E enjte, 07.11.2024, 03:47 AM (GMT)

Kulturë

Elena Qirici, shqiptarja e pare ne Hollivud

E enjte, 22.05.2008, 05:02 PM


Elena Qirici
Nga Anisa Ymeri

Shkelqimi i saj nisi ne Shqiperi per te kapercyer kufijte e saj shume shpejt duke u shnderruar ne aktoren e pare shqiptare qe shkeli ne Hollivud. "The little Helena", keshtu nisi te njihej Elena Qirici, qe vetem 7 vjece rrembeu vemendjen e gjiganteve te kinematografise boterore. Jo vetem kengetare, kercimtare, akrobate, por edhe aktore, Elena lindi ne Melburn, ne vitin 1925 a 1928, nuk dihet me saktesi, por, ende foshnje, ajo erdhi ne Korce per te jetuar atje deri ne vitin 1936. Ndonese ne historine e kinemase boterore emri i saj ze nje vend tejet te rendesishem per shqiptaret, eshte prej atyre emrave qe e kane degjuar fare rralle ose aspak.

Koncerti i saj i pare u mbajt ne sallen e kinemase se Korces, ne vitin 1935 dhe ndonese ende femije, suksesi i saj prej nisjes qe i sigurt. Si nje artiste e madhe, Elena kishte dhomen e saj te makiazhit. Ishte nje mbremje fatlume per te, kur ne dhome hyn nje perfaqesues i nje shoqerie italiane, teper te njohur per kohen, "Fratelli Shwarz". Ketu nenshkruhet edhe kontrata e pare, qe e coi drejt udhes se sigurt te fames. Skenat e Italise u shnderruan ne "prone" te saj, ndersa shtypi dhe kritika italiane, kur Elena ishte vetem 12 vjece e cilesoi si "vogelushja hyjneshe e madhe". Vogelushja shqiptare shume shpejt i kaperceu kufijte e Italise. Parisi qe stacioni i saj i radhes, ku, per shume vite, vogelushja, qe nisi te shnderrohej pak nga pak ne nje zonjushe teper terheqese, interpretoi perkrah artistes se njohur, Maria Dubas! Tanime qe kishte rrokur Parisin, Hollivudi ishte fare prane saj. Brenda vitit, "peshkaqenet e kinematografise boterore" e angazhuan ne dy filma, ku bukuroshja e talentuar Elene interpretoi ne rolet kryesore. Keshtu ngjiti ngadale shkallet e karrieres Elena Qirici, qe u shnderrua edhe ne aktoren e pare shqiptare te Hollivudit. Talenti i saj prej kercimtareje, qe u kultivua edhe me tej gjate karrieres se saj, Elena arriti te ishte denjesisht perkrah nje prej balerinave me te famshme te kohes ne Amerike, Eleonor Pauell. Karriera e saj nuk zgjati shume, pasi ne momentin kur fama e saj arriti kulmin, Elena u terhoq nga skena. Gjithcka perkon me kohen kur ajo u martua me pinjollin e familjes presidenciale amerikane, Ford!

Ndonese Elena Qirici u shnderrua ne nje perendeshe te vogel te Hollivudit, nuk qendroi larg skenes shqiptare, skene ne te cilen u evidentua edhe talenti i saj si nje artiste e madhe dhe e gjithanshme. Jo pak u komentua edhe nga shtypi shqiptar i kohes rikthimi i Elenes ne skenen ku nisi karrieren e saj. Duke qene teper e lidhur me vendin e saj te origjines, shqetesohej jo pak per fatin e atdheut te saj. Gazetat e kohes sherbejne si dokumente teper te rendesishem per ate c'ka ndodhur aso kohe. Hoxha sjell ne vemendje ne librin e tij nje bisede mes Qiricit dhe nje gazetari shqiptar ne Itali. "Po flisnim per vendin tone, rrefen ai, dhe ajo vazhdimisht ankohej per mungesen e nje shkolle arti ne Shqiperi". Edhe vet Elena, ndonese fati i saj qe te largohej prej vendit tone dhe te kurohej artistikisht larg Shqiperise, nuk pati mundesine te merrte mesime arti ne vendin e saj. E me gjithe famen pertej Shqiperise, per breza te tere jehona e fames se saj nuk u percoll te ne. Perpos studiuesve qe kane qene ne kontakt me veprimtarine e saj, rralle eshte shkruar per talentin dhe famen e saj ne Hollivud, por edhe ne kontinentin plak, apo Evropen, djep kulture. Pasi, pas fames ne Amerike, prinderit dhe Elena vendosen te kthehen ne Evrope, per te vijuar me tej veprimtarine e saj artistike.

Elena, nga Amerika ne Korce

Fama ne token e premtuar nuk e pengoi aspak shqiptaren e talentuar qe mundi te gjeje rrugen e fames ne Ameriken e larget, s'e mbajti larg vendit te saj. Asgje duket se nuk e mbante dot larg atdheut Elenen, ku per te paren here u ngjit ne skene. Ishte viti 1938, pas fames dhe impenjimeve te shumta larg Shqiperise dhe ne skena te medha, Elena kthehet ne skenen tone. Studiuesi Abaz Hoxha shkruan se "shfaqjen e pare e dha ne Korce, skene ku nisi edhe karrieren e saj artistike". Realiteti i vendit te saj e shqetesonte jo pak, dhe shpesh kur fliste per te, gjate bisedes zinte vend edhe nje heshtje e gjate, ku zinin vend edhe mendimet per artin teper te varfer ne Shqiperi.

Dashuria per vendin e origjines se saj, vendin ku shkeli edhe per te paren here ne skene, iu ushqye vazhdimisht prej prinderve te saj. Ndonese vetem pak vite jetoi ne Shqiperi, Elena e flet shume mire gjuhen e vendit te babait, pasi nena e saj qe australiane.

Jehona e shtypit per Elenen e vogel

Dikur Elena e vogel, e me pas hyjneshe e Hollivudit. Jane ato cka kritika perconte nepermjet faqeve te shtypit per jehonen e fames se saj. Studiuesi Abaz Hoxha sjell ne vemendje nje artikull qe daton me 14 qershor 1938, nje shkrim me titullin "Ylli kinematografik shqiptar, Elena Qirici". I shoqeruar me nje fotografi, aty shkruhej: "Disa kohe me pare, revista amerikane "The voice of lion", organ i shoqerise kinematografike Metro Golduin Majer, botonte ne faqen e pare nje fotografi te madhe, qe shoqerohej me njoftimin: "Arriti ne Hollivud, e vogla Elena Qirici, rivalja kryesore e te famshmes balerine Eleonos Pauell". Artikujt per jehonen e interpretimeve te saj qene jo te pakta, jo vetem ne kohen kur ajo shkeli Hollivudin dhe fama e saj arriti majat, por edhe me pare. Prej Italise ne Paris per te rrokur me pas Hollivudin, sa kohe aktorja shqiptare pati vemendjen e madhe te publikut, kritikes dhe shtypit te kohes.

Terheqja nga skena

Suksesi dhe fama ne Amerike nuk e mbajten larg Evropes, Elena Qiricin. Rikthehet ne Evrope per te interpretuar ne vitin 1942 filmin "Women of the day" (Gruaja e dites) perkrah aktores se madhe amerikane, Katherine Hepburn. Ne Itali qendron deri ne vitin 1954, per t'u vendosur me pas ne Melburn te Australise, ne vendin e origjines se nenes se saj. Elena Qirici tanime ishte terhequr nga skena per te vijuar punen ne ateliene e saj kozmetike. Ishte viti 1965, kur shqiptarja Qirici, pas rrokjes se fames, u martua me Gerard Ford, djalin e Presidentit te mevonshem te Amerikes, John Fordit.

Pas martese vendoset ne Kaliforni, ku thuhet se jeton edhe sot ne moshen 82-vjecare.

Pavaresisht fames ne Hollivud, ajo perhere theksonte origjinen e saj shqiptare. Thuhet se ishte martesa e saj me pinjollin e familjes Ford qe e shkeputi perfundimisht nga skena. Megjithate, ajo mbetet perhere nje yll qe shkelqeu jo pak ne gjigantin e kinematografise boterore, Hollivud. Deri ne momentin e terheqjes nga skena per te jetuar ne boten mondane te familjes amerikane Ford. Ndonese ne kende te ndryshme te botes, asnje prej tyre nuk i humbi lidhjet me Shqiperine, sidomos me Korcen, ku ende jetojne te aferm te tyre.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora