E premte, 26.04.2024, 04:43 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhafer Leci & Asllan Dibrani: Akademi Përkujtimore për Kadri Manin

E diele, 18.11.2012, 01:19 PM


Kadri Mani ishte i pashoq në rezistencë dhe vuajtje

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR KADRI OSMANIN-MANIN

E pamja dhe Akademia Përkujtimore u kryen në mënyrë dinjitoze –

Nga Xhafer LECI dhe Asllan DIBRANI

Në lokalet e SH.K.SH.“Nëna Terezë”, në Göppingen, Gjermani, u organizua e pamja dhe Akademi Përkujtimore për atdhetarin Kadri Osmani-Mani. Morën pjesë familarë, miq, shokë, bashkëveprimtarë, ish të burgosur politikë dhe mërgimtarë të shumtë nga Gjermania dhe shtete të tjera përrreth. Nga Zvicra kishte ardhur edhe veprimtari Hashim Aliqi me bashkëshorten Hadijen, të cilët ishin miq të mirë të Kadriut dhe zonjes Shukrije në Bernë.

Në tavolinën e pritjes për të pame ishin i biri i Kadriut, Ylli dhe nipi Graniti, djali dajës të Yllit, Gëzim Bunjaku dhe shokët e Kadriut: Idriz Zeqiraj, Xhafer Leci dhe Mejdi Laçaj.

- Nga e majta Idriz Zeqiraj, Mejdi Laçaj, Ylli Mani me të birin Agon-in dhe Xhafer Leci

Karakteristikë e veçantë e kësaj të pameje ishte se kësaj radhe, si kurrë më parë, muarën pjesë edhe ana femërore, që zakonisht nëpër të pame, të organizuara nëpër lokale marrin pjesë vetëm ana mashkullore.

Në mbramjen Përkujtimore me shkrim kishin përgaditur fjalimet-kujtimet e tyre: Idriz Zeqiraj, publicist, ish i burgosur politik dhe shok i ilegales me Kadri Manin; Xhafer Leci, veprimtar dhe mik i Kadriut; Asllan Dibrani, publicist, bashkëvuajtës në burgun e Nishit me Kadri.

Evokimet e tyre i shpalosën edhe shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare.

Qaush Krasniqi,veprimtar, i cili tha se shqiptarët kanë humbur një burrë e dijetar të madh të penës dhe çështjes kombëtare. Kadri Mani nuk është i vetmi që pas daljes nga burgu i tha jo diktaturës, por Kadriu ka qenë më i zëshmi, i cili ka mbrojtur, me gjithë qenjen e Tij njerëzore, demokracinë dhe institucionet e saj.

Mejdi Laçaj,veprimtar: “Jo vetëm unë, por të gjithë ata që e kanë njohur dhe dëgjuar për bacën Kadri janë mërzitur për humbjen e tij. Baci Kadri njihet si burrë trim dhe i ditur. Ai qendroi stoikisht nëpër kazamatet serbe të asaj kohe. Por mund të them lirshëm se baci Kadri pas lirimit nga burgu e vijoi veprimtarin e tije patriotike për çlirimin e Atdheut. Për hir të parimeve, ai u konfrontua edhe me shokët e dikurshëm.

Kjo fytyrë brilante do të mbetet përherë në kujtesen tonë dhe te brezave që vijnë pas nesh.

U dallua nga shokët e tij të burgut meqë ishte njeri me dimensione të pastra patriotike për të mirën e Atdheut.

Kam pasur nderin që një pjesë të veprimtarisë ta kem me bacin Kadri Manin, ku edhe kemi marrë pjesë shpesh herë në takime me bashkatdhetarët në Gjermani si në Kirchheim Teck,Metzingen e tjerë.

E kam pasur shpesh herë edhe në shtëpinë time si mysafir dhe them se e kam njohur bacin Kadri dhe idealin e tij.

Ai kurrë nuk është mashtruar me poste apo të mira materiale, por gjithmonë ka qendruar i patrembur në qëllimet e tija të qarta atdhetare.

Pikërisht për këtë arsye nuk ka qenë i dëshiruar nga qeveritarët, sepse gjithmonë ua ka thënë në fytyrë për batakçillëqet që vazhdojnë të bëjnë.

Hakif Rexhepi, ish i burgosur politik dhe ish nxënës i Kadri Manit dhe Idriz Zeqirajt, shprehu dhimbjen për vdekjen e veteranit të arsimit, të burgosurin shumëvjeçarë Kadri Manin. Ndër të tjera Hakifi shtoj: Kadriu jetoj, foli u lutë dhe vdiq shqip, jo si arab por si shqiptar.

Bujar Zogjani, ish i burgosur politik, për të cilin bashkëvuajtësit thonë se rezistenca e tij, përballë udbashëve torturues në burgun e Prizrenit, ka qenë e veçantë. Djalë i ri në atë kohë, por shumë besnik karshi shokëve. “Kadri Mani na ka mësuar si duhet me rezistuar dhe luftuar për ta fituar lirinë”,- tha me modesti, veç tjerash, ky luftëtar i dinjitetshëm.

Mr.Mazllum Hasimja,veprimtar dhe ish mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, tha se këtu në këto lokale, por edhe në Prishtinë me një rast e pata takuar Kadriun. Ai ishte njohës dhe studiues i mirë i gjuhës shqipe, ndërsa për patriotizmin e Tij flasin veprat …

Idriz Dakaj, arsimtar, ish i burgosur politik, foli për burrërinë, bujarinë, stoicizmin dhe trimërinë e Kadriut, i cili, siç tha ai, kurrë nuk u dorëzua para pushtuesit e as shërbëtorëve të tij…

Tefik Ramadani, doktor defektolog, veprimtar dhe ish i burgosur politik: “Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për vdekjen e zotit Kadri Mani, njeriut të sakrificës, luftëtarit të pakompromis, idealistit të paepur për lirinë e Kosovës.

Kadriu ishte luftëtar i orëve të para dhe veteran i kazamateve jugosllave. Baca Kadri nuk bënte kompromise me askënd. Edhe shokët e tij më të mirë, kur ishte në pyetje çështja kombëtare, i çortonte, pa menduar se ata mund të hidhërohen. Kadriu për 17 vite burg dhe, pas burgut qëndroi stoik dhe i pa thyeshëm.

Po që se i bëjmë një vështrim veprimtarisë së Tij, mund të konstaojmë se disa ish të burgosur dhe të përndjekur politik të regjimit komunist jugosllav, janë kategori e lënë pasdore dhe në harresë, në këtë rast edhe zotri Kadri Mani.

Bartësve të institucioneve të Kosovës duhet t`ua përkujtojmë se e kanë për obligim që të kujdesen për pozitën e ish të burgosurëve (ka raste kur ish të burgosur vuajnë edhe për barna). Kjo nuk do të duhej të ndodhte. Përfaqesuesit e institucioneve do të duhej ta dinin se sikur të mos ishte (në mes të tjerave) lufta politike dhe vitet e gjata të burgut të mijëra atdhetarëve që u sakrifikuan, vështirë se do të kishim Republikën e Kosovës, përfaqësues të së cilës janë ata sot. Pushtetarët aktual të Kosovës, kanalet televizive dhe mediat tjera i kanë mbetur shumë borxh Kadri Manit, burrit të madh, i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e popullit shqiptar dhe clirimin e Kosovës nga okupatori serbo-sllav.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën baca Kadri sakrifikoi aq shumë”.

Ekonomisti Fazli Hajdaraj, vëllai i komandantit dhe deputetit të vrarë nga një dorë e zezë antikombëtare Smajl Hajdaraj, kryetar i Nëndegës të LDK-së për Rheinland Pfalz, kujton: “Me bacën Kadri kemi pasur këmbim mendimesh, herpashere, nëpërmjet postës elektronike. Vrasjet me motive politike në Kosovë, ishin brenga e Tij e madhe. Ato filluan gjatë luftës dhe vazhduan edhe më pas. Dikush e donte pushtetin, qoftë edhe duke gjakosur kundërshtarët politikë! Në ditën e hapjes të seancës të parë të Parlamentit të Kosovës, në oborrin e shtëpisë të tyre, në errësirën e mbremjes, u ekzekutuan dy djemë veprimtarë të LDK-së, që asaj dite kishin shoqëruar kryetarin e komunës në Parlamentin e Kosovës. Një muaj më vonë u ekzekutua, në hyrje të banesës të tij, në Pejë, komandanti i luftës për Rugovën dhe deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës. Dhe, vazhduan vrasjet e komunarëve, ushtarakëve, veprimtarëve të LDK-së, të cilët i prinë luftës për liri. Baca Kadri mblidhte të dhëna nga familjet e viktimave politike dhe donte t`i publikonte në një botim të veçantë, si thirrje e protestë para botës demokratike, për zbardhjen e krimeve dhe dënimin e kriminelëve, të cilët, tashmë, janë në pushtet. Dhe, njëra nga 10 (dhjetë) librat e Tij, që presin dritën e botimit, është edhe ajo për krimet e shumëta të partive kriminale të ekstremit të majtë në Kosovë”.

Lekë Preçi: “Në ambientet e lokalit të Shoqatës “Nëna Tereze” në Göpingen, ishte rregulluar çdo gjë në funksion – Të Pamës – për atdhetarin dhe nacionalistin e mirëfilltë Kadri Manin. Sipas traditës, për kryeshëndosh, ishin së pari familjarët , djali Ylli, veprimtarët e vyeshëm Xhafer Leci dhe Idriz Zeqiri edhe të tjerë. Vinin njërëz, varg e vi, për kryeshëndosh. Ne, nga Albstadt-i, të prirë nga Ali Alijaj, Lekë Preçi, Behxhet Shijaku dhe Avzi Palloshi, murëm pjesë në këtë Të Pame për Kadri Manin. Në fillim, u krye ceremonia sipas traditës për kryeshëndosh dhe pastaj filluan njoftimet, bisedat sipas rendit. Në lutjën që mu drejtua mua për ndonjë bisedë, përveq që shpreha admirimin tim për bacën Kadri, të cilin më tepër e kam njoftë përmes shkrimeve, thash se edhe heshtja, nga një herë e ka kuptimin e vetë. Me vete kemi pasë Ali Alijajn nga Hereqi i Gjakovës, që për nga tradita, ajo pjesë është në nivel, sepse jeta i ka mësuar, nëpër Odat e Burrave të Dukagjinit, të cilat kanë qenë si Parlamente. Ia dhashë fjalën Aliut, i cili ishte edhe më i vjetër. Aliu vazhdoi me një tregim popullor të kohës së okupimit të Kosovës nga Sebia e parë,ashtu siç e quan populli. Kur kishte pasë hy Serbia e parë në Kosovë, njerëzit janë shqetësuar nga kjo gjendje e rëndë. E pyesin një njeri të mençur të katundit se sa kohë do të rrinë kjo Serbi si okupuese këtu. Plaku u përgjigjet dhe o thotë: Deri atëherë kur ne nuk do ta urrejmë njëri tjetrin, deri atëherë kur ne nuk shkojmë mirë me njëri tjetrin, deri atëherë kur ne ia kemi inat dhe zili njëri tjetrit. Në momentin që ti heqim këto vese negative, Serbinë nuk do ta shihni ma në këto troje…”

Xhevat Rrahmani, gazetar, duke u pajtuar me parafolësit, për vlerësimet e bëra për bashkëqytetarin e tij Kadri Mani, tha se trimëria dëshmohet në luftë dhe patriotizmi sot matet me punë. Armiqtë e Kosovës janë indiferentët, dembelët, ata që nuk justifikojnë me punë vendet e zëna pikërisht për të punuar dhe prosperuar atdheun tonë, Kosovën. Mjerisht, punët nuk po ecin mirë, zhgënjimi është i dukshëm dhe kjo është shumë shqetësuese për një shoqëri të re, e cila duhej të ishte e përkushtuar maksimalisht në konsolidimin dhe ndërtimin e shtetit të ri, me shumë halle dhe sfida.

Elez Berisha,jurist i diplomuar dhe veprimtar, cili tha e kam njohur nga afër dhe në rrethana familjare Kadri Manin, në vizitat e Tij në komunën e Istogut dhe si gjimnazist kishte përjetuar dënimin e Tij, në një proces gjyqësor politik, me djemtë e kësaj komune, rrëfen: “Kadri Mani ishte i pashoq në rezistencë dhe vuajtje. Dinjitoz në çfarëdo rrethane të përballjes me armikun pushtues. Ai nuk bëri kurrë kompromise, nuk u përkul asnjëherë. Prishi miqësitë dhe denoncoi shokët e dikurshëm, të cilët qenë të qendrueshëm para represionit serbo-sllav, por u thyen, për interesa meskine në paqe, nga lajkat e padronëve partiakë, të cilët, me veprimet kriminale dhe hajdutërinë e madhe, kanë zhgënjyer popullin. Kadri Mani mbetet emblemë e rezistencës për liri kombëtare dhe drejtësi sociale në Kosovë”.

Qefsere Malaj ish e burgosur politike, e bija e veteranit të çështjes kombëtare Hasan Malajt, vëlla i dëshmorit Rexhep Malaj, tha se kur fillova studimet në Prishtinë, nga fshati im Hogosht i Dardanës ish Kamenicë, shkova për vizitë në shtëpinë e bacës Kadri në Prishtinë. Kur e pashë gjendjen e tij materiale në ate shtëpizë, e cila nuk plotësonte aspak kushtet për jetesë, u zhgënjeva pa masë. Kam menduar se qytetet janë më të rregulluara se sa fshatrat me shtëpi të mira etj. Por nuk kishte qenë ashtu. Përkushtimi  i Tij për Kosovën ishte i tërësishëm, prandaj jetonte varfërisht. Ajo foli edhe për veprimtarinë e guximshme e patriotike të Kadri Manit…

Riza Zeqiraj,ish i burgosuri shumëvjeçarë politik në burgun e Idrizovës të Shkupit, në mes tjerash, shpalos edhe këto kujtime për atdhetarin Kadri Osmani – Mani:

“Shuarjen fizike, amshimin e Kadri Manit, familja jonë e përjeton me dhimbje të thellë. Bacën Kadri e kishim si pjesëtar të familjes tonë të madhe. Baca Kadri, sëbashku me disa arsimtarë nga Malësia e Gallapit, kolegë të xhaxhait Idriz (Zeqiraj), kishin ardhur për vizitë në familjen tonë, në janarin e vitit 1966. Sipas traditës, për të nderuar mysafirët e largët, atë natë e kishin mbushur kullën tonë shumë bashkëfshatarë. Pas darkës kishin shtruar “lojën e kapuçave” dhe çajin e rusit. Baca Kadri i kishte marrë me vete xhymat dhe çajin e rusit, siç quhet çaji indian, aziatik. Por, për përgaditjen e çajit ishin kujdesur mysafirët: drejtori i shkollës Nazif Rama dhe arsimtari Abaz Jashari, edhe sot miq të familjes tonë. Vërtet, studenicasit i rrudhën buzët nga shija e hidhët e pijës të panjohur për ata, por, megjithatë, kjo mbremje daton nismën e përdorimit të çajit të rusit në zonën e Podgurit.

Familja jonë dhe ajo e bacës Kadri filluan burgjet politike në vitet `50-a dhe i përfunduar më 1991! Edhe burgosja e xhaxhait Idriz, edhepse në Shqipëri, lidhet me letërkëmbimin, gjegjësisht me përgjigjen e dhënë letrës të bacës Kadri, lidhur me kërkesat politike të kohës dhe veprimtarinë ilegale.

Kadri Mani ka qenë dhe mbetet një figurë e njohur, e dashur dhe e adhuruar për njerëzit e rrethit të Istogut, sepse  dy herë radhazi është dënuar me burg me djemtë intelektualë të kësaj komune, duke qenë Ai në krye të akuzës”.

Fazli Ahmetaj, sociolog, ish i përndjekur politik, veprimtar, fort i emocionuar nga dhimbja e madhe për shuarjen fizike të atdhetarit Kadri Osmani, duke u shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Tij, foli për guximin qytetar dhe akuzat e hapura që Ai i bëri klikës staliniste në pushtet. Pushtetarët aktualë, me krimin e organizuar politik dhe ekonomik, kanë përdhosur gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve dhe të popullit të Kosovës. Me këta vrasës dhe hajdutë, të strehuar nën çadrën e koracuar të thaçizmit, Kosova nuk mund të përparojë, përkundrazi, çdo ditë po shkon drejt fundosjes politike dhe ekonomike. Shqiptarët ende janë të përgjumur dhe votën e tyre po e shesin lirë dhe pa asnjë kusht.

Fjalë miradije dhe përlavdërimi për atdhetarin Kadri Mani thanë edhe veprimtarët e djeshëm dhe të sotëm të Mërgatës tonë Lush Cana, Shaban Berisha, dhe Ibrahim Rexha.

Nexhmedin Syla, veprimtar, bashkëvendës  dhe shok studimesh i djalit të Kadriut – Yllit, foli për përjetimet e atyre viteve të rënda të robërisë, kur bali Kadri me shokë rezistonin dhe vuanin burgjeve të pushtuesit, cep me cep të Jugosllavisë, duke vështirësuar edhe vizitat e familjes, me një ekonomi të rrënuar, me varfëri të skajshme dhe duke mbijetuar falë solidaritetit të miqve dhe të dashamirëve.

Selami Morina,nënkryetar i SHKSH “Kadri Zeka”, tha: Kadri Mani, me kohë i ka kryer obligimet e veta kombëtare dhe tash le të pushojë i qetë në dheun e Kosovës, për të cilën punoi aq shumë.

Balë Leci, Kadri Osmanin e kam takuar këtu, në Gjermani, në dy takime me bashkëatdhetarët, edhe te vëllezërit e mi te Xhaferi në Köngen dhe teShukriu në Schaffhausen të Zvicrës. Besoj se për Kadriun më së miri flasin veprat e tij që i ka lënë si testament me shkrim. Kadriu ishte shumë i afërt dhe i dashur kur bisedonte me fëmijë, dinte dhe u tregonte shumë anekdota, fëmjtë para tij mbeteshin me sy dhe gojë hapur, kur ai fliste shumë butë e ëmbël me ta. Ata që e kanë njohur për së afërmi Kadriun besoj se sikur unë edhe ata kanë krijuar bindjen se Ai ka qenë njeriu shumë i mirë shpirtërisht, zemërgjërë dhe bujar, por ka qenë i ashpër me hileqarë, lakmitarë për pushtet, duke i shkelur parimet dhe interesaxhinj.

Bedri Fazliu, veprimtar,Kadri Manin e kemi pasur mysafir në dy tubime tonat në Metzingen-Gjermani. Ishte kënaqësi dhe nder për neve, mërgimtarët që në mesin tonë kishim një patriot të devotshëm të çështjes tonë kombëtare. Një veteran të arsimit dhe burgaxhi shumëvjeçarë, i cili kurrë nuk u nënshtrua para okupatorit serb e as para shqipfolësve të shitur dhe bastardë.

Isuf Aliu,veprimtar, Kadri Osmani ka qenë një burrë të cilin e ka njohur mbarë populli shqiptar nga të gjitha trojet tona. Ai ishte një trim, i cili gjithmonë të keqen e ka luftuar pa hezitim. Kadriu të zezës kurrë nuk i ka thënë e bardhë dhe kjo ate e bënte edhe më të madh karshi të tjerëve të cilët nuk e kishin guximin ta denoconin krimin e organizuar, vrasjet e pavajshme, hajnit dhe gjithçka tjetër që bëhej në dem të popullit shqiptar.

Lavdi veprës së madhe të Kadri Manit!

Telegrame ngushëllimi dërguan edhe dy ish të burgosur politikë,

Ramiz Dërmaku,

Të nderuar shokë, miq dhe vëllezër, i nderuari dhe i respektuari z. Xhafer Leci, në fillim të këtij përkujtimi ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta me rastin e vdekjes të atdhetarit e patriotit Kadri Mani- Ju, familjes suaj dhe të familjes së Kadri Manit, miqëve e shokëve dashamirëve dhe mbarë kombit shqiptar. Njëherit shfrytëzoj rastin tu shprehi ngushëllime të gjithë atyre që marrin pjesë në këtë të pame. Pjesëmarrja juaj të nderuar vëllezër është edhe një dëshmi se shqiptari di të nderojë atdhetarët, e sidomos ata që tërë jetën ia kushtuan çështjes kombëtare.

Agim Gashi, KANGE PER KADRI MANIN

Në gurbet na erdhi lajmi

Zemrën time helm ma bani,

Paska ndrru jetë miku jonë

Patrioti Kadri Mani.

Emni yt s`harrohet kurrë

Rri si lule në flamur.

Sa shumë vite në kazamate

Për liri i ke kalu,

Kadri Mani burrë nga burrat

Asnjëherë nuk u nështru.

Lum e lum populli që t´pat

Për atdhe lule Bajrak.

Në Makresh vërshuen miqtë

Aty ku të lindi nana,

Të pushosh n´vendlindjen tande

Te ato hije, te ato thana.

Fli i qetë Kadri he burrë

Emni yt s`harrohet kurrë!

Vlen të përmendim dhe falënderojmë për shërbimet e shkëlqyra me ushqime dhe pije këta: vëlla e motër Saranda e Korab Krasniqi, bashkëshortët Afrim e Buqe Bunjaku, reja e Kadriut, Yllka me të bijen Nerenxën dhe djalin Agonin e tjerë.

-Pamje nga Akademia pëkujtimore për Kadri Manin

FJALA E MBAJTUR NË AKADEMINË PËRKUJTIMORE

KADRI (OS)MANI, NJERIU I RISIVE

- Jeta dhe vepra -

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Të mbledhur në rast morti: familjarë, miq, shokë e dashamirë të Familjes Osmani, për ta përkujtuar jetën dhe veprën, sa të përveçshme, aq edhe të zëshme, të njërit nga personalitetet e shquara të trojeve tona. Veteran i arsimit, veteran i ilegales shqiptare, veteran i burgjeve jugosllave, risimtar i pashoq, njeri i letrave, publicist e polemist i pakapërcyeshëm, nismëtar i shtypit ilegal, botues i suksesshëm i revistës zëmirë “Shqipëria Etnike” e, mbi të gjitha, atdhetar i devotshëm, njeri i idealeve të mëdha – Kadri (Os)Mani.

Një pamje tjetër nga pjesëmarrësit për të pame

Kadri Osmani, u lind më 23 nistor 1937, siç e kishte emëruar, zëvendësuar Ai muajin janar, në kalendarin e Tij të neologjizmave të gjuhës shqipe, në Makresh të Poshtëm të Artanës, në shtrierjen gjeografike në mes Gallapit dhe Moravës.

Shkollimi i Kadri (Os)Manit

Arsimin fillor 4 klasësh e bëri në fshatin e lindjes; të pestën në Përlepnicë, ndërsa klasët e tjera të 8-vjeçares i plotësoi përmes provimeve private në Gjilan dhe Prishtinë. Shkollën e Mesme Ekonomike, seksioni Administrativ, e mbaroi pa shkëputje nga puna.

Pas punësimit në arsim, në Kolaj e Keçekollë, vijoi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, duke bërë rikualifikim për mësuesi. Ai krenohej me pedagogët e Tij të njohur: Demush Shala, Fuat Ostrozubi, Ylli Zajmi e tjerë.

Studimet në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë Letërsi Shqiptare, herë si student i rregulltë dhe herë me korrespondencë, i vijoi në Prishtinë, Tiranë dhe përsëri Prishtinë. Ka diplomuar në temën: “Disa risi në gjuhën shqipe”, me mentor zhurjanin prof. dr. Imri Badallaj, në vitin 2005!

Pasioni për shkencën gjuhësore dhe arsimin

Kadri Mani ishte një purist, spastrues fanatik i gjuhës shqipe nga barbarizmat, fjalët e huaja, të hyra dhunshëm në gjuhën tonë. Ai voli, krijoi dhe sistemoi më se 170 neologjizma, fjalë të reja burimore shqipe.

Për ilustrim përmendim Kalendarin e Ri Shqiptar, reformën e bërë në emërtimin e muajve: Nistor për janar, Shkurt – pa ndryshim, Larcor për mars, Bleror për prill, Lulëzor për maj, Qershor – pa ndryshim, Korrtor për korrik, Veror për gusht, Frytor për shtator, Verdhor për tetor, Brymor për nëntor dhe Dimëror për dhjetor.

Pasioni i Kadri Manit për shkencën në përgjithësi dhe shkencën gjuhësore e letrare shqipe në veçanti si dhe arsimin, profesionin e mësuesit, ishte i një përmase dalluese në mjediset tona. Punoi mësues në shkollën 8-vjeçare në Kolaj, në shkollën “Rilindja” Keçekollë, në “Vladimir Nazor” në Prishtinë si dhe në gjimnazin “Boro e Ramizi” në Viti.

Edhe në Mërgatë u kyç vullnetarisht për mësimin plotësues në gjuhën shqipe: në Bernë, në Biencë; më vonë në qytezën Neuhausen Rheinfall në Zvicër. Motoja e Tij si mësues ishte: “Në klasën time nuk ka as politikë dhe as fe!! Kadri Mani ka lënë gjurmë në arsimin shqiptar dhe vlerësohet edhe sot si veteran i suksesshëm në procesin edukativo – pedagogjik.

Veprimtaria atdhetare dhe burgjet

Kadri (Os)Mani është veteran i ilegales shqiptare dhe i burgjeve jugosllave, duke zënë vendin e dytë në kohëzgjatje të vuajtjes të dënimit politik në Jugosllavi. I lindur dhe i rritur në një familje atdhedashëse, sikur trashëgoi opozitarizmin ndaj pushtetit pushtues.

Në vitin 1949, vëllai i madh Ramizi arrestohet për veprimtari armiqësore. Si pjesë e NDSH-së, të prirë nga Mulla Idriz- Gjilani, dënohet me 18 vjet burg të rëndë. Me këtë rast, OZN-a e merr nën hetim edhe Kadriun 12 vjeçar, nën akuzën se ka grisur parullat e vëna në vendet publike dhe ka shpuar sytë e Titos në fotografitë e tij. Edhepse Ai nuk ishte autor i këtyre veprimeve, u rrah dhe u maltretua nga policia. Ai ishte në dijeni se kush i ka bërë grisjet, por nuk tregoi asgjë. Ishte kjo përballja e parë represive me pushtuesin, i cili reklamonte me hipokrizi dhe bujshëm bashkim-vëllazërimin e kombeve dhe të kombësive në Jugosllavinë e Titos.

Për herë të dytë është akuzuar dhe dënuar në vitin 1968, për organizimin e grevave të punëtorëve në ndërmarrjen e mobileve “Napredak” të Prishtinës.

Për herë të tretë është burgosur më 27 nëntor 1969, me akuzën për veprimtari kundër rendit kushtetues jugosllav.

Për herë të katërt burgoset në vitin 1974, akuzohet si udhëheqës i Grupi Revolucionar, të formuar më 1972, duke e dënuar me 9 (nëntë) vjet burg të rëndë.

Për herë të pestë Kadriu burgoset më 12 janar 1984, pikërisht në ditën e vrasjes të shokëve të ilegales: Rexhep Malaj e Nuhi Berisha. Ishte dimër dhe kohë e përndjekjes të madhe të atdhetarëve shqiptarë. Rreth 200 syrësh u dënuan me 5 (pesë) shekuj burg. Kadriu dënohet me 15 vjet burg. Duke i mbledhur tri dënimet e përsëritura, rezulton ndëshkimi me 25 vjet, duke vuajtur 17 vjet burgjeve:  në Prishtinë, Mitrovicë e Kosovës, Pejë, Beograd, Pozharevc, Nish, Leskovc, Dob, Maribor, Zagreb, Lubjanë.

Kadri (Os)Mani kishte aftësi të rrallë komunikuese e lidhjeje për veprimtari ilegale. Për atë nuk kishte kufinj gjeografik për këto lidhje. Andaj, në gjyqin e tretë dhe të katërtë u dënua me grupin ilegal të Istogut: Binak Ulaj, Xhafer Shatri, Mertë Shatri, Jashar Aliaj dhe të tjerë.

Kadriu ishte pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1968 si dhe pjesëmarrës organizator i demonstratave studentore të vitit 1981. Ai është pjesë e asaj plejade intelektualësh, i gatshëm për t`u sublimuar për çështjen kombëtare, për lirinë e Kosovës, për bashkimin me Shqipërinë. Ai ishte njeriu i cili me vetëdije të plotë humbi edhe atë pak liri relative personale, për të fituar lirinë kolektive.

Njeriu i shumë rekordeve

Kadri Mani shquhet për shumësinë e rekordeve të shënuara përgjatë jetës të Tij të trazuar dhe të mundimshme: veteran i arsimit, veteran i ilegales dhe i burgjeve. Filloi studimet në vitin 1965 dhe i mbaroi më 2005, edhepse ishte studjues i shkëlqyer. Magjistroi në moshën 70 vjeçare, me temëm: “Neologjizmat në gjuhën shqipe”. Por, Kadri Mani nuk u mjaftua me kaq. Ai synonte titullin e doktorit të shkemcave filologjike. Përgjatë pesë viteve të fundit të jetës së Tij, Ai punoi temën e doktoraturës me lëndën: “Risimtaria në gjuhën shqipe”, titull ky mjaft domëthënës për njeriun e risive të shumëta – Kadri Mani.

Kadri Mani ishte novator në nismat e veçanta, qofshin ato të karakterit kombëtar apo të atij privat. Ai, me shokë, ka nxjerrë dy numrat e parë të fletushkës ilegale “Zëri i Kosovës”, në pranverë të vitit 1973. Dhe, pas dënimit e viteve të kaluara në burgje, në vitin 1980, njeriu i artit dhe i letrave, Heroi i Kosovës – Jusuf Gërvalla, do ta rinxjerrë sërishmi fletushkën emërmirë “Zëri i Kosovës”.

Kadri Mani besonte shumë në fjalën e shkruar, në forcën e maxhinë edukative të shtypit. Autori i “Kapitalit”, në shekullin e XIX-të, besonte fort dhe proklamonte se “një gazetë është në gjendje ta ringjallë një popull të vdekur”! Në mërgimin e Tij në Zvicër mendoi dhe veproi, duke realizuar botimin e revistës të ilustruar semestrale, me titullin sa simbolik, aq edhe pritës “Shