Kulturë
Beqir Cikaqi: Vargje që dalin nga shpirti
E shtune, 09.02.2013, 09:51 AM
VARGJE QË DALIN NGA SHPIRTI
Nga përmbledhja poetike “SHTIGJEVE TË HESHTJES”
“Kafshatë që s’kapërdihet është ore vëlla mjerimi,
kafshat që të mbetet në fyt e të kap trishtimi”.Jan këto pjesë të shkoqitura nga poema e poetit
Millosh Gjergj Nikolla, kushtuar mjerimit si dukuri e theksuar e kohës së
poetit. Sinonimi i këtyre vargjeve do të ishte: ”kafshatë që s’kapërdihet
është ore vëlla mërgimi, kafshat që të mbetet në fyt e të merr trishtimi”,
dukuri e theksuar e popullit shqiptar të shumëvuajtur.
E fillova me këtë konstatim timin, pasi e kam
lexuar e rilexuar poezit e poetes Miradie Zymberi- Avdullahu, të përmbledhura
në librin “Shtigjeve të heshtjes”, ku shifet qartë malli në përgjithësi që ka
për atdheun dhe popullin të cilit i takon, dhe në veqanti për vendlindjen e
sajë Kapitin e dashur të Medvegjes. Kapiti i cili i dha atdhetar e patriot popullit shqiptar, në
mesin e tyre edhe dëshmor, poet e poete si zonja Miradie, e cila me penen e vet
ia rriti krenarin vendlindjes, me
vargje e poezi aq të bukura e reale,
sikur din vetem pena e poetit, e që një pjesë të tyre i ka të përfshira në
librin “SHTIGJEVE TË HESHTJES”. Ndonëse jam shumë i sigurt se nuk do te
përfunojë! Se poetja Miradie Zymberi- Avdullahu, është e lidhur ngusht me
vendlindjen, dhe se i mbeti besnik vendlinjes, e vërteton ruajtja e mbiemrit familjar-Zymberi
edhe mbas kuorzimit duke mos e anashkaluar dhe injoruar mbiemrin e
bashkshortit-Avdullahi.
Libri SHTIGJËVE TË HESHTJES, është një përmbledhje
poetike me vargje që dalin nga thellesia e shpirtit, ku autorja e shpreh përmes
vargjeve e rimave të përshtatura në formë artistike, duke gërshetuar me
kujdes stilizimin artistik pa
hipërbollizuar. Andaj poezit e këtijë
libri të autores Miradie Zymberi – Avdullahi, jan aq tërheqëse sa të bëjnë kurreshtar, sapo
mbaron së lexuari një poezi, kërkon me pa durim të fillon tjetrën, e kështu me
radhë. E kur përfundon libri,me padurim lexuesi e pret ta ket përmbledhjen e
re, e cila urojë e besojë se nuk do të jetë e largët!
Duke lexuar poezit në librin SHTIGJËVE TË HESHTJES,
lexuesi vëren një laramani shumë dimensionale të poezive, por në fund mund të
konstakton lirshëm dhe realisht se poetja iu këndon me shumë dashuri atdheut dhe njerzve të tijë, dëshmorëve,nënës
shqiptare,poetëve,mërgimit, etj.
(….Për dëshmorët, poetja shprehet: )
Në shekuj mbet kreshniku
Kapiti këtë trim e rriti
I pa mboshtur në beteja
Hero Florim Rashiti
(Këto vargje jan nga poezia Shqiponjë majëmaleve, kushtuar Florim
Rushiti-Kingji, i lindur në Kapit( ku ka lindur edhe autorja) e i rënë
dëshmorë në luftë për çlirimin e
Kosovës)
(….Për vyrtytet e nënsë shqiptare, shprehet: )
Më lindi nëna Shqiptare
Mirësin ma mësoi
Të ruaj nderim të jem krenare
Ballëlartë të qëndroj
(…Për poetët, autorja shprehet: )
Me ty kur duam të bisedojmë
Hapim librat aty je I gjallë
Nga mes vargjet zërin ia dëgjojmë
Ti ringjallesh në çdo fjalë.
Mandej nuk e len anash as mërgimin si plagë e
vjetër e popullit ton të shumëvuajtur që me shekuj popullit ton iu ka imponuar,
e fatkeqësisht edhe tani imponohet.
(…Për
mërgimi, autorja skalit këto vargje: )
Në zemër një dhembjë m’shtërngon
këtu larg në kurbet
Pikëllimi shumë rëndon
kemi humb e jemi tret
……
Këtu larg pak jam gjallë
S’mund t’a shpreh sa jam marzi
Malli shumë më ka marrë
Për kodrat në Kapit…
Një tjetër shqetësim që e paraqet autorja, ështe
fati ipoezisë së sajë, e cila ndonëse ka filluar të shkruaj që në bankat shkollore dhe botuar
herë pas here nëpër gazetat e ndryshme e
faqe interneti, deri në botimin e kësaj përmbledhje nuk arriti të botojë si
libër.
(…Për poezin e vet ajo thekson: )
U shoqëruam bashkë nga e imja fëmijëri
Shëtitëm gjith botën pa fjalë
Të ndrydha në letër të holë, të mbylla në zemër
Po ti e ëmbla ime nuk u ankove se të lash pa emër,
…për të vazhduar me vargje tjera:
Sot bëjë festë në të madhin nëntor
Për herë të parë t’largova nga vetja ime,
t’përcolla me dashuri
Drejtë shtypshkronjes t’bëhesh nuse me kurorë
E të kthehesh prap tek unë e artë me flet libri...
Dhe,
tani mu në vitin jubilar të 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar, doli nga
shtypi buqeta me pozi e librit SHTIGJËVE TË HESHTJES. Është një libër që
meriton të lexohet dhe të kesh në biblioteken tuaj personale.
Autoria,
Miradie Zymberi-Avdullahi poezit
e veta i ka të botuara edhe shume gazeta e revista shqipe. Emrin e sajë, lexuesi mund ta hasë, si autore edhe në antologjin e
njëqind krijuesve në diasporë, etj. Tani poezit e saja shtegëtojnë shtigjeve të hapura, anemban rrozullit
tokësorë, kudo që ka shqiptar e lexohet shqip. Vargjet e poezisë së autores
Miradie Zymberi-Avdullahi jan vargje që dalin nga shpirti, andaj autoria
meriton komplimente të veqanta!
....................
BEQIR Mehmet CIKAQI,
Janar 2013. Treviso, Itali