporti ndermjet katolikeve qe po shtoheshin dhe ortodokesve, qe pakesoheshin.

Manastiret cistersienë janë konsideruar si fabrikat më të organizuara të mesjetes, pasi kryenin me shumë aktivitete pune të specializuara, si shquhet dhe manastiri i Shen Trifonit ne Kunavia.

 

Murgjerit “inxhiniera” cistersenë, zhvilluan teknologji të reja dhe i shpërndanë njohuritë e tyre në të gjithë Evropën, madje shkonin ne vende te thella dhe te varfera, por në të njëjtën kohë mbanin lidhje të ngushta me qendrën e urdhrit ne Roma, nga ku merrnin informacionet e reja.

Murgjet cistercienë ishin te impenjuar dhe në jetën politike dhe shoqerore të vendit, duke krijuar nje atmosfere respekti reciprok dhe raporte bashkpunimi me fisniket dhe me banoret. Keto lidhje vleresoheshin dhe shfrytezoheshin nga Vatikani, qe shpesh i ngarkonte murgjerit cistercien me misione te rendesishme dhe me përgjegjësine e mediatorit.

Cistercienët bënë shumë novacione në praktikën e dorëshkrimeve, të arkitekturës, te jetës sociale. Murgjit cistercienë ishin të parët që organizuan teknologjinë e prodhimit të librave të shkruara me dorë. Ata krijuan scriptorium monasticum (dhoma e shkrimit), shpikën indekset alfabetike dhe faqosjen e librave. Me doreshkrimet e tyre prodhuan libra në masë, para zbulimit te makines se shkrimit nga Gutenbergu.

Murgjerit cistercen te Manastirit te Shen Trifonit ne Kunavia, nder te cilet ishin dhe plot vendas, i u dedikuan shkrimeve te librave te shenjta si ungjille e pjese ungjilli, kodikë, meshare, inkubula, tekste katekizme dhe krezme, lutje, formula pagezimi dhe celebrimi martese, riprodhonin librat e kohes, pra gjitheçka qe i sherbente kishes katolike dhe banoreve te kesaj treve dhe me gjere. Ne kete aspekt, manastiri i Shen Trifonit i Kunavise ishte tipografia e kishes albaneze, nga ku prodho-heshin e shperndaheshin keto materiale neper ipeshkevite dhe dioqezat e tjera. Murgjerit e Shen Trifonit prodhuan dhe disa nga librat e Imzot Thomasit, ipeshkevit te Kunavise nga viti 1334 deri ne 1347, si deshmon historiani Thomas Villiers, i cili i ka gjetur ne Biblioteken Karmelitana te Norwich ne Angli, por dikur ato libra ishin dhe ne biblioteken e katedrales te Shen Gjon Pagezorit ne qender te Kunavise.

Doreshkrimet dhe librat kryesisht shkruheshin ne gjuhen latine, te tjerat ne gjuhen greke antike, disa ne serbisht, por insistoj se nuk perjashtohet mundesia, qe jane shkruar dhe ne gjuhe albaneze, si e kam argumentuar ne shkrimin e meparshem, andaj nuk po zgjatem t’i perserisë.

Merita te veçanta kane murgjit cistercienë ne zhvillimin e teknologjise dhe perhapjen e artit gotik, nje kulture e re, e cila e kaperceu ate romano-bizantine, qe ekzistonte deri ne ate kohe.

Murgjit cistercien zhvilluan në arkitekturë stilin gotik, një ndër stilet më të bukur, që ka njohur kjo fushë, çka u reflektua ne ndertimin e kishave e natyrisht dhe te banesave, ose me sakte te kullave – fortesa te Kunavise dhe me gjere ne treva te tjera te malesise verilindore te vendit tone.

Ne menyre te llogjikeshme shtrohet pyetja: çfare ruhet ne Kunavi nga kjo kulture e vjeter dhe nga kjo eksperienca e pasur e veprave te murgjerve te manastirit te Shen Trifonit?

Eshte trasheguar shume, sidomos ne aspektin shpirteror dhe kulturor, ndersa veprat e tyre jane shkaterruar nga pushtuesit e shumte. Kunavia – Martaneshi eshte nje ndër trevat shqiptare, qe ka pesuar reprazalje, djegie, shkaterime, masakra te egra, duke filluar nga romaket e Cezarit, qe si shkruan Seneka e shnderruan kete treve ne “shkretetire”, nga pushtuesit bizantine, nga normanet, nga serbet dhe sidomos nga turqit. Ne veçanti, populli i kesaj treve nuk e ka harruar vandalizmin e barbareve turqë, te cilet shkaterruan uren me hark guri mbi lumin Mat (bashkonte fshatin Gjon me Peshkun), djegiet e katedrales se Shen Gjon Pagezorit (si tregon Koleti ishte e ndertuar me mermer te latuar), te manastirit te Shen Trifonit, te kishes se Shen Maria, te kishes se Shen Nikolla etj, por u ruajt manastiri i Shen Martinit, i cili me pas u shnderrua ne teqe te Bektashive. Arsyet pse nuk u dogj, por u ruajt ky manastir, do te ndalem ne nje shkrim tjeter.

Vetem gjate luftes se dyte boterore, fashistet italiane dhe nazistet gjermane, kane djegur me mijera shtepi, me sakte pothuajse te gjitha kullat - fortesa, qe malesoret nuk arrijten kurre t’i rindertojne. Pak ka mbetur nga keto kulla te ndertuara me gure e me qoshet me gure te latuar. Se paku deri ne vitet ’70 ishte e ruajtur kulla – fortese, ne tre kate e familjes te Rrem Gjyla, e cila mbetet tipike si ndertim i stilit gotik, me porten kryesore me hark guri, me qoshkun dekorativ ne katin e siperm te mbeshtetur ne ballaustra guri dhe me frengjite e vogla.

Te asaj kohe jane rruga e shtruar me kalldrem, qe lidhte katedralen me seline e ipeshkevit (sot shtepia e S. Peshkut), nje fragment i vogel mozaiku me gure lumi ne sheshin para katedrales (sot pjese sheshi ne te majte te nderteses te shkolles se mesme ne Peshk).

Nje nga trashegimite e vyera te kultures cisterciene, e ruajtur vetem nga malesoret e Martaneshit deri ne fund te viteve ’60 te shekullit XX, ishte argatia, nje praktike e rralle solidarieteti e ndihme ekonomike, e cila ofrohej gratis nga malesoret.

Argatia, eshte fjale greke – ??????? e do te thote me i sherbyer, ne kuptim me i sherbyer vreshtes, grurit, misrit, por dhe ne kuptimin social, me i sherbyer familjes, shoqerise etj.

Si term dhe si praktike, argatia eshte perdorur qe ne mote te shkuara nga malesoret e Kunavia – Martaneshit, qe e kishin huazuar nga murgjerit cistercienë. Si kam theksuar dhe me parë, murgjerit e Shen Trifonit, ne periudhat e pikut te puneve ne bujqesi, shkonin ne argatì dhe ndihmonin gratis malesoret ne prashitje, ne ujitje dhe ne korrjet. Kjo praktike e lashte, u ruajt e u zbatua rregullisht nga malesoret, si ne ndertimin e banesave – kullave dhe ne punet bujqesore, sidomos ne periudhen e korrjeve te drithrave dhe te barit, qe e ruanin per bagetine ne periudhen e dimrit, kur izoloheshin nga bora. Per ta perfunduar ne kohe sa me te shpejte e pa deme korrjen e grurit, apo te misrit, apo te barit, kryefamiljari i nje shtepie, therriste ne argatì nga farefisi, fqinjet dhe miqt dhe se bashku punonin gratis e me aksion, per te perfunduar te gjithe punen brenda dites. Organizuesi i argatise, ishte i detyruar t’i u garantonte dreken te gjitheve, burrave dhe grave, qe kishin shkuar ne ndihme. Kesisoj, praktika e argatìse perseritej dhe nga bashkfshataret e tjere.

Kjo kulture e bukur solidarieteti e ndihme gratis, eshte braktisur prej rreth gjysem shekulli dhe ka mbetur thjeshte nje kujtim i larget, qe malesoret martaneshas e ruajne ne kujtesen historike, ashtu si kane ruajtur e kultivuar vlera te larta morale, aresimore, shpirterore, kulturore dhe patriotike.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora