E premte, 26.04.2024, 09:46 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Si në mesjetë kundër shqiptarëve!

E premte, 01.02.2013, 07:15 PM


Qëndrimet e  kryeministrave të Serbisë dhe Maqedonisë  si në mesjetë  kundër  shqiptarëve!

Shkruan Asllan Dibrani

Vizita e kryeministri serb Ivica Daçiq me homologun e tij Nikolla Gruevski  në Shkup ishte "Marketing  politik   i mesjetës" në raport me politiken  antishqiptare që po e zhvillojnë dy shtetet, të mbeturinave  sllave nën  petkun   e  mbisundimit  komunist  me ide primitive   dhe agresore  ndaj   gjenezës dhe kulturës shqiptare. Ata  memorien  nuk e futen  në kujtesë   duke e harruar se debati i djeshëm  ishte duke u zhvilluar pikërisht      "Vilajetin e  Shkupit" që historikisht ishte djep i kulturës  dhe   artit  pa ju ndarë  qëndresës  heroike mbi virtytet  shqiptare,  që rezistoj nën sundimin otoman mbi 500 vjet!. Këta  dy kryeministra   shkelën    protokollin  zyrtar, se për çka ishte   përcaktuar takimi të tyre!?... Kryeministrit serb në Shkup ju   kushtua   kishave të tyre   dhe marrëdhënieve  e tyre ! Gjithmonë këta  dy popuj    e kanë   gjeneralizuar    politikën  shtetërore të tyre  përmes fesë, gjë qe historikisht   vepruan në dëmin e  çështjes shqiptare.

Kryeministri serb Ivica Daçiq, mes tjerash, theksoi se vendi i tij është për "paqë" dhe stabilitet në gjithë rajonin, sepse konsideron se me dialog mund të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura në rajon!?.

Lind pyetja  a tha ,ai harroj se  pak ditë ma parë e  përdori forcën ndaj   simboleve dhe  vlerave të shqiptarëve   në Preshevë, me ç’rast u krijua dhunë ndërqytetorë, si pasojë e   mbisundimit racist serbosllav, shekuj me radhë tek serbët nacionalist ekstrem,  po edhe primitiv  qe  e treguan egoizmin dhe qëndrimin      brendësinë e tyre  të frymës së re serbe "për paqë në rajon"!

Daçiq  ma tutje  gjatë vizitës  në arsyetim për heqjen e lapidarit të UÇMPB-së u shpreh;

Nëse mendoni për lapidarin që është hequr, unë mund të them se "Serbia nuk është banane shtet". Serbia ka ligjet e veta. Më thoni ju lutem a ekziston përmendore e Al Kaedës në Nju Jork, apo e grupeve terroriste në Spanjë dhe Londër.

Prapë ministri serb Daçiq bien ndesh me qëndrimet e veta karshi   rrugës demokratike dhe paqësore, qe u shpreh ma lart kur dihet se  në Njujork   forcat  e Alkaides, kanë shkuar nga shtetet islamike   dhe bënë terror në  Amerikë. Ata  nuk ishin vendas të Nju-Jorkut , siç janë populli    i Preshevës ,Medvegjës dhe Bujanovcit,  qytetar autokton në trojet  e veta!   Serbët  kanë harruar se  stërgjyshit e   Daçiqit ishin  ardhur nga  Karpatet sllave të Rusisë si  rrogëtarë dhe  cergash  në trojet tona  të Ilirisë. Luftëtaret e UÇMPB-së luftuan me mbrojt  "Atdheun e okupuar nga Serbia",  prandaj  me plot të drejtë  shqiptarët e Luginës duhet të  ngrehin zërin edhe në instancat ndërkombëtare     me gjuhën e   argumenteve dhe të  dëshmive se janë për paqë, por edhe për  të mbrojtur qenien e vet  nga  barbaria serbe e shekullit të ri .

Gruevski  ka theksuar edhe mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë për hulumtim, analizë dhe përpunim të studimeve për projektin "Danub - Moravë - Vardar - Selanik", edhe  ky   ka harron se    ekziston një  "Nyje e fort strategjike e vendbanimeve  shqiptare   nga Presheva  Bujanovci , Kumanova, Shkupi duke përfshirë  edhe  Vendbanimet  shqiptare në Çamëri  nga  Manastiri   i alfabetit shqip që ndanë Maqedoninë me Çamërinë , i cili  do ta pengoj  projektin  e  trekëndëshit  Serbi,Maqedoni dhe Greqi në dëmin  e shqiptarëve  përkundër një politike  të plogësht nacionale që bëhet nga lidershipi   i Shqipërisë , Kosovës ,  Shqiptarëve  të Maqedonisë dhe  atyre të Preshevës  karshi interesave  tona kombëtare!Liderë tanë janë duke shkelur në gjakun e dëshmoreve    kishin synim të jemi të lirë  , të  prosperojmë drejt shteteve demokratike  perëndimore  me qëllim që mos të mbeten shqiptarët  të nëpërkëmbur  nën politiken  antishqiptare  me apetitet të vjetra  serbo-sllave,  por edhe nën  një  politikë   qyqare   e liderëve shqiptarë pa vizion  kombëtar!

Diskriminim i  mediave  shqiptare në takimin Gruevski-Daçiq por edhe   në takimet presidenciale të Maqedonisë!?...

Gazetarët shqiptarë, si shpesh herë edhe kësaj radhe, janë diskriminuar në takimet e krerëve të shtetit "maqedonas" me mysafirët e shteteve tjera të cilët vijnë për vizita zyrtare në Maqedoni.

Kjo  u pa gjatë takimit mes kryeministrit vendas Nikolla Gruevski dhe atij serb Ivica Daçiq?

Zëdhënësi i Qeverisë maqedonase, të drejtën e pyetjeve ua lejoi vetëm gazetarëve të mediave maqedonase, edhe pas interesimit të madh të mediave shqiptare për të parashtruar pyetje, ata nuk e morën këtë të drejtë duke i injoruar, por aty, kishte të bënte ma tepër   shmangie  nga   realiteti shqiptar që kanë mbetur akoma nën  administrimin dhe pushtetin e këtyre dy shteteve , duke ju frikësuar ballafaqimit me mediat shqiptare.    Sipas   ndjekjes së politikës   verbale  nga këto shtete  sllave   ne rrafshin politik ndërkombëtare, duhet të   mbesin  duhet të mbesin    "shtete bananesh"   ku qe të dyja duhet ta dinë se  ne e fituam luftën    në të dy shtetet, por faktorët ndërkombëtar e stagnuan   dhe e penguan  shkatërrimin e Maqedonisë.

Politika  shterpe dhe provokuese e  Maqedonisë artificiale qe e   formoi po ashtu  Jugosllavia  artificiale e pas "Luftës së dytë botërore në demin e shqiptarëve duhet ti vijnë  fundi kabinetit të Qeverisë së Gruevskit  kur dihet se  shqiptaret   do të jenë faktorë  vendimmarrës dhe  faktor stabiliteti  në rajon ,  për ndryshe  Qeveritaret maqedonas, po i fyejnë   zjarrit verbërisht në dëmin e vet , pa e ditur    se   një ditë  do të  digjen vet në atë zjarr!



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora