E shtune, 27.04.2024, 11:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Besa fiton çmimin e madh të "Top Fest 5"

E hene, 05.05.2008, 08:14 PM


Sërish një baladë dashurie vlerësohet maksimalisht në festivalin më të madh të muzikës moderne shqiptare

Besa është shpallur fituese e edicionit të 5-të të "Top Fest", festivali më i madh i muzikës moderne shqiptare. Fjala është pikërisht për Besa Kokëdhimën, një këngëtare e afirmuar vitet e fundit haps pas hapi, e cila njëherësh fitoi dhe çmimin e më të votuarës në internet. Ajo u përfaqësua në këtë edicion me një ndër baladat më të bukura të dashurisë të titulluar "Engjëjt vrasin njësoj" duke iu bashkuar kështu dy baladave fituese në edicionin e dytë dhe të tretë, interpretuar nga Alban Skënderaj, e në të dytën së bashku me "Kthjellu".

Më çmimin e madh, Besa Kokëdhima, ka futur në xhep dhe çekun prej 10 mijë eurosh që jepet për këtë çmim. Por, më tepër se vlera e madhe financiare e çmimit të parë, të triumfosh në "Top Fest", do të thotë të afirmohesh si "yll muzike" në rrafshin mbarëkombëtar, kudo ku këndohet shqip. Kështu ka ndodhur pothuajse më të gjithë fituesit e edicioneve të mëparshme, ku njëri prej tyre madje, siç ishte Alban Skënderaj, erdhi nga një anonimat i plotë e me dy çmime të para në dy edicione radhazi, arriti të kapë majat e suksesit. Po kështu dhe me fituesin e parë Stine, apo me Greta Koçin, që jo se vinte nga anonimati apo ishte pak e njohur, porse me triumfin në "Top Fest 4", i vuri vetes një kurorë suksesi që nuk e kishte pasur gjer atëherë.

Por ç‘ndodhi mbrëmë?

Festa e madhe e muzikës nisi me një sfilatë mbi tapet të kuq të të gjithë protagonistëve të skenës së "Top Fest". Rreth tyre fansa të shumtë, të cilët i shihnin e i preknin nga afër, duke këmbyer përshëndetje, komplimente e autografe. Ishte kjo një gjetje e organizatorëve të spektaklit të madh që shërbeu si një "nxehje" për atë që do të ndodhte më pas në skenë.

Dyshja Albana & Ledioni udhëhoqën për më shumë së tri orë emocionet e finales, duke lançuar këngëtarë e çmime, me një rrjedhshmëri e elegancë tipike rinore. Ndërsa zgjidhja skenike e vendosjes së tyre ishte tejet origjinale. Ata drejtonin nga një miniskenë të veçuar nga skena e madhe; një tip ballkoni, ku aty ftonin dhe fituesit e çmimeve, ndërsa skena u përkiste vetëm interpretueseve. Ritmika e lartë e spektaklit, performanca e shkëlqyer, vulosën dhe njëherë faktin se "Top Fest" ka kapur standardet e një lloj show të përmasave MTV.

Duke u kthyer prapa në kohë, tashmë shohim një "Top Fest", i cili është aq origjinal si event muzikor dhe i pakrahasueshëm për nga performanca, organizimi dhe madhështia. Sepse i është kushtuar rëndësi çdo aspekti e çdo detaji. Janë këngët në vetvete, të cilat përfshijnë çdo rrymë që lëvrohet sot në botë; janë interpretuesit që vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, si dhe interpretimet që u përkasin shumë stileve e ngjyrave vokalistike; është ana teknologjike me sistemin audio, figurën, ndriçimin e regjinë, që e kanë bërë "Top Fest" si një ndër eventet muzikore më spektakolare në ekranet shqiptare; është skenografia, me një lojë fantazie e kombinacione formash e ngjyrash nga më të larmishmet; e në fund është lloji i organizimit të këtij eventi që e shndërron atë në një festë muzikore që shtrihet në disa muaj. Në 5 edicione, "Top Fest" është shndërruar kështu në spektaklin më të madh muzikor në hapësirat shqipfolëse. Këtë e ka treguar audienca e jashtëzakonshme, netët finale, si dhe pjesëmarrja po e jashtëzakonshme e këngëtarëve për të qenë protagonistë në "Top Fest".


Çmimet e tjera që u dhanë mbrëmë në "Top Fest"

Best New Art- Shpat Deda
Best Pop & Rock-Upstreew & Kelly
Best Alternative-Linda në botën e çudirave
Best Hip & RNB-Viagra dhe Skillz
Best Female-Çiljeta
Best Male-Gledi dhe Gent Bushpepa
Best Song-Hana
Best Interpret-Teuta Kurti
Best Grooup-Cody
Best Video-Aida Hana
Vodafone Club-Ngroba
Digitalb-Vesa Luma
TAR-Vitmar Basha
Internet-Besa



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora