E diele, 28.04.2024, 03:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Demokracia si formë e jetës politike

E premte, 26.10.2012, 08:08 PM


Demokracia si formë e jetës politike e shtetërore

Nga Gjon KEKA

Parimet demokratike në vetëvete janë parime të jetës politike dhe shtetërore, janë shtyllat e mbi të cilat ndërtohet dhe zhvillohet një shoqëri dhe shtet, por edhe një ekran i gjallë i tërë sistemit politik dhe institucional të një kombi.Një demokraci e pastër është demokraci e bashkëndarjes dhe e frymës së lirës e barazisë, është arsye e fuqishme e shtetit dhe bashëkudhëtare e fatit të kombit drejt të ardhmes së tij.

Pikërisht kjo është demokracia e vërtetë ajo që nxjerr autoritetin nga mesi i popullit dhe duke e legjitimuar atë përmes votës së lirë dhe zgjedhjes së zyrtarëve nga të zgjedhurit ajo ngritë në nivelin e përgjegjësisë ata duke realizuar kështu vullnetin e tyre të lirë për të bashkëvepëruar dhe qëndruar në një hap me vullnetin e tyre dhe vullnetin politik të të zgjedhurve.

Demokracia e pastër buron nga rrënjët e vullnetit historik të popujve liridashës, një demokraci e tillë jo vetëm është formë e jetës politike, por edhe e tërë sistemit politikë e shoqëror, madje prek edhe kulturën duke i dhënë asaj vendin e plotë si degëzim në këtë tempull të përbashkët të bashësisë së organizuar dhe pjesmarrjes aktive të gjallë brenda kombit.

Duke parë demokracinë në këtë vështrim të gjallë ne pastaj shumë lehët mund të zbulojm edhe karakterin e pluralizmit, unitetit, formës së veçantë të saj në shtet dhe ndryshimet pozitive brenda popujve që janë prek nga fryma e demokracisë dhe parimet e saj si rregullatore ekzistenciale e jetës politike -shtetërore dhe nacionale drejt fatit të kombeve të përbashkët dhe zhvillimit të qëndrueshëm të tyre.

Meqë shumica nuk mund të qeveris vetë jetën e shtetit ajo ka zgjedh metodën më të mençur demokratike në historinë e saj,  atë të zgjedhjes nëpërmjet dhënies së besimit të zgjedhurve me anë të votës së lirë, demokratike dhe të vërtetë.

Ky aspekt i rëndësishem i jetës demokratike të një shteti tregon se demokracia është sistem legjitim i cili nxjerr në skenë të zgjedhurit nga zgjedhësit apo fytyrën e “qeverisjes së popullit nga populli dhe për popullin“dhe kjo lidhje me anë të votës së lirë nënkupton në tërësi natyrën dhe karakterin e plotë të qeverisjes demokratike të shtetit dhe ecjes së tij në shinat e ndërtuar poashtu sipas parimeve demokratike.

Nga kjo kuptojm se demokraci do të thotë qeverisje e ligjshme e popullit e mbrojtur ekskluzivisht nga kufizimi i elementeve demokratike me anë të vetëqeverisjes sipas ligjeve dhe kushtetutës së shtetit si dhe në përputhje me vullnetin esencial të popullit.

Kjo nevojë esktreme e kufizimit të elementeve demokratike nënkupton kufizimin e duarëve të pushtetit për të mos abuzuar me të, por e gjithë kjo të shpërndahet sipas ligjeve qeverisëse, kushtetutës së shtetit dhe ndarjes së pushtetit(ekzekutiv, legjislativ dhe judikativ).

Ndarja e pushtetit nuk përbën vetëm ndarjen si të tillë, por nënkupton ndarjen e përgjegjësisë,  kjo vlerë e ndarjes është një nga kufizimet e arsyeshme të duarëve të pushtetit për të mos i poseduar të gjitha në duar të tij,  por për të shpërndar pushtetin, prandaj vetëm sistemi i qeverisjes demokratike e mundëson qartësisht, funksionalisht dhe efektivisht këtë ndarje përgjegjësish, ndarje pushtetesh brenda një shteti demokratik dhe kushtetues.

Prandaj “në shtetin e lirë demokratik(...)një ndarje e tillë kushtetuese e kompetencave të shtetit nuk synon vetëm kontrollin e ndërsjellë të organeve,  por edhe qartësimin e veprimtarisë së aparatit shtetëror. Klasifikimi i pushtetit e mbronë qytetarin nga arbitrarizmi shtetëror dhe i lehtëson atij njëkohësisht të kuptuarit e procesit të qeverisë.”(W. Besson und G.Jasper,  Das Leitbild der modernen Demokratie, 1990)Nga kjo nënkuptojm se pikërisht kontrolli i ndërsjellë i organeve dhe klasifikimi i pushtetit janë premisa të qarta të cilat na tregojn natyrën,  funksionin dhe jetën demokratike të aparatit shtetëror si dhe vlerën e vërtetë të demokracisë autentike.Janë pikërisht këto aspekte demokratike dhe ndarje përgjegjësish që tregojn edhe në qartësi të plotë fytyrën dalluese në mes të demokracisë së vërtetë dhe diktaturës,  apo regjimit që mbanë në duart të gjitha hallkat e pushtetit dhe shpërndarjes së pushtetit apo përgjegjësisë.Prandaj për të mos lejuar që këto hallka të pushtetit të bien në duar të vetme të një pushtetari është bërë edhe ndarja e pushtetit dhe përgjegjësisë apo siç edhe nënvizon tepër qartë mbi ndarjen e pushtetit filozofi dhe shkrimtari politik francëz Charles de Montesquieu, se "çdo gjë do të ishte e humbur në rast se personi i njejtë apo bashkimi i njejtë i të mëdhenjëve,  aristokratëve apo edhe i popullit do t`i ushtronte të trija këto pushtete: pushtetin e lëshimit të ligjeve,  zbatimin e vendimeve publike dhe gjykimin e krimeve apo të konflikteve."

Kjo tregon natyrën e brendshme të shtetit dhe mënyrën tepër të qartë të funksionimit të tij si organizëm apo institucion në tërësi, po në këtë kuptim në shohim edhe arsyen e qartë të domosdoshmërisë së ndarjes së pushtetit dhe largimit të plotë të frikës së egos së absolutizmit apo vënien e pushtetit në duar të një individi apo diktatori, pra në qartësi shohim vlerën e madhe demokratike që ka kjo shkallë e përgjegjësië me anë të ndarjes së pushtetit në mënyrë demokratike sipas nënvizimeve më lartë.Duhet vënë re se në mesin e vitit 1796 po të njëjtën arsye kishte edhe George Washington në lidhje me ndarjen e pushtetit siç pohonte ai me të drejtë se"(...)qenia e arroganc?s s? pushtetit pretendon vënien e pushtetit t? t? gjitha instancave n? nj? instanc? t? vetme,  p?r ta shkaktuar n? k?t? m?nyr?,  pavar?sisht nga forma e qeverisjes,  despotizimin.Prandaj n? vler?sim i drejt? i k?tij epshi p?r pushtet dhe i gatishm?ris? s? natyr?s njer?zore p?r keqp?rdorimin e tij mjafton p?r ta d?shmuar sakt?sin? e k?saj t? v?rtete. është pikërisht domosdoshm?ria e kontrollit t? nd?rsjell? gjat? ushtrimit t? pushtetit politik n? form?n e ndarjes s? tij n? deg? t? ndryshme qeveritare,  secila prej s? cil?s synon mbrojtjen e t? mir?s s? p?rbashk?t nga nd?rhyrjet e t? tjer?ve,  dhe kjo ?sht? d?shmuar nga p?rvoja e koh?rave si ato të vjetra ashtu edhe t? reja(...)"

Me këtë ne nënkuptojm depërtimin në natyrën themelore të ndërtimit të shtetit dhe ndarjes së pushtetit dhe përgjegjësisë si dhe i rrjedhës së demokracisë në kapilarët e shtetit kushtetues dhe demokratik, ky parasëgjithash është edhe hapi më i madh i nxjerrjes së idesë përgjatë historisë rreth aspektit më të rëndëishëm të demokracisë dhe shtetit pra atë të ndarjes së pushtetit dhe përgjegjësisë, ky pra është gjykimi me i mençur i çështjes më themeltare të shtetit dhe demokracisë autentike attë të ndarjes së pushtetit.

Kjo ndarje e përgjegjësisë apo e pushtetit sipas fenomenologjisë së shtetit, principeve themelore të tij dhe demokracisë na shfaq në plotëni vetëdijen kushtetues, funksionin e brendshëm të tij dhe natyrën esenciale të lëvizjes së krahëve institucional sipas shkallëve të përgjegjësisë së secilit veç e veç por që burimin e kanë të njëjtë rrjedhat të ndryshme por që bashkëohen sërish tek vlera e përbashkët shtetit sovran dhe kushtetues.

Në këtë kontekst ne shohim thelbin e brendshëm të shtetit kushtetues demokratik, ku pastaj zbulohen principet e elementit popullor në vetvete dhe ngritet vetëdija shtetërore për të ndarë edhe përgjegjësit respektivisht ndarjen e pushtetit përmes sistemit"checks and balances" si mjetë i fuqishëm i lidhjes dhe konsensit për veprimet e mëtutjeshme politike e shtetërore.

Nga kjo mund të nënvizojm se ky nënshtrim i sistemit të kontrollit, i kufizimit dhe ndikimit të shtetit në vendet demokratike realizohet në mënyrë tepër komplekse nëpërmjet normës juridike të shtetit, kundërpeshës dhe pëshës së tij, prandaj për të dal më pas dhe mbrojtur karakterin e pavarur të pushteteve të ndara dhe për të kuptuar kështu pastaj edhe arsyen e thellë të ndarjes së përgjegjësisë.

