| E shtune, 21.09.2013, 08:51 PM |
Përse të vetëvritesh?
Ese
Nga Dr. Ilir Muharremi ilirmuharremi1@hotmail.com
Të vetëvritesh nga ndjenjat është mese e sigurt, ngaqë
logjika nuk mund të rezistojë dhe të plotësojë boshllëkun deri në fund. Por,
ç’kuptim do të kishte çdo frymë e harxhuar, sikurse të eliminohej nga vetë
njeriu? Ai në fakt, nga lindja e deri në vdekje është i eliminuar, por sikur ta
bënte këtë vetë? Sikur të shkruan fatin vetë, të përshpejtojë momentin e
fundit, të udhëtoj drejtë lirive të panjohura. A nuk zgjon ndjenjë frike kjo?
Kjo shpërfaqet si pengesë për nxitjen e eliminimit. Ky njeri, duhet gërryer që
nga gishtat e këmbëve e deri në kokë. Gërryerja e dërgon në një ftohtësi
përshtatjesh, apo bindjesh duke e kthyer përgjigjen: “Çdo vepër që bëjë tash
është e njëjta , sikur ta bëja apo sikur mos ta bëja”. Pse të bënte diç, kur ai
në fakt nuk ekziston. Kërkimi i rrugës së vazhdimit, përshpejtimi i eleminimit
nga kotësia e shkretë në të cilën nuk mund të gjesh përgjigje. Jeta nuk ka
kuptim, po sikur mos të kishte, nuk do të ishte kështu. Më lehtë jetohet
kështu, më vështirë nëse ngjitemi në majat e kuptimit, prapë do të kthemi duar
bosh. Përgjigja shpesh lëkundet dhe logjika e plot bënë replikë me të. Replika,
elektrizimin, lëvizjen dhe ne fund çka? Prapë zbrazje për tu mbushur. Kur ky
njeri i dirigjuar nga ndjenjat, apo i shtypur totalisht, i kthyer në një zero
të ftohët, ngre këmbëzën nga gërryerja e jetës, çfarë kërkon përtej? Të vazhdoj
i lehtësuar. Të filloj i pastruar nga ajo që i vërtitej? Mesiguri se po. Por, a
do të jetë kështu? A do të ndjehet i lehtësuar duke i dhënë fund dhimbjeve? Po
kush mund të flas mbi përvojën e vdekjes derisa asnjëri nuk arrin të
manifestojë këtë përvojë. Vërtet në mendje më ri pyetja: Çdo ditë duhet të
zgjohem, çdo të hënë të dal në punë, pastaj në vazhdimësi vijnë ditët e tjera,
poashtu duke u përmbyllur më mbrëmjen. I vetëdijshëm jam se duke jetuar nën
këtë qiell grishës, mbytës, monotonë, jp vetëm mua, por secili do t’i lind
pyetja. Përse ndodh kjo? Përse unë në këtë mes? Detyrimi na bënë ose të
qëndrojmë brenda, ose të kërkojmë daljen, shpëtimin nga e tëra. Shumë njerëz,
nuk kanë mendime të ndryshme, përshtaten me gurët, peizazhet, oqeanet, të tëra
këto i pohojnë si farefis i tyre. Ky pohim ngre pyetjen se të gjitha këto në
thelb ruajnë shkatërrimin e njeriut, të gjitha këto janë dekoruese, por të
ashpra, të egra vetëm për tu barazuar me vetën. A mos vallë këto janë të
panjohura për mua dhe për gjithë njerëzit. Mos këto janë të heshtura, lëvizin
pa ndonjë interes, për të shërbyer në radhë të parë vetës e pastaj kontaktit me
njeriun. Po, këto vijnë nga askush , gjithmonë kanë qenë, në asnjë shkallë të
ndryshueshmërisë, por absulotes, sikurse njeriu. Atëherë, ky mes, ky kontakt
kontradiktor, rreth asgjësë, që ishte dhe është, lind pyetjen më absurde, pse
të jetë kështu, kah do përfundojë? Ose, nëse nuk do të përfundojë, gjithmonë do
të jetë që nga paralindja e deri tek vdekja. Atëherë vetëvrasja çfarë na qenka,
një vetëlindje e lehtësuar duke zëvendësuar të gjitha përgjigjet dhe dhimbjet
të cilat vijnë nga ndjenjat, duke mos u kufizuar nga logjika. Lidhja e njeriut
me jetën është një mrekulli force nga e cila vështirë dilet. Shpirti me trupin
nuk mund të asgjësohen, ose shpirti nuk mund të lehtësohet me shkrepjen e
këmbëzës duke i dhënë fund trupit. Ose vdekja e shpirtit para trupit, e cila
buron nga asnjë përvojë idealiste filozofike. Këtu do prek një problem se të
gjitha fetë në botë e ndalojnë vetëvrasjen. Por, si mund ta bëjnë këtë kur ata
vetëvriten , të mbushur me eksploziv në emër të Xhihadit qw në kuptimin fetar
ka koncept të rëndësishëm të fesë islame, përpjekjet ose luftën në rrugën e
zotit. Etimologjikisht ka kuptimin e
mundimit në një drejtim të caktuar. Në librin e shenjtë Kuran ky term nënkupton
në radhë të parë luftën e armatosur. Kurani nuk e përcakton qartë nëse për të bëhet
fjalë për luftën universale (të gjithanshme) kundra besimeve të tjera apo nëse
kjo luftë ndjek vetëm qëllime defensive (mbrojtjeje). Por, sido që të jetë,
këta njerëz që bëjnë këtë ,nuk janë të dobët, këta kamikazë vrasin vetën dhe të
tjerët për mospërshtatje fetare dhe padrejtësive të cilat ju kundërvihen. Mirëpo, ne fitojmë një zakon, e ai është i të
jetuarit, pastaj në vije mendimi. Vetëvrasja (vetëlindja e panjohur) duke
shkatërruar trupin, është si akt vetëm ndaj vetës, jo edhe ndaj të tjerëve, kjo
bindje si mospajtim me atë që është dhe duke u fuqizuar në të përtejmen e
panjohur, krijon brenda logjikës besim, dhe ky besim më pastaj i nënshtrohet
ndjenjave. Vetëvrasja edhe në shumë gazeta cilësohet si dukuri shoqërore,
pikërisht është kështu. Ky veprim stërvitet dhe përgatitet nga heshtja me
kulminante shpirtërore. Shpesh kjo spërkatet me padituri të njeriut. Në
mbrëmje, varet me litar. Një tjetër hidhet nga kati i fundit i ndërtesës,
ndërsa, një tjetër ngre këmbëzën. Njohë rastin e një vajze të cilës tërw
familja është vetëvrarë, përveç vëllait të cilin e kishte shkel treni. Njohë
edhe një rast, të një djaloshi i cili për shkaqe të dobëta ekonomike më vonë
është vetëvrarë. Edhe vajza e vetëvrarë edhe djaloshi, në shpirt kishin krimbin
i cili i ka gërryer deri në momentin kulmor. Shoqëria, nuk mund ta ndalon
gërryerjen, por vetmia përballet me këtë. Por, njeriu rrallë e vret vetën. Si
fillojnë krizat, ato besoj nuk janë të kontrollueshme për tu përballë me një
akt vendimtar. Rrokullimi i gjithë pakënaqësive nuk mund të ndodh vetëm pse një
njeri të ka fol ftohtë, apo pse ke dështuar në një sukses. Kjo buron nga më
herët, e kjo është vërtet e pakontrollueshme. Artistët si: Vinsent Van Gogh,
Xhek London, Ernest Hemingway, Jim Morison, Bekim Fehmiu, Merlin Monro... u
vetëvranë, duke vendosur se kishin mbetur prapa me jetën e tyre, ose nuk e kanë
kuptuar. Këto veprime ishin të imponuara nga ekzistenca e tyre, kjo ndarje nga
atdheu, ky migrim në një pafundësi iluzioniste të pa përvojë, tregon një
karakter komik aspak të ndërgjegjshëm.