E shtune, 27.04.2024, 10:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Teuta Shabani/ Mbretëresha ilire, krenare, kish lënë mbresa tek mami im...

E merkure, 14.05.2008, 04:28 PM


Teuta Shabani/ Mbretëresha ilire, krenare, kish lënë mbresa tek mami im për mençurinë dhe forcën e karakterit

Nuk dua të zhgënjehem në dashuri

Nga Albert Zholi

E qetë, elegante, e bukur, e sinqertë, e lirshme në bisedë, këtoi ishin impresionet e mia gjatë bisedës me këngëtaren dhe modelen Kosovare, Teuta Shabani. E Lindur në Libi dhe e rritur në Suedi, ajo për asnjë moment nuk e heq vëmendjen dhe intersimin nga atdheu i saj i dashur Kosova. Një ndjenjë atdhedashurie që rrallëherë mund ta gjesh në vajzat e tjera të moshës së saj. Midis modeles dhe këngëtares, ajo preferon këngën si ushqimin shpirtëror më të pastër ku ajo gjen forcën për të çarë në jetë. Emri e lumturon për vetë faktin se përcjell emrin më të lakuar të mbretëreshës ilire me cilësi që dhe sot komentohen si më të kompletuarat në karakterin e një femre. E dashuruar, ajo bukurinë nuk e ve në plan të parë as në zgjedhjen e mikut të jetës as në realizimin e ëndrave dhe karierrës intelektuale.

-Ku keni lindur

-Kam lindur në Libi, në qytetin Bengazi (në Afrikë).

Në vitin 1982 prindërit e mi shkuan për të punuar atje. Punuan dhe jetuan për 5 vjet me radhë. Përpos pasurisë,  sollën dhe nje dhuratë tjetër e ajo isha unë. Kur prinderit u kthyen nga Libia unë isha 2 vjeçë e gjysëm. Kthimi u bë për arsye të kontratës që kishin pasur prinderit e mi për punësim. Preja Libisë shkuam në Suedi. Në Suedi  shkuam në Janar të vitit 1995, për arsye të ndryshme që kishin shumica e shqipëtarve.

-Arsimi dhe çfarë mbani mend nga shkolla. Si të trajtonin mësuesit. A ke pasur probleme me gjuhën ?

Unë jam studente në vitin e dytë në Fakultetin e Shkencave Politike Europiane në Suedi, në Malmö. Nga vitet e shkollës mbaj mend se kam qenë shumë e shoqërueshme me nxënëset e tjera dhe që kam qenë gjithmonë tip studioz. Mësuesit më kanë dashur edhe pse unë isha e huaj. Problem jo, por suedishtja është gjuhë e vështirë dhe unë kam dashur që gjithmonë ta flas e ta shkruaj perfekt. Më është dashur punë me të.

-Ku jeni zhvendosur më pas dhe çfarë shkolle filluat ?

Fakulteti ynë, në Malmö sipas një projekti që unë e kam udhëhequr, për  shkëmbim experiencash, më ka ofruar mundësinë që  një simestër ta vazhdoj në Kosovë, pranë universitetit "Vizioni Europian" dega juridik.Kështu që për këtë periudhë unë gjendem dhe po studioj në Kosovë.

-Kur keni filluar të këndoni dhe cila ka qënë kënga e parë që e keni kënduar?

Kam filluar të këndoj që e vogël, në shkollën fillore, por kënga ime  e parë ka qenë "Do të jem e jotja"

-Kënga ka qënë në shqip apo anglisht?

Në shqip.Me tekst të Arsim Bonjakut dhe me muzikë të Burim Krasniqit.

-Si i keni mabjtur lidhjet me Kosovën?

Jam shumë e lidhur me Kosovën, vij shpesh këtu, se me lidh gjaku gjuha dhe fëmijëria ime.

-Çfarë të afërmish keni pasur në Kosovë?

Rrethi ynë familjar, pothuajse të gjithë janë të emigruar.Nga ana e mamit janë të gjithë në Suedi, kurse të babit i kam në Kanada.Kemi kushërinj të tjerë më të largët.

-Si e kanë përjetuar prindërit tuaj luftën në Kosovë?

Oh, ajo ka qenë një  periudhë e vështirë, për të gjithë.Prindërit e mij nguleshin me orë të tëra para tv për të ndjekur ngjarjet minutë pas minuti.Ata financiarisht kanë kontribuar në ndihmat që mblidheshin për Kosovën.

Kur keni shkuar për herë të parë në Kosovë pas largimit të prindërve ?

Pas 9 vitesh.                  

-Po si modele kur  keni filluar karrierën?

Në vitin 2000, kur isha në Kanada mu ofruan agjentet e një agjencie dhe që atëherë i hyra dhe rrugës së modeles.

-Kush ka qënë dita që ju keni sfiluar si modele dhe ku?

-Kam sfiluar dhe bërë reklamë për "schvrc skap" në Suedi, në Malmö.

Kur keni kënduar për herë të parë në Shqipëri dhe si jeni ndjerë atë ditë?

Për herë të parë kam kënduar në “Top fest 4” dhe ka qenë një ditë e mbushur plot emocion .

-Cila është dita më e vështirë e jetës?

Më kujtohet mirë ajo ditë, kur shihja karvanet e gjata me pleq, gra, fëmijë që iknin pa ditur se ku,të ndjekur nga shkau, duke lënë prapa njerëzit e dashur, shtëpitë, trojet e veta. Nga kujtesa ime nuk fshihen dot pamjet e atyre ditëve.

-Emrin Teuta kush ju a ka vendosur dhe përse?

Emrin ma ka vënë  mami.Teuta e Ilirisë, mbretëresha krenare, kish lënë mbresa tek mami im për mençurinë dhe forcën e karakterit.Kështu që unë mora emrin e mbretëreshës Teuta.

-Cilat janë synimet tuaja për të ardhmen?

Unë kam shumë synime, por për momentin më të rëndësishmet janë përfundimi i studimeve dhe pasurimi dhe perfeksionimi i repertorit tim si këngëtare.

-Çështë dashuria për ju?

Dashuria për mua është një ndjenjë që të bën zemrën të rrahi me forcë..ha ha ha

-Çfarë pëlqeni tek një njeri dhe çfarë kritikoni?

Më pëlqen sinqeriteti dhe pastërtia.Nuk më pëlqen të njoh apo të kem kontakt me njerëz që gënjejnë.

-Sa kohë i kushtoni lukut ?

Emmmm, ç‘është e vërteta lukut i kushtoj goxha kohë, mund të them aq sa dikush mund të mërzitet duke më pritur, ha ha ha.

-Ushqimi i preferuar?

Më pëlqen gatimi me brumë i kosovës, p.sh flija.

-Jeni e zhgënjyer nga dashuria?

Unë për herë të parë po njoh dashurinë, kështu që larg prej meje zhgënjimet në dashuri(qesh).

 Teuta ju kani marrë pjese në disa spektakle bukurie të organizuara në diasporë, ku në njërin prej tyre keni fituar dhe çmimin “Miss sharmi”,mendon se kjo ishte një eksperiencë e bukur për ty?

-Bukuria është një ndjenjë që vlersohet shumë në botën e sotme edhe pse në realitet bukuria është vetëm dhuratë nga Perëndia. Pa funksionimin e disa vlerave, s’mund të jetoj as bukuria gjatë.

Ju keni marrrë pjesë edhe në “Top fest” ku është vënë re dhe veshja juaj Kuq e zi, këto janë ngjyrat që të pëlqejnë apo ke dhe preferenca të tjera.

-Janë ngjyrat e flamurit shqiptar. Nganjëherë i vesh, por jo shpesh. Disi, ma përformorjën edhe sjelljen, qëndrimin, ecjen, të shprehurit. Veshi edhe ngjyra të tjera, dhe nuk kam asnjë aversion ndaj ansjërës ngjyrë.

Ndjeheni më shumë një femër e bukur, apo këngëtare e mirë.

-Përpiqem që  edhe si modele, por edhe këngëtare të jem e suksesëshme. Fundja, koha do ta dëshmojë. Bukuria vetëm mund ta plotësojë vlerën.

Mendon se bukuria është pjesë e suksesit në një ngjarje artistike?

-Hm, e gabushme por e vërtetë. Popujt e qytetëruar, tashmë e kanë kuptuar se arti dhe shou biznesi dallojnë në shumë gjëra. Ka pasur shumë bukuroshe që s’kanë mundur të bëhen as aktore as këngëtare të mira. Arti ka dimension shumë të madh.

 Keni ndonjë idhull në fushën e modës?

-Më pëlqen Eva Longoria, por shija më ndryshon edhe mua.

Çfarë parfumi përdorni?

-Parfumin Guçi.

Ç’mendim keni për operacionet plastike dhe do të dëshiroje të bëje një të tillë në të ardhmen?

-E respektoj mendimin dhe dëshirën e secilës për tu dukur ashtu siç ndjehet më mirë. Njeriu duhet të duket interesant, por edhe vetvetja, kur I takon skenës. Për vete, nuk kam bërë as nuk do të doja tu nështrohesha kirurgjive plastike. Po më vonë, nuk e di, mbase edhe ndërroj mendim.

Veshja juaj në një ditë të zakonshme?

-Në fakultet më shumë xhinse. T shirt, ndonjë xhup të lehtë në këto ditë pranverore. Taka, jo gjithherë. Xhinset I kam pjesë të domosdoshme të veshjeve të ditore. Me ngjyra e modele të ndryshme, ato e zënë vendin kryesor në dollapët e mi. Edhe aksesorët më pëlqejnë. Blej shpesh, por e kam një zakon paksa të çduditshëm, nuk përtoj tu fal aksesorë mikeve të mia nëse e vërej që ju pëlqejnë

Na përshkruani me pak fjalë se kush është Teuta Shabani.

-E pakomplikuar, e dhimbshme, modeste, e ndjeshme…



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora