E premte, 26.04.2024, 11:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Kujtim Mateli: Jezu Krishtit

E hene, 24.12.2012, 01:01 AM


Miqte e mi ! Ne nje dite te shenuar sic jane Krishtlindjet, Ju percjell urimet me te mira per nje te neserme me te mire. Kalofshi momente te gezuara!

Kjo poezi është shkruar disa vite më parë, pikërisht në vitin 2008. E kam botuar këtë poezi në një faqe interneti dhe dikush dhe mund ta ketë lexuar. Atëhere kam qenë i përfshirë pas qytetërimeve të vjetra, që kurorëzoheshin me besimin pellazg, i cili rrezatoi në të gjitha kontinentet dhe, siç na thotë  Anacharsis, një udhëtar i shekullit të katërt para erës sonë: “ në Dodonë vinin popuj nga të katër anët e Dheut”.  Po kaq epokë bëri dhe besimi i krishterë i përfaqësuar nga Jezu Krishti. Ky besim i ri e ndau njerëzimin në dy periudha historike: para erës sonë dhe pas erës sonë. Unë në shkrimet e mia e kam ndarë gjithmonë: para lindjes së Krishtit dhe pas lindjes së Krishtit. Të dy besimet: ai i Dodonës (pellazgjik) dhe ai i Jeruzalemit ( i krishterë) na kanë dhënë modelin e njeriut në tokë: si është dhe si duhet të jetë .
Në vend të një esseje, unë atëhere kam shkruar këtë poezi që dëshiroj ta ndajë me të gjithë miqtë e mi në F.B., para Krishtlindjeve të vitit 2012. Ju uroj lexim të këndshëm:

Jezu Krishtit

Për ty Krisht falem  si të gjithë njerëzit e tjerë,
Të adhuroj e për ty bie në gjunjë,
Per ty lulja puth tokën dhe mbush me aromë të kaltërtin  qiell,
Për ty bari puth tokën e rritet më shumë.

Ka dy mijë vjet  nën shembullin tënd ecin njerëzit e mirë,
Nën shembullin tënd bota është bërë më e bukur,
E keqja nuk është si më parë, po ende merr frymë,
Herë-herë na kërcënon nga aty ku është strukur.

Ti linde kur bota nuk i kuptonte dot mirësitë e tua,
Po bota dhe sot e ruan atë tiparin e vjetër,
Përulemi para teje se aty e gjejmë modelin e njeriut të mirë,
Mirësitë e tua s`i krahasojmë dot me asgjë tjetër.

Na mësove të çojmë tek njerëzit besimin për jetën,
Na mësove të ecim përpara dhe kur na hedhin gurë,
Po të mos ishit Ju, bota ndryshe do të kishte qënë,
Shpirti do kishte  qënë i varfër shumë.

Gjethja puthi tokën dhe pylli u mbulua me fletë,
Gjithësia ndali frymën dhe nisi një mesazh për në tokë,
Të përulemi Krisht për gjithçka që bëmë në jetë,
Shembullin  tënd nuk e arritëm dot.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora