E merkure, 03.03.2021, 12:41 PM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Himara në dokumentat arkivore (8)

E hene, 27.05.2013, 05:00 PM


HIMARA NË DOKUMENTAT ARKIVORE (8)

- Kesisoj Serafini kishte urdheruar nje malesor te varfer, qe ishte i pa streh e flinte ne kishe, te perzinte Don Kamillin nga kisha, pikerisht diten e djele kur do te mbante meshen. Per kete ngjarje Don Kamilli shkruan: “... para se te filloja meshen solemne e sapo vesha veladonin e po ngjitesha ne altar, ky fatkeq m’u versul me fjale te ashpra dhe me kerkoj t’i bindesha urdherit te Serafinit, qe te largohesha se isha papist e se nuk kisha te drejte te zhvilloja meshen dhe ne se nuk dilja me te mire nga kisha, do te me nxirrte me force...-

Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)

Aktiviteti i misionareve basilian, gezonte respektin e popullit te Provinces se Himares, por kishte nxitur dhe cmiren e qarqeve ortodokse greke dhe te klerit e popullates musulmane, te cilet here pas here dergonin grupe banditesh, qe kercenonin Peshkopin Andrea Stanila dhe Don Gjon Kamillin, madje ne disa raste i kishin grabitur ato pak gjera qe kishin.

Keto ngjarje kane ndodhur ne vitin 1668, si rezulton ne relacionet e Don Kamilli, te derguara  Propogandes Fide, ku informon per sulmet e te “huajve”, qe vinin nga fshatrat e Kurveleshit, por me te rrezikshem ishin bandat vendase ortodokse, pasi si kristian i afroheshin me lehte kishave katolike e me pas grabisnin ato pak gjera qe linin besimtaret, por dhe sende me vlera te sherbesave fetare, qe me pas u a shisnin turqeve.

Ne keto raste, ne ndihme kishave, te Imzot Stanila dhe Don Kamilli, vraponin banoret e fshatrave te bregdetit, qe i kapnin banditet, u a sekuestronin mallrat e vjedhura dhe i a rikthenin kishave.

Ne keto vite te veshtira, populli malesor i bregdetit ishte i shternguara ne daren e varferise, qe ishte renduar edhe me shume nga tributi i madh, qe populli i kesaj Province i paguante Turqise, per te ruajtur autonomine, si dhe nga grabitjet qe kryenin bandat e ortodokse dhe ato te musulmaneve, por dhe nga sulmet e pirateve nga Otranto.

Keto ngjarje kishin krijuar nervozizem ne prijesit e fshatrave dhe ne popull, sa jo rralle provokonin dhe reagime te gabuara. Nje nder keto ishte rasti i aksidentit me gjeneralin Vincenzo Rospiliozi, nipi i Papes, i cili gjate udhetimit per ne Ankona, u ndal ne Dhermi per te bere nje furnizim me uje dhe ushqime te fresketa. Nje grup banoresh te Dhermiut, kur pane se zbarkuan nje grup ushtaresh te huaj, i sulmuan e i kapen rob, mes tyre dhe Kapidan Karlo, komandantin e anijes (gallera) dhe i grabiten. Sapo u njohe me kete ngjarje Imzot Stanila, takoj kater pleqt kryesor te Dhermiut e pasi pagoj nje shume parash, i lane te lire. Shkelqesia e tij Rospiliozi, kur u njoh me kete ngjarje i dha Imzot Stanila nje shume parash, per t’i perdorur ne bamiresi e ne fakt, per kete qellim u perdoren.

Ne relacionet e Don Kamilli te vitit 1670, nje vend te posaçem ka informacioni per sulmet e egra te Serafinit, Peshkopit shizmatik te Himares, qe kish organizuar kishen ortodokse, e cila ne kete kohe frekuentohej nga shume pak besimtar (Arch. Propog. Fide. Atti del 7 luglio 1670, vol 39).

Më shume se me impenjimin ne sherbesa fetare, Hiresia e tij Serafini ishte më aktiv ne mbledhjen e te dhjetes ne te gjitha kishat e Provinces, sidomos ne popullaten katolike. Gjate vizitave ne Dhermi, krahas mbledhjes te dhjetes me force e me mallkime, Ai nuk reshte te kryente provokime. Kesisoj filluan te gjallonin e te ashpersoheshin konfliktet ndermjet ortodokseve dhe katolikeve, nje histori e trishte, qe nuk ndryshon shume me keto te diteve tona.

Hiresia e tij Serafini, i nxiste besimtaret shizmatiket ne veprime agresive verbale dhe me sulme kunder kishes katolike, kunder misionareve, kunder profterinjeve albaneze e kunder besimtareve katolike. Nder me aktivet ne keto sulme antikatolike, ishte nje tregetar nga Janina, qe kohe me pare kishte qene i arrestuar dhe rob i turqeve, por qe ata e liruan me nderhyrjen e Imzot Stanila. Ky tregetar mosmirenjohes, besethyer e shizmatik, ishte bashkefshatar dhe ortaku i Serafinit, te cilit Ai i dorezonte mallrat e mbledhura me te dhjetat e kishes e ky matrapaz i shiste ne fshatrat e Vilajetit te Janines, ku ligjet e te drejtes nuk gjenin zbatim e ata perfitonin nga kjo anarki per t’u pasuruar ne menyre te pandereshme.

Hiresia e tij Serafini, i akuzonte misionaret dhe himarjotet si Papista (besniket e Papes), te cilet ndiqnin dogmat e reja dhe jo ato te shenjetoreve te vertete. Per kete fushate anti katolike Don Kamilli shkruan: “Ai kerkonte nga populli, qe te mos besonin ne mesimet e misonareve katolike, te mos afroheshin, te mos komunikonin me ne, te mos ndiqnin sakramentet tona ...”. Ketyre akuzave Serafini dhe misionaret e tij fanatike, i shtonin dhe shpifje e genjeshtra te pabazuara e gjitheçka behej me qellim, qe te shembnin prestigjin dhe simpatine e popullit per Peshkopin Imzot Andrea Stanila, per misionaret basilian, per kishen dhe per prifterinjt katolike albaneze.

Serafini dhe tellallet e tij, shpifnin se Kongregacioni i Propogandes Fide, kish financuar ndertimin e manastirit ne Dhermi, por keto parà i kishin pervehetesuar Imzot Stanila e Don Kamilli, ose genjenin duke thene se keto parà ishin derguar per t’i a shperndare popullit, por ata i kishin marre per vete. Dihet, se ndertimi i manastirit u shty per pak kohe, si pasoje e epidemise se murtajes qe goditi popullaten e bregdetit e qe la pasoja te renda. Pas kesaj situate te veshtire, manastiri u ndertua e mori emerin e Shen Atanasio, i cili vazhdoj funksionin per kohe shume te gjate.

Ne kete fushate sulmesh kunder misionareve dhe kishes katolike, prifterinjt ortodoks, benin gare kusht te shpifte me shume e ne menyre me te besueshme, kesisoj lulezonin thashetheme nga me te çuditeshmet. Kishte dhe nga ata qe thonin se katoliket nuk kishin ardh per mision apostolik, por per te pushtuar trojet tona dhe per te marre zotrimet e peshkopit Serafin, qe ishte derguar nga Patriarkane e Kostandinopolit.

Keto shpifje e akuza fyese, jo rralle gjenin terren, se ne popull kishte nga ata qe i besonin verberisht thashethemnajat e shizmatikeve e kesisoj ngjallnin paknaqesi, reagime e urrejtje ndaj misionareve.

Ne nje nga relacionet e kesaj kohe lexojme: “Nuk ishin te pakta rastet, qe keto shpifje benin efekt nder malesoret, te cilet kur na takonin rruges, na shanin e na fyenin, duke shprehur mosbesim ne punen tone te ndereshme”.

Keto perplasje ndermjet kishes katolike dhe kishes ortodokse, shpesh perfundonin me aksidente te papelqyeshme. Kesisoj Serafini kishte urdheruar nje malesor te varfer, qe ishte i pa streh e flinte ne kishe, te perzinte Don Kamillin nga kisha, pikerisht diten e djele kur do te mbante meshen. Per kete ngjarje Don Kamilli shkruan: “... para se te filloja meshen solemne e sapo vesha veladonin e po ngjitesha ne altar, ky fatkeq m’u versul me fjale te ashpra dhe me kerkoj t’i bindesha urdherit te Serafinit, qe te largohesha se isha papist e se nuk kisha te drejte te zhvilloja meshen dhe ne se nuk dilja me te mire nga kisha, do te me nxirrte me force. Kur degjova keto fjale te renda mbeta i hutuar e nuk doja ta perkeqesoja situaten e po prisja, se paku dikush te nderhynte e ta ndalonin kete sakrilegj, por asnje nuk reagoj. Per fatin tim te mire ne kete çast hyri ne kishe Imzot Andrea Stanila se bashku me At Elia, te cilet se bashku me nje pjese besimtaresh, nderhyne dhe e nxorren jasht kete provokator fatkeq. Ky veprim ngjalli paknaqesi e zemerim nder malesoret, shume nga te cilet u rikthyen te ne. Situata filloj te ndryshoje ne favorin tone, kur Peshkopi Serafini, urdheroj prifterinjt ortodoks, te mos celebronin ritet fetare me familjet malesore, qe nuk kishin paguar te dhjeten kishes ortodokse. Pavaresisht nga keto ngjarje, ne i zhvillojme rregullisht ritet fetare, bejme predikime, prisnim njerezit te rrefehen e i çlironim nga mekatet dhe çdo te djele celebrojme meshen, me te gjithe banoret e Dhermiut e te fshatrave te tjere”.

Deshtimi i provokacionit te lypsit, ishte fitore per ne. Kjo fitore nga nje ane krijoj simpati ne popull, per ne misionaret, por nga ana tjeter e shtoj zemerimin dhe reagimin e Peshkopit ortodoks, i cili dhe pse u ndje i mundur, para se te largohej nga Dhermiu, per ne rezidencen e tij ne Himare, la nje urdher te shkruar per shkisherimin e atyre banoreve, qe ndiqnin kishen katolike, duke i urdheruar besimtaret e vet te paket te mos flisnin, te mos takoheshin me misionaret dhe as me prifterinjt katolike albanez, te mos merrnin pjese ne meshat, te mos kryenin sakramente, te mos kryenin ritet e rrefimit, as bekime nga prifterinjt e kishes katolike. Ky urdher u publikua menjehere nga Eksarku i Himares, i cili u be shume aktiv, qe porosia e Peshkopit Serafin, te njihej e te zbatohej nga sa me shume banore te Dhermiut e te fshatrave te tjera.

Agresiviteti, veprimet djallezore dhe dhuna verbale e fizike, qe perdorte kisha ortodokse kunder popullates dhe prifterinjeve katolike te Dhermiut, krahas qellimit per mbledhjen e te dhjetes se kishes, qe e perdorte per fuqizimin ekonomik, synonte te largonte misionaret e te mbylleshin kishat katolike dhe kesisoj te dominonin ne keto territore.

Si eshte prezantuar dhe ne shkrimet e mepareshme, prifterinjt ortodoks bridhnin fshatrave te Provinces se Himares dhe me sharje, mallkime e kercenime per çkisherim, mblidhnin forcerisht te dhjeten, i nxisnin malesoret te konvertoheshin ne ortodoks dhe kercenonin prifterinjt katolike te largoheshin nga keto troje.

Ne kete atmosfere kontrastesh, Imzot Stanila shkoj ne Dhermi, per te zbutur shpirtarat e revoltuara te nje pjese te popullates, ndersa Don Gjon Kamilli  kaloj ne Himare, ku vazhdonte te predikonte ungjillin e çdo te djele celebronte meshen. Ne nje relacion te qershorit te vitit 1673, Don Kamilli shkruan: “Ndersa une isha i impenjuar paqesisht ne Himare, Imzot Stanila per dite perplasej me dallget e stuhise, qe kish shperthyer ne Dhermi, sepse nje pjese e banoreve te ketij qyteti, çdo dite e provokonin duke i grabitur gjerat, ose e fyenin e kesisoj fjala e tij po humbte besimin dhe forcen”. Per keto rrethana Imzot Stanila, u detyrua qe ditet e djela te ftonte Don Kamillin, per te zhvilluar meshen solemne ne Kishen Peshkopale te Dhermiut.

Ne relacionin e 13 qershor 1673, Imzot Andrea Stanila shkruan: “Aktiviteti me i rendesishem i Don Gjon Kamilli eshte hapja e shume shkollave, te cilat frekuentohen nga numer i madh nxenesish. Emeri e fama e tij si mesues eshte perhapur ne te gjitha kontradat e Provinces, por ne veçanti dhe ne Sarande, Nivica, Bikerni, Shen Vasili, Lukova. Kuçi, Kudhesi etj, qe jane fshatrat me te preferuara te veprimtarise edukuese, ku i meson nxenesve shkrim e kendim dhe ungjillin, qe me pas, t’i zbatojne kur te kthehen ne fshatrat e veta”. (Arch. Propog. Fide. Atti del 13 giugno 1673).

Ne keto vite, aktiviteti i misionareve po pengohej si nga kisha greke, ashtu dhe nga elemente aventurier vendas te Dhermiut, madje jo rralle ndodhnin dhe incidente te renda, ku viktimat ishin si Peshkopi Imzot Andre Stanila, ashtu dhe Don Gjon Kamilli. Nje nga keto incidente, Don Kamilli e pershkruan ne nje relacion, qe i dergon Propogandes Fide ne qershor te vitit 1673 ku shkruan:

“Nje dite, Imzot Stanila doli per te vizituar nje kishe dhe ndersa po kalonte ne sheshin qendror te Dhermiut, nje grup personash e kapen me dhune dhe e futen ne nje qilar, ku e burgosen. Kapo i ketij grupi ishte Blazio Çelko, i cili i ulerinte dhe e kercenonte se do ta vriste, ose do ta dorezonte turqeve, ne se nuk i dorezon parat, qe Roma i kishte dhene per t’i a shperndare popullit. I mjeri Peshkop, i mbyllur ne kete qilar e nen kercenimet e ketyre banditeve, shpresonte se populli do te nderhynte e do ta çlironte, por asnje nga banoret e Dhermiut nuk reagoji, keshtu i braktisur dhe i kercenuar, u detyrua te paguaj nje shume te madhe prej 70 skude e kesisoj e liruan e shpetoj nga duart e kesaj bande”. Kete histori te dhimbeshme e pershkruan dhe vete Imzot Stanila ne nje leter te vitit 1673, qe i dergonte sekretarit te Propogandes Fide, por pershkrimi dhe analiza e ngjarjeve eshte e shkurter e me sintetike.

Kjo ngjarje e rende, e vrau shpirterisht Imzot Stanila, i cili perveç dhunimit e poshtrimit, qe pesoj nga kjo bande, u ndje shume i fyer nga indiferenca e pasiviteti i popullit te Dhermiut, keshtu ai vendosi te nderroj vendqendrimin, e la Dhermiun e shkoj te banoj ne Vunò, ku dhe predikonte ungjillin ne kishat e kontradave te Vunoit dhe te fshatrave per rreth.

Dhe pasi u stabilizua ne Vunò, banda e Dhermiut, vazhdonte ta kercenonte Imzot Andrea Stanila, por per fat te mire ky persekutim nuk vazhdoj gjate, pasi kryebanditi Blazio Çelko mbeti i vrare, nga pjestari i nje familje me te cilen ishte ne gjak per nje vrasje, qe kishte kryer kohe me parë nipi i tij. Per motive gjakmarrje mbeti i vrare dhe banditi Demetrio, nje dhërmiot, qe ishte krahu i djathte i Blazio. Po keshtu pjestari tjeter i bandes, i quajturi Moskovita, grek me origjine nga Korfuzi, nje kriminel i kerkuar nga drejtesia e qe ishte fshehur ne Dhermi, u gjend i vrare ne nje rruge te qytetit. I katerti i kesaj bande ishte nipi i priftit Koka, madje, per ironi te jetes, ky djalosh ishte pagezuar nga vete Imzot Stanila. Dhe ky bandit, nje dite u gjend i vdekur e kesisoj, u mbyll qarku i bandes kriminale te Dhermiut dhe rame ne qetesi si ne, ashtu dhe populli i kesaj krahine.

Gjate kohes qe jetonte ne Vunò, Imzot Stanila u semure rende. “Sapo me njoftuan – shkruan Don Kamilli – e lashe menjehere Himaren e vrapova, per t’i u gjendur prane Peshkopi tone. E gjeta ne gjendje shume te rende, madje pothuaj pa shprese. Banoret e Vunoit i qendronin prane e benin te gjitha perpjekjet per ta sheruar. Nuk kishim mjek e as ilaçe e megjithe asistencen e perkujdesjen shembullore te vunjotasve, gjendja po perkeqesohej nga dita ne dite dhe dukej se nuk kishte asnje shenje permiresimi. Atehere mora nje varke dhe e shoqerova Imzot Stanila per ne Korfuz. Mjeket kur e vizituan, konstatuan gjendje te rende, prandaj nuk e shtruan ne spital, por dy mjeke vinin ne shtepine ku kishim buajtur dhe e kuruan me kujdes. Pas disa ditesh, gjendja e Imzot Stanila filloj te permiresohet, kesisoj vendosem te ktheheshim ne Himare. Sapo zbarkuam, na priti prifti albanez Alessio (Aleksi), i cili na mori ne shtepine e tij. At Aleksi u impenjua personalisht ne kurimin e Imzot Stanila e pas disa javesh Ai u sherua e filloj te shkoj ne kishe, ku e besimtaret e prisnin e pershendesnin me shume respekt e dashamiresi. Nderkohe une u ktheva ne shkollat, pasi kisha munguar per shume jave dhe pasi i thirra nxenesit rifilluam mesimet”.

Per keto situata te veshtira, Don Gjon Kamilli shkruan ne ralacionet e derguara Propogandes Fide: “ishte si nje stuhi e forte, qe perfshiu te gjitha fshatrat e Provinces se Himares, por ashtu si qielli kthjellohet pas çdo stuhie dhe ne keto troje situata filloj te qetesohet gradualisht”.

-...Cikli vazhdon në numërat e ardhshëm-

- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena–Itali-

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-

- 26 Maj, 2013-



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora