| E diele, 04.08.2013, 12:30 PM |
KAH
Përsiatje nga mërgimi!
NGA AGIM GASHI
Askund
akoma nga dy shtetet shqiptare dhe pjesët tjera etnike, nuk mund të tubojnë kaq
shumë njerz dhe personalitete shtetrore në ndonjë evenimet të kulturës apo edhe
në ndonjë përvjetor historik kombëtar, si po arrihet të tubohen në xhamia dhe
iftare pasanikësh.
Shqiptarët
tërë diten e lavdërojnë perëndimin, e lavdërojnë NATO-n dhe Amerikën që i
çliruan dhe ndihmuan, synojnë Evropen, synojnë organizatat tjera ndërkombëtare,
por mendjen e kan te namazi, agjinimi, iftaret e bollshme, ezanet nëpër xhamia
si të ishte tokë arabe, mendojnë në shtetet islamike, vdekjen „shehit“ për
Libi, Siri e shtete tjera, duke harrur plotsisht gjakun e derdhur, varret,
dhunimet e maltretimet nga turku, serbi, bullgri e turli tartari tjeter.
Askujt si
shkon mendja as te qyteti i ndarë i Mitrovicës, as te pjesa tjeter e atdheut që
lëngon nga thundrrat çetnike, as te të pagjeturit, as te gratë, nënat e nuset
tona të dhunuara e as te varret masive që presin gropimin.
Duke i
parë këto dollina iftarësh ku nuk mungon as “qumshti i dallandyshes”, ku rrasin
presidenta, kryeministra, ministra e turli kargjoz-biznismeni, rrënqethjet e
trupit të kaplojnë, djersitesh nga dhimbja e nga inati që smund të ndryshosh
asgjë dhe të dalin prasysh sofrat e qindra e mijëra varfnjakëve shqiptar anë e
kand tokës së Arbërit, që shumica presin të kryhet iftri i të pasurve për ti
vizituar kantat e bërllogut pastaj.
A ka
ndokund Zot që do tua fal mëkatet njerzëve të tillë? A quhet „sevap“ dhënja e
iftarëve për fushata elektorale e për përfitime politike apo edhe tenderash? Si
ka mundësi që ky popull mos ta ngris zërin e tij për shumë e shumë padrejtësi
që po i bëhen, për varfërinë, për ilaqet, për spitalet, për korrupcionin,
hajninë...!
Cili Zot
do tua fali mëkatet atyre që flasin në emrin e Zotit, shajnë në emrin e Zotit
dhe pshurrin atdheun në emrin e Zotit?
Janë bërë
bashkë mafi kombëtare:politicient, hoxhollar, kriminel, kraxhoz, vraës...dhe i
luten Allahut për „mirësi“!
Eh, sa e ndjej veten të fyer që spo mundem ti ndihmoj këtij populli e këtij atdheu më shumë.Më duket vetja se vetëm di të dërdëllisi e asgjë tjeter. Më vjen marre Kosovë që sbëra më shumë për Ty, thoshte Azem Shkreli. Edhe unë iu kam bashkangjitë kaherë këtij vrgu ku bashkë me Ali Podrimjen shkonim në tubime anë e mbanë Evropes. E sot, iftaret vërshojnë fshatrat, mëhallat e qytetet. Askujt si ra ndërmend ti kujtoj kolosët e poezisë, artit, rapsodët e këngëtarët...po harrohen edhe dëshmorët.Këto që po ndodhin te ne nuk janë iftare por maskenballe turpi.Akoma çlirimtarët injorohen, vriten dhe flejnë në tenda. Gjermania ka të siguruar mbi njëzet milion qen e maca, sigurimi i të cilave arrin shuma fantastike. Në atdheun tim qent e macat vriten, vriten edhe njerzit, vidhet atdheu, vidhet populli, ska ligje, ska shëndetsi, ska jetë. Synimi për të hy në evropë është falsifikat i popullit dhe atdheut tim.
Në Evropë ndryshe kuptohet definicioni mbi lirinë.
Sa
piklluese është kur edhe vetja më tradhëton.Kjo po më gjen dita-ditës dhe
pastaj filloj e grindem me veten time. Mu ka lagë baruti o njerz dhe më fuqia
ime po më le dita-ditës. Mundohem të tregoj ndonjë shaka por gazi nuk më
del.Çdo gjë më është shëndrruar në vaj, rënkim e kujë.
Në kohë
vdekjeje njeriu normal nuk qesh.Qeshin vetëm tradhtarët.
Palaçot e
kombit bëjnë shaka edhe në kohë morti.
Gjithmonë të menqurit shkruajnë të mos harrojnë. Ne shqiptarë gjërat tona po i harrojmë pa rënë muzgu!