E premte, 26.04.2024, 09:50 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: Iftaret e bollshme dhe të varfërit

E diele, 04.08.2013, 12:30 PM


KAH PO SHKOJNË SHQIPTARËT?!-Iftaret e bollshme dhe të varfërit në ramazan

Përsiatje nga mërgimi!

NGA AGIM GASHI

Askund akoma nga dy shtetet shqiptare dhe pjesët tjera etnike, nuk mund të tubojnë kaq shumë njerz dhe personalitete shtetrore në ndonjë evenimet të kulturës apo edhe në ndonjë përvjetor historik kombëtar, si po arrihet të tubohen në xhamia dhe iftare pasanikësh.

Shqiptarët tërë diten e lavdërojnë perëndimin, e lavdërojnë NATO-n dhe Amerikën që i çliruan dhe ndihmuan, synojnë Evropen, synojnë organizatat tjera ndërkombëtare, por mendjen e kan te namazi, agjinimi, iftaret e bollshme, ezanet nëpër xhamia si të ishte tokë arabe, mendojnë në shtetet islamike, vdekjen „shehit“ për Libi, Siri e shtete tjera, duke harrur plotsisht gjakun e derdhur, varret, dhunimet e maltretimet nga turku, serbi, bullgri e turli tartari tjeter.

Askujt si shkon mendja as te qyteti i ndarë i Mitrovicës, as te pjesa tjeter e atdheut që lëngon nga thundrrat çetnike, as te të pagjeturit, as te gratë, nënat e nuset tona të dhunuara e as te varret masive që presin gropimin.

Duke i parë këto dollina iftarësh ku nuk mungon as “qumshti i dallandyshes”, ku rrasin presidenta, kryeministra, ministra e turli kargjoz-biznismeni, rrënqethjet e trupit të kaplojnë, djersitesh nga dhimbja e nga inati që smund të ndryshosh asgjë dhe të dalin prasysh sofrat e qindra e mijëra varfnjakëve shqiptar anë e kand tokës së Arbërit, që shumica presin të kryhet iftri i të pasurve për ti vizituar kantat e bërllogut pastaj.

A ka ndokund Zot që do tua fal mëkatet njerzëve të tillë? A quhet „sevap“ dhënja e iftarëve për fushata elektorale e për përfitime politike apo edhe tenderash? Si ka mundësi që ky popull mos ta ngris zërin e tij për shumë e shumë padrejtësi që po i bëhen, për varfërinë, për ilaqet, për spitalet, për korrupcionin, hajninë...!

Cili Zot do tua fali mëkatet atyre që flasin në emrin e Zotit, shajnë në emrin e Zotit dhe pshurrin atdheun në emrin e Zotit?

Janë bërë bashkë mafi kombëtare:politicient, hoxhollar, kriminel, kraxhoz, vraës...dhe i luten Allahut për „mirësi“!

Eh, sa e ndjej veten të fyer që spo mundem ti ndihmoj këtij populli e këtij atdheu më shumë.Më duket vetja se vetëm di të dërdëllisi e asgjë tjeter. Më vjen marre Kosovë që sbëra më shumë për Ty, thoshte Azem Shkreli. Edhe unë iu kam bashkangjitë kaherë këtij vrgu ku bashkë me Ali Podrimjen shkonim në tubime anë e mbanë Evropes. E sot, iftaret vërshojnë fshatrat, mëhallat e qytetet. Askujt si ra ndërmend ti kujtoj kolosët e poezisë, artit, rapsodët e këngëtarët...po harrohen edhe dëshmorët.Këto që po ndodhin te ne nuk janë iftare por maskenballe turpi.Akoma çlirimtarët injorohen, vriten dhe flejnë në tenda. Gjermania ka të siguruar mbi njëzet milion qen e maca, sigurimi i të cilave arrin shuma fantastike. Në atdheun tim qent e macat vriten, vriten edhe njerzit, vidhet atdheu, vidhet populli, ska ligje, ska shëndetsi, ska jetë. Synimi për të hy në evropë është falsifikat i popullit dhe atdheut tim.

Në Evropë ndryshe kuptohet definicioni mbi lirinë.

Sa piklluese është kur edhe vetja më tradhëton.Kjo po më gjen dita-ditës dhe pastaj filloj e grindem me veten time. Mu ka lagë baruti o njerz dhe më fuqia ime po më le dita-ditës. Mundohem të tregoj ndonjë shaka por gazi nuk më del.Çdo gjë më është shëndrruar në vaj, rënkim e kujë. Po cili njeri do të ishte me humor kur atdheu lëngon nga smundje të rënda? Andaj po lëngoj edhe unë.

Në kohë vdekjeje njeriu normal nuk qesh.Qeshin vetëm tradhtarët.

Palaçot e kombit bëjnë shaka edhe në kohë morti.

Gjithmonë të menqurit shkruajnë të mos harrojnë. Ne shqiptarë gjërat tona po i harrojmë pa rënë muzgu!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora