Kulturë
Sabit Rrustemi: Nesër është Ditë Lindjeje
E shtune, 03.05.2008, 11:53 AM
Sabit Rrustemi
NESËR ËSHTË DITË LINDJEJE
(Heroit dhe poetit Agim Ramadani në 3 Majin e Ditëlindjes së përjetshme)
Nesër është Ditë Lindjeje
Ditëlindja jote e tridhjetegjashtë
Atdheshkronjësi i lirisë
Na buzëqesh anekënd Etnisë
Çdo mëngjes
Në secilën ditë
Përditë përditë përditë
Nëpër Luleagujt e Plisores
E Luleborat e Koshares
Shtrinë trajektoren e dashurisë
Cep më cep Dardanisë
Rrugës së Re të Via Etnisë
Mosha jote vendnumron
Në magjinë e atdhedashurisë
Në shkronjën e tridhjetegjashtë të shqipes
Në çdo maj na kthjellon
Me dashurinë e Prillit
E trimërinë e Marsit
Unikat mbetesh me emër
E vepër
As plakesh
As jepesh
E kurrë kurrë nuk pjestohesh
Numri Një i Lirisë mbetesh
I ritakimit të Etnisë
Pas një shekulli
Të kemi ëndërr
E lakmi
Pa mëri
Secila epokë para teje do përkulet
Hapin do ndal
Për ta marrë mësimin e jetës
Ecjen vertikale
Nesër ditëlindja jote vjen me ag
Nëpër secilin prag
E oxhak
Do zgjohen të rilindurit
Të lindurit në ndërkohë
Do vijnë pas
Ta shuajnë etjen
Në tëndin buzëgas
Aty ku të mbetën çapkënllëqet e fëmijërisë
Aty ku vole freskun e rinisë
Aty ku u ngrite në piedestalin e lirisë
Do vijmë pas
Do vijmë pas
Të shëlbohemi me tëndin buzëgas
Luleagu i Etnisë
Nesër është ditëlindja jote
Nesër
Nesër do t’i prekim majat e Dardanisë
Nëpër Alfabetin e lirisë
Fytyrës së çiltër të Agmisë
(2 Maj 2008)