E shtune, 27.04.2024, 04:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Aktori i mbi 100 karaktereve

E premte, 18.04.2008, 03:27 PM


MIRUSH KABASHI MBUSH 60 VITE JETË

Mirush Kabashi
Aktori i mirënjohur i skenës Mirush Kabashi festoi mbrëmë në Teatrin kombëtar mes miqve, kolegëve dhe personaliteteve të ndryshme të artit e politikës 60 –vjetorin e tij të lindjes. Lule, duartrokitje dhe një film dokumentar mbi karrierën e tij të suksesshme, një dokumentar nga Esat Teliti. Kabashi u lind më 17 prill të vitit 1948 në Shkodër. Ai u rrit në Durrës, ndërsa studimet e larta i ka kryer në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku është diplomuar si aktor në Degën Dramaturgjike më 1970.
Nga janari i vitit 71, filloi punë si aktor pranë trupës profesioniste të Teatrit “ Aleksandër Moisiu “ të qytetit të Durrësit, ku kontribuoi deri në fund të vitit ‘93 ( nga viti 91 - 93 ka qenë Drejtor i këtij Teatri). Më 94-ën u emërua në Televizionin Shqiptar, si ideator dhe prezantues i programeve artistike televizive. Ndërsa nga viti 2002, është inkuadruar si aktor, në trupën Artistike të Teatrit Kombëtar në Tiranë, ku vazhdon të kontribuojë edhe sot. Por nga viti 1985, e për disa vite me radhë, ai ka punuar edhe si Profesor (i jashtëm) i Mjeshtërisë së Aktorit, pranë Akademisë së Arteve. Gjatë kësaj veprimtarie të gjatë artistike ka realizuar në teatër rreth 100 role, në kinematografi mbi 20 personazhe ( mbi gjysmat-protagonistë), në televizion disa dhjetëra programe, koncerte e filma. Mirush Kabashi ka debutuar artistikisht (si recitues), në disa dhjetëra skena, të shteteve e qyteteve të ndryshme të Evropës e më gjerë.
Në kinematografi e nisi karrierën me filmin televiziv “Koha e komisarëve” dhe “Zani partizani” në vitin 1975. Më pas shkëlqeu tek “Emblema e dikurshme”, me rolin e njeriut me shishe, toger Shazivari te “Koncert në vitin 36”, me role të tjera të fuqishme karakteri si Bakja nga filmi “Gëzhoja e vjetër”, shoferi “Një shoqe nga fshati”, piktori “Ne vinim nga lufta”, “Nikollaqi “Karnvalet”, Brahushi “Dora e ngrohtë”, “Asketi Lithan “Kohë e largët”< “Maku “Zëvëndësi i grave”, “Apostoli “Edhe kështu, edhe ashtu”, etj.
Roli i fundit i takon filmit “Kronikë provinciale”, ku interpretoi hoxhën, film që pritet të japë premierën këto ditë .
Për krijimtarinë e tij është vlerësuar me çmime, tituj, urdhra e medalje si p.sh në teatër: “Aktori më i Mirë” në Festivalin Kombëtar Teatror më 1990ë “Aktori më i Mirë” në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të Aktrimit 2002ë
“Aktori i dytë më i mirë” në Festivalin Kombëtar Teatror 1983, “Sfinksi i artë” në Kajro në 1997 në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove, ndërsa në kinematografi : “Medaljon” për interpretimin në filmin “Koncert në vitin 36” në 1979, “Medaljon” për interpretimin në filmin “Karnavalet” në 1983ë “Medaljon” për interpretimin në filmin “Dora e Ngrohtë” më 1985, “Medaljon” për interpretimin në filmin “Zëvendësi i Grave” më 1987.
Tituj të Lartë “Artist i Merituar “ më 1983, “Mjeshtër i madh i Skenës” më 1998.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora