| E marte, 23.04.2013, 08:58 PM |
(Ri)provim
për Hashim Thacin.
Një gjë që nuk e sheh, besoje pak-mos e moho. (proverb latin)
Nga Zejdush Kastrati
Se cilat
do te jenë efektet konkrete të arritjes së marrëveshjes me Sërbinë në Bruksel pas 1o ruandesh bisedimesh, koha
do ta tregojë më së miri, dhe kuptohet
pikërisht elementi kohor do te jetë përcaktues kryesor se me këtë marrëveshje, që për disa është cilësuar edhe marrëveshje
historike dhe e favorshme , por kuptohet ka edhe zëra që po shprehin edhe
rezerva duke pritur konkretizim dhe
datalizime mes dy palëve, por ka
edhe të atillë që po e kundërshtojnë fuqishëm, kurse i vetmi, që po e përshendet fuqishëm, është, i gjithë faktori ndërkombëtarë, dhe ate, duke u nisur, nga gjithë zyrat dhe mekanizmat më të fuqishëm ndërkombëtar, por
edhe analistë të shumtë të botës.
Protagonisti
kryesor gjatë këtyre bisedimeve, nga
pala kosovare, kryeministri aktual dhe njeriu që identifikohet në opinion me UCK-në, por edhe me subjektin politik që tani e pesë vite e përfaqëson
mazhorancën në Kosovë, Pdk-në, njëherit edhe bartës i shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova,
apo thënë shkurt, njeriu që pikërisht, e ardhmja do të tregoj, se ai, (Hashim Thaci), a ka vepruar
me menquri, mirë apo keq, a ka trathtuar apo mbrojtur me dinjitet
interesat e Kosovës, po e përsërisë, pikërisht, vitet dhe kohërat në vijim, do të tregojnë, se cila është fëtyra, morali dhe e vërteta, për këtë liderë, dhe a gaboi qëllimshëm , apo
për mosdije, a ishte vizionar dhe
lidership modern… ?
Edhe në
konferencën për media, të organizuar
enkas pas kthimit nga Brukseli, dhe pas arritjes së kësaj marreveshje, në pytjen e parashtruar, se a ndihet krenar apo, a mendon, se ka vepruar mirë apo keq, me rastin
e arritjes së kësaj marrëveshjeje, ”gjarpëri” fillimisht ka reflektuar një përjetim emocional, që është verejtur haptas, nga të pranishmit, dhe
me një përkushtim shumë më serioz,
se deri në ato momente, edhe ka
filluar të numëroj të gjitha
angazhimet e tija, si liderë, por
duke inkorporuar edhe gjithë
spektrin politik shqiptarë, pa dallime, në rrugëtimin e tyre të gjatë, që nga lëvizja dhe angazhimet kombëtare në
migracion, pastaj ngjarjet para daljes
në skenë të UCK-së, Rambujen, Vjenën , Pavarsinë, dhe bisedimet e fundit në Bruksel.
Ishte
edhe nj moment, mjaft domethënës , në këtë konferencë, kur Kryeministri, në përfundim të këtij takimi, tha se, ai i respekton dhe i falenderon, edhe gjitha mediat, edhe gjithë ata që e mbështetën, gjatë gjithë zhvillimit të këtyre bisediemve ,
por gjithashtu, deklarativisht, tha, se
i respekton, edhe gjithë ata, që e kritikuan dhe kishin opinione dhe
mendime kundër këtyre bisedimeve.
Sa i
përket, kësaj përgjegjie të
kryeministrit, me rëndësi, është, që pikërisht, edhe më ketë rast, koha, do të tregoj, se kush
pati të drejt dhe kush gaboi, dhe nëse,
e vërteta del në shesh, se Kryeminsitri, ka qenë në nivel të detyrës, dhe nuk ka devijuar, atëherë, është
me pak rëndësi, dhe me shumë pakë
peshë e me shumë pak dëme, gjithë kritika,
që
është bërë, dhe nuk besoj, se ka të tillë , që nuk do ta pranonin, edhe gabimin apo mëkatin, që kanë bërë, në raport, me Thacin, sa i përket maratonës dhe zhvillimit, edhe të
këtyre, bisedimeve.
Edhe për
prapaskenat e bisediemeve të Brukselit
dhe kësaj marrëveshje, me siguri, në opinion, në vazhdimësi do të dalin e
publikohen edhe skenarë e momente shumë interesante, që janë pjesë, e kuzhinave të kancelarive ndërkombëtare, por,
nëse në teren, përkatësisht, në Kosovë , më konkretisht në veri, arrihet të implementohet ajo që po e thot
Hashim Thaci , e mbështetësit e tij , e
që tash për tash janë të shumtë , se me
këtë marrëvshje, ka fituar Kosova, atëherë pa dyshim, është ky edhe një fakt tjetër, se Hashim Thaci, bile, edhe për një dekadë, e ka të siguruar, primatin e “shefit” apo më të “fortit”, në
Kosovë.
Struktura
e instaluar në Institucionet kosovare , që menagjohet nga Pdk-ja dhe aleatët e saj, jo vetëm të kualicionit, por edhe disa nga opozita, por veqanarsisht, mbështetja e fuqishme momentale ndërkombëtare, ka krijuar dhe instaluar një
ambient të tillë, që Hashim Thaci si
liderë, nuk ka dhe nuk do të ketë
konkurent, dhe alternativë tjetër, në këtë Kosovë.
Por edhe
në politikë, mund të ndodhin befasira dhe ndodhi, që pak kush, mund ti parashikoj, e në veqanti në këtë Kosovë.
Bazuar në
faktin, se sponzorë kryesorë të Kosovës,
janë ndërkombëtarët, ndryshimet dhe lëvizjet, edhe
spektakulare, e me
pompozitet mediatik, mund të ndoshin, dhe ate edhe mbrenda natës.
Në veqanti,
kur Kosova ka kohë që është
identifikusar si “lidere” e krimit dhe korupcionit e deformimeve tjera, e ku
patjetër janë të përfshirë edhe pjesa dërmuese e kastës aktuale politike, nëse
kalkulimet, e atyre që na “kanë mat e
pre teshat”janë, se ia vlen të bëhën
ndryshime, atëherë edhe mund të ndoshin këso veprime, që në rrethanat aktuale, vështirë se ka disponim dhe nevojë, por munden
me qenë opcion , dhe nuk janë për tu
përjashtuar.
Nuk besoj,
se ka shqiptarë, që kanë dëshirë, që
marrëveshja e fundit mes Thacit e Dacicit, të jetë e dëmshme, dhe me pasoja për Kosovën, andaj pse mos ti
besojmë edhe fjalëve të Thacit, por historia na ka treguar se të shumtën e
rasteve, në gjitha ngjarjet e
rëndësishme, nëpër të cilat, ka kaluar, populli shqiptarë gjatë historisë, nuk kemi dalë fitues, por
shumë herë, pothuaj edhe humbës edhe të
coptuar e besa, edhe defaktorizues.
Të presim dhe të shohim.Dhashtë zoti, që kësaj radhe, fjalët e Hashim Thacit, të mos demantohen, dhe të mos na zhgënjejnë?