E premte, 26.04.2024, 10:24 PM (GMT+1)

Mendime

Mustafë Shabani: Njeriu dhe rruzulli tokësor

E diele, 28.07.2013, 07:34 PM


Veprimi institucional i Saim Tahirajt me shok po i mungon Atdheut

Zhurmagjinjë dhe hileqar e kan pushtuar atë

1.-

Njeriu dhe rruzulli tokësor

„Njeriu“do të duhej të ishte qenja kryesore e rruzullit tokësor, këtë mision ia caktoj Zoti i madh ,krijuesi i tijë dhe i gjithësisë ,po në fakt ai është kafsha më e keqe dhe më e padobishme e shoqërisë ,dhe jo vetëm si mishngrënsi më i pamshirë ai na del kanibali më i pamshirshëm i gjithë rruzullit tokësor

Ai nuk u majftua dhe nuk mjaftohet vetëm me kaq ,porëse ai është edhe keqëbërsi më i tmerrshëm dhe më i madh i natyrës dhe rregullit natyror, dhuratë të cilën e kishte nga krijuesi i tijë.

Asnjë gjallesë e vetme e rruzullit tokësor ,nuk shkel këtë rregull dhe rend më shumë se sa „njeriu“,dhe konsekuencat i tërheqin të gjithë ata, që jan pjesë e këtijë globusi ,për fatin e keq shumica pa të bëmat dhe fajin e tyre .

Njeriu jam unë,je ti,jemi ne.

Rruzulli Tokësor është Theater ,ku mjerisht në rolin negativ është „njeriu“,derisa do të duhej të ishte e kundërta Vallë deri kur do të durohet kjo gjallesë ,kaq e tmerrëshëme dhe kaq shkatërrimtare ???

Sa e sa luftëra të pakuptimta dhe tejmase shkaterrimëtare i zhvilloj dhe zhvillon njeriu ,për të shkatërruar rasën e vetë???

Eshtë kjo për tu duartrokitë dhe përshëndet????

A thua sa e sa të tillë shkatërrimtar u dekoruan me qmime dhe grada të llojllojshëme ,duke qenë thyesit kryesor të ligjeve të jetesës ????

Duke mos reaguar kundër këtyre shëmtive ato u shtuan,saqë jeta dhe vazhdimi i saje në planetin tonë u rrezikua sa e sa herë, për tu zhdukur dhe për të mos ekzistuar ???

Lakmia e sëmurë shtazarake, dhe skajshmëria e mbështjell me dëshirën për të dominuar të tjerë ,

morri me vete me miliona miliona jetëra njerzish.

Njeriu jam unë,je ti,jemi ne.

Shqiptar jam unë,je ti.

Shqiptar jam unë,je ti.

Unë pyes vetne time: „Po ne i takojmë kësaj race shkatërrimtare???

Sadoqë neve ishim viktimat më të padhmibshëme të kësaj hemisefere ,për fatin tonë të keq edhe ne jemi pjesë e këtijë kaosi.

Ne jemi populli më tragjik i këtijë rruzulli tokësor.

Prifti Kroat Dr. Drljo Mato thot:Shqiptarët dhe baskët jan popujët më të vjetër të Europës,

Sadoqë ishim dhe jemi të parët me Baskët dhe më të vjetërit popuj të Europës,momenti ,dhe fakti i sotëm me pozitën që kemi sikur flet të kundërtën

Po të mos ishte historia dhe historianët e mirëfillët, si dhe miqët tanë të cilëtë nuk i bëjnë hile historisë sonë të lavdishëme dhe krenare,pa i hyrë në hak askujt ,sikurë që ishte rasti i fundit ,gjatë meshës së fundjaves se pare te misioni katolik kroat në Freiburg i cili mese tjerash do të thoshte,dhe ku ishte i pranishem edhe ambasadori i R.së Kosovës Skender Xhakaliu :

Unë falemënderoj nga zemëra grupin e shqiptarëve katolik dhe jo katolik, të cilët kan ardhur të na e urojnë hyrjenë tonë në BE .

Shqiptarët dhe baskët jan popujët më të vjetër të Europës,historia për ta ishte e dhimbëshme e në situata njerkë,pore ajo ishte krenare.

Mu në këtë vit shqiptarët festojnë 1.700 vjetorin e krishtermit të tyre,ne kemi një histori 400 vjeqare më të vonë në këtë drejtim.

Ne u jemi mirënjohës këtijë populli të fjalës dhe besës, lashtësia e te cilit popull ishte themel i njerzimit.

Prifti Kroat Dr. Drljo Mato: Popull i juaj paqësor u gjend në krahun tonë në udhkryqet tona të përbashkëta historike

Ky popull paqësor na u gjend në krahun tonë në udhkryqet tona të përbashkëta historike

Ky popull me vendosmëri të paparë mbrojti civilimizin europain për më shumë se sa pesë shekuj,duke mos pranuar tutelën Osmane.

Dr. Drljo Mato : Ibrahim Rugova njeriu i shekullit ai i kishte dyerët e hapura kudo

Civlizimin euopian e tregoj ndër shekuj porë sidomos në luftën e fundit me udhëheqësin e tyre historik Ibrahim Rugova, me të cilin kisha rastin dhe fatin edhe personalisht të takohesha.

Ai me vizionin e tijë paqësor dhe largpamës ballkanit të trazaur i ofroj paqen dhe mirëqenien, duke shpalosur filozofin e tijë urtake,e cila mundi politikën hejgemoniste pa e filluar as një te vetmen betejë.

Ai i kishte dyerët e hapura kurdo që dëshironëte në selin e shenjët në Vatikan

Ai dhe politika e tije menqur dhe akademike e kishte bekmin e Atit të shenjët Papa Gjon Pali i dytë

Duke pasur një bekim të tillë ,lufta për qbërjen e ishjugosllavisë te cilen e kishte okupuar një regjim barbar,te cilin e mundi politika e Rugoves udhehesqit tuaj historik,nuk ndodhi tek ju fal ketije burri te madh ,dhe aparatura e shfrenuar shovene e APJ humbi durimin, duke filluar nje lufte qfarosese ne vise të tjera,e jo atje ku ishte e programuar nga regjimi i Milloshit në Kosovë ,për qbërjen e një populli të pafjashëm dhe tërsisht të pambrojtur .

Dr. Drljo Mato: Unë pëkulem para atyre djemëve shqiptar, që nuk pranuan të vrasin kroat të pafjashëm ,ku shumica e tyre u rreshtuan në mbrojtëje të Kroacisë

Vlen të theksohet dhe kurr të mos harrohet vendosmëria e shqiptarëve, të cilët asokohe u gjendën nën uniformën e kësaj armate,morrën guximin qytetar dhe nuk ju binden urdherave te pkupimta,për të zvogëluar sadopak,dhunën tmerrin dhe asgjësimin në masë të kroatëve në shtëpit e tyre shekullore.

Duke mos ju bindur urdhrave vrastare, dhe duke ikur nga këto fallanga shfarosëse, shqiptarët e rinjë me aktin e tyre qytetar, zvogëluan në masë të konsideruesheme numërin e viktimave të pafajshëme të popullit tonë kroat,e cila edhe ashtu morri shumë e shumë jetëra të pafajshëme.

Shqiptarët duke ikur nga isharmata jugosllave për të mos vrar kroat të pafajshëm , dhe duke mos ju bindur urdhërave të cilat nuk ishin në interesin e askujt,dhe lu ata e dinin qe kjo lufte e pakuptimet nuk para së gjithash nuk i përmbush interesat e tyre as personale dhe as kombëtare,shumica nga ata u rreshtuan në formacionet për lirin e Kroacisë ,andaj nga këtu edhe një falemënderim nga thellësia e shpirtit ,dhe një përkulje atyre dhe popullit të tyre ,të cilit i dëshirojmë paqen prosperitetin dhe rihyrjen në BE,aty ku shpirti i juaj i civilizuar ishte dhe rrahu pa mabrim.

Dr. Drljo Mato :Shpirti i shqiptarit ishte dhe mbeti shpirt europian, ai i mungon Europës së bashkuar

Ne ksihim bashkëpunuar në histori,kemi bashkpunuar dhe bashkpunojmë me shoqërin civile me :“Yjet e Kosovës“ Emmendingen ,unë personalisht isha në mision me të madhen Nënë Terzen bijën tuaj të qmuar dhe Nënën tuaj dhe te gjithe njerzimit si shmbulltyre humanizmi,sot u lutëm së bashku me misionin tuaj,dhe këtë bashkpunim do e thellojmë edhe në te ardhëmen.

Unë lus shkëlqesin e tijë Z.amabasdor Skender Xhakaliun për një fjalë rasti,ardhja e tijë këtu na nderon dhe rrespekton dhe gëzimi ynë nuk ka të përshkruar,duke qenë përkushtim dhe kurorëzim i bashkpunimit tonë, të gjeneratave tona.

Shkëlqesisë së tijë ambasodorit të popullit tonë mik nga Kosova i dëshiroj një qëndrim të mirë në këtë qytet univezitar,si dhe në takimet e tija tjera protokolare këtu,e poashtu suksese në punën e tijë diplomatike.

Zoti e bekoftë miqësin dhe vëllaznin tonë kroate -shqiptare“

Atë ditë u ndjeva krenar për përkatësin time nacionale

Atë ditë u ndjeva shqiptar,derisa në nderkohë më tingëllonëte fjalia e poetit dhe shkrimtarit shqiptar Abduallah -Konushevcit :“Gjithëmonë ka qenë veshtirë me qenë shqiptar.Nuk është lehtë as sot....“

Derisa ushtari dardan Saim Tahiaj do të thoshte: „Asnjëherë nuk ka qenë më veshtirë se sa sot të jesh shqiptar“

Sikur thënja e tijë e saktson dhe e determinon për sejcilën shtresë shkrimtarin tonë të papunë.

Derisa unë do të thosha, atë që e krijuan gjenerata të panumërta me gjakun e tyre ,sikur klasa e krijuar ne këto vitet e fundit,gropoj tersisht.

Vizionin e Hyjnorit tonë Ibrahim Rugova për Liri-Pavarësi -dhe Demokraci

e degraduan së pari ata ,që u thirrën dhe thirren në te pa mbulesë

Sikur u gropos vizioni i Hyjnorit tonë Ibrahim Rugova për Liri-Pavarësi -dhe Demokraci morri fund njëherë e përgjithëmonë.

Pyetje si ndodhi kjo?Ksuh jan ata që jo vetëm e degraduan, porë edhe e vran dhe po e vrajne këtë vizion, sikur u jan përgjgjur shkrimtari shqiptar Lubonja,i cili në këtë drejtim e ka me vend ,porëse ka dhe prononcime të cilat në të kaluarën nuk përkojn me realitetin tonë,dhe nuk jan ne shijen time dhe percaktimin tim.

Derisa gazetari Arben Idrizi në regjistrin e të anatemuarëve ka një numër shumë më te madh.

Këtyre pyetjeve dhe pyetjeve tjera si ato :Ku është LDK e Ibrahim Rugovës ? A ka lider ajo apo jo ,dhe qfar po luan ajo në këto procese,si dhe rolin e pamohueshëm e Prof.Dr.Fatmir Sejdiut në proceset e krijimit të LDK,dhe të shtetndërtimit të Kosovës do u përgjigjem në shkrimet të cilat do të pasojnë në vazhdim

Derisa i shkruaj këta rreshta sikur padiktueshëm kthehem te thënja e Saim Tahirajt dhe i pyes veten time,dhe te tjere:

Shqiptar,ku je shqiptar???

2.-

Atë ditë kur prifti kroat u shpreh ashtu për popullin tim u ndjeva krenar për përkatësin time nacionale

Po sot Shqiptar ku je???

Abduallah -Konushevci :“Gjithëmonë ka qenë veshtirë me qenë shqiptar.Nuk është lehtë as sot....“

Derisa ushtari dardan Saim Tahiaj do të thoshte: „Asnjëherë nuk ka qenë më veshtirë se sa sot të jesh shqiptar“

Shqiptar,ku je shqiptar???

Kishte porë ata ikën amshim,ka porë ata nuk lejohen të tregohen,dhe të ndihen të jen të gjall,andaj si rrjedhoj logjike vijmë te përfundimi.

Armiqët tan shekullor nuk e deshën shqiptarin e gjallë ,a thua pse sot sërish nuk duhet ???

A thua vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë???

Të ndodh e gjithë kjo në shekullin ton është vërtetë e tmerrëshëme.

Andaj nuk më mbetet të them tjetër përpos që sot nuk ka shqiptar

Po,dikur kishte ,po ata ikën në amshim si duket të ndihen lirshëm dhe pa dro shqiptar.

I tillë ishte Gjergji ynë i madh, i cili sot anatemohet nga jashtëtokësor siq është njëfar mjekrroshi në vendin dhe kuvendin, ku po varrosin misionin e shenjët të heroit tonë kombëtar ,të cilin e ndoqën gjenerata e gjenerata pa mabrim, deri te njeriu më i madh i shqiptarisë Ibrahim Rugova.

Gjergji-Skënderbeu dhe të tjerë që e pasuan misionin e tijë të shenjët ,deri te Hyjnori i shqiptarisë Ibrahim Rugova i cili e avansoj dhe e përshtati atë për kushtet dhe rrethanat në të cilat po jetonëte ai dhe ekipi i tijë i përbër nga akademik ,dhe patriot modern shqiptar.

Kokat dhe shpresa e popullit u vran nga kanibal të kombit

Ata vepruan pa u ndalur për lirin-pavarësin -demokracin e tokave arbërore

Të tillë isihn të gjithë ata që e deshën dhe e kultivuan këtë rrënjë

Sa mirë dhe krenar do të ndiheshim sikur sot të kishim këtë gjen këtu.

Për fatin tonë të keq shumë nga ato koka te kombit, u vran nga hiena pas shpine,dhe të tillët ishin dhe mbesin njollë e zezë e historisë sonë duke u idnetifikuar si kanibal kundër popullit të vetë

Në fakt ai gjeni i shqiptarizmës është këtu, porë ai me dhunë shantazhe dhe dinakri heshtet ,nga gjeni i prishur dhe i shartuar,dhe krenarin tonë sikur më shumë e gjejmë në të kaluarën se sa në të sotmen.

Nuk mjafton vetëm nostalgjia për të kaluarën, që të sigurojmë dhe avancojmë të sotmen, për një hapërim të sigurtë në të ardhmen

Populli me një histori të lavdishëme ,dhe me nje të sotme e cila e bën nostalgjik ate për të kaluarën e tijë ,ai nuk e ka të garantuar të ardhmen, dhe hapi i tijë është hap i një shartimi dhe degjenirimi të ri shpirtëror.

Ushtari dardan Saim Tahiraj do të thoshte :“Krenarin time më shumë e gjej në të kaluarën se sa në të somten tonë ,dhe nuk ndihem aspak mirë për këtë fakt . E kaluara më ngirt krenarin dhe atë e gjej me shume te Gjergj Fishta se sa tek „shqiptarët e gjalle“ të ashtuquajturit dhe të vetshpallurit heronjë ,duke qenë që e kaluara e tyre është aq e errët dhe e ndyrë,saqë edhe turprohem edhe me veten time ,kur dijë kush është duke na e zënë frymën,me kapitalin e tyre të rrem njerëzor,familjar ,intelektual dhe kombëtar

Sali Çekaj ishte dhe duhet të rrespketohet si komandanti i aradhave të para në mbrojtëje të pragut të shtëpisë

Të tillë hiena shkelin mbi varret dhe gjakun e tyre ,siq është i gjithanshëmi dhe komandanti ynë i ditëve të para Sali Çekaj,derisa po përgadisnim aradhat e para, dhe forcat në mbrojtje të pragut të shtëpisë,sipas filozofisë së udhëheqësit tonë shpirtëror Ibrahim Rugova,

pastaj pamshirë shkilet gjaku i Ali Ukajt,poashtu gjaku i pastër i kolonelit tonë Ahmet-Krasniqi i cili kishte krijaur strukturat e mirëfillta për luftë kundër okupatorit shekullor,të cilat më vonë e thyejnë kufirin shqiptar të udhëhequra nga Saliu ynë ,komandanti ynë,poashtu vëllezërit Nikqi të cilët u vranë në Shqipëri,deri te i fundit Isuf haklaj dhe Sebehate Tolaj....

Xhemajl Haxhiu:“Pseudoqlirimtaret ua kan kaluar UDB-së për vrasjet,makabër si dhe për dhunime“

Saimin e ndërpren Xhemajl Haxhiu duke e përplotësuar atë:“Këta pseudoqlirimtar ua kan kalue UDB-së për vrasjet,makabër si dhe për dhunime,për periudhën kohore,porë fatkeqësisht këta vrasës dhe dhunues flasin ,në raste të caktuara edhe ata të UDB-së kan folur poashtu shqip, kur kan pasur nevojë ,dhe u është dashur,mu ashtu sikur këtyre kriminelve , tani që kur u duhet flasin shqip dhe të tillët duhet demaskuar tërsisht, mu ashtu siqë bëri dhe bën në vazhdimësi Saimi ynë ,mu ashtu siq u prononcua Lubonja dhe A.Idrizi .

Kriminelët duhet hedhur para gjyqit dhe drejtësisë

Derisa po fliste Xhemajli ,Saimi shtërngoj dhëmbët dhe vazhdoj :“Sipas një statistike të UNMIK janë 640 përsona të vrar vetem pas lufte ,dhe dorasit dihen, adresa eshte e saktë ,dhe qendra urdhërdhënëse është LPK, e cila krijoj organizata dhe grupe famëkeqe ,të cilat kishin për qëllim likujdimin e përsonave me rëndësi të istitucioneve të Kosovës të udhëhequra nga Presidenti ynë historik Ibrahim Rugova, dhe që rruga drejtë pushtetit të jetë pa pengesa,duke frigsuar dhe shantazhuar ,intelektualet dhe akademiket tanë .

Struktura famkeqe kishin një mbështetje të parezervë nga pushteti i atëhershëm i shtetit Shqiptar

Këto struktura famkeqe kishin një mbështetje të parezervë nga pushteti i atëhershëm i shtetit Shqiptar ,i cili ishte fatkeqësia më e madhe për popullin shqiptar.

Të jeni të binur që derisa e vërteta të mos dali në shesh urdhërdhënsit dhe vrasësit kriminel, të mos nxirren para drejtësisë ,dhe të dënohen për veprat e tyre kriminale që i kan kryer ,Kosova nuk do të ket kurrën e kures prosperitet,meqë me kriminel në qeveri dhe në apartin shtetëror nuk mund te hecet përpara.“

Mërgimtarja nga Kosova, e cila nuk rri e strukur në mërgim

Papritmas ndërhyn mërgimtarja nga Kosova, e cila nuk e rri e strukur në mërgim , po për hirë të konfeciodinalitetit emërin e sajë nuk e publikojmë dhe shton:“.. informata secili munde te kete aq sa i inetereson te dijë ...të pakufizuara bile mvaret nga mendja që i „mbledh“ato ...nuk ka më sekrete ndër të gjallët

Nuk mund të varroset e vërteta ..sado perfid të ken qenë varrmihësit ,kjo ndodh vetëm në qiellin tone

Nuk mund të varroset e vërteta ..sado perfid të ketë qenë varrmihësi ...ky lloj qlirimtarësh të rrem jan mësuar të jen të përkdhelur,të paprekur,që të mos u mungoj as qimja e flokut .

Kjo ndodh vetëm në qiellin tonë shqiptar ku e vërteta sado e fuqishëme të jetë ajo bën hap breshke ,dhe vështirë arrin në shteg.Jemi popull i cuditshëm .

Asnjë popull i civilizuar nuk mbulon të palarat me të palara ,vetëm neve na ndodh një gjë e tillë.

Ne pranojmë që të konzervohen gjëra që mabjnë erë në shtat qiej, dhe kjo krijon huti,pasiguri,turbulenca ,dhe kur hapim kutin e konzervuar, futen në masë dhe flasin në emër të popullit, të cilit ia kan pirë gjakun me pambuk,duke krijuar diferenca si tokë qiell,si ditë dhe natë .

Kosova e jonë e shtrenjët është ne një labirinth ku nuk po i dihet shtegu.

Kosova e jonë e shtrenjët është ne një labirinth ku nuk po i dihet shtegu.

Ajo kurrën e kurrës nuk e kishte nje mjerim kaq të thell ,një amoralitet i cili e tronditi shpirtin e shqptarit deri në themel,u humb besa dhe burrëria ,nga hajdut mëhallash ,u vra ajo ,të cilët edhe ashtu ua zënë frymën bajraktarëve të dikurshëm

Ky militantizëm i prapambetur sikur u krijua me bishtin e qiftelisë ,e cila dikur u kishte kënduar atyre ,që vërtetë ishin krijuar si mite,dhe të tila këngë që ishin thesari ynë ,me të cilat e ujisnim shpirtin tonë pamëshirë dhe pa fije turpi u keqëpërdorën ato kenge ,duke dal këta si qlirimitar, dhe me kalimin e kohës e krijuan veten si MIT-legjendë e gjallë ,duke maninpuluar me ndjenjat fisnike të një populli paqësor.

Mitizimi i dhe glorifikimi qlirimtarëve të rrejshëm sikur u ngjan miteve të popujve barbar

Mitizimi dhe glorifikimi i tyre i rrejshëm sikur u ngjan miteve të popujve barbar , të cilët gjithqka krijuan dhe ndërtuan ,në rrena duke mbuluar fytyrën e tyre barabre me maska .

Koha e juaj që moti u ka kaluar tani e kemi atë 12,5 minuta ,nëse deri sot e keni mbuluar diellin me shoshë ,atë gjë nuk mund ta bëni në pambarim ,dhe orvajtja e juaj që ta shpallni antishqiptar një të persektuar nga regjimi i E.Hoxhës ,nga idoli i juaj i cili ushqim kishte gjakun shqiptar ,do jetë e kot në ditët e sotme ku informacioni del dhe përhapet me shpejtësi marramendëse në skajin tjetër të botës.

Fatos Lubonja u kishte bërë ball torturave të regjjmit më të ndyrë

Fatos Lubonja u kishte bërë ball torturave të regjjmit më të ndyrë, qe kishin trasheguar shqiptarët ndonjherë ,dhe vazhdimësi e të cilit jeni dhe ju qlirimtarëve të rrejshëm ,ai do u mund edhe juve sikur kishte bërë me atë regjim antishqiptar

Populli i dërmuar i Kosovës do e përkrah Lubonjën dhe Arben Idrizin ,meqë ai nuk duron bankrotin shtetëror., në q´drejtim është duke e drejtuar kjo klasë e ndyrë e Kosovës, qfar nuk kishte pasur asnjëherë të vetme ky popull gjatë gjithë historisë së tijë“

Idedntifikimi i shqiptarëve me këtë klasë të ndyrë politike është krim

Nëse dikush identifikon shqiptarët dhe shqiptarizmen me këtë klasë të pistë politike,ben krim

Unë për veten time asnjëherë nuk e kam ndier dhe nuk e ndjej veten më pak shqiptar.

Nuk dua të më identifikojnë popullin tim me palaqo dhe gjak të prishur,poashtu nuk e pranoj mitin e tyre të rrejshëm,i cili jo që nuk guxon të pranohet si i tillë ,porëse duhet medoemos të përgjigjet penalisht , për ngecjet e shtetformimit, i cili vije si pasoj e pengesave që i krijuan këta renegatë dhe të shpirtshitur tek agjenturat e huaja.

Saim Tahiraj:Ky lloj zvarranikësh ishin dje dhe sot pengesa e ecjes sonë

Kisha ndrprere miken time nga Bayerni ,për ti dhënë mundësin Saimit të vazhdoj :

„ Ata ishin dje dhe sot pengesa jonë ,atëherë kur neve po i kryenim akcionet tona,këta zhurmagjinjë dilnin me komunikata pa mbulesë nga Bahnhofet e Zvicrrës ,dhe këto që po i them une po mi vërtetojnë edhe anëtarët e

LPK.-se të cilët kan qenë në hiearkin më të lartë të saje.

Saim Tahiraj: Atdheu i don bijët e tijë e jo zhurmën pa mbulesë ,ne ishim ata që kryem veprime, të tjerët bën zhurmë vrastare

Ne asokohe po kryenim veprimet tona pa bëre zhurmë ,derisa këta me zhurmën e tyre i penguan veprimet tona,dhe në bazë të atyre komunikatave pambulesë u dënuan, një numër i madh i njerëzëve tanë ,të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me këtë zhurmë papagajësh komunist...“

Një kategori e pavetdije shqiptarësh bën zhurmë, kur duhet heshtur,dhe hesht edhe atëherë kur guri Dardan flet

Unë e ndërprej Saimin duke thënë :“ Një kategori e pavetdije e shqiptarëve bën zhurmë, kur duhet heshtur,dhe hesht edhe atëherë kur guri Dardan flet„

Saim Tahiraj: Ne dinim që liria do vijë ,meqë miqët tanë ishin me ne , Ahmet Krasniqi koloneli yne e kishte planin e detajuar për të qliruar Mitorvicën

Papritmas ndegjohet Saimi i cili më plotëson :“Ahmet Krasniqi e kishte planin e detajuar për të qliruar Mitorvicën , meqë ne e dinim, që me ndihmën e miqëve do e lirojmë vendin ,po Mitrovica do të mbetej problem, nëse nuk reagojmë në mënyrë të menqur dhe të vendosur vete atje, ajo do na ik,dhe hiena në mënyrë tinzare dhe të pabesë e vran pas shpine ,komandantin e forcave tona ,na e vran pas shpine duke na e sharë të sharët e kombit ,për të penguar lirmin e tërsisë territoriale të vendit tonë .

Ata na e dogjën flamurin dardan derisa idealet tona jan në ne

Të tillët na e dogjën flamurin dardan ,duke qenë të detyruar me vone ,për të pranuar kompromiset dhe planet e mehersheme Serbo- Turke në raport me Kosëvën ,të cilat plane famkeqe i falin me vetëdije mesjetën tonë Serbisë, duke e gjveshur tërsisht Kosovën -dardanin tonë antike nga e kalauara e saje

Plani i Dardanisë antike ishte vizioni i kolosit tonë Ibrahim Rugova ,ai nuk do të shuhet kurr

Plani i dardanisë antike ishte në vizionin e kolosit tonë, të krijoj në dardani moderne me histori,kulturë ,traditë të lasht dhe rrënjë shekullore .

Kjo far e prishur nuk u majftua me kaq ,dhe Serbisë i fali Mitrovicën e shumë më shumë se sa Mitrovicën ,andaj une dal në përkrahje të plot të Lubonjës dhe Arben Idrizit „

Derisa po e ndëgjoja Samin, më vinëte të shaja po disi përmbahesha kur papritmas më rrodhi diqka ndër dhëmbë ,ishte një e sharë dhe e ndërpreva atë ,duke vulosur ai dhe të tjerët qe ishin në tavolinën ku po qëndronim dhe bashkbisedonim.

Unë thash :“Më vije të shajë nëqdo hap dhe qdo lëvizje ,dhe jo vetëm ata që na e shëmtuan dhe na e vran të sotmen,porë edhe të ardhmen tonë .Unë nuk majftohem vetëm ata duke i sharë ,porë unë shaj edhe vetën time ,meqë edhe unë i kisha ndihmuar , dhe perkrahur gjatë kohës së luftës me para dhe me pjesë theatrore.

Unë isha ai, i pari kudo në botën shqiptare që i prezentova opinonit pjesët e para theatrore dedikuar UQK.

Ishte ajo kohë, kur dikush tjetër as që do të guxonëte, të ëdrrronte një gjë të tillë,dhe po ato pjesë theatrore qe ia ofrova LPK dhe anëtarësisë së saj te paket ,ua ofrova edhe LDK dhe anëtarëve të sajë të shumët

Dikush i shpiki një emër asaj....“

Ndrhyn Saimi :“Po vërtetë ishte shpikje meqë neve derisa i krijonim formacionet në mbrojëtëje të pragut të shtëpisë nuk i kemi emëruar ato me asgjë, ato ishin në shërbim të atdheut ,derisa ran heroikisht si Zahir Pajaziti, i cili nuk e kishte pëlqyer emërtimin UQK,porëse ai ra si shumë të tjerë në altarin e lirisë për dardanin antike dhe nën emblemën e flamurit tonë kombëtar,e jo me flamurin paqavër që na e ofruan SHIK-istat .Po të ishte ai gjallë mu ashtu si unë e mbaj mend,ai do të dilëte hapur kundër këtyre krminelëve,e të njëjtën gjë do e bënin Hamëz dhe Adem Jashari,derisa familja e tyre kaherë jan pozicionuar kundër këtyre vrasësve të lirisë dhe aspiratave tona kombëtare“



(Vota: 7 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora