E shtune, 27.04.2024, 07:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Fejzulla Duraku: Raimonda Moisiu, lumë i pashterruar poetik

E hene, 12.05.2008, 10:05 PM


Fejzulla Duraku
RAIMONDA MOISIU
LUMË I PASHTERRUAR POETIK

Nga Fejzulla Duraku
 
Vallë ka gjë më hyjnore se vetë perëndia? Me siguri, përgjegja e kësaj pyetje ështo JO. Po vallë, atëherë më hyjnore se vetë dora e perëndisë ka? kuptohet, që nuk ka. Vetë dora e perëndisë në tokë është gruaja. Gruaja është, shtyllë e fortë e vetë familjes dhe shoqërisë, ajo është dora e perëndisë në këtë botë. Gruaja është nismë e çdo iniciative familjare, nismë e çdo fillimi të ri. Është vullnet, shtytje e fuqishme dhe mbështetje e çdo rënie dhe çdo ngritjeje, marrë përgjithësisht jetën e përditshme, qoftë kur ndahet pikëllimi, ngushllimi ose gëzimi e hareja, aty, çdo herë prezente është gruaja dhe luan rolë të pazavendësueshëm në atë moment, qoftë madhorë ose qoftë rutinorë.

Femra është: Nëna jonë; gruaja jonë; motra jonë; vajza jonë; shoqja jonë e kështu me radhë... po vallë pa prezencën e vetë gjinisë femërore, çdo kuptim dhe botëkuptim i krijuar mbi një ngjarje, mbi një shkak, në një pikëtakim, do të ishte fare i pakuptimt dhe pa shije të vërtetë të vetë jetës.  Praninë ose mungesën e burrit të vetë e ndjenë më shumë se sa ai vetë dhe ja si e shprehë Raimonda këtë emocion:
 
“ U thafsha me gjith lule
u thafsha ket pranvere
vec ato dy qershiza
t’i puth vetem nje here”
 
“ O bliri im, ter boten
e do? Me thuaj mua
ter pasurite e qiellit
t’i sjell, sepse te dua "
 
Po vallë, ja, femra e krijon kuptimin dhe shijën e botës dhe askush nuk mund t'a zavendësojë vendin, që ajo përfaqëson në mesin familjar dhe shoqërorë. Askush, vendit të saj nuk mund t'i bëj konkurim. Andaj, edhe në aspektet tjera, marrë globalisht, femra është e pa konkurencë dhe fryti i çdo suksesi dhe të arriture të saj, nuk ka çmim për të u vlerësuar, dhe vetë suksesi, qoftë madhor ose i zakonshëm është fryt, që për botën burrëroe është i pa kapshëm edhe po t'a arrijë atë! prap suksesi, krahësuar me njëri tjetrin është sikur nata me ditën. Por edhe vetë suksesi i një mashkulli, po t'a marrim në këndvështrimin e të korrurit sukses në një fushë të caktuar të jetës; shtylla dhe shtytja e këty suksesi, paraqet vetë gruaja, andaj nuk është thënë kot  -Pas një burri të sukseshëm, qëndron një grua e mençur- Ngase cilësia e një gruaje nuk matet me bukurinë që posedon, por matet me intelektin dhe zgjuarsin e saj që posedon. Ngase bukuria është sipërfaqshme dhe kalimtare, por mençuria dhe urtësia janë me vlera të përhershme dhe të përbotshme.

Këtë qëndrim ja siç e shprehë z.Raimonda:
 
"Sa kam dashuruar une kesaj jete
Kam falur dashuri ngado
I falte shpirt im I dhimbshur I embelsuar nga
Lulet dhe perkedhelite e femijerise sime
Po pse me kane mashtruar kaq here?
Si nuk kane pasur meshire per pastertine e
Shpirtit tim ?
Oh, sa puthje kam dhuruar une gjate kesaj jete
Une, plaka, me
Thinja dhe rrudha qe kane pushtuar ngado
Feminitetin tim dhe
Pasionin per te
Kundruar fytyren time me ore te tera
Para kesaj pasqyre"
 
Dhembjen dhe mallin për vendlindjen, për Korçën dhe njerzit e afërt, që ka lënë atje e ndjenë më shumë se sa bota burrërore dhe këtë mallëngjim e hedhë në poezinë:
 
"NJE AMANET PARA SE TE TAKOJ NENEN TIME"
 
Shokeve dhe miqve te mi mergimtare-Leter mikut ....

 
"Sa te zbres nga qielli I larget, do le pas rete me trishtim
Do te plas me lote te nxehte guret e bardhe te vendit tim
Me ka marre malli kaq shume, krejt si ty, o kurbetqar'
Vec kjo hene e zbehte e di, qe kaq here me ka pare
Duke qare.
Nuk e di , perse sgezoj dot, pse jam mbytur me trishtim?
Keto caste sapo erdha, ti po vuan, miku im
Ti me merr ne telefon :ne Atdhe, arrite sot?
Pas te qeshures se embel, une e di, ti permban lot'
Po, te thashe, do ta mbaj fjalen, para se te takoj nenen
Do vete tja coj dy lule asaj zemre qe ke lene
Qe ke lene diku ne Atdhe , mijra kilometra ndare
Qe ende lexon cfar shkruaje ti ne dashurine e pare"

Cilësinë për të krijuar (jo vetëm fëmi) por gruaja ka cilësitë, që vetë perëndia ia dhuroi, që çdo send dhe çdo nismë  -i shkonë për dore-  kështu siç thotë edhe vetë populli. Andaj, karakteristikën e të krijuarit e ka edhe mashkulli, por kjo karakteristik e tij dallon shumë më tepër nga gjinia e kundërt, ngase mashkulli këtë karakteristik e ka të fituar gjatë përvojës jetësore, kurse tek gjinia femërore kjo karakteristik është e lindur dhe e trashëguar, që kur perëndia e krijoi botën.

Gjithë kjo, që thashë më lartë është vetëm një hyrje, që lexuesi do t'a ketë më lehtë për të kuptuar atë, që do të thuhet edhe në vijim.

Është shkruar shumë dhe prap shkruhet sot dhe do të shkruhet edhe në të ardhmën, procesi i të shkruarit është kontinuitet i vazhdueshëm, që njeriun çdo herë e ka shoqëruar dhe është proces i pandarë i jetës së përditshme njerëzore e veçanërisht i momenteve të caktuara dhe ndodhive jo të zakonshme. Të shkruarit është komunikim i kohërave, vetë bashkëkohësisë dhe së kaluarës me aktualitetin dhe të ardhmën. Të shkruarit është cikël ndërlidhës i qenies humane. Edhe në aspektin e të shkruarit, në fushën letrare, prap, sërish edhe këtu kemi dy gjinitë, që krijojnë dhe kuantiteti mashkullor mbizotëron mbi atë femëror por është një ligjë, që ka vlerë të përgjithshme, ku thot se; kualiteti është më me vlerë se sa kuantiteti. Andaj, krijimtaria letrare e gjinisë femërore është kualitative dhe e frytshme dhe vlera e saj është më e çmuar se sa vetë kuantitetit krijues letrar mashkullor. Kjo është kështu; sepse gjinia femërore, cilësinë e të krijuarit e ka të lindur siç thamë edhe më lartë.
 
Këtë më së miri e shprehë Raimonda:
 
"Ju kurrë nuk mund të dashuroni
 me kaq pasion sa dashuron një grua"
 
Një krijimtari e një poeti mund të jetë "pus" ose bucelë por, kurrë krijimateria e një poete nuk mund të ketë, këtë vlerë dhe veti. Krijimtaria letrare lirike e poetës sonë Raimonda Moisiu është; lumë i pashtershëm, që gjithmonë e jetë do të rrjedhë, lumejt nuk pushojnë së rrjedhuri dhe siç thotë edhe populli -një ujë që rrjedhë edhe pihet-  andaj edhe krijimtarira letrare e poetës Raimonda Moisiu është, që konsumohet. Nga poezit e saja çdo kush merr diçka, çdo kush e gjen vetëvetën dhe poezia e saj nuk shterron por, dinë vetëm të rritet dhe ashtu në rritjen e sipër vjenë dhe shëndërrohet si lumi Amazon.
 
Të hysh në botën poetike të Raimonda Moisiut, vështirë është të dalësh dhe aq më vështirë është edhe të shkëputesh Kjo dukuri ndodhë për shumë arsye:

E para siç thotë vetë potja:
 
"Ke hyrë në perandorinë e mimozave
Të mimozave dhe të barit
Dhe…posiiiiiiiiiiiii
Dhe në perandorinë time "
 
Arsyeja e dytë është: Kur fillonë të lexosh krijimet lirike të poetes Raimonda Moisiu; zhytesh në një botë, në një gjithësi të paanshme e të papërshkruar dot' me fjalë! futesh në ëndërrimet poetike, ku zëri i ngrohtë i fjalëve të bukura magjike  të hedhura në letër; të magjepsë dhe sikur të bënë magji fjala e saj! të tërheqë me një ngrohtësi e me një butësi dhe ashtu dalë ngadalë dehësh pa e vënë re fare vetvetën! ashtu dalë ngadalë zhytesh në botën magjepsëse, në një tjetër botë! ndryshe nga kjo ku jetojmë në, një botë shumë më dalluese nga përditshmëria jonë e zakonshme! edhe pse në gotë, ti nuk ke venë por je i dehur! ngase bota e Raimondës është ndryshe e përceptuar, është një botë femërore; e ngrohtë dhe nga e cila nuk mund të dalësh dot. Poetja dinë t'i dehë dhe t'i mahnisë lexuesit e vetë me vargjet e saja nektariane. Poezia e saj është vetë nektari, që nuk të lenë dot të shkëputesh nga vargu i vetë, por edhe po të ndahesh për një çasht, kjo është shumë vështirë të ndodhë! por prap, sërish mendja s'të lenë të qetë dhe sikur vetëdija të thotë  -kthehu-; kthehu në vargjet e Raimondës, ndonëse nuk ke lexuar plotësisht vargun e saj, nuk ke përfunduar ende poezin; vetë zëri poetik të thërret, ashtu më një zë të ngrohtë dhe të butë, që s'mund t'i bëshë ballë dot dhe s'mund të qëndrosh indiferent! ngase fjala e poetës është shumë tërheqëse për lexuesin dhe shpirti i lexuesit nuk mund të qetësohet dot! por pa u kthyer në poezin e lënë përgjysë ndonëse edhe vetë fryma njerëzorë s'arrin dot të shqitet, s'arrin dot' të ndahet nga vargu, meqense fjala e Raimondes ështe, sikur nektari i luleve pranverore, që i ndjellë bletët dhe nuk i lenë dot të shkëputen nga lulet. Ashtu siç çelë lulja në çdo pranverë, ashtu edhe poezia shumë dimenzionale e Raimondës nuk shterron dhe nuk venitet nga asnjë stinë dhe nga asnjë motë ngase, ajo është burim i pashterruar i fjalës së bukur të botës femërore.
 
Siç shprehët edhe në poezinë me titull: "Në perandorinë e mimozave"
 
"Derisa të mbarojë magjia ime,
Ajo mbaron sapo
Une do të të tërheq nga dora"
 
Krijimtaria lirike e Raimondës është sikur gjithësia e stolisur, ashtu edhe poezia e saj, është e pasuruar dhe kurrë nuk do të shterrohet, do i bëj ballë gjitha kohërave dhe ashtu do të qëndrojë gjithmonë e jetë e embël dhe e dashur për lexuesit.
 
Kur përfundon së lexuari poezin e Raimonda Moisiut, shpirti ndjehet i çliruar nga një barrë, që gjithësecili këtë ndjesi do t'a ndjejë në mënyrën e vetë.
 
Poezia e Raimonda Moisiut është shumë origjinale dhe në përgjithsi letërsisë Shqiptare i ka munguar ky varg dhe sikur me paraqitjen e poezisë së Moisiut dhe disa poetëve tjerë Shqiptarë bashkëkohas; kjo zbrazëtirë sadopak është përmbushur, por kjo zbrazëtirë donë ende punë dhe vepra konkrete e cilësore nga shumë lëvrues të fjalës së bukur poetike për ta plotësur këtë boshllëk në lirikën Shqiptare.
 
Por letërsia çdo herë do të ndjejë zbrazëtira ngase me kalimin e viteve, koha është ajo, që do t'ia parashtrojë  kërkesat e veta dhe çdo periudhë e letërsisë marrë në kënd global, do të jetë me karakteristikat e veta dalluese dhe përparimtare.
 
Nga poezia: "Duamëni"

Duamëni me shpirt
Siç ju dua edhe unë me shpirt
Duameni,
edhe pakëz më pak se sa ju dua Unë.
nuk ka gjë.
Nuk ju dhimbsëm?
Nuk janë dy buzet e mia të lyera me të kuq
është zemra ime që po fjaloset me ty…
…me juve të gjithë
këtë muzg.
Ju kurrë nuk mund te dashuroni
me kaq pasion sa dashuron nje grua
 
Autor: Fejzulla Duraku
Bruksel,12.05.2008



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora