Kulturë
Fatmir Halimi: ''Llapi Film Fest''
E shtune, 11.05.2013, 12:30 PM
U MBAJT FESTIVALI: “LLAPI FILM FEST’
Çmimi i publikut që njëherit është çmimi kryesor i festivalit i takoi filmit “Ne ishim një” i Milaim Zekës.
NGA FATMIR HALIMI
Podujevë,
09 maj – Në podujevë u mbajt edicioni i dytë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit
të Shkutër: “Llapi Film Fest”. Këtë Festival për herë të dytë e organizon
Organizata Joqeveriteare, ojq, “Altrenativa” e udhëhëqur nga Antigona Islami ,
e cila është edhe drejtoresh e Llapi
Film Fest”. Sipas saj në këtë Festival kanë konkuruar 120 filma të metrazhit të
shkurtër nga shume vende të botës, si nga Kosova Shqipëria, Maqedonia, Bugaria,
Palestina, Irani, Italia, Franca, Malaizia, Anglia e të tjera. Mirëpo për
artdashësit llapjanë për tre netë rresht, nga 5 maj e deri më 7 maj janë
shfaqur këta filma: ” Kthimi” u shfaq në natën e parë, i cili ishte jashtë konkurencës,
ndërsa në mbrëmjen e dytë u dhanë
filmat,”Kati i V” – Astrit Rizvanolli, Kosovë, “Mullixhiu”- Altin
Qelmeta, Shqipëri, “All men are called Robert” – Marc Boulier, Francë, “Guang” Rami Alayan, Malaizi, “Maks”- Aloja
Daja, Shqipëri, “Muri”- Gazmen Nala, Kosovë, si dhe pesë të tjerë. Kurse në
mbrëmjen e tretë u shfaqen filmat si “Regista del mondo”- Carlo Fumo, Itali,
“Sekretet”- Esat Fejza, Kosovë, “Dulce”- Ivan Ruzi Flores, Spanjë, “Pas
diellit”- Kledi Kapexhi, Shqipëri, “Light in darkness” – Michael Carglie ,
Angli e shumë të tjerë.
Pra përgjatë tre netëve artdashësve llapjanë dhe të tjerë iu servuan gjithësejt 22 filma, të gjithë këta u shfaqën në kinosallën e qytetit, e cila cdoherë ishte e mbushur me shikues, që është një e dhënë se llapjanët kanë një kulturë të artit e të filmit përgjithësisht.
Ndarje e çmimeve
Në natën
e katërt, finale, në një organizim glamuroz me mysafirë të shumtë nga Kosova,
Shqipëri e vende të tjera u ndanë çmimet dhe disa mirënjohje.
Juria në
përbërje nga aktori e producenti i njohur z. Blerim Gjoci kryetar, Radostina
Neykova -Regjisore bullgare dhe Carlo Fumo nga Italia anëtarë, pas shikimit te
të gjithë filmave që ishin shfaqur
vendosën që çmimi i Stafit t’i
takoi filmit “Bora”i Fisnik Mujit, çmimi për skenarin më të mirë iu nda filmit
“Yelloë Dog” i Maria Nikollova nga
Bullgaria, për fotografinë më të mirë e mori filmi “Pas diellit”, Kledi Kapixhi
nga Shqipëria. Ndersa regjisori më i mirë u shpërblye Carlo Fumo me filmin “Regista del mondo”, e
për dokumentarin më të mirë cmimin e
mori filmi dokumentar “Të fala Ndrek Lucajt” i regjisorit e aktorit të
mirënjohur nga Shqipëria Mevlan Shanajt.
çmimet
për aktorin e aktoren më të mirë iu ndanë , Mevlud Osmanit e Flutra Zymi.
Përvec këtyre Festivali ne përbërje të kësaj jurie ndau edhe tre çmime si për
filmin më të mirë Ndërkombtar, që iu dha “Light in darkness” – Michael
Carglie nga Angli, për filmin më të mirë shqiptar që e rrembeu
filmi “Saturday cigarettes” i Aldi Karaj nga Shqipëria dhe për filmin më të
mirë kosovar, i cili iu dha “Knockdoën” i Amir Vitija nga Kosova.
Ndërsa
çmimet më të rëndësishne të këtij festivali ishin: çmini Special i Festivalit,
“Zahir Pajaziti”që i takoi filmit “Kati i V” i Astrit Rizvanollit, të cilin e
ndau legjenda e gjallë e qeshtjes kombëtare z. Adem Demaci dhe çmimi i publikut
që njëherit është cmimi kryesor i festivalit i takoi filmit “Ne ishim një” i
Milaim Zekës.
“Këtë edicion të Llapi Film Fest e ka ndihmuar Ministria e Kulturës, PTK, Hotel Besiana e shumë biznese te tjera te vogëla nga Komuna e podujevës”, tha Antigona Ialami. Ajo shtoi se ky është edicioni dytë i festivalit dhe po mëtojmë që të jëtë tradicional dhe ta vazhdoj jetën e tij edhe për shumë vite duke sjell vazhdimisht filma të shkurtër ndërkomtar e kombëtar të cilët do të përshfaqin vlera të larta artistike dhe që cdoherë do të ballafaqohen me konkurencë të fortë në mes veti.