Duke parë gjithë këtë trajtim më lartë ne mund të kuptojm më lehët pastaj edhe lindjen e gjallërisë politike në jetën e shtetit demokratike kushtetues, por njëkohësisht edhe kriteret themelore të karakterit të shoqërisë publike, aktet politike dhe ndikimin e këtyre në demokratizimin e shoqërisë dhe të tërë kapilarëve të institucioneve politiko-shtetërore.

Nga kjo poashtu mësojm së si model i të gjitha kushtettuave demokratike,  i jetës së polisit dhe levizjet e impulsit demokratik të shoqërisë, pastaj impaktit të saj në zhvillimet e mëtejme janë marrë popujt e kombet për ndërtimin e shtetit modern, kushtetues dhe të jetësimit të demokracisë autentike brenda institucioneve dhe sistemit të tyre politik e shoqëror.Janë të pakuptueshme tëgjitha këto proceset historike të jetës politike, demokratike deri të krijimi i shtetit modern pa gjurmët e lëna nga Aristoteli dhe Paltoni të cilët u bënë baballarët e mendimit politik dhe demokratik të europës dhe botës demokratike në tërësi.Kemi parë gjerë tani gjatë proceseve të historisë politike dhe demokratizimit të shoqërisë së popujve të ndryshëm pastaj refleksionet politike përgjatë historisë, krizave të shoqërive përgjaët shekujve ishte gjetaj e rrugës, mundësive dhe hapja ndaj frymës së demokracisë dhe problemet e ndërtimit të shtetit demokratik modern e kushtetues.

Me gjithë vështirësit e ndërtimit të shtetit, mund të themi me pakë fjalë se lindja e shtetit modern demokratik, ishte një lindje epokale edhe e demokracisë moderne, një gjuatje e popujve në shenjë gjatë lëvizjes së lumit të demokracisë dhe një nga alterantivat më të domosdoshme dhe më të mira të historisë politike dhe demokratike të popujve dhe shteteve në europë dhe botë.

Ndërkaq jo rastësisht shkrimtari politik Makiaveli në veprat e tij ka trajtuar duke analizuar thellë sjelljen politike, legjitimitetin demokratik e politik,  karakteristikat e nivelit të popujve në ndërtimin e shoqërisë së vërtetë dhe të moralshme, ngase edhe ai rrëshqitjen e shteteve apo shoqërisë nga vlerat demokratike dhe principet e saj të shëndosh etike e ka cilësuar si politikë të pamoralshme të pushtetarëve dhe si një çorrsokak politik e histoik të popujve që nuk dijn të ndërtojn një sisitem të shëndosh politik e shtetëror të bazuar në principet e domosdoshme të demokracisë në të gjitha kohërat e saj .

Kështu duke parë këtë më lartë ne mund të shikojm një hap më tepër në proceset e ndërtimit të shtetit në Shqipëri dhe Kosovë,  në krizat e identitetit politik e demokratik që shfaqin herë pas herë këto vende dhe në mungesën e plotë të iluminizmit, të mirës së përbashkët, vizionit të vërtetë europian të kombit dhe aftësisë për të kuptuar principet demokratike si pjesë të jetës politike, institucionale e shtetërore.Prandaj e mira e përbashkët mbetet akoma si qëllim,  por ajo nuk kumulon me shpëtimin e përtejmë(...)”lumturinë, racionalitetin e qëndrueshëm zhvillimin emancipues dhe humanizmin; ndërsa në anën tjetër liria dhe vetëvendosja bëhen slogane të rëndësishme.”(H.Fenske Geschichte der politischen Ideen, 1987)Prandaj me fjalë të tjera për të mos mbet memec dhe duke ec me këpuc të hekurta dhe gjysmë të baltosura, këto vende duhet të bëjnë hapin më të madh historik atë të transformimit rrënjësor, ringjalljes së plotë kombëtare e shpirtërore, mbështetjes në tërësi në principet e demokracisë dhe ecjes në dinamikën e kohës dhe me një seriozitet të madh të punës të ecet drejt rikthimit me identit kombëtar europian në familjen e lashtë europiane.Do të ishte gjenialitet politik kombi dhe vizionare nëse pushtetarët e zgjedhur në mënyrë demokratike do të arrinin ta vendosnin kombin shqiptar në mesin e kombeve demokratike të barabartë, meidentitet të vërtetë europian si dhe ta rikthenin kombin në europën e bashkuar aty ku e kishte edhe pjesën e saj familjare që nga lashtëisa.Duke parë se vetëm ky restaurim i madh historik do të na shpiente drejt një të ardhme të sigurtë dhe të njohjes së plotë të vetvetes, identitetin tonë të lashtë europian, rrënjëve tona kryesore brenda përbërjes së familjes europaine, e jo të qëndruarit vetëm një hije të emrit të madhë brenda familjes së kombeve të lashta europiane.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora