E premte, 26.04.2024, 10:49 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: A po i humbet imazhi diasporës?

E enjte, 02.05.2013, 09:50 PM


HERË VIJNË  MESAZHE TË MIRA, HERË TË FRYERA  PËR  DIASPORËN  SHQIPTARE

Nga Dedë Preqi

Mesazhi do të predentonte të ishte i qartë, se botës duhet dhënë përshtypjen e një populli bujarë, me tradita të lashta fisnike e patriotike,  i cili me shekuj të shekujve lufton për të drejtat e veta për liri dhe pavarësi. Mirëpo, realiteti duhet të përputhet me rrethanat dhe t’i  pasqyrojë mendimet me realitetin e gjendjes së këtij populli, i cili shpesh herë „rreshqiti“  pa dëshirë, në terenin që ia përgaditën të tjerët.

Dhuna kundër shqiptarëve ishte e vazhdueshme dhe e pa ndërprerë, që nga viti 1389, me pushtimin e Gadishullit Ilirik,  nga osmanët barbarë, të cilët i okupuan dhe i sunduan trojet shqiptare pesë shekuj me radhë, dhe pastaj, pasojnë  gjakpirësit tjerë  serbo-malazez, të cilët  në marrëveshje me Turqinë , afër treqind mijë shqiptarë u shpërngulën me dhunë për në Turqi, për t’ua lëshuar vendin kolonëve serb.

Migrimi është një pjesë e historisë njerëzore, por edhe i shqiptarëve, të cilët u detyruan të ikin përkohësisht nga trojet  tyre, për t’i shpëtuar problemëve dhe të keqës nga pushtuesit e ndryshëm.

Migrimi i shqiptarëve u  ç’faqë në disa periudha historike, duke filluar që nga migrimet shekullore të kohës pushtuese  osmane, mandej migrimet në kohën e pushtuesit serbo-sllav, dhe më vonë në vitët e 70-ta, ku shumica e shqiptarëve ia mësyen perëndimit për të gjetur punë, sepse pushtuesi i fundit serb, një numër të madh të shqiptarëve i dëboi nga puna, që shumica  e tyre ikën për shkaqe politike, kështu që, në pamundësi të jetës së sigurtë, shumica  e shqiptarëve u detyruan të marrin këtë rrugë, për të siguruar ekzistencën e tyre dhe të familjes.

Mirëpo, kjo rrugë nuk e kishte një pikë, e cila shqiptarëve do t’ua ndalte këtë lloj avarie të jetës, por në kushte dhe rrethana të vështira, e shtyri  popullatën shqiptare të bëjë një zhvendosje të pa imagjinueshme nga trojet e veta, duke e dëbuar me dhunë dhe duke e shpartalluar nëpër gjitha vendet e botës. Ishte  edhe lufta e vitit 1999, të cilën e shkakëtoj fashizmi serb, me ç’rast shqiptarët ia mësyen ku mundën nëpër vendet evropiane dhe në vende të tjera të largëta, si në SHBA, Australi e tjera, për të shpëtuar nga një gjenocid i mundshëm ndaj  kësaj popullate.

Prandaj, vala e migrimit e shqiptarëve nuk pushoj kurrë, por puna dhe aktiviteti i tyre në këto vende  i tregoi rrezulltatet dhe sukseset e konsiderueshme, e cila  vlerësohet për merita  të shumta pozitive, të cilët  përveq  që krijuan  kushte të volitshme për një jetë më të mirë, ata nuk e harruan vendin e vet dhe qëndruan përkrah atdheut në çdo kohë të mirë dhe të vështirë, dhe tani,  këta njerëz nuk janë vetëm njerëz të migracionit dhe si fuqi krahu, por arritën  edhe suksese tjera, që    integrohen në shoqërinë e vendeve ku punojnë dhe jetojnë, ashtu dhe në bazë të kualifikimëve të tyre, kanë zënë vendpunime shumë të rëndësishme, duke dëshmuar se shqiptarët janë pjesë integrale e zhvillimëve shoqërore, politike dhe ekonomike.

Përveq tjerash, shqiptarët kudo që punuan dhe vepruan në vendet e ndryshme të Evropës dhe botës, kurrsesi nuk e mohuan, apo u shkëputën nga trungu i tyre, të cilët u dëshmuan në çdo kohë, pa ndërprerë, sa herë që është kërkuar nevoja, si edhe në luftën e  fundit në Kosovë, që prej vitit 1990 dhe deri në çlirimin e vendit, diaspora shqiptare e mbajti gjallë popullatën e vendit  të vet dhe UçK-në, me ndihma materiale, por edhe vet u kyq  fizikisht  në luftën çlirimtare.

Edhe pas çlirimit të vendit, diaspora shqiptare kurrë nuk e ndërpreu aktivitetin e vet, edhe në rindërtimin e vendit, i cili ishte shkatërruar nga lufta më se 70-80%, dhe për të bërë një llogari të thjeshtë, vetëm prej vitit 1999, deri sot, mërgata shqiptare ka derdhur disa miliarda euro në Kosovë, për të mirën  dhe rindërtimin e vendit të vet.

A po i humbet imazhi i diasporës ?

Sëcili shqiptarë në diasporë e krijon imazhin e vet, të mirë  dhe  jo të mirë, prandaj kur thëmi të mirë kuptojmë  sjelljet njerëzore që burojnë, apo rrjedhin nga ajo familje, e cila bie në sy të mirë  në rrethin  dhe vendin ku jeton e vepron. Shumica e shqiptarëve në diasporë, dallohen si njerëz  të vyer, të kulturuar e të civilizuar, njerëz të thjeshtë, por të sinqertë, që dallojnë nga të tjerët,  dhe punëtorë  e njerëz  të arsimuar.

Edhe nëse  dikush  ka urrejtje nacionale në shpirt, sjelljet  dhe veprimet njerëzore i afrojnë të tjerët dhe afrojnë  sëcilën  kulturë e popull, duke krijuar  harmoni dhe raporte të mira  në çdo shoqëri. Të tilla veti dhe sjellje të mira i  kanë shqiptarët, që jep imazh të mirë, jo vetëm  familjes shqiptare, por imazhi bie  në kulturën e një vendi dhe  një populli, i cili e meriton integrimin dhe i takon një populli evro-perëndimor.

Shumica e atdhetarëve shqiptarë në perëndim, i kanë  krijue kushtet e mira jetësore, të cilët i kanë krijuar me  djersë, që janë vetë meritor, por duke ju falenderuar  punëdhënësve dhe shtetit ku jetojnë e punojnë, prandaj duhet të llogaritet dhe shkollimi i fëmijëve të tyre, me ç’rast kanë arritë në një shkallë të duhur të dijes, arsimit dhe profesioneve të ndryshme, dhe deri  te titujt  e  doktoraturave shkencore.

Shumica e atdhetarëve shqiptarë kanë arritë të krijojnë biznese të rëndësishme, përmes të cilave kanë bërë edhe emra të mëdhenj, si në SHBA, Gjermani, Zvicërr, dhe në shumë vende tjera të botës, prej të cilëve kanë arritë edhe në Kosovë të vazhdojnë e krijojnë projekte, sipas standarteve evroperëndimore.

Ashtu pra, shqiptarët në diasporë nuk duhet ta humbin imazhin e vet të mirë, si njerëz  të punës, të dijes e kulturës, të cilët duhet të distancohen nga  elementet negative, që  e dëmtojnë këtë rreth shoqëror përmes  disa  dukurive jo njerëzore, të cilat veti të shëmtuara, shqiptarët nuk i kishin ndonjëherë në jetën e tyre.

Disa dukuri të shëmtuara që po ndodhin nëpër vende të ndryshme të perëndimit, në të cilat po marrin pjesë edhe shqiptarët, sidomos  kohën e fundit, që flitet dhe shkruhet  në shtypin gjerman, zvicërran , franqez, amerikan, suedez, norvegjez, e tjera vende të botës, të cilat raste dhe skandale janë të panumërta, që rastet,  sa do që mundohet dikush ti arsytojë, ato nuk munden të riparohen dhe ta gjejnë vendin e vet në asnjë rrethanë.

Ka edhe plot raste të tjera negative nga lloje të ndryshme, që merren edhe me tregëti të pa lejuara,  sidomos me përdorimin e drogës dhe të llojeve të ndryshme të narkotikëve, që pasqyrën e tyre e tregojnë burgjet mbushura me njerëz të tillë shqiptarë, të cilët nuk janë as për vete dhe për asnjë shoqëri njerëzore, nga të cilët në një mënyrë, sa do që të thuash se duhet të distancohemi nga njerëzit e tillë „keqbërës“, prapë se prapë, të tjerët e marrin në një mënyrë tjetër dhe të njëanshme, dhe imazhi i keq bie mbi supat e shoqërisë dhe diasporës shqiptare, që urrejtja mund të shprehët në forma të ndryshme dhe  të pa lakmueshme, siq ishte rasti i fundit në Zvicërr, kur një vendas në mënyrë të pakontrolluar thotë, se më i vlershëm është një i zi, se dhjetë shqiptarë.  Prandaj, urrejtja mund të shprehet dhe atakohet në rrugë, në punë, në lojra, në argëtime  dhe në shumë raste tjera të përditshme,  nga të cilat burojnë thashë e thënmet, të mos thëmi edhe konflikte të pa nevojshme në mes shqiptarëve dhe vendasve.

Ne shqiptarët, atdhe nuk mund ta quajmë Amerikën, Kanadën, Australinë, Gjermaninë , Zvicrrën, Austrinë, Norvegjinë, Belgjikën,  dhe vendet tjera, ku gjinden me shumicë shqiptarët, por atdheu i ynë, është Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi,e tjera ,  vende në  të cilat janë rrënjët  dhe trungu i jonë iliro-pëllazg,  aty  ku i kemi të gjithë rrënjët e përbashkëta të një trungu, mirëpo, në këto kushte dhe rrethana në të cilat gjindet sot populli shqiptarë, e gjithë popullata e kësaj diaspore shqiptare është e lidhur aq ngushtë me këto vende, të cilat si do që të merren dhe të vlerësohen rrethanat, këto vende  e përcaktojnë  atdheun e dytë të tyre.



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora