E shtune, 27.04.2024, 01:21 AM (GMT+1)

Mendime

Hasani: Haradinaj - legjendë e gjallë e Kosovës (8)

E shtune, 12.01.2013, 12:32 PM


Ismet Hasani: Ramush Haradinaj – legjendë e gjallë e Kosovës (8)

Në këtë pjesë do të lexoni:

1.   Historik i shkurtër i Ramushit, periudha 1968 - 2012

2.   Ramush Haradinaj lirohet për t’u mbrojtur në liri, prill/maj 2012

3.   Hashim Thaçi përshëndet lirimin e Haradinajt

4.   Haradinaj në mbikëqyrjen e EULEX-it5

5.   Çfarë thotë HashimThaçi pas lirimit si i pafajshëm të R-H-, në maj 2012?

*

Por, para së të jap përmbajtjën për secilin titull veç e veç, më lejoni që, në vend të parathënies, ta jap mendimin tim.

Ajo që forcon mendimin është gjykimi. Mendimi i pranuar në çdo kohë pa u gjykuar nga asnjëri, kalbet shpejt.

Ata që tregohen të drejtë me qëllim lartësimi, pasi të arrijnë qëllimin, s’ndjenjë më nevojë për drejtësi.

Ato çka di njeriu, në krahasim me çka nuk di,  janë kurgjë. (Vërej i.m.h.”Tash di një gjë: që s’di asgjë!” (Sokrati, para 2500 vjetëve).

Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.

Ai që nuk cakton një drejtim për veten e tij, por ndjek rrugën e të tjerëve, i ngjan qorrit që ecën duke rrokur nga pëqiri shokun që shkon para tij.

Arra me lëvozhgë të hollë ka thelb të madh.

“Në thesaret e grumbulluar nga ana e një mbreti është e pamundshme të mos hyjë padrejtësia; padrejtësia është si baruti, sigurisht një ditë merr zjarr dhe bashkë me thesaret zhduk dhe të zotin. Mbreti që përpiqet të mbushë thesaret e tij, nuk është mbret i kombit, por skllav i thesareve të tij.”

Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla. aq rëndë është t’i pranosh.

Ata që bëhen vegël e mizorive të një mizori, janë më të ligj se ai vetë.

Armiqësia më e rëndë është ajo që ngjan ndërmjet atyre që jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.

Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë tënde dhe ligësinë e vet.

Ai që nuk është në gjendje të ecë në rrugë të sheshtë, mos e shtrëngo t’i ngjitet malit.

Aq sa ka nevojë personi me përvojë, por i paditur, për ndihmën e dijetarit, edhe dijetari i papërvoje ka po aq nevojë për ndihmën e atij që ka përvojë, por që nuk është i ditur.

Ata që janë të kujdesshëm, shohin që përpara fatkeqësinë dhe i shmangen asaj; ndërsa të pakujdesshinit i dalin përpara dhe zhduken prej saj.

Ai që zgjedh si model kaligrafie një shkrim të bukur, nuk mund ta imitojë atë plotësisht, por duke përmirësuar shkrimin e vet, mund të shkruajë edhe më bukur se modeli. Po ashtu — ai, i cili përpiqet t’i ngjajë një njeriu të madh në sjelljet dhe veprimet e tij, nuk mund t’i përvetësojë ato, por në është se korrigjon sjelljen e tij dhe në qoftë se ka prirje natyrale, bëhet më i madh se ai që ka imituar si nga mendimi ashtu edhe nga sjellja.

E tash, me kujdes dhe vëmendje të përqendruar ndiqni secilin titull e nëntitull me përmbajtjet e tyre.

*

1. Historiku i shkurtër për Ramush Haradinajn - sipas viteve dhe datave

1968

3 korrik : Në Gllogjan afër Deçanit lind Ramush Haradinaj.

1996

R.H. fillon fizikish të aktivizohet në rrjedhat e lëvizjeve të kohës që shënojn dhe formimin e Ushtris Çlirimtare të Kosovës. Aktivitete e tij janë të përqëndruara në kufirin në mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë (Kukës, Morin dhe Tropoj).

 

1997

Grupi i udhëhequr nga R.H. gjatë kapërcimit të kufirit bije në konflikt të armatosur me forcat e armatës Jugosllave. Nga ana e grupit, ndër tjerë, mbet i vrar i vëllau i R.H., Luan Haradinaj.

R.H. vazhdon aktivitete guerrile, dhe strehohet tek objektet e families Demhasaj, të cilët ishin shpërngulur në ShBA.

 

1998

shkurt : R.H. ndërpren veprimet e kalimit të kufirit dhe përqëndrohet në Kosovë ku edhe shpërthen lufta e hapur.

24 mars : R.H dhe familja e tij. sipas gjykatës së Hagës, duket të ketë qenë i përqëndruar në mbrojtje nga sulmi i forcave federale jugosllave qytezës së tyre Gllogjan.

mars R.H. del nga lufta e zhvilluar në Gllogjan si një ushtarak me përvojë në operacione më të gjëra ushtarake. Si rrjedhë e saj merr komanden e UÇK-së për pjesën perendimore të Kosovës.

qershor : R.H. sipas Gj. Hagës, merret të ketë qenë Komandant i Zonës Operative të Dugagjinit (Metohisë).

shtator : 39 persona të etnive të ndryshme të Gllogjanit dhe rrethinës, gjejnë vdekjen nën tortura. Pas luftës Gj. Hagës, për këtë rastë akuzon R.H. si përgjegjës "ushtarak" në ato anë dhe grupin e tij.

2000

11 prill : R.H. pensionohet nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës (ish trupa të Ushtris Çlirimtare të Kosovës).

prill : R.H. i kthehet jetës civile dhe në bashkpunim me një grup themelojnë partin politike "Aleanca për Ardhmërin e Kosovës".

29 prill : R.H. zgjidhet kryetar i parisë politike "Aleanca për Ardhmërin e Kosovës".

 

2004

3 dhjetor : R.H. merr funksionin e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

 

2005

8 mars : R.H. nën presioni të ashtuquajtur "të miqve" - grup i pa përkufizuar qartë njerzish e shtetesh - lëshon funksionin e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

8 mars : Tribunali i ashtuquajtur Tribunali i Hagës, një tribunal për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikon aktakuzën për krime lufte ndaj R.H.

8 mars : Pranimi i vetëdorzimit të R.H. para Gj. të Hagës, ka jehonë në mediat si dhe ndër politikëbërsit e nivelit të lartë. Pritej tensionim i gjendjes së përgjithëshme të sigurisë në ballkan, pasi që palët tjera pjesëmarrës në Luftën e III Ballkanike nuk i kishin dorzuar të dyshuarit e tyre për krime lufte.

9 mars : R.H. paraburgoset dhe i dorzohet TKL në ish-Jugosllavi.

2008

3 prill : R.H. lirohet nga paraburgimi i Gj. të Hagës, në munges provash bindëse. Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm për të njëjtën akuzë më 3 prill të vitit 2008 nga, Gjykata Ndërkombëtare e Kundër Krimeve të Luftës. Vendimin e Tribunalit, që Haradinaj të mbrohet në liri, nuk e ka kundërshtuar as prokuroria.

 

2009

Kundërshton bisedimet me Bg (2009)

 

2012

Prill-Maj: lirohet për t’u mbrojtë në liri

R-H- në mbikëqyrje të EULEX-it

29 Nëntor  Lirohet si i pafajshëm bashkë me Lahi Brahimaj dhe  I. Bala.

***

A.   Ramush Haradinaj,  më 8 mars 2005, jep dorëheqëje nga posti i Kryeministrit, për t’i përgjigjur Thirrjës se Gjykatës se Tribunalit të Hagë (shih pjesën e mëparshme të këtij shkrimi).

B.   Prej prill 2005 - qëndron në paraburgim në GJTH; në muajin maj 2012, lirohet për t’u mborjtur në liri.

2. Ramush Haradinaj - lirohet për t’u mbrojtur në liri

I shoqëruar nga një mori forcash të sigurisë së EULEX-it, ish-Kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në shtëpinë e tij në lagjen “Arbëria”. Sipas mediave në Kosovë, nga Aeroporti i Prishtinës, Haradinaj është larguar nga një rrugë dytësore, duke shmangur gazetarët dhe qytetarët që kishin dalë për ta pritur. Sipas “Express”, një makinë e EULEX-it është futur brenda, ndërsa interesimi i mediave ishte shumë i madh, pavarësisht se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë thirrje që atij t’i lejohet pak privatësi. Në shtëpinë e tij, në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, ai u prit nga familjarët e tij. Gjykata e Hagës vendosi që Ramush Haradinaj të qëndrojë në  Kosovë deri në pritje të vendimit përfundimtar të Hagës, këtë verë.

3.   Ramush Haradinaj - në mbikëqyrje të EULEX-it

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) do të monitorojë përmbushjen e kushteve të lirimit të përkohshëm të Ramush Haradinajt, i cili sot mbërriti në Kosovë, pas lirimit nga Tribunali i Hagës.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haradinaj, do të duhet të paraqitet një herë në javë në policinë e EULEX-it.

“Me kërkesë të Tribunalit të Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ICTY-s, EULEX do të ndihmojë gjykatën në monitorimin e kushteve të lirimit të përkohshëm të zotit Haradinaj”, i ka thënë gazetës Jeta në Kosovë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

“Ndër detyrat që policia e EULEX-it do të kryejë janë: shoqërimi i Haradinaj për në dhe nga Aeroporti i Prishtinës, do ta takojë Haradinaj një herë në javë, si dhe do të mbajë dokumentet e udhëtimit të tij”, ka saktësuar ai.

 

4.   Hashim Thaçi  përshëndet lirimin e Haradinajt

 

 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përrshëndet dhe shpreh respektin për vendimin e Tribunalit të Hagës që të lirojë të mbrohet në  liri, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

 

Né asnjë herë nuk kemi dyshuar në drejtësinë ndërkombëtare, por, njëkohësisht, kemi besuar edhe në  pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ngadhënjimin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, ka thënë përmes një deklarate për media, kryeministri Hashim Thaçi.

 

Sipas këtyre parimeve, ne vazhdojmë të besojmÃë se vendimi  përfundimtar i Tribunalit të  Hagës, për akuzat ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, do të jetë  në përputhje me bindjen tonë, dhe ata do të lirohen:”, është shprehur kryeministri Thaçi.

 

Haradinaj arrin në Kosovë

 

Ka arritur në Kosovë ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, njoftojnë mediat vendore.

 

Tribunali  Ndërkombëtar  për krime lufte në ish Jugosllavi, ka vendosur që ta lirojë përkohësisht ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, kanë  konfirmuar zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetar i së cilës është zoti Haradinaj.

 

Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër Haradinajt pritet të mbahen më 25 dhe 26 qershor.

 

  këtë proces janë përfshirë edhe dy bashkëluftëtarët e zotit Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.

 

Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.

 

Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës.

***

 

5/. Çfarë thotë HashimThaçi, pas lirimit të R-H- në maj 2012?

-     Besojmë në “pastërtinë” e UÇK-së

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përshëndet dhe shpreh respektin për vendimin e Tribunalit të Hagës që të lirojë të mbrohet në liri, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

 

“Ne asnjëherë nuk kemi dyshuar në drejtësinë ndërkombëtare por njëkohësisht, kemi besuar edhe në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë kryeministri Thaçi. “Sipas këtyre parimeve, vazhdojmë të besojmë se vendimi i përfundimtarë i Tribunalit të Hagës, për akuzat ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, do të jetë në përputhje me bindjen tonë, dhe ata do të lirohen”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Thaçi.

 

***

Prishtinë – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i ZO të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka arritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pas gati dy vitesh qëndrimi në burgun e Hagës.

Haradinajt iu mundësua mbrojtja në liri, pak kohë përpara se Tribunali ta thotë fjalën përfundimtare në këtë proces gjyqësor. Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ka nisur në muajin gusht të viti 2011.

Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm për të njëjtën akuzë më

3 prill të vitit 2008 nga, Gjykata Ndërkombëtare e Kundër Krimeve të Luftës. Vendimin e Tribunalit, që Haradinaj të mbrohet në liri, nuk e ka kundërshtuar as prokuroria.

Raportohet se një numër i madh i mediave kanë dalur ta përcjellin ardhjen e Haradinajt në Aeroport, ndërsa Kosovapress nuk ka dërguar ekipin për të gjiruar, duke respektuar kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që të mos ketë pamje gjatë arritjes së Haradinajt.

***                                         ( v i j o n )

 

Në vazhdim – në pjesën 9, për herë të parë  do të lexoni tema tejet interesante:

1.         Kosova pas shkuarjës se Ramush Haradinajt në Hagë 2005;

2.         Skena politike e shqiptarëve mbetet e përërçarë dhe përkeqësohej;

3.         Rreziku nga kryengritjet dhe evitimi i tyre;

4.         Luftëtarët në hije masin pulsin;

5.         Kosova buzë shndërrimit në ”Perëndim të Egër”

6.         ”Dukagjini” priste vetëm ndjezjën e një fije çibriti;

7.         ”Dukagjini” i kthehet vetvetes

8.         Eklipsi* i Partisë së Luftës;

9.         Zgjedhjet e vitit 2004;

10.       Rrjeti konsolidon kontrolin

11.        Tejakalimi apo thellimi i jeti konsolidon kontrolin

12.       Tejakalimi apo thellimi i çarjës nga koha e Luftës

13.       Sistemi politik në Kosovë…

14.       Ngecja në pëngesën e fundit

15.       Shpërblimi për standardet dhe sherri i decentralizimit

16.       Rirreshtimi për ndërtimin e shtetit



(Vota: 47 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora