E diele, 16.06.2019, 05:58 AM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Të rrosh sa malet o Sali

E merkure, 21.11.2012, 08:58 PM


,,Debat,, rreth  tekstit  në vijim,  shkruar  në murin e objektit    Kongresit  të Alfabetit në Manastir, nga person i pa identifikuar

Të rosh sa malet o Sali, që solle

dy mbretër tanë në Shqipëri

Nga  Reshat Nexhipi

Hyrje

Sjellja  e  shpatës  dhe përkrenares      Skenderbeut  nga  Viena  si  dhe të  eshtrave  të Ahmet  Zogut  nga  Parisi në Tiranë, si  ku do, ashtu edhe midis shqiptarëve    Manastirit, ngjalli interesim të  jashtëzakonshëm.  Ithtarët  e PS-së,  lidhur  me  mbretin,  nuk  lanë  gjë  pa  thënë  kundër  kryeministrit,  duke   përdorur   fjalë     banale  të kopijuara  nga ato  të palës  tjetër, sidomos  ato  të dy  papagallëve    Fiks  Fare-s  etj,  kurse  ithtarët  e  PD-së,  të cilët  në Manastir,  janë    numër disa  herë më të madh  se  ata    partisë tjetër ishkomuniste, kryeministrin  e  ngrenë    qiell. Njëri  nga këta të  fundit, duke  shfrytëzuar 104 vjetorin  e  Alfa betit  gjegjësisht vizitën që  i bëhet objektit  të Kongresit,  në një mur    këtij  të fundit, kishte  shkruar  fjalët    qendrojnë    titullin e këtij shkrimi. Mirëpo, ndonjë nga të palës tjetër, me    lexuar, i kishte  fshirë, prandaj dhe  nuk u identifikua  dot autori  i  këtyre fjalëve, sa    thjeshta, aqë  edhe  inhteresante,  nvarësisht   kush si i kupton dhe si i tingëllojnë në vesh.

Bisedë rreth Ahmet Zogut

Për  tekstin    fjalë u  informova  gjatë vizitës  që bëra    një familje  manastirase, për  t ia  uruar  fejesën  e  djalit të saj.  Aty gjeta  plot  njerës    cilët  objekt  bisede   kishin   pikërisht  atë

  ishte shkruar    mur. Për  shkak  të moshës,    gjithë  u ng

ritën  dhe    bënë  nder,  përveç  një  prosocialistit  dhe  komu  nistit të përbetuar, i cili, kuptohet  pse, nuk lojti nga vendi. Duke

e  ditur  profesionin   tim, si  me  qesëndi    pyeti,  ç farë  men

dim  kam për  shkrimin    fjalë dhe, pa pritur  përgjigjen, filloi

  shprehet  me  fjalë    të pahijshme,  sidomos     një mjdis familjar, për autorin anonim. ,,Si  është  e  mundur    lavdëroro

het  njeriu    solli  koskat   e   tradhëtarit      madh  të Shqi

përisë  dhe  ai  që serbëve  ua shiti  manatirin  e ,,Shën  Naumit,, dhe  që me ndihmën e tyre rrëzoi  Fanolin, kur  se    vitin 1939  rrëmbeu  floririn  e Shqipërisë  dhe  ja  mbathi  këmbëve,,.

Tu them  të drejtën, edhepse  polemikat  dhe  zënkat  nuk  janë në natyrën e karakterit dhe  edukatës  time familjare, mu  ngritën flokët   përpjetë  dhe  vendosa  ta  kundërshtoj,  por  njëri     ki sha   pranë,    tha:  ,,Është  djalë i  një   komunistit   dhe  pakë çakërqef  nga rakia, prandaj  mos  u  mer  me të,,.E dëgjova  dhe për    mos  e  prishur gëzimin  familjar, heshta, por,    shenjë mos pajtimi,  tunda  kokën, duke  i  dhënë     dijeni  ati  dhe    pranishmëve  të tjerë    nuk është  ashtu  siç  thotë  ai. Kjo, me siguri, u  dha  guxim  të tjerëve  që t i përgjigjen. Njëri  prej tyre,   siç  duket,  mjaft i lexuar,  veç  tjerash,  i tha:  ,,Është  e  vërtetë  ajo  për  manastirin,  por    vend     tij, Shqipëria   mori  nga  serbët  disa  vende    tjera  në veri,    cilat  ishin  shumë       vlefshme  se  manastiri,  a  po  jo  Zotri  profesor?,,-  ,,Ashtu është  - i  thashë, gjë    e  nxiti   edhe     tepër  t i  kundërvi het  provokatorit  komunist, të cilin, sa vura re, pothuajse  tërë të pranishmit  e   urenin  pa  masë,  sepse  asnjë  prej  tyre  nuk   e mbështeti.

,,Është e vërtetë  ajo që me ndihmën e  serbëve, Ahmet  Zogu  rrëzoi Fanolin, por  këtë  e  bëri  jo  për t ua  dhënë  atyre Shqipë rinë, por  për    penguar  depërtimin  komunist     Fanolit, i ci li, si prorus, e   mbolli  farën  e  Rusisë  dhe  Beogradit   në Shqi   përi,  prandaj  dhe  ajo  u  bë komuniste, vegël  e Titos,  e  jo  de mokratike,  kapitaliste, si  Amerika,  Anglia,  Franca  e    tjerë, edhe  pse   edhe  ato  luftonin  bashkërisht   me  Rusinë   kundër  Hitlerit, pra ishin në të njëjtin bllok -tha  një  nga  të pranishmit, duke    parë  mua  se si do reagoj. I dhashë  në dijeni  se e  ka pothuajse  tamam, duke  shtuar  unë  edhe  ndonjë  shkak  tjetër në  lidhje  me çështjen    fjalë.

Ithtarit të  PS-së,  siç duket,  iu harxhuan  ,,fishekët,, dhe duke

mos  patur  kontraargumente  për të demantuar  ato që  u  theksu

an  më sipër,  u  përqendrua  te  ,,grabitja,,  e  floririt  nga  ana  e Mbretit  dhe  largimi   i  tij  nga  Shqipëria.  Për  këtë,  nuk   pati  guxim    përgjigjet  ndonjë  nga    pranishmit, prandaj,  iu  dr ejtova  unë  dhe  i thashë: ,,Shiko, Zotri i nderuar, Ti  nuk  ke faj    ke mendime    gabuara,  se  i  ke lëxuar nga  librat  e  Titos  dhe    Enverit,, dhe  e   pyeta  ç farë  profesioni  ka. ,, Jam  berber,, -më  tha,  me      butë  dhe  të qetë, sepse  kishte  filluar  t i dalë  rakia, ishte bërë esëll  dhe,  mbase  po  bindej    gabon

Unë  vazhdova: ,,Nëse Ti  tregon  diçka  lidhur  me  zanatin tënd  unë  ose   kushdo  tjetër, do  të besomë,  prandaj  edhe  Ti, duhet

mua,  si  historian     jam, të     besosh   dhe  fillova  t i  sqa

rroj:  ,,Eshtë   e  vërtetë   ajo    thua  lidhur  me  ikjen  e  Mbre

tit  dhe  marrjen  e  floririt,  por   atë  ai  nuk  e  bëri    kokë  të vet,  por  me  vendimin  e Parlamentit, sepse, me  largimin  e  tij   i  tregoi  botës    nuk  pranon  okupimin  italian,  kurse  sa i ta

kon  floririt,  ai   ishte  dhe  mbeti   pronë  e  shtetit    Shqipëri

së, përndryshe,  po  ta  linte, do  ta rrëm  bente  Italia...,, etj.etj. Nuk    kundërshtoi  dot,  edhe pse,  nuk pretendova    jam  plotësisht    të drejtë....

Paraqitja interesante e zonjës së moshuar

Asaj,  siç duket, komunisti     fjalë, i  kishte  erdhur  majë  hun dës,  prandaj  dhe  përfitoi  rastin  për  t u  çfryrë  me  të. ,,Si nuk  të vjen turp  që përmend  manastirin, po ç je ti more  njeri, shqip tar  apo  kaur  që të paska  mbetur  meraku    atë  kishë. Po  ç i duhej  manastiri Shqipërisë, more  njeri, mirë  bëri    ja dha, se  tërë  ata    Pogradecit, do  bëheshin  kaurë. Po    ishte  xhami,  me  siguri  se  nuk  do  t ua jepte. A  është   ashtu   more  vëlla,,?  m u  drejtua  mua. Qesha  dhe  nuk  bëra  zë, se nuk më vinte  mi  ta ndërpres, as  edhe  do ta bindnja  dot lidhur  me  këto  çësh

tje fetare, por, megjhithatë, përmes shikimit, bëra sikur pajtohem

me  të, prandaj ajo vazhdoi  me ,, sulmet rafale,, ndaj komunistit

,,Ti, more   evlat,  kur    zësh  në gojë Ahmet  Zogun, duhet  të març  avdes  dhe të  lash  mirë  gojën,  sepse  familjen  e  gjyshit     tij  e  ka  vizituar   një  Baba  bektashi  i  cili,  i  kënaqur  nga  mikëpritja  fisnike që  ju bë, ka  uruar     Zotnë  e  shtëpisë, du ke  i  thënë     nga  familja  e tij  do dalë  një  njeri    cilin  do ta  njohë  tërë  bota  dhe  urata  e  tij u  bë,, -tha  ajo, duke  aluduar  te mbreti  i Shqipërisë  dhe  duke   shtuar se  ajo  uratë  do  ta zërë  edhe  atë  që solli  koskat  e  mbretit në  atdheun e vet, pran

daj  dhe  ai vazhdimisht  po  fiton dhe  do  fitojë, sikur   ju komu

nistët  të hidheni  përpjetë dhe  ta bëni dhëmbin sa të qenit, kurse  atij që shkruavi ato fjalë në murrin e objek tit ju bëftë dora flori,, etj.etj.

Tunda  kokën  për  çka  tha ajo,  sidomos  për  ngjarjen  intere

sante  dhepse  ndoshta  e  sajuar,  lidhur  me  uratën  e  Babait,  e cila, të  them    drejtën, mu duk  e  mirë dhe  më bëri kureshtar për  ta  dëgjuar se  çdo thoshte  pastaj, por, në  ndërkohë, më kër kuan    telefon  dhe patjetër  duhet të shkonja, prandaj kërkova lejë  nga i zoti i shtëpisë, dolla  përjashta,  duke thënë  me vehte:  ,,Eh, çmund të dëgjosh nga  njerëzit e thjeshtë....,,!!

Ps. Për shkak  se  çështja  e  sjelljes së eshtrave  të Ashmet  Zogut është aktuale, e pashë të udhës, të paraqes  edhe shënimet  në vijijim.

Ahmet Zogu, sipas Fisherit. Ky historian i madh amerikan Ah

met Zogun e cilëson si një politikan shumë të zgjuar “që diti të përfitojë maksimumin në përplasjet diplomatike me Italinë dhe Sërbinë në emër të formimit të kombit shqiptar. Sipas  tij “Shpa

llja e mbretërisë ishte një veprim i zgjuar, pasi kjo formë regjimi i përshtatej regjimeve mbretërore që e rrethonin Shqipërinë dhe në ndërkohë, ishte forma më e mirë për të mbajtur Shqipërinë të Bashkuar”.

Ahmet Zogu, sipas Geralldinës: “Mbreti Zog im shoq i dashur, qe një personalitet shumë i dalluar. Ai lidhi një grup fisesh të ndara, në një mbretëri të bashkuar, në një shtet të vetëm. Ai më tepër se kushdo tjetër, krijoi Shqipërinë moderne dhe i dha asaj Kodin Civil, më të përparuar të Evropës Lindore. Ai pajisi vendin e tij me shkolla dhe spitale. I mungonte vëtëm koha ta kishte shpënë shumë përpara vendin dhe popullin e tij e ta bënte të lumtur. Këtë kohë, një diktator fashist dhe lufta botërore ia rrëmbyen nga duart. Në muajet e parë të 1961-shit, në një cast mbeti vendosi të shkojë në Paris, për t’u takuar me presidentin De Gaulle dhe me disa miq të tij të vjetër(Me siguri  lidhur me çështjen shqiptare-RN? )Ky udhëtim i bëri keq dhe u sëmurë kaq shumë sa që e çova në spital, ku edhe vdiq”.



(Vota: 50 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT