E premte, 26.04.2024, 01:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Kujtim Mateli: Të qoftë me dritë udha, Kosovë

E shtune, 24.05.2008, 11:45 PM


Kujtim Mateli
Kujtim Mateli

Të qoftë me dritë udha, Kosovë

Nëse bie pak mjegull mbi të kaluarën e të parëve tanë, ajo është mjegulla ku do të humbasim vet.

Në hapësirën tënde,Kosovë,
Yjet në shekuj u lodhën:
“Pak dritë- u thoshit- pak dritë,
Ta  shohim në sy bacën kur na flet,
S`na lidh dot as krajl, as mbret.
Ishit i vetmi vend ku liria nuk kishte udhë në territorin tënd,
Endej ajo përtej kufijve të tu,
Afrohej hapësirave të tua dhe i thoshin: ” Kthehu,
nuk ka rrugë për të kaluar andej.”
U mblodhën burrat  në kuvende kudo në Kosovë,
Nga Përmeti erdhi i madhi Abdyl Frashëri,
E vure në qoshen e mikut dhe i the: ” Të qoftë i mbarë kuvendi!”
Sytë i hodhët andej nga ishin ngjirur një shekull të tërë:
Liri,barazi, vëllazëri.
Shkuat atje po lirinë s`ua dhanë,
Barazinë  e kishin ngrënë teksa shtronin darkave bankete,
Vëllazërinë s`e kërkuat,
Atë e kishit me vete.
Nxore Kosovë burrat e mendjes dhe të pushkës me radhë,
Isa Boletinin e bëre krahë për Ismail Qemal,
Po liria s`të erdhi as këtë herë.
Lirinë tënde të tjerë e patën blerë.
Ra mbi Ty me teper errësirë se ç`ra në shekujt e mesjetës,
Më tepër acar se c`bie në Pol ku nuk banojnë njerëz.
Po ti i kishe ndërtuar shtëpite me portën në drejtim të diellit,
Shpresën e vendose nga shekujt që vinin,
Ëndrrën ia le fillimit të këtij shekulli.
Besimi yt e kapërxeu kornizën e kohes,
Doli në breg të përtej oqeanit,
Atje ku ishin burrat që sfidonin të keqen e shekullit që shkoi,
Atje ku e dinë se ç`është liria,
Atje ku mori formë dhe u rrit demokracia,
Atje ku njeriu është njeri,
Atje ku e vërteta është e vërtetë,
Atje ku ëndrra e Kosovës mori jetë.
Tani  i pafshë ëndrrat të bardha, Kosovë!
Mos harro që portën e shtëpisë ta mbash përjetë në drejtim të diellit,
Lëri mbas shpine ngricat që vijnë nga Poli ku s`banojnë njerëz,
Mbaje hapur dritaren të fryjnë erërat e lirisë,
Te thajnë mykun që zunë odat e tua në këto vite errësire.
Ke vetëm pak vjet që merr frymë lirie,
Ke vetëm pak vjet që të shohim me fytyrë drite,
Ke pak, fare pak, që ke hyrë në udhë demokracie.
Udhët në tërë historinë kanë qenë të vështira,
Duan mençurinë për të kuptuar:
A zgjatet ajo përtej pyllit që të del përpara?
A e ka gjithmonë rrezen e diellit?
A shkon  andej ku nuk mungon liria?
Të gjeti ky fillim shekulli, Kosovë, me buqeta gëzimi,
Me shtëpi të re në truallin tënd të vjetër.
Këtë shtëpi pagëzoje si fëmijë,
Liria dhe demokracia le të jenë kumbarët e kësaj fëmije,
Unë, në pamundësi për të bërë më tepër,
Po të nisë këtë vjershë prej Shqiperie.



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora