Kulturë
Albert Shala: Hajdar Salihu, figure shumedimensionale e letersise shqipe
E diele, 18.05.2008, 12:33 PM
HAJDAR SALIHU FIGURE SHUMEDIMENSIONALE E LETERSISE SHQIPE
Albert Shala
Nga Albert Shala
Shkrimtari Hajdar Salihu eshte nje figure e spikatur e prozes dhe kritikes letrare shqipe.Ai eshte lindur ne fshatin Botushe te Gjakoves, fshate piktoreske, bri bjeshkes se Koshares ne vitin 1950.Shkollen e mesme e kreu ne Gjakove,ndersa Fakultetin e Gjuhes dhe Letersise Shqipe ne Universitetin e Prishtines,ku edhe magjistroi me temen virgjer ''Poezia e Bejtexhijve.Shkimtari Hajdar Salihu per shkak te angazhimit politik te vellaut te tij Jashar Salihu,i cili u be gjeneral i UCK-se dhe i cili qe denuar me vite te tera burg nga pushtuesit serb per aktivitetin e tij atdhetar qe i diferencuar dhe nen presionin e perhershem te pushtuesit dhe sherbetorve te tij.Me rastin e arrestimit te vellait te tij komitetlit e Deqanit kerkuan nga Hajdari si profesor te distancohet nga demonstratat e vitit 1981 dhe nga vellai i tij Jashari,por ai nuk pranon dhe e debojne nga puna dhe diferencojne.Hajdar Salihu po nga ky presion nuk iu mundesua te botonte.Keshtu qe ai ishte
i detyruar te shkruante me pseudonimin Yll Jonuzi.Talenti i tij prej prozatori beri qe ai te mos i dorezohej dallgve te kohes qe perplaseshin mbi te.Ai shkroi tete romane,nje liber me tregime dhe u shperbly disa here,nder tjera mori edhe Cmimet e Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves,dhe ate Pjeter Bogdani.,ndersa libri i tij"Poezia e Bejtexhijve" eshte i vecante dhe me i thelli,nje studim i vecante nga fusha e kritikes letrare qe eshte shkruar nga ndonje studiues me gjithsejt 35o faqe.Libri thellesisht zberthen frymen mistiko-filozofike te poezise se Bejtexhijve dhe shpalos nivelet e larta te kesaj poezie qe eshte shkruar nder ne.
VDEKJA E PARALAJMERUAR
Ishte nje dite e vrante e vitit 1995.Qielli ishte ca i erresuar.Perballe meje ne afersi te Xhamijes se Hadumit te Gjakoves ecte Hajdar Salihu.U ndala me te dhe pasi kishte qef te ngitte nga nje gote raki.I thashe:eja te shkojme ne kafe e ta ngrisim nga nje gote.Fytyra i buzeqeshi dhe me kenaqesi e pranoi ftesen.Hyme ne kafe dhe pasi beme porosin nga nje gote raki e nga nje kafe,filluam te bisedonim per letersi e politike.Pas gjysme ore Hajdari duke me shikuar cudtitshem me tha:Dje me ka ndodhur nje ngjarje e cuditshme ne varreza.
Ne varreza - thashe une
PO-me tha-Kam ecur afer varezave dhe tri here nje ze me thirri Hajdar,ktheja koken e askush nuk dukej,une ecja prape zeri me thirri Hajdar edhe per se treti me thirri Hajdar e asnje njeri nuk dukej-tha Hajdari plote brenge.Kjo ngjarjee Hajdar Salihut me vuri para sproves se cka ti them.Te vdekurit e therrisnin-mendova.Je rrase thelle ne boten mistike o Hajdar -i thashe dhe mendova librin e tij Poezia e Betexhijve.
Pime kafet e i zbrazem gotat e rakise.Pas tri ditesh nje pasdite cingeroi telefoni.Poeti Mazllum Saneja me nje ze perplot dritherim ma jep lajmin e kobshem:Ka vdeke Hajdar Salihu.
Cka je ka thue,bre-i thashe i tronditur.
Pares ia pashe fotografin ne shtylle-tha Mazllumi.
Te nesermen e asaj dite te perlotur(binte pak shi)mora pjese ne varrimin e tij,ne fshatin e tij te lindjes Botushe.Ziqri(lutje) jehonte lugines.Varrimi i ngjante nje filmi perplot mister.Shehlere,Hoxhallare,shkrimtare dhe veprimtare e nje numer i konsiderushem njerezish rreth trupit te tij,zeri i ziqrit me pika shiu te qiellit te perlotur sbashku me fjalet e Hajdar Salihut qe mi kishte thene ne kafe tri dite me pare me benin ikone pikellimi per kete burre Kosove.