Kulturë
Albert Zholi: Intervistë me gazetaren e njohur Tefta Radi
E hene, 05.05.2008, 10:31 AM
Intervistë/ Tefta Radi:
Tefta Radi
‘97-‘98 ku për mua kanë qenë vite të tmerrëshme, ku shqiptarët u ngritën kundër shqiptarëtve, ku nuk dihej se çfarë kërkonin
Më hiqet statusi i gazetarit dhe kaloj në redaktore
Vdis pa të të duan është shprehja popullore.
Nga Albert Zholi
E lidhur prej një jete me ekranin shqiptar gazetarja e njohur Tefta Radi është një nga ikonat e këtij televizioni. Zëri i saj i ëmbël, delikatesa, mënyra e përçimit të lajmit, komunikimi, veshja, një sërë elementësh që do ti kishte zili cdo gazetare dhe lajmëse e ekranit, e kanë bërë Teftën një ikonë potente të TVSH-së. Rrugëtimi i saj në këtë televizion i ngjan një tregimi, ku janë të ndërthurura në një të vetme, e vërteta me të pabesushmen ( jo e marrë si element artistik), për vetë faktin, se nga ky television, fidanishte e televizioneve shqiptare, janë përhapur lajmet më sensacionalë të Shipërisë në kohërat e shumdiskutueshme ndërmjet dy sistemeve, atij monist dhe sistemit demokratik. Në ekranin e tij janë bërë publike vdekja e ish kryeministrit Mehmet Shehu, vdekja dhe rënja e bustit të Enver Hoxhës, lëvizjet studentore 1990, krijimi i Partisë Demokratike, ngjarjet e çuditshme të viteve 91-92, apo ato të viteve 1997-98. Në gjithë këto ngjarje, Tefta ndoshta ka qënë e vetmja folëse ekrani që ka qënë përçuese dhe memorja e gjallë e TVSH-së. Korrekte, simpatike, e sigurtë, fytyra më e njohur e ekranit shqiptar duket se ndër vite ka krijuar një lidhje të pazgjidhshme, që nuk është tronditur kurrë as nga oferta e shumta që ajo ka patur për të kaluar në televizione private. I ka qëndruar besnike Televizionit ku u formua figura e saj si profesioniste. Një profesion i bukur, që i ka kërkuar sakrifica të mëdha, sakrifica që i ka përballuar falë ndihmës së madhe të bashkëshortit, këngëtarit të njohur Frençesk Radi me të cilën ajo ndan jetën. Është nëna e dy fëmijëve tashmë të rritur, është bërë gjyshe dhe freskia dhe gjallëria e saj janë për tu admiruar. Vazhdon të ketë energjinë e zërit dhe të mendimit që është pjekur me kalimin e viteve..
Por ja, vjen një moment dhe asaj i hiqet statusi i gazetarit duke e transferuar në një detyrë të re, që asaj nuk i rri hiç për zemër, atë të një redaktoreje. Dhe kjo ndodh në një moment kur në opinionin e emancipuar flitet për zërin e lirë, zërin profesional. I hiqet një status, kur ajo ka një karrierë që në fushën që ajo përfaqëson, ka qenë gjithnjë në rritje. Gruaja që ka ditur aq bukur të komunikojë nëpërmjet ekranit, që ka mësuar dhjetëra vajza të dinë të shesin lajmin, sot ndjehet paksa e aneksuar. Në këtë intervistë për gazetën tonë ajo, tregon të fshehtat e karrierës së saj, forcën e ekranit, marëdhënien me këngëtarin e njohur, sakrificat e nënës dhe pa dyshim, kritikon fenomenin e mosmirënjohjes dhe të shmangies së vlerave, të papranueshme në një shoqëri demokratike.
-Kur ka filluar Tefta Radi për herë të parë punë në Televizionin Shqiptar?
-Në vitet 79-80. Fillimisht kam punuar në fushën e mësuesisë. Kam përfunduar studimet në Gjuhë - Letërsi në Universditetin e Tiranës.Mora emërimin në një nga rrethet më veriorë të vendit, në Pukë. Kam punuar kryesisht në Fushë-Arrëz si mësuese në shkollën e mesme. Arrita të filloj në Televizion pas një konkursi kombëtar që u bë për folësa.
-Sa veta konkuruan në këtë konkurs?
-Në atë kishte një komision artistik që vendoste, dhe konkurenca ishte e fortë. Konkurentë kishte shumë, fitova dhe kjo qe edhe arësyeja e tërheqjes nga mësuesia. Në atë vit ishte e vështirë të shkëputeshe nga veriu dhe të ktheheshe përsëri në Triranë. Ka qenë Radio Tirana që bëri që unë të shkëputesha nga Fushë-Arrëzi Nuk mund ta them se në Fushë Arrëz e kam kaluar keq. Atëherë kanë qenë vitet e rinisë ku flija me ëndrra, me nostalgji, me forcë fizike dhe me një pasion për mësuesisë. Në Fushë Arrëz ruaj kujtime shumë të mira me mijëra malësorë, me njerëz fisnikë , mikëpritës, ku vazhdoj akoma të ruaj relata. Shumica e tyre tani janë jashtë shtetit.
-Një moment nga jeta juaj që e keni veçuar nga Fushë-Arrëzi?
-Momenti kur unë u njoha me Franceskun. Më parë nuk njihesha. E kisha njohur vetëm nga ekrani si një zë i njohur në fushën e muzikës. Ai ishte i internuar në Pukë mbas festivalit të 11-të. Në atë vend u njohëm më mirë dhe nga viti 1975 e deri tani jemi bashkë.
-Nuk e more parasysh se ai ishte i internuar dhe mund të kishe probleme me të ardhmen tuaj?
-Me qenë realiste edhe në atë kohë janë bërë lëshime, ku trurin, sisetmi monist për hir të vërtetës ka ditur ta shfrytëzojë. Sipas interesave. Këtë e them edhe nga fakti se shumë nga spikerat e Radio-Tiranës kanë qenë me cene politike që nga Vera Zheji, Haki Bejleri, e shumë të tjerë. Nevzat Dibra, Agron Cobani e të tjerë gazetarë me emër vuajtën nga regjimi, po përsëri u rehabilituan për arësyen e vetme sepse duheshin.
-Në atë kohë si e fituat konkursin, a ndjehej pesha e mikut dhe të qënit antar partie që ju të bëheshit folëse?
-Egzistonin. Por në një fushë të tillë, jo. Kërkesat ishin të forta. Është normale. Kishte shumë kërkesa artistike që duhej ti plotësoje, zëri radiofonik, qartësia. Unë fillimisht kam punuar në Radio -Tirana. Më vonë fillova paralelisht edhe në Televizion sepse kishte nevojë për folësa. Kërkesa e llogarisë nga ana profesionale kanë qenë shumë të forta.
-Kush ka qenë emisioni i juaj i parë që keni dhënë në Radio Tirana?
-Ka qenë një ditë e enjte vjeshte, muaji tetor. Kam qenë nga natyra një tip i qetë, jo shumë emocionuese që mua më ndihmoi shumë në atë kohë që të dilja në ekran apo mikrofon. Kam ditur ta përmbledh veten. Gjakftohtësia më ka shoqëruar në të gjitha transmetimet e mia. Kjo më ka bërë që të jem më e sigurtë. Ky emision ka qenë në vitin 1979.
-Po në televizion në c’vit keni filluar?
-Në televizion kam filluar në vtin 1980.
-Si kanë qenë emocionet kur keni bërë kalimin nga Radio në Televizion?
-Radio për ka mua ka qenë një shkollë e madhe. Të gjithë folëset që kanë kaluar nga radio kanë qenë shumë të mirë në shumë aspekte.Radio mbetet një nga studiot më të dashura ku vazhdoj ta dua, por ana televizive ishte diçka tjetër ku emocioni ishte më i madh sepse duhej të punosh paralelisht me lajmin, logjikën, transmetimin, paraqitjen vizive. Ku mendja të shkon në shumë gjëra si flokët, veshja, si dukem, është një kompleksitet gjërash, ndërsa në radio mund të rrish në çdo pozicion dhe mund të flasësh më lirshëm. Televizioni kërkon tjetër impenjim, tjetër prezencë.Të mendosh regjimin ku çdo gjë ishte strikte, ku lapsuset ndodheshin dhe tërhiqej vëmendja edhe për një të tillë.Është normale që kisha emocion.
-Njerëzit e tu të afërm çfarë kanë thënë atë ditë, dhe a të kanë dhënë urime?
-Më kanë pritur mirë të gjithë, edhe kolegët dhe nga ata që më kanë ndihmuar në radio që nga Elsa, Vironi, Kiço Fotjadhi, etj.
-Si e shikoje veten të nesërmen nga një spikere në radio kalove në televizion. A e ndjeje veten më komode në sytë e njerëzve?
-Nuk e ishte e lehtë në atë kohë që aq shpejt të bëheshe publike. Kërkonte shumë pune dhe seriozitet për të vënë një emër.Besoj se jam përmbajtur.
-37 vjet në Radio-Televizion, kush ka qenë dita më e bukur në ekran?
-Dita më e bukur është kur ndihesh mirë me punën unë them se janë të bukura të gjitha. Ditë të bukura quhen edhe ata që përcjell një lajm që vërtetë është i bukur,që i bën njerëzit e lumtur, dhe të tilla kanë qenë jo pak ashtu edhe kur në një ditë të trishtuar kur arrin të japësh një lajm tragjik.
-Ka pasur ndonjë moment kur ke bërë një lapsus dhe kritika të ka tërhequr vëmendjen?
-Në përgjithësi kam qenë e saktë. Nuk kam gabuar edhe pse në atë kohë nuk ishte teknologjia që është sot. Sot folësat e kanë materialin dhe e lexojnë në një ekran të madh, që i bën më të pavarur dhe të zhdërvjellët në të shprehur. Ne përpiqeshim të lexonim me shkrimin e makinës së shtypit herë me bojë e herë pa bojë, herë dukeshin gërmat dhe herë nuk dukeshin, me fjalë që shkruheshin edhe me shkrim dore. Kushtet e leximit në atë kohë kanë qenë më të vështira se sa sot. Sot për mua media është lluks, përsa i përket folësave dhe jo në aspektin e gazetarit. Sot të jeshë folës nuk është aq e vështirë sa ishte në atë kohë që kaluam ne. Veshjet janë më ndryshe. Ne në atë kohë veshjet i kishim të kufizuara. Para viteve ’90, ne zakonisht visheshim me xhaketa, me uniformë, me xhaketa blu, të errëta, pa shumë tualet, pa shumë bizhu. Kur punonim në terren kërkonim të nxirrnim gjërat ku jo gjithmonë përputheshin me realitetin, ku të intervistuarit të visheshin bukur, kur mos të kishte ndonjë mur të gërvishur mbrapa të intervistuarit, të mos kishte barseta pra të përfaqësonte njeriun e kohës. Ndërsa sot është tjetër liri dhe tjetër mundësi për të punuar. Sot në don të bësh një gazetari të mirëfilltë ke mundësi ta bësh.
-A ka ndryshuar mentaliteti sot për folësat në radio-televizion?
-Sot ka ndryshuar mentaliteti. Në atë kohë folësi së pari duhet të kishte zërin radiofonik dhe televiziv. Duhet të kishin prezencë.Sot duket se gjërat kanë ndryshuar meqë edhe koha vetë ecën përpara.Spikeri nuk është më aq pozant.Sot gazetari mund të punojë në një televizion, edhe kur nuk i ka këto mëndësi arrihet të dalë. Megjithatë mirë është që ti ketë, që të jetë një figurë morale, të jetë një figurë e besueshme të ketë një lloj pjekurie. Nuk mund të jetë i besueshëm një i ri 18-19 vjeç në ekran. Atij i mungon prezenca, i mungon llogjika,i mungon zëri etj. Mirë është të merren parasysh edhe disa elementë që i plotësojnë figurën e të qenurit folës-gazetar
-Kë do të veçonit ju nga të gjithë folësat në radio-televizion që kanë lënë gjurmë?
-Unë e kam të vështirë t’i ndajë sepse kemi pasur shumë që nga Haki Bejleri,Vera Zheji,Nevzat Dibra, Kico Fotjadhi,Elsa Xhai, Viron Noti, Virgjil Kule ku për mua akoma është i paarritshëm, është një figurë model. I kompletuar në çdo drejtim.
-Ndoshta sot mungon një shkollë profesioniste për të qenë folëse në Televizion?
- Sot tentohet për të qenë gazetar dhe folës bashkë. Nuk janë më ato nocionet e një folësi klasik.Sot njerëzit duan thjeshtë për të marrë lajmin. Sot edhe regjimi i jetës është ndryshe dhe e folura është ndryshe.Koha ecën edhe gjërat ndryshojnë.Po t’i hedhim një sy të shkuarës sonë, unë kur kam filluar spikere kam pasur një tjetër të folure nga paraardhësit e mi.Po të krahasojmë dhe të dëgjojmë folësat e viteve ’50 qoftë edhe në dokumetar të Kinostudios ka qenë një e folur në funksion të ideologjisë së kohës me nota lart për të nxjerrë atë madhështinë e sistemit. Ishte ideologjia e diktaturës së vet. Ndërsa sot dëgjuesi i thjeshtë i intereson të marri lajmin. Nuk pajtohem edhe me anën tjetër, ku sot në ekran ka njerëz që të lodhin ku i dëgjoj, me zërat e tyre qerramanë, ku nuk ka një shqipe të pastër, ku nuk ka redaktorë të lajmeve. Një emër qyteti ose fshati ose personaliteti jepet me emërtime nga më të ndryshmet. Janë sot folësa ku nuk njohin gjeografinë e vendit të tyre. Nuk dinë të shqiptojnë një emër lumi, mali, fshati, personaliteti etj. Kanë një lloj mendjemadhësie, ku e kanë për turp të pyesin.Unë sot që i kam lënë të 56-tat në çdo gjë që kam pasiguri vazhdoj të pyes dhe nuk më duket se është turp. Njeriu gjithmonë duhet të gjej më të mirën, më të bukurën, dhe duhet bërë ashtu siç është.
-Shikoj që ju jeni shkëputur nga të qenurit folëse, apo ndjeheni më mirë gazetare terreni?
-Unë gjithmonë kam qenë edhe folëse edhe gazetare, i përkas atijë brezi vetmohus.Nuk e kam ndarë kurrë terrenin nga ekrani. Rreth 23 vjet kam qenë gazetare gjithë ditën dhe folëse në mbrëmje. Për mua terreni është i rëndësishëm .Nëse don të bëhesh një gazetar i mirë duhet të provosh terrenin. Terreni të bën të zot, të mbush me shumë informacion, me shumë lidhje dhe nuk do ti ndaja kurrë.
-Ju duke qenë gazetare terreni, Francesku është bërë ndonjëherë xheloz për ju, apo ju për të?
-Francesku i përket fushës së artit dhe asnjëherë nuk është bërë kurrë xheloz.
-Kur ka qenë dita më e bukur për jetën tuaj?
-Dita më e bukur ka qenë dita e kurorëzimit. Nuk ishte e kehtë që unë të merrja Franceskun.Unë vija nga një familje me një tjetër traditë, me një baba ushtarak që nga ’74 edhe pse ishte i përjashtuar nga partia këmbëngulte që unë të merrja një njeri me biografi të mirë. Nga ana e familjes së Françeskut kishte pjestarë të pushkatuar. Francesku kishte një xhaxha të nënës që u dënua. Ai ishte një njeri me dije të mëdhaja, ishte shkolluar në Austri, ishte shkrimtar por u burgos dhe u kalb burgjeve të politikës, pa asnjë motiv. Ai kishte një xhaxha Lazaratin që kishte marrë medalje ari në Romë dhe nga monizmi u akuzua për shumë gjëra. Ai pas daljes nga burgu i internimit ka qenë model për mua. Ai më mësoi se si njeriu duhet të punojë, se si njeriu fal, të mësojë në jetë. Dhe shpirt madhësia njerëzore tek ai njeri i vuajtur tërë kohën ishte vyrtyti kryesor i jetës. Njerëz të tillë janë të rrallë në jetë. Nëse kam një idhull sot është Lazarati nga i cili kam mësuar shumë gjëra. Një brez të vuajturish duke u ndalur këtu edhe tek një libri juaj që keni arritur ti merrni këta njerëz në intervistë që kanë vuajtur, persekutuar dhe përsëri mbeten aq të lidhur dhe të dhënë pas Shqipërisë dhe se një pjesë e tyre sot është integruar në botën jashtë me pasion edhe me shumë dashuri, dhe me atë ndjenjën e madhe të faljes dhe të mos harimit të së të kaluarës edhe të faljes për një ideal akoma më të madh si të thuash ecjen e kombit përpara. Do të përmendja këtu emra si Vitore Stefa Leka. Ka një brez edhe më të ri siç është Alida Hisku, Këze Zylo, Nervana Pistuli, Edlira Dedja, Maya dhe emra shumë që unë nuk mund ti them edhe si Astrit Leka, të cilët kanë vuajtur dhe kanë punuar dhe pësëri kokën e mbajnë nga Shqipëria duke ndihmuar me sa munden shqiptarët në vendin ku ata jetojnë edhe punojnë por duke u bërë edhe pjesë e Shqipërisë me aftësitë e tyre të shkruara me ngjarjet që ata sjellin për të mësuar më mirë të kaluarën gjithmonë në funksion e një të ardhme më të mirë, larg mllefit dhe të urrejtjes.
-Kush ka qenë periudha më e vështirë e punës suaj si folëse në Televizion?
-Por do të veçoja si vitet e një gazetari të mirfilltë vitet e ndërrimit të sistemit në vitet ‘97-‘98 ku për mua kanë qenë vite të tmerrëshme, ku shqiptarët u ngritën kundër shqiptarëtve, ku nuk dihej se çfarë kërkonin, ku qëllohej nga të gjitha anët, dhe ku jeta e shqiptarit më është dukur më pa vlerë se kurrë.Kur askush nuk trembej nga kallashët, nga predhat, të gjithë nxirrnin kokat në dritare dhe asnjë nuk kishte frikë. Në ’97-tën kujtoj atë natë kur televizioni u braktis tërësisht, ku thuhej se do i vinin minë. Ku folësit kishin filluar të nxirrnin sebepe ku jam sëmurë, nuk vij dot etj. Në atë kohë jam ndjerë e vetme me një grup shumë të vogël gazetarësh. Ishte një natë tmerri ku një natë përpara, para sheshit të “Rognerit” ishte vrarë një nga
policët, ndërsa me ne, kur kishim lënë turnin e punës na dalin pas pemëve në bulevard dhe na ndalojnë 4-5 njerëz me kapuçë në kokë me armë. Më kujtohet se ne atë natë mbetëm vetëm në televizion.Kam qenë në një zyrë me teknikun Kastriot Fejzo dhe aty lindi dhe ideja për të dalë dhe për të bërë një thirrje publike në ekran. Njerëz që vriteshin, nëna që i jepnin gji fëmijës dhe ashtu në gji i vrisnin plumba qorr. Aty bëra atë thirrjen publike që si nënë, si grua dhe si gazetare t’i themi stop armëve.
-Ju vetë e ideuat këtë tekst?
-Kjo ishte një gjë e dalë nga shpirti në një moment mjaft të dhimbshëm. Fill pas këtij momenti ka ardhur mjeku kardiolog Anastas Kondili i cili doli nga shtëpija në mes të plumbave për të bërë një thirrje të dytë pas thirrjes time. Thirrja e tij ishte një zë intelektuali, mjeku, shqiptari të vërtetë, në emër të jetës, vëllazërisë, për të larguar armët nga duart.
-Këto ishin jashtë programit?
-Nuk bëhej fjalë fare për program. Dua të theksoj këtu drejtorin e asaj kohe të informacionit Ardian Tepelena që ka qenë nga njerëzit e paktë, që atë natë ai kishte vënë krevatin dhe ishte gdhirë në dhomën e informacionit.Ai ka punuar shumë.Ishte koha kur një pjesë e gazetarëve e kishte braktisur televizionin .Ishte Amalia Dhamo, Afërdita Sokoli, që nuk u shkëputën, pikërisht ato që u rritën me televizionin dhe e shihnin edhe në këtë moment si pjesë të shtëpisë së tyre. Por atë natë kur unë u ndodha vetëm me teknikun dhe me dy njerëz në gjithë këtë metalurgji nuk do ta harroj kurrë.
-Cfarë programesh transmetonte televizioni në këtë moment delikat të historisë shqiptare?
-Ditën kishte programe të ndryshme pa shumë përzgjedhje. Ishte një moment i vështirë ku kishte të shtëna armësh, ishte një luftë pa front. TVSH u braktis për një moment, pasi ku u tha se do të vihej bombë, do ta pushtojnë etj. Nuk dua ta kujtoj më.Episode të marsit të ’97 unë kam kaluar shumë, sepse isha gazetare e terrenit. Por nuk jam prekur, kurrë pasi kam bërë një gazetari të mirëfilltë. Dhe atë vit kam qenë një gazetare terreni, por terren lufte. Kudo që shkoje, shikoje njerëz të armatosur dhe një vend të braktisur të shuar. Do të kujtoj Qafën e Muzinës, ku kam qenë me Naum Laskun duke shkuar për në Sarandë për të xhiruar, në Gjirokastër, në Lazarat etj. Unë kam qenë e pranishme kudo. Dilnin në rrugë njerëz me maska, me doreza të zeza, me armë me automatik etj. Mua më thoshin kalo motër nuk kemi gjë me ty, sepse ishte fituar ajo besimi i figurës të të sjellurit e lajmit ashtu siç ishte. Kemi takur edhe një prift në Qafë Muzinë me Naumin. Ai me dashamirësi më tha shiko jetën tënde, se është më e vlefëshme se sa kjo që po bën.Ndërkohë që shikoje patrulla policie që kontrrollonin njerëz dhe nga këta njërëz ishte edhe ky prift. Nuk ia mësova dot emrin por më ka ngelur në mendje. Një moment tjetër... Koha e sulmit ndaj Televizionit në vitin 1998, ishte një nga kohët më të shëmtuara, një nga ditët më të shëmtuara. Ishte një ngjarje e dhimshme, e hidhur, ku u braktis i gjithë shteti. Shteti ra si kështjellë rëre, u dorëzua për disa orë. Televizioni kaloi çaste tensioni, kolapsi.
-Në gjithë këtë karrierë dhe njohje, si nuk u stacionua në ndonjë punë më të rehatshme Tefta ?
-Jeta ime është ajo e një gazetarie të mirëfilltë, ku nuk kam bërë kompromise me asnjë klan. Jam nga ato gazetare që njoh shumë nga e majta dhe nga e djathta, që gjithkujt mund t’i kisha kërkuar një nder, për të mos patur këtë pagë që kam sot, apo për ndonjë vend pune më të mirë. Por nuk dua që ti them faleminderit njeriu për punën time. Besoj se kam bërë një punë për tre dekada në këtë institucion dhe duhet të kisha një vlerësim sot. Në demokraci shpërblimi jepet sipas meritave dhe punës jo sipas bindjeve politike.
-Shikohet që shumica e emrave që që përmendët më lart janë personalitete në diasporë, mos vallë ende vazhdon një largim i trurit shqiptar?
-Është mëse e qartë.Largimi i trurit shqiptar ka vite dhe këtë do ta cilësonja një fatkeqësi për kombin, dhe e keqja është se nuk po mundim ta thithim trurin e tyre. Vihet re se një përqindje e madhe e studentëve që sot frekuentojnë studimet jashtë me kokrra janë ata që mund të kthehen në vendin e tyre, sepse nuk gjejnë atë vlerësim, nuk gjenë një vend pune për ku ata kanë mësuar, ose gjejnë një punë shumë të paktë për tu paguar ose vijnë e provojnë dhe ikin përsëri.
-Duke patur parasysh që ju keni fëmijët në emigracion, a e ke menduar ndonjëherë që të ikni në emigracion?
-Kam filluar ta vë në pikëpyetje edhe pse kam një moshë jo të përshtatëshme jam zhgënjyer edhe unë si shumë të tjerë. Kam punuar edhe unë ku kam dhënë shpirtin tim, rininë time ku nuk kam ndarë ditën nga nata, ku nuk i kam vënë fëmijëve të mi një pjatë gjellë të ngrohtë përpara, ose kur i kam lënë ata me temperaturë për të kapur transmetimin dhe nuk u vlerësova kurrë, sepse nuk isha pjesë e asnjë klani, pse nuk isha pjesë e një imoraliteti.Fatkeqësisht sot njerëzit që marrin poste janë njerëz militantë, janë njerëz që nuk dinë të vlerësojnë atë ç’ka përbën vlerë dhe po të vësh re emra nga më të çuditëshmit që nuk i kanë dhënë një sekondë televizionit, njerëz që nuk vijnë në punë, sot mbajnë emërtesa nga më të çuditëshemt dhe mund të paguahen 2-3 herë më
shumë se unë.
-A është marrë ndonjëherë me politikë Tefta?
-Nuk jam marrë edhe pse kam pasur mundësi të merrem me politikë. Nuk më ka përlqyer asnjëherë politika, madje do të thosha se më është kërkuar që të merja një funksion si sekretare e rinisë së Rrethit por nuk kam pranuar kurrë ashtu si edh e sot në vitet e demokracisë.E kam parë veten larg politikës. Më pëlqen liria e gazetarit, më pëlqejnë njerëzit, ku mund të afroj për ta diçka një zgjidhje, nj ë mundësi etj. Politika shqiptatre sot nuk të ofron asgjë për ta admiruar. Politika më e mirë për mua është të sjell një lajm të gëzuar, një reportazh, një portret njerëzor, një nën që lind një fëmijë,
-Si është një ditë pune për Teftën?
-Puna për mua është pasion.Dhe nëse ka një fjalë agresive, unë shprehjen agresive unë do ta përdorja vetëm në punë. Gjithmonë kam qenë agresive në punë, në kuptimin që çdo gjë që e kam nisur kam dashur ta mbaroj në kohë rekord. Nuk i kam zvarritur kurrë gjërat, është një punë që e kam dashur dhe vazhdoj ta dua, edhe pse në television ka njerëz që nuk duan të punojnë. Nuk dua të errësoj gjithshka, gjen me të vërtetë njerëz militantë, por gjen edhe njerëz që e kanë pasion punën që ashtu si unë, kanë dhënë shumë për atë ekran, por ka edhe të rinj që vijnë me horizonte për të sjellë diçka të re .Si Mirela ….. që ka qenë gazetare lufte që vjen me një eksperiencë perëndimore e shumë të tjerë . E admiroj për vizionin dhe për përpjekjet për të futur emisione të reja në
televizion.
-Keni ndonjë peng të të qenit gazetare në Televizion?
-Nuk jam bërë pishman kurrë se po të isha bërë pishman do ta kisha lënë. Një peng kam që, pas kaq shumë vite pune, mua tani, më hiqet statusi i gazetarit dhe kaloj në redaktore.Është një moment i cili unë do të kthehem dhe do ta kërkoj në rrugë ligjore, më duket një padrejtësi që më është bërë. Jam njeriu më i papaguar në televizion, edhe pse përpiqem të punoj më shumë se sa të tjerët, sepse akoma nuk kam dhënë atë që unë mund të jap, maksimumin. Kam ende rezerva, pasi am eksperiencë..Mendoj se nuk është bërë ndonjë vlerësim për njerëzit që i kanë dhënë shumë televizionit. Zakonisht vlerësimi bëhet kur vdes.Vdis pa të të duan është shprehja popullore. Kështu ka ndodhur shumë me kolegët tanë. Kur del në pension një punonjësi të televizionit nuk i thuhet faleminderit, nuk i jepet një tufë lule, nuk i jepet një dorë miqësie, një dorë ndarje për t’i thënë faleminderit për vitet e punës. Kjo është gjëja që vuaj më shumë. Nuk flas për veten, unë flas për të gjithë brezin tim.Mënyra se si ikin shumë prej ikonave të TVSH është shumë e shëmtuar. Kurrë në televizion nuk organizohet një festë dhe t’i thuhet një faleminderit këtijë njeriu që po del në pension.E vetmja gjë që dua ta lidh me Mirelën……., është ajo mbrëmja gala që u bë në televizion për vitin 2007, ku u dhanë disa çmime. Mu duk një gjë e mirë kur punonjësit u mblodhën dhe vlerësuan njeri-tjetrin, megjithëse jo të gjithë e gjetën veten, ku kishte edhe të pakënaqur por hapi i parë u hodh. Ishte një risi. Eshtë bukur të shikosh të gjithë kolegët e të gjithë brezave sepse ishin të ftuar të gjithë brezat, pasi ky televizion që është hapur sot është hapur me ta me kontributin e tyre.Cdo kohë ka prurjet e veta.Nuk mohoj edhe të rinjtë që i kanë dhënë emër televizioneve. Erdhe sot ka emra gazetarësh të rinj që i vlerësoj dhe i respektoj.
-Ju nuk jeni larguar asnjëherë nga televizioni shqiptar edhe pse keni pasur oferta, kush është arësyeja ?
-Arsyeja ka qenë ndoshta se jam përkushtuar në përgjithësi. Edhe ata që janë larguar kanë pasur një konflikt me televizionin për motive politike. Nuk jam me atë të qenurit të përjetëshëm, absolutisht jo.Çdo gjë ka kohë, ka prurjet eveta ashtu si edhe unë kur gjeta një brez tjetër. Por puna është se cdo brez duhet vlerësaur dhe i duhet dhënë ajo që i takon.
-Në radio televizion ka më shumë folës femra se sa meshkuj, kjo ndodh se ka rënë rendimenti i folësve meshkuj, apo është ndonjë dëshirë e pronarëve që femra të jetë më prezente në televizion?
-Unë nuk e mendoj kështu, por mendoj se nuk kërkohet për të pasur një balancë, Vazhdojnë të hyjnë një pjesë me miq. Unë nuk mendoj se mungojnë meshkujt folës sot në Shqipëri. Mendoj se po të kërkosh gjen gazetarë folës shumë të pregatitur njohjes të informatikës të gjuhëve të huaja.
- Familja shqiptare përjeton një krizë. Divorcet shtohen. Personalitetp të ndryshme mendojnë se një pjesë e problemit është dhe shpenzimet e teoruara të seksit femër. Kush është mendimi juaj ?
-Unë nuk e shikoj krizën e familjes shqiptare vetëm tek shpenzimet e tepërta apo, tek veshja e femrave. Shoqëria shqiptare sot po përjeton një krizë, një krizë identiteti, një krizë ekonomike. Në Shqipëri janë formuar dy shtresa një shumë e pasur dhe një e varfër. Nuk ka një shtresë të mesme, dhe po rritet shtresa e të varfërve. Kushtet, ekonomia, baza sociale, është gjithshka për mua dhe e dyta po rritet deri diku një brez egoist. Janë të paktë ata të rinjë që pajtohen me reaitetin dhe të çajnë në jetë, ndërsa pjesa tjetër në rrugë,ku pjesa më e madhe janë femrat shqiptare që kërkojnë të vishen bukur, edhe pse vijnë nga një familje që nuk kanë, kërkojnë që të kenë një makinë lluksoze edhe pse nuk kanë bërë një ditë punë, kërkojnë të kenë një shtëpi edhe pse nuk kanë asnjë të ardhur. Dhe këto kërkojnë ti gjejnë nëpërmjet rrugëve amorale apo imorale, për mua kjo është arësye kryesore. Pastaj, ka familje ku dikush e shikon veshjen. Veshja të jep edhe një lloj identiteti, këtu nuk dua të kaloj edhe anën intekektuale. Sepse të vishesh pa pasur intelekt në shoqëri del bllof. Por që të vishesh normal më duket normale. Unë vetë jam larg ekstravagancës, larg asaj që mund të shëndërrohet në mit të modës duke mos pasur asgjë. Nuk mund të kapësh majën kur ti nuk ke firmosur një ditë punë.Tek disa femra përpiqen të arrijnë gjithshka në një kohë rekord që kur janë studente duke manipuluar me njerëz duke u bërë herë pas here dhe prishëse të familjeve, duke penetruar në format më të ndryshme për të qenë dikushi kot.
-Kë vlerëson më shumë tek një njeri Tefta Radi?
-Vlerësoj sinqeritetin. Vlerat që ai ofron për shoqërinë. Vlerat që nisin që nga familjet për mua janë esenciale. Sepse ka më pak krizë, më pak divergjenca, grindje, fyerje në rrethet shoqërore. Mendoj se njerëzit me vlera duhen vlerësuar.
- Ju mbani lidhje me shumë mikesha në diasporë. Dhe në disa raste ato shprehin dy gjëra se Tefta ka ngelur e re edhe nga ana vizuale ashtu edhe në mendim edhe në dashuri njerëzore, kush janë këto sekrete ?
-Për këto mendime i falenderoj të gjithë miqtë e mi kudo që janë. Jam një njeri që lëviz shumë, punoj shumë.Për dashurinë për njerëzit jam edukuar në një familje që t’I dua dhe ti respektoj pasi nektarin e dashurisë i kam marrë gjysh dhe gjyshe ku kaloja muajt e beharit të cilët nuk i harroj kurrë.
-Ju keni qenë në TVSH në sistemin monist, a keni pasur ndonjë rast ta takoni Enver Hoxhën?
-Unë nuk kam pasur rast ta takoj Enver Hoxhën edhe pse kam punuar mbi një dekadë në atë sistem si gazetare. Gazetarët që mbulonin atëherë Enver Hoxhën ishin të caktuar. Jo kushdo mund të shkonte atje .Kanë qenë Alfons Gurashi, Agron Çobani, Zamira Koleci. Unë kam punuar thjeshtë si gazetare dhe folëse.