E premte, 26.04.2024, 02:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dy këngë për Nënë Terezen

E merkure, 12.12.2012, 08:25 PM


Në 100 vjetorin e Shtetit Shqiptarë:

DY KËNGË PËRKUJTIMI PËR NËNËN TEREZE

1. NËNË E BOTËS – NËNË SHQIPTARE
Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi

Nënë Tereza n’ shami t’ bardhë,
Nobelistja jonë e parë .
Hije i kanë rrudhat mbi ballë ,
Nënë e fëmijëve t’ botës mbarë .

Qysh si fëmijë  Gonxhja kur ishte ,
Bamirësinë n’ zemër e kishte –
Të uriturve bukë me iu dhënë ,
Përqafime porsi nënë .

Ndau kafshatën për çdo fëmijë –
Kudo n’ botë deri n’ Indi ...
T’ bardhët , t’ zinjtë  nga çdo anë ,
I mëshironte porsi nënë .

Me fjalë t’ ëmbla e urata ,
Me buzëqeshje e dhurata ,
Përkëdhelë fëmijët me dashuri ,
-Kurrë mos t’ ketë vaj , as uri !...

Këndojmë për Ty, moj nëna loke ,
Se je gjaku i kësaj toke !...
Zemrat tona janë krenare :
NËNË E BOTËS – NËNË SHQIPTARE .

*****Demir Krasniqi : “Shtojzovallet e Gollakut”- Prishtinë, 2005. Faqe 245.

2. UNË JAM BIRI I NËNËS TEREZE
Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

Unë jam biri i Nënës Tereze ,
Bijë shqiptare – Nënë e botës .
Unë me motra e me vëllezër –
Jem’ familje e Evropës .

Populli im, nuk meriton –
N’ tokë të vet robër të jetë !
Populli im Lirinë e donë –
Pavarësinë e vërtetë !
Unë jam biri i Nënës së Madhe –
T’ bamirësisë dhe urtësisë ,
Nobelistës sonë krenare ,
Engjëlleshës së dashurisë .

Populli im, është popull paqeje –
Për mirëqenie t’ gjithë njerëzisë .
Populli im , nuk duron tanke ,
As terror mbi trup të fëmisë !

T’ faleminderit Gjermani ,
T’ faleminderit gjithë Evropës ,
Britani, Francë , Itali ...
Që po i jepni krahë Kosovës !

T’ faleminderit Amerikë ,
Australi , Zelandë e Re ,
Ty Azi edhe Afrikë –
Sytë i keni t’ gjithë kah ne !

T’ faleminderit botës mbarë –
Prijatarëve mendjeartë ,
Që përkrahë popullin shqiptarë,
T’ jetë kudo i barabartë !

I faleminderit Vatikanit ,
Që për ne , aq shumë është lutë ,
Aq më shumë Papa Gjon Palit ,
Që t’ ketë paqe – të mos ketë luftë !

Gjilan, më 07.03.1998.

*****Demir Krasniqi: “Gjakon Kosova” – Gjilan, më 1998, faqe 6.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora