Shtesë » Lajme
Ramiz Dërmaku: Dy festa gëzimi
E marte, 07.05.2013, 06:59 PM
NË
QYTEZËN NONENNHORN-LINDAU-s SOLEMNISHTË U
KREMTUA NJIVJETORI I
THEMELIMIT TË SHKOLLËS
PLOTËSUESE SHQIIPE DHE SHOQATËS
KULTURORE “ SHQIPONJA“
ME NJË DATË DY FESTA GËZIMI....!
Nga Ramiz DËRMAKU
Më 1 maj
në praninë e një numri të madh bashkatdhetarësh tanë që kishin arritur nga
Republikat e ndryeshme të Gjermanisë dhe nga Zvicrra si dhe qytetar që punojnë
dhe veprojnë në qytezën e Lindaus,( Republika e Bajernit ) me rrethinë si dhe
një numri të konsiderueshëm të aktivistëve shqipëtar e ku të pranishëm ishin
edhe disa udhëheqës gjerman të kësaj qyteze në Hohennhorn të Lindau-s, komuniteti shqiptarë i këtij
lokaliteti kishte festë të dyfishtë gëzimi;
1.
Kremtoi 1- vjetorin e themelimit të shkollës plotsuese shqipe “ SHQIPONJA“ në
Lindau,
2) Punën
e suksesëshme të Shoqatës Kulturore Artistike Shqiptare “SHQIPONJA“, në Lindau.
Po atë
ditë në atë kremte madhore u be promovimi i dy librave të poetëve të diasporës
nenkryetari i Shoqatës së Lidhjës së Shkrimtarëve artisteve dhe Krijuesve
Shqiptarë në Gjermani z. Neki LULAJ,promovoi përmbledhjën e pestë me
poezi“Balada e Heshjës“botuar në nderë të 100 vjetorit të Shpalljës së
Pavarësisë të Shqipërisë me 28 nëntor 2012 në Bukuresht të Rumanisë. Për librin
Balada e Heshtjës foli reporteri i luftës të Kosovës, pelegrini dhe
intelektuali zt.Maxhun Smajli.Dhe libri i dytë që u promovua atë ditë ishte
Përmbledhja e poezive të gazetarit analistit dhe publicistit RAMIZ Dërmaku,t,
„Valëvitjet e Fjalës“ për të cilën libër foli poeti Neki Lulaj i cili kishte
berë një analizë të thukët të poezive lirike e patriotike të përmbledhjës në
fjalë .
Manifestimin
e shpalli të hapur moderatorja zonja , Dardane Shkreli. në emër të
organizatorit të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Shoqatës Kulturore
Artistike Shqipëtare“SHQIPONJA“, zoti Emin Dauti, i cili foli rreth
aktiviteteve që ka zhvilluar shoqata“Shqiponja“ dhe shkolla plotësuese
shqipe“Shqiponja“, që nga fillimi i punës e deri më tani. Ndërsa, në emër të
palës gjermane manifestimin e përshëndeti rektori i shkollës Thomas HUMMLER, si
dhe Süleymand ARISAN (përgjegjës për emigracion në qytezën Lindau), dhe Gerhard
MICHAEL . z. Thomas Hummler , pasi i përshëndeti të pranishmit fjalë miradie
foli për mërgimtarët e këtij lokaliteti. Ai ceku se z. Emin Dauti dhe Kushtrim
Kelmendi janë angazhuar shumë për hapjen e shkollës shqipe si dhe formimin e
shoqatës“Shqiponja“ në Lindau. Mërgimtarët e këtij lokaliteti në vend se të
pushonin dhe çlodheshin nga puna e rëndë që po bëjnë ata, me vullnetë dhe plotë
elan dhanë (e po japin edhe sot provimet epjekurisë intelektuale duke i dalë
zot fëmijëve te vet që të mësojnë në mësimën plotësues gjuhën e nënës shqipe),
një kontributë të madhë si në internacionalizimin e çështjes sonë kombëtare si
dhe ndihmimin e shtetit të Kosovës, ruajtjen e gjuhës, historisë, traditave,
kulturës, unitetit në mes bashkëatdhetarëve tanë, etj. Salla ishte dekoruar për
mrekulli Flaumuri kombëtarë shqiptarë, flamuri i Kosovës, flamuri gjerman dhe
disa fytyra eminente të kombit shqipëtarë ; Gergj Kastriotit SKENDERBEU, Ismajl
QEMALIT, Komandantit Legjendar të UÇK-es z. Adem Jashari,. Fjalën përshëndetëse
në emër të atij komuniteti e bëri kryetari i Shoqatës Kulturoro-Artistike“
SHQIPONJA“ , z. Emin Dauti. Gjatë përshëndetjeve që bënë nenkryetari i LSHAKSH
z. Neki Lulaj, Ramiz Dërmaku, Maxhun Ismajli, theksuan se rinia shqipëtare e
Kosovës e cila u dëbua me dhunë nga vendlindja e saj për shkakë të dhunës dhe
presionit serb gjeti strehim në Gjermani meritoni kujdesin dhe ndihmen tonë.
Këta mërgimtarë me aktivitetet e saja e ka dëshmuar veten edhe në Lindau në
fusha të ndryshme si në kulturë, sport, etj .Kjo rini e ka dëshmuar veten se
është pjesë e pa ndashme e gjithë rinisë europiane u theksua në diskutimet e
tyre. KJo formë e bashkëpunimit në mes të shoqatës kulturore
shqiptare“Shqiponja“ dhe shkollës plotsuese shqipe me të njejtin emër ka dhënë
rezultate inkurajuese ne të gjitha aktivitetet e këtij lokaliteti të Lindaus.
Kryesia e shoqatës“Shqiponja“ dhe anëtarët e saj padyshim se kanë ndjekur një
rrugë të mirë për njohjen adekuate dhe këmbimeve reciproke në fushën kulturore
midis dy popujve tanë. Pastaj fjalën përshëndetëse e bëri edhe gazetari e
reporteri i luftës së Kosovës z. Maxhun Smajli, dhe njëri ndër organizatorët kryesor
të këtij manfestimi tha. Jam i lumtur që më është dhënë rasti që të ju
përshëndes rininë e këtij rrethi e të cilës me gjithë shpirt i dëshiroj
perspektivë të lumtur, liri të plotë në vendlindjen e tyre si dhe punë të mbarë
ne të ardhmen. E dij se rinia shqiptare në Gjermani ka probleme të shumta, si
dhe dezavuime të ndryshme rinore të cilat ne do i kupëtojmë , mirëpo shtoi
rektori i shkollës z. Tomas Hummler, se shoqata kulturore artistike
shqiptare“Shqiponja“ do ta kryeje me sukses punën e vet ne të ardhmen. Nga
subjektet shqiptare që merrnin pjesë në këtë manifestim të pranishmit i
përshëndetën z. Neki LULAJ, poeti dhe autori i shumë libërave, nënkryetari i
Lidhjesë së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesëve Shqipëtar në Gjermani, (
LSHAKSH-rë), në Gjermani. Gazetari dhe poeti z. Ramiz Dërmaku, etj. Këtë
mnafestim apo thënë shkurtë këtë kremte e bëri edhe më madhështore pjesëmarrëja
e dy grupeve folklorike ;
Qendra
Shqiptare për Kulturë dhe Integrim nga Kreuzlingeni ne krye me koregrafin e
talentuar zt Rrustem SELCA.
Këngëtari,
Sokol Bisaku dhe Ibrahim Hajzeri. Pjesëmarrëja e grupit të Qendrës Shqiptare
për Kulturë dhe Integrim nga Kroislingeni dhe këngëtari…,Sokol Bisaku për të
pranishmit luajtën valle dhe kënduan këngë popullore nga reportuari i tyre i
pasur dhe u pëlqyen mjaftë nga të pranishmit. Këto skena të bukura këtij
manifestimi apo kësaj kremte i jepnin një gjallërinë në të cilën shkëlqente
edhe miqësia midis popullit gjerman dhe atij shqiptar . Organizatori kishte
përgatitur edhe disa mirënjohje për disa aktivistë dhe ato u shpërndanë nën
tingujt e një muzike tipike shqiptare. Në mesin e të shpërblyerëve ishte edhe;
rektori i shkollës z. Thomas Hümmle,të cilit edhe poeti Neki Lulaj i dhuroi ca
libra përsonale dhe të shoqatës duke ju drejtuar me këto fjalë „Zoti rektor kam
kënaqësin që në emër të kryesisë se LSHAKSH në Gjermani ti dhuroi këto libra të
bukura e di që ju nuk lexoni ne gjuhën shqipe por mendoi që në shkollën tuaj ka
shumë nxënës shqiptarë andaj sigurisht se ndonjeri nga ata do të ketë interes
të lexoi literaturë në gjuhën shqipe andaj edhe për këtë aresye po ju dhuroi me
respekt për Ju“N.Lulaj ,rektori i shkollës zt. Thomas H. u zotue se këto libra
do ti ruaj me fanatizëm ne zyrën time dhe do tua japi fëmijëve shqiptar për ti
lexuar ,pasatj u shpërblye edhe ideatori organizatori, gazetari dhe reporteri i
luftës së Kosovës z. Maxhun Smajli, etj. Për të pranishmit organizatori kishte
përgatitur një koktej si dhe një darkë e pasur me specialitete të kuzhinës
tradicionale shqiptare të cilat u pëlqyen mjaft.
Ne u ndamë nga ai manifestim me një porosi që edhe ne të ardhmen të punohet ne këtë mënyrë, sepse vetëm kështu ne i mbrojmë fëmijët tanë nga asimilimi, ua shtojmë dashurinë ndaj Atdheut që rrallë po e vizitojnë, si dhe krijojmë ura të reja miqësije me vendasit, e në rastin konkret me gjermanët. Është për ta cekur edhe këtë se mbi 30 vite që merrem me gazetari, kamë marrë pjesë ne shumë manifestime, tubime, kremte, etj etj, por ajo që pashë tek mërgimtarët dhe kryesia e shoqatës Kulturore“Shqiponja“ dhe tek shkolla shqipe, nuk e kamë parë deri më tani askund. Ishte kënaqësi e madhe kur nmjeriu me sy e shehë se si angazhohen këta mërgimtarë, se si bashkëpunojnë në mes vehte dhe si si i presin dhe i përshëndesin të pranishmit. Ne u themi ju mërgimtarë të nderuarë ju priftë e mbara në jetë dhe punë.