Kulturë
Lind zogu me 4 këmbë
E enjte, 15.05.2008, 05:13 PM
Nga Korrieri
Zogu i Fushe-Krujes Deformime gjenetike. Fushe-Kruja behet deshmitare e cudise se radhes. Nje zog pule lind me dy kembe teper
FUSHË-KRUJË - E rrallë, por e vërtetë! Banorët e fshatit Dervan në Fushë-Krujë janë habitur kur në fermën e Pashk Gjokejës kanë gjetur një zog pule me katër këmbë. Shpendi i çuditshëm ka lindur katër ditë më parë, ndërsa menjëherë kanë ardhur specialistë për të parë sesi është forma e shpendit. Është vënë re se zogut me katër këmbë i funksionojnë vetëm dy këmbët e prapme, ndërsa dy të tjerat, të cilat ndodhen në trupin e shpendit, nuk janë funksionale. Sipas veterinerit Meleq Bylyku, lindje të tilla janë tepër të rralla dhe përfshihen në deformimet gjenetike. Ndërsa pronari i zogut, Pashk Gjokeja, shprehet se është befasuar. Shërbimin ndaj shpendit e ka marrë përsipër nipi i tij, Genti 7-vjeçar, i cili është i dashuruar pas pulave. Zogu ka shëndet të plotë dhe është mjaft i lëvizshëm.