E premte, 26.04.2024, 06:48 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: (Ri)provim për Hashim Thacin

E marte, 23.04.2013, 08:58 PM


(Ri)provim për Hashim Thacin.

Një gjë që nuk e sheh, besoje pak-mos e moho. (proverb latin)

Nga Zejdush Kastrati

Se cilat do te jenë efektet konkrete të arritjes së marrëveshjes me Sërbinë  në Bruksel pas 1o ruandesh bisedimesh, koha do ta tregojë më së miri,  dhe kuptohet pikërisht elementi kohor do te jetë përcaktues kryesor se  me këtë marrëveshje,  që për disa është cilësuar edhe marrëveshje historike dhe e favorshme , por kuptohet ka edhe zëra që po shprehin edhe rezerva duke  pritur konkretizim dhe datalizime  mes dy palëve,  por ka  edhe të atillë që  po e  kundërshtojnë fuqishëm, kurse i vetmi,  që po e përshendet fuqishëm,  është, i gjithë faktori ndërkombëtarë,  dhe ate,  duke u nisur,  nga gjithë zyrat  dhe mekanizmat më të fuqishëm ndërkombëtar, por edhe analistë të shumtë të botës.

Protagonisti kryesor gjatë këtyre bisedimeve,  nga pala kosovare, kryeministri aktual dhe njeriu që identifikohet në opinion  me UCK-në, por edhe me  subjektin politik që tani e pesë vite e përfaqëson mazhorancën në Kosovë, Pdk-në, njëherit edhe bartës i shumë proceseve  nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova, apo thënë shkurt,  njeriu që pikërisht,  e ardhmja do të tregoj,  se ai,  (Hashim Thaci),  a ka vepruar  me menquri,   mirë apo keq,   a ka trathtuar apo mbrojtur me dinjitet interesat e Kosovës, po e përsërisë,  pikërisht,   vitet dhe kohërat në vijim,  do të tregojnë,  se cila është fëtyra, morali dhe  e vërteta,  për këtë liderë, dhe a gaboi qëllimshëm , apo për mosdije,   a ishte vizionar dhe lidership modern…  ?

Edhe në konferencën për media,  të organizuar enkas pas kthimit nga Brukseli,  dhe  pas arritjes së kësaj marreveshje,  në pytjen e parashtruar,  se a ndihet krenar apo, a mendon,  se ka vepruar mirë apo keq,  me rastin  e arritjes së kësaj marrëveshjeje,  ”gjarpëri” fillimisht ka  reflektuar një përjetim emocional,  që është verejtur haptas,  nga të pranishmit,  dhe  me  një përkushtim shumë më serioz,  se deri në ato momente, edhe  ka  filluar të numëroj  të gjitha angazhimet e tija,  si liderë,  por  duke inkorporuar edhe  gjithë spektrin politik shqiptarë,  pa dallime,  në rrugëtimin e tyre të gjatë,   që nga lëvizja dhe angazhimet kombëtare në migracion, pastaj ngjarjet para  daljes në skenë të UCK-së,  Rambujen,  Vjenën , Pavarsinë,  dhe bisedimet e fundit në Bruksel.

Ishte edhe nj moment,  mjaft domethënës ,  në këtë konferencë,  kur Kryeministri,  në përfundim të këtij takimi,  tha se,  ai i respekton dhe i falenderon,   edhe gjitha mediat,  edhe gjithë ata që e mbështetën,   gjatë gjithë zhvillimit të këtyre bisediemve , por gjithashtu,  deklarativisht,  tha,  se i respekton,  edhe gjithë ata,  që e kritikuan dhe kishin opinione dhe mendime  kundër këtyre bisedimeve.

Sa i përket,  kësaj përgjegjie të kryeministrit,  me rëndësi,  është,  që pikërisht, edhe më ketë rast,  koha,  do të tregoj,  se  kush pati të drejt dhe kush gaboi,   dhe nëse, e  vërteta del në shesh,  se Kryeminsitri,  ka qenë në nivel të detyrës,  dhe nuk ka devijuar,  atëherë,  është  me pak rëndësi,  dhe me shumë pakë peshë e me shumë pak dëme,  gjithë kritika,    është bërë,  dhe nuk besoj,  se ka të tillë , që nuk do ta pranonin,  edhe gabimin apo mëkatin,  që kanë bërë,  në raport,  me Thacin,  sa i përket maratonës dhe zhvillimit,  edhe  të këtyre,  bisedimeve.

Edhe për prapaskenat   e bisediemeve të Brukselit dhe kësaj marrëveshje,  me siguri,  në opinion, në vazhdimësi do të dalin e publikohen edhe skenarë e momente shumë interesante,  që janë pjesë,  e kuzhinave të kancelarive ndërkombëtare, por,  nëse në teren, përkatësisht,  në Kosovë , më konkretisht në veri,  arrihet të implementohet ajo që po e thot Hashim Thaci , e mbështetësit e tij ,  e që tash për tash janë të shumtë ,  se  me këtë marrëvshje,  ka  fituar Kosova,  atëherë pa dyshim, është ky edhe një fakt  tjetër,  se Hashim Thaci, bile,  edhe për një dekadë,  e ka të siguruar,  primatin e “shefit” apo më të “fortit”, në Kosovë.

Struktura e instaluar në Institucionet kosovare , që menagjohet  nga Pdk-ja dhe aleatët e saj,  jo vetëm të kualicionit,  por edhe disa nga opozita, por veqanarsisht,  mbështetja e fuqishme momentale   ndërkombëtare, ka krijuar dhe instaluar një ambient të tillë,  që Hashim Thaci si liderë,  nuk ka dhe nuk do të ketë konkurent,  dhe alternativë tjetër,  në këtë Kosovë.

Por edhe në politikë, mund të ndodhin befasira dhe ndodhi,  që pak kush,  mund ti parashikoj,  e në veqanti në  këtë Kosovë.

Bazuar në faktin,  se sponzorë kryesorë të Kosovës,  janë ndërkombëtarët,  ndryshimet dhe lëvizjet,  edhe  spektakulare,  e me pompozitet  mediatik,  mund të ndoshin, dhe ate   edhe mbrenda natës.

Në veqanti, kur Kosova ka kohë që  është identifikusar si “lidere” e krimit dhe korupcionit e deformimeve tjera, e ku patjetër janë të përfshirë edhe pjesa dërmuese e kastës aktuale politike, nëse kalkulimet,  e atyre që na “kanë mat e pre teshat”janë,  se ia vlen të bëhën ndryshime, atëherë edhe mund të ndoshin këso veprime,  që në rrethanat aktuale,  vështirë se ka disponim dhe nevojë, por munden me qenë opcion ,  dhe nuk janë për tu përjashtuar.

Nuk besoj, se ka shqiptarë,  që kanë dëshirë, që marrëveshja e fundit mes Thacit e Dacicit,  të jetë e dëmshme,  dhe me pasoja për Kosovën, andaj pse mos ti besojmë edhe fjalëve të Thacit, por historia na ka treguar se të shumtën e rasteve,   në gjitha ngjarjet e rëndësishme,  nëpër të cilat,  ka kaluar,  populli shqiptarë  gjatë historisë, nuk kemi dalë fitues, por shumë herë, pothuaj edhe  humbës edhe të coptuar e besa,  edhe defaktorizues.

Të presim dhe të shohim.Dhashtë zoti,    kësaj radhe,  fjalët e Hashim Thacit,  të mos demantohen,  dhe të mos na zhgënjejnë?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora