E premte, 26.04.2024, 01:28 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Një Përgjigje për Naun Kulen

E merkure, 22.05.2013, 07:46 PM


Një Përgjigje për Kryetarin e  Shoqatës  `Myzeqeja`-ateistin  Naun Kule

Nga Pirro Prifti

Në gazetën Telegraf të dt.22 maj 2013 në shkrimin me titull:``Hirësi Janullatos, Zoti flet dhe shqip…``, kryetari i shoqatës `Myseqeja` z.Nan Kule, me një pamaturi të cuditëshme, vjell  një vrer i cili mesa shihet duhet ta ketë mbajtur aq gjatë sa që duket sikur nuk është vreri  tij por vreri i dikujt tjetër.

Le të lemë vrerin dhe të shohim se cfarë në thotë  `bashkëbesimtari` ynë kundër `Hirësisë së tij Janulltos`.

Shkaku i shpërthimit  të z.Naun Kule është kjo frazë  e cila jep edhe esencën e shkrimit të aspak dinjitoz: ` …Ju qe drejtoni përreth 20 vjet grigjën shqipfolëse të ortodoksisë shqiptare, ende me përkthyes, Hirësi Janullatos?....`

Frazat  e  tjera të shkrimit janë  ato për të cilat mesa duket është udhëzuar.

Mund të thoni ju, a është udhëzuar një besimtar ortodoks të flasë kundër Kryepeshkopit të tij? Po! mundet dhe në dy raste tipike: ose në raste klienteliste dhe nën presion, ose kur nuk është besimtari devotshëm por një ateist   i rregjur.

Përse e them këtë dhe e them me keq-ardhje.

A nuk është ky z. Naun Kule i cili ka shkruar mbi 20 libra ndryshëm prër historinë e vëndit, për arkeologjinë, për miqtë dhe armiqtë e shqipëtarëve?

A nuk është z. Naun Kule autori i librit  `Dita nuk është larg` për militantin komunist Naun Doko (Prifti)?

A nuk ësht z. Naun  Kule, autori i librit `Rrëfimet e Ardenicës` monografi, botuar me financimin e Kishës `së dashur të tij` Auto-Qefale Orodokse të Shqipërisë në vitin 1999 me iSBN 99927-639-1-4 për të cilën shpreh  me pathos edhe falenderimet e tij?

Nejse, kjo pak sa për ti kujtuar z. Naun Kule, Kryetarit  të shoqatës së nderuar `Myzeqeja`, që ishte ai që lepihej në korridoret e K.O.A.SH.-it, për të botuar librin, dhe kontributi ju dha pa asnjë hezitim, dhe me miratimin e Kryepeshkopit, duke patur parasysh jo vetëm se z. Naun pretendonte se ishte ortodoks i mirë, por edhe se z.Naun duhej të  ishte njeri i respektuar i Lushnjës e për më tepër një letrar prodhimtar.

Kjo gjithashtu,  sa për të kujtuar se njeriu nuk duket ashtu si flet por ashtu si vepron, dhe me kujton gjthashtu një thënie të mëncur të Prof. Mentor Petrelës, para disa vitesh në një rast mërzitjeje: `Duhet të kesh kujdes nga dy tipa njerëzish: nga armiku, por të cilit i ruhesh dhe të ruan, dhe tipi tjetër është- borxhliu, të cilit duhet t`i ruhesh, sepse ai mezi pret që të mos paguajë borxhin, dhe gjithmonë lutet që borxhliut t`i ndodhë ndonjë gjë e keqe vetëm e vetëm të mos paguajë`.

Kjo është njëra anë e medaljes.

Ana tjetër e medaljes, ajo e errta  për z.Naun është se ai mesa duket, ëshë një kripto-ateist i dukshëm, dhe afrimi i përkohshëm me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është më tepër një hipokrizi e pastër që e ka ndihmuar atë në  marëdhëniet me komunitetin ortodoks të Lushnjës. Megjithatë, mendoj se krahas kritikave ndaj këtij përsoni që lajthit papritur dhe për më tepër kur nuk ka patur asnjëherë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ndonjë kritikë ndaj tij dhe kolegëve të tij, unë do t`i përmënd z. Naun Kule frazën e famshme të Jezu Krishtit,, kur Shën Pjetri e pyet se si duhet të sillemi me bashkë-besimtarin kur ai bën faj, sa herë duhet ta falim, vetëm 7 herë? Jezu Krishti i u përgjegj- 7 x 77 herë. Pra nëse me vepra z. Naun Kule është një ortodoks i mirë, le t`i japim dorën e ti tregojmë se:

-           Së pari, Fortumturia e tij Janullatos, në cdo meshë në Tiranë flet dhe predikon shqip,

-           Së dyti, Fortumturia e tij Janullatos, është e vërtetë që mban përkthyes,  por  për të saktësuar frazat nga Ungjilli të cilat nuk mund të tjetërsohen, si dhe për shkak të moshës së shtyrë,

-           Së treti, se  është prania e Kryepeshkopit Janullatos (që sikur na e dërgoi vetë Zoti), që rindërtoi dhe rimëkëmbi Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë me të gjitha atributet të cilat duhet të ketë një Kishë Autoqefale, dhe të cilat  i keni parë edhe ju zotëri, sepse kishat, shkollat, universiteti Logos, cerdhet, kopshtet, fondet për njerëz të vecantë (si puna juaj), ndihma të pakursyera për kosovarët, etj. etj, janë bërë këtu brënda në Shqipëri apo jo?

-           Së katërti, porosia  që dha  i madhi Fan Noli, për të predikuar në shqip, dhe me libra liturgjikë    përkthyer në  shqip, është realizuar z. Naun Kule, sepse në të gjitha Kishat e Shqipërisë flitet shqip, madje dhe Fortlumturia e Tij , nëse e ke vënë re, -flet shqip. Apo jo?

A do të mund ta bënte një prift shqiptar, apo minoritar qoftë, në kohën kur e mori Fortlumturia e tij u bë Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.

Të jeni i sigurtë zotëri që ata, ashtu të varfër sic ishin (dhe ishim me të vërtetë),  ashtu nën ndikimin e moralit komunist -do të vepronin njëlloj si një pjesë e mirë e drejtuesve shqiptarë në kohën e demokracisë të cilët e kanë lënë ende Shqipërinë në tranzicion, jashtë Europës dhe me plot probleme financiaro-ekonomike dhe sociale.

Prandaj, përpara se të shani Fortlumturinë e tij, meqënëse nga emri duhet të jeni ortodoks (sepse me vepra nuk jeni i tillë), duhet t`i kërkoni falje Fort-lumturisë së tij Janullatos i cili megjithse i shtruar ne spital, `u arratis` nga spitali (fraza që tha vetë ai në festën e Pashkëve), dhe ashtu i moshuar, rrezikoi jetën vetëm për të ardhur në Tiranë për të marrë pjesë së bashku me komunitetin ortodoks në Pashkët e Mëdha; foli shqip por dhe u përkthye nga përkthyesi  `i djersitur` sic vutë në dukje e plot cinizëm ju, Kryetari i Shoqatës Myzeqeja.

Turp , i nderuar z. Naun, jo vetëm si intelektual ashtu sic hiqeni, por turp për ju që bëni shkrime të tilla në emër të shoqatës Myzeqeja.

Në statutin e shoqatave nuk ka nene pro racizmit, nuk ka nene për të ndaluar të flitet një gjuhe tjetër, apo jo?

Sepse Shoqata dhe kryesia e saj duhet të sillet si institucion i miratuar nga gjykata shqiptare dhe si e tillë duhet të respektojë institucionet e tjera si  Kisha Autoqefale e Shqipërisë me gjithë `shqipfolësit e saj` sic vëreni me cinizmin tuaj ateist,  z.Naun Kule.

Së fundmi, krahasimi i Fortlumturisë së tij me Shën Kozmain nuk do të ishte i keq nëse, do ta kuptonit mirë mesazhin që  u dha Shën Kozmai shqiptarëve - për të mos braktisur fenë e të parëve të tyre; por ju nuk mund të kuptoni dicka që e tradhëtoni, sepse ateizmi që ju futi në gjak komunizmi, dëmtoi më rëndë nga të gjitha komunitetet, komunitetin ortodoks; qoftë me prishjen e kishave, qoftë me futjen e moralit komunist dhe formimin e njeriut të ri si puna juaj, njeri i cili mendon e punon vetëm duke nxitur dyshime e përcarje.

Le të merret Shoqata si institucioni që të zgjodhi,- me ty, për të parë se cila ishte arësyea që bëtë atë shkrim të shëmtuar.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora