Mendime
Nebi Dragoti: Politika të vetëkorigjohet
E marte, 25.06.2013, 07:41 PM
POLITIKA
TË VETËKORIGJOHET:
PSE HUMBI E DJATHTA, PSE FITOI E MAJTA
NGA NEBI DRAGOTI
Në titull
ka një metaforë me devizë politike, që asnjëherë nuk duhet harruar nga pushtetmbajtësit:vetëkorigjimi
dhe mos prit të diktojnë të tjerët. Të dy krahët e politikës kanë nevojë
koherente, që hap pas hapi, të vetëkorigjohen. Ky vetëkorigjim duhet bërë edhe
kur humb, edhe kur fiton në marrjen e drejtimit të pushtetit. Vetëkorigjimi
duhet të jetë proçes transparent politik shkencor , i vazhdueshëm dhe bindës me qëllim që të krijojë aftësi maksimale dhe
funksionale për të drejtuar vendin. . Ky proçes duhet të mbështetet tek
realiteti ekonomiko-social duke e parë mirë se në ç’nivel ndodhet:sa problematik a i kënaqshëm është dhe ç’duhet bërë për ta
ngritur në kuotën që dëshiron masa e gjërë. Mjerisht, ky aspekt në të cilën
duhet bërë analiza për politikën mbarëshqiptare ka qënë katastrofike dhe
pothuajse e harruar. Është rendur si nëpër tym, pa qartësi zbatimi i programeve
dhe ideve për të realizuar objektiva imediate të cilat nuk presin. Pastaj, për
të arritur në objektiva të largëta duhet siguri dhe analizë pse duhet bërë. Fushata
elektorale e 2013-ës ka qënë tepër e varfër, ka qënë fluide, euforike, pa rrahur e sqaruar thelbin e problemeve që ka
vendi. Fokusimi i politikës në këtë prizëm, pothuajse, ka qënë miop dhe me një
gamë shumë të ngushtë, ku, hera-harës ka reflektuar toni ofendues reciprokisht
ndërmjet dy liderëve të partive të mëdha. Këtu shfaqet dobësia politiko-morale
e liderit të djathtë e të majtë. Kalimi në tone acaruese ofendimesh personale
nuk duhet të jetë kurrë politika e drejtuesve, sepse një gjë e tillë i ul ose i bën qesharakë
përpara masave, sepse këto motive që përdoren
nuk janë aspak njerëzore. Lideri i djathtë thotë, se sa herë ka votime, lideri
i majtë martohet. Kjo është fushata?!Ja, pra varfëria për të cilën u shpreha më
lart, e cila kjo konturon fillimin e humbjes. Në përgjithësi, edhe figura të
tjera të së djathtës i mbajtën iso liderit të tyre , saqë edhe këta i kalonin
caqet njerëzore të sharjes. Humbi morali, humbi objektivi pse bëhet fushata , saqë
fjalimet merrnin karakterin groteskNë anën tjetër këto shfaqje negative
futeshin në filtrin e elektoratit, që nxirrte konkluzione për të vendosur, pastaj,
përpara kutisë së votimit. Arsyet e humbjes janë të shumta:korrupsioni
qeveritar nëpër këmbë, mungesa e të qënit korrekt për të vënë në jetë premtimet
e dhëna, rënia në kahun më negative të sistemit të drejtësisë, meftësia
qeveritare për të drejtuar me efiçencë e pastërti gjithë sektorët jetik të
vendit. Më e keqja e të gjitha këtyre që thamë qe se u përqëndrua gjithë
pushteti në dorë të kryeministrit, ku
ndërhynte dhe në sistemin e drejtësisë, rendit etj. Në këtë aspekt negativ, të krijuar, futen edhe figura drejtuesish të PD-ës, të
cilat kanë prishur imazhin me punën e tyre të dobët dhe afera korruptive që
kanë bërë gjatë qeverisjes në lidhje me publikun. Ka pasë figura fallso, figurantë
në detyrë, vetëm e vetëm se kanë qënë militantë të kripur duke reflektuar para
publikut paaftësi, arrogancë, prepotencë. Këto minuse, pasqyruar në karakter të
tyre, (nuk gaboj)kanë reflektuar edhe tek lideri kryesor i së djathtës. Nuk
gaboj, kur them se kjo qeveri në ikje, istaloi edhe një farë diktature të
kamufluar, por tepër të rrezikshme. Kjo lloj diktature u pa edhe ndaj
administratës, që pavarësisht nga bindja, detyrohej të dilte në fushatë përkrah
PD-ës.