E premte, 26.04.2024, 12:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Kristaq Turtulli: Apologji për vete dhe të tjerët

E diele, 17.02.2013, 10:36 PM


APOLOGJI PËR VETE DHE PËR TË TJERËT

2

NGA KRISTAQ TURTULLI

Më në fund u gjend në një parking, skeleti i mbretit të humbur të Anglisë Rikardi i tretë, i cili mbretëroi vetëm dy vjet 1483-1485, vrarë në betejën e Bosworth Fieldit. Një tiran që theri dy nipërit e tij të vegjël, të mos i kish halë në sy dhe pengesë për pushtet. Ky mbret në betejën për rivalitet, për fron, gjendur në këmbë, i rrethuar, pa mundur ti a mbathte, për një kalë ishte gati të jepte mbretërinë. I madhi Shekspir e ka pasqyruar me art këtë moment. Pra më në fund u gjend, u sqarua, me ADN u vërtetua, skeleti nuk ish e një dosido por e një mbreti. Tashmë do ti gjendet vendi i merituar, të prehet i qetë në katedralen e Leicesterit mbreti i humbur, gjakatari Rikardi i tretë, bukur fort...

Dhe kështu shfletimi i historisë së hershme të Anglisë, dinastia e Tydorëve vazhdoi dhe vazhdon me shekuj dhe shekuj, ia vlen ti heqësh kapelën. Çdo tullë që vendoset në godinën e tyre ka një të vërtetë dhe domethënie...

Dhe menjëherë të shkon mendja,  ashtu siç vete gjuha aty ku dhemb dhëmbi, në të shkuarën dhe të tashmen e mëmëdheun tonë të dashur, të shumëvuajturës Shqipëri. Rrebeshet e pandërprera të kohërave, tymtajat e mjegullat e mëdha, përplasjet, luftërat, shkatërrimet, lëvizjet, mohimet dhe shpërnguljet e pafundme...

Kështjellat e lashta angleze akoma qëndrojnë më këmbë. Për fat të keq kështjellat tona edhe më të lashta janë të rrënuara, shumë prej tyre të rrafshuara, të humbura pa gjurmë. Kreshnikët, trimat dhe heronjtë e zhdukur arbërorë, të cilët u bënin një qëndresë të jashtëzakonshme të huajve dhe më pas hordhive turke. Të gjithëve nuk u gjendet as nami dhe nishani duke filluar që nga më të hershmit deri tek Gjergj Kastrioti Skënderbeu e Lekë Dukagjini etj!

Mund ti shkrepet e flet dikush, ç’thotë ky, a krahasohemi ne me Anglinë! Po çfarë ka Anglia, komb ai, komb ne, pastaj miku im, shosharja kur e ka shoshën në dorë, lëvdon shoshën e vet dhe jo të botës. Nuk ka përse të na mundojë inferioriteti. Në betejën e Fushë Kosovës ish shqiptari Millosh që vrau sulltan Muratin. Më pas ne nuk e ndërpremë përpjekjet. Bëmë një luftë të madhe, u vramë u premë për flamur dhe identitet. Të tjerët kacafyteshin vrisnin njëri tjetrin për fron dhe fqinjët tanë pranuan kompromisin,vasalitetin, zgjatën kokën me bindje përpara satërit dhe lakut turk.

Koha na ndëshkoi me patë drejtë, por dhe ne më vonë për efekt të incidenteve, rastësore kohore, në vorbullën e rrëmbyeshme ndëshkuam veten. I lidhjes zinxhir të pasgjidhshmësisë, destinimit, rrëmujës edhe paradoksit. Paradokset vazhduan në rrjedhën e turbull të viteve, e vazhdojnë sot e kësaj dite, ngrehim, lartësojmë, rrëzojmë, shkatërrojmë, heronj, figura dhe mite. U japim botës me zemërgjerësi të marri, qeshim pa ditur përse  dhe hamë veten pa ditur se çfarë kërkojmë.

Të tjerët nuk  kanë të shkuar dhe histori, se janë të rinj. Logjikisht mundohen ta krijojnë, ta ngrenë prej hiçit dhe të mburren me të, duke vënë kudo shënime në pllaka përkujtimore dhe përmendore. Ne shkulëm pllakat përkujtimore dhe rrëzuam përmendoret. I injoruam ato, i përbuzëm, i rrëzuam. Shkatërruam gjithçka që ngriti dhe ndërtoi mbreti Zog. Ai nuk ish i pikuar prej qiellit, por qe rezultati dhe mesatarja e kohës në të cilën jetoi, punoi dhe mbretëroi. Figurat e ndritura si Gjegj Fishta, Thoma Orogollaj, Mustafa Kruja, e shumë të tjerë. I pështymë, i mohuam, i burgosën, i pushkatuam, i flakëm nëpër lumenj dhe humnera të mos u gjendej asnjë eshtër, as nami dhe nishani. Ngritën kulte të tjera i bëmë Zota. I rrëzuam dhe këta, i burgosën,i torturuam, i pushkatuam.

‘Çfarë bëni, e paskeni lartësuar shumë këtë Napoleon? Ky pushtoi botën, ky vrau, preu, shkuleni, flakeni tutje, i tha dikur një vizitor i huaj, shoqëruesit francez. Shoqëruesi francez nënqeshi dhe u përgjigj, Napoleoni punoi për Francën, por i ndryshoi dhe faqen Evropës. Pastaj e sikur të përpiqemi ta shkulim ne, se shkul historia.’

Por historia, jo marrëzia. A mund ti ngrihet një turbe dhe të bëhet shenjtor pushtuesi, sulltani Murat që u vra prej shqiptarit Millosh. Sulltan Murati punoi për Turqinë, le ta vlerësoje Turqia. Ky gjakatar ish pushtues  jo shenjtor, solli errësirën që ngriti male me koka të pafajshëm? Sulltanët e tjerë shkatërruan gjurmët e civilizimit, dogjën kështjellat, mburojat e maleve tona, morën jeniçerë dhe nëpër hareme fëmijët dhe lulen e kombit. Zhytën Shqipërinë në errësirën më të madhe të pushtimit, vrasjes, shkatërrimit, nxirosjes dhe të zhvleftësimit! Që të bësh shenjtor pushtuesin për shkak servilizmi, budallëku, maskarallëku dhe mungesë identiteti, duket të mohosh historinë, të përmbysësh qëndresën, të ngresh nga balta të vrarët dhe ti rivrasësh martirët e heronjtë e kombit.

Turqia na mbajti 500 vjet, më thoni ju lutem çfarë vepër, a ndryshim bëri apo ngriti në Shqipëri Turqia që të mbahet mënd, përveç se xhami dhe turbe. Të mohosh gjakun e derdhur, nderin dhe dinjitetin, luftën, martirët që vranë dhe ju rrjepën lëkurët në Anadoll, shumë bukur mund të nëpërkëmbësh heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, kalorësin, mbrojtësin e Evropës dhe luftën e tij heroike 25 vjeçare...

Pastaj fqinjët tanë serbë a grekë, ngrihen shfrytëzojnë rastin dhe “pohojnë” se kreshnikët e maleve shqiptare dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (alias Jorgjo Kastriotis) na qenka një “hero i madh grek”, një “feudal grek i helenizuar mesjetar”. Siç morën i greqizuan heronjtë suljotë të revolucionit grek  e që i dhanë lirinë Greqisë si; Marko Boçarin, Bubulinën, Xhavellat. Kundriotët e shumë e shumë të tjerë. Siç morën dhe greqizuan të gjitha veshjet e mrekullueshme, këpucët me xhufka të kuqe, doket dhe zakonet tona. Dhe ne nuk kemi zë të flasim të themi këtë të vërtetë me zë lartë, edhe pse tani është ‘demokraci.’

Për fat të keq dhe për marrinë tonë, Shqipërisë, mëmëdheut tonë të dashur që i ka rezistuar shekujve dhe rrebesheve si rrallë popull tjetër, i kanë vjedhur dhe po i vjedhin përditë historinë dhe vërtetësinë e pa mohueshme, atë para Krishtit dhe atë pas Krishtit. E përvetësuan grekët Aleksandrin e Madh të Maqedonisë. U turrën dhe përvetësuan heroikën, madhështinë, mendjemprehtësinë e Pirron e Epirit, sepse nëpërmjet tij duan të përvetësojnë dhe ta quajnë troje greke gjithë Epirin.

Tani ata dëgjojnë dhe shohim se çfarë po ndodh në trojet shqiptare. Na nervozon dhe indinjon pafytyrësia e politikanëve dhe marrëzia e fanatikëve dhe injorantëve. E shohin me trishtim pafuqinë dhe indiferencën e historianëve, intelektualëve, prandaj të tjerët kërkojnë të përvetësojnë historinë e lavdishme, Skënderbeun luftën e pashoqe dhe sakrificat sublime...

Vazhdon...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora