E enjte, 31.10.2024, 11:03 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Se ç'ka një kod...

E enjte, 14.02.2013, 08:23 PM


Keze Kozeta Zylo

 

Se ç'ka një kod...

 

Mbi shikimin tonë të parë,

Hëna blu nxirrte mallin,

ndërsa ti me ëndrra djali,

më prekje flokët që mbi sup vareshin...

 

Janë gjurmë dashurie,

në gjithë stinët ngricë a zjarr,

përmbi thinjat e argjendta,

shkoj e vijë si një pulëbardhë.

 

Çudi, çudi ky mall i ëmbël,

në sytë e tu nuk shuhet kurrë,

ndaj trëndafili i Shën Valentinit,

më bën magji, më lëshon nur.

 

Në palcë të vargut zemër të mbaj,

me metaforat që s'bëjnë fir,

ndërsa nga qielli Shën Perëndia,

hedh petalet për nudot shtrirë...

 

Kjo dashuri si në legjenda,

se ç'ka një kod që kush se di,

mbrëmjes së prushtë, netëve pafjetura,

mund ta zbërthejmë s'përbën çudi!...

 

14 Shkurt, 2013

SI, New York



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora