E premte, 29.03.2024, 07:23 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Vetëm Doktor Gjilpëra...

E diele, 28.10.2012, 05:55 PM


Keze Kozeta Zylo

Vetëm Doktor Gjilpëra...

(Frymëzuar nga libri i Faik Konicës)

E bukur sonte Hëna mbi natën hipokrite,
Shkëlqimin e saj derdhi mbi sytë e frikësuar,
Në pemët e zverdhura një kukuvajkë si hije,
Do të ndjellë të keqen, paçka se është harruar...

Një tingull i fortë Lirie më del nga forcë e shpirtit,
Dhe heq dhjamin e turpit nga gojët me pagesë,
E shprishur mendje e tyre, në llum të çon përherë,
Si Iagot e Shekspirit palaço dhe të pabesë...

Eshtë i pistë, i errët, tuneli ku kanë rënë,
Kufomë e fjalës së tyre kuntërbon një erë...,
Vetëm doktor gjilpëra i Faik Konicës,
Mund të pastrojë ajrin qelbur nga të dhj...!

Në baticë zhurmash, mbyteni në ekstazë,
Me orgji të fjalëve, eunukë të kohës,
Edhe pse Perëndimi bashkë me zë të tjerë,
Po ju çjerr maskën vënë si të kamorrës...

Staten Island, New York
28 tetor, 2012

Ps: Libri "Doktor Gjilpëra" është shkruar nga Faik Konica, botuar  në gazetën "Dielli" në vitin 1924... Ndonëse i papërfunduar flet shumë... Libri të befason edhe sot me origjinalitetin gjuhën konicane.  Faik Konica i shqetësuar për fatet e popullit sjell në vepër Doktor Gjilpërën një intelektual i ri shqiptar që kryen studimet për mjekësi jashtë, i cili ndodhet para alternativës: të qëndronte jashtë, ku e priste një karrierë plot prespektivë apo të kthehej në atdhe e të ndihmonte në mëkëmbjen e tj, veçanërisht në përmirësimin e shëndetit të popullit... Ai vendos të kthehet në Shqipëri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora