E marte, 21.09.2021, 12:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Përse të vetëvritesh?

E shtune, 21.09.2013, 08:51 PM


Përse të vetëvritesh?

Ese

Nga Dr. Ilir Muharremi ilirmuharremi1@hotmail.com

Të vetëvritesh nga ndjenjat është mese e sigurt, ngaqë logjika nuk mund të rezistojë dhe të plotësojë boshllëkun deri në fund. Por, ç’kuptim do të kishte çdo frymë e harxhuar, sikurse të eliminohej nga vetë njeriu? Ai në fakt, nga lindja e deri në vdekje është i eliminuar, por sikur ta bënte këtë vetë? Sikur të shkruan fatin vetë, të përshpejtojë momentin e fundit, të udhëtoj drejtë lirive të panjohura. A nuk zgjon ndjenjë frike kjo? Kjo shpërfaqet si pengesë për nxitjen e eliminimit. Ky njeri, duhet gërryer që nga gishtat e këmbëve e deri në kokë. Gërryerja e dërgon në një ftohtësi përshtatjesh, apo bindjesh duke e kthyer përgjigjen: “Çdo vepër që bëjë tash është e njëjta , sikur ta bëja apo sikur mos ta bëja”. Pse të bënte diç, kur ai në fakt nuk ekziston. Kërkimi i rrugës së vazhdimit, përshpejtimi i eleminimit nga kotësia e shkretë në të cilën nuk mund të gjesh përgjigje. Jeta nuk ka kuptim, po sikur mos të kishte, nuk do të ishte kështu. Më lehtë jetohet kështu, më vështirë nëse ngjitemi në majat e kuptimit, prapë do të kthemi duar bosh. Përgjigja shpesh lëkundet dhe logjika e plot bënë replikë me të. Replika, elektrizimin, lëvizjen dhe ne fund çka? Prapë zbrazje për tu mbushur. Kur ky njeri i dirigjuar nga ndjenjat, apo i shtypur totalisht, i kthyer në një zero të ftohët, ngre këmbëzën nga gërryerja e jetës, çfarë kërkon përtej? Të vazhdoj i lehtësuar. Të filloj i pastruar nga ajo që i vërtitej? Mesiguri se po. Por, a do të jetë kështu? A do të ndjehet i lehtësuar duke i dhënë fund dhimbjeve? Po kush mund të flas mbi përvojën e vdekjes derisa asnjëri nuk arrin të manifestojë këtë përvojë. Vërtet në mendje më ri pyetja: Çdo ditë duhet të zgjohem, çdo të hënë të dal në punë, pastaj në vazhdimësi vijnë ditët e tjera, poashtu duke u përmbyllur më mbrëmjen. I vetëdijshëm jam se duke jetuar nën këtë qiell grishës, mbytës, monotonë, jp vetëm mua, por secili do t’i lind pyetja. Përse ndodh kjo? Përse unë në këtë mes? Detyrimi na bënë ose të qëndrojmë brenda, ose të kërkojmë daljen, shpëtimin nga e tëra. Shumë njerëz, nuk kanë mendime të ndryshme, përshtaten me gurët, peizazhet, oqeanet, të tëra këto i pohojnë si farefis i tyre. Ky pohim ngre pyetjen se të gjitha këto në thelb ruajnë shkatërrimin e njeriut, të gjitha këto janë dekoruese, por të ashpra, të egra vetëm për tu barazuar me vetën. A mos vallë këto janë të panjohura për mua dhe për gjithë njerëzit. Mos këto janë të heshtura, lëvizin pa ndonjë interes, për të shërbyer në radhë të parë vetës e pastaj kontaktit me njeriun. Po, këto vijnë nga askush , gjithmonë kanë qenë, në asnjë shkallë të ndryshueshmërisë, por absulotes, sikurse njeriu. Atëherë, ky mes, ky kontakt kontradiktor, rreth asgjësë, që ishte dhe është, lind pyetjen më absurde, pse të jetë kështu, kah do përfundojë? Ose, nëse nuk do të përfundojë, gjithmonë do të jetë që nga paralindja e deri tek vdekja. Atëherë vetëvrasja çfarë na qenka, një vetëlindje e lehtësuar duke zëvendësuar të gjitha përgjigjet dhe dhimbjet të cilat vijnë nga ndjenjat, duke mos u kufizuar nga logjika. Lidhja e njeriut me jetën është një mrekulli force nga e cila vështirë dilet. Shpirti me trupin nuk mund të asgjësohen, ose shpirti nuk mund të lehtësohet me shkrepjen e këmbëzës duke i dhënë fund trupit. Ose vdekja e shpirtit para trupit, e cila buron nga asnjë përvojë idealiste filozofike. Këtu do prek një problem se të gjitha fetë në botë e ndalojnë vetëvrasjen. Por, si mund ta bëjnë këtë kur ata vetëvriten , të mbushur me eksploziv në emër të Xhihadit qw në kuptimin fetar ka koncept të rëndësishëm të fesë islame, përpjekjet ose luftën në rrugën e zotit. Etimologjikisht  ka kuptimin e mundimit në një drejtim të caktuar. Në librin e shenjtë Kuran ky term nënkupton në radhë të parë luftën e armatosur. Kurani nuk e përcakton qartë nëse për të bëhet fjalë për luftën universale (të gjithanshme) kundra besimeve të tjera apo nëse kjo luftë ndjek vetëm qëllime defensive (mbrojtjeje). Por, sido që të jetë, këta njerëz që bëjnë këtë ,nuk janë të dobët, këta kamikazë vrasin vetën dhe të tjerët për mospërshtatje fetare dhe padrejtësive të cilat ju kundërvihen.  Mirëpo, ne fitojmë një zakon, e ai është i të jetuarit, pastaj në vije mendimi. Vetëvrasja (vetëlindja e panjohur) duke shkatërruar trupin, është si akt vetëm ndaj vetës, jo edhe ndaj të tjerëve, kjo bindje si mospajtim me atë që është dhe duke u fuqizuar në të përtejmen e panjohur, krijon brenda logjikës besim, dhe ky besim më pastaj i nënshtrohet ndjenjave. Vetëvrasja edhe në shumë gazeta cilësohet si dukuri shoqërore, pikërisht është kështu. Ky veprim stërvitet dhe përgatitet nga heshtja me kulminante shpirtërore. Shpesh kjo spërkatet me padituri të njeriut. Në mbrëmje, varet me litar. Një tjetër hidhet nga kati i fundit i ndërtesës, ndërsa, një tjetër ngre këmbëzën. Njohë rastin e një vajze të cilës tërw familja është vetëvrarë, përveç vëllait të cilin e kishte shkel treni. Njohë edhe një rast, të një djaloshi i cili për shkaqe të dobëta ekonomike më vonë është vetëvrarë. Edhe vajza e vetëvrarë edhe djaloshi, në shpirt kishin krimbin i cili i ka gërryer deri në momentin kulmor. Shoqëria, nuk mund ta ndalon gërryerjen, por vetmia përballet me këtë. Por, njeriu rrallë e vret vetën. Si fillojnë krizat, ato besoj nuk janë të kontrollueshme për tu përballë me një akt vendimtar. Rrokullimi i gjithë pakënaqësive nuk mund të ndodh vetëm pse një njeri të ka fol ftohtë, apo pse ke dështuar në një sukses. Kjo buron nga më herët, e kjo është vërtet e pakontrollueshme. Artistët si: Vinsent Van Gogh, Xhek London, Ernest Hemingway, Jim Morison, Bekim Fehmiu, Merlin Monro... u vetëvranë, duke vendosur se kishin mbetur prapa me jetën e tyre, ose nuk e kanë kuptuar. Këto veprime ishin të imponuara nga ekzistenca e tyre, kjo ndarje nga atdheu, ky migrim në një pafundësi iluzioniste të pa përvojë, tregon një karakter komik aspak të ndërgjegjshëm.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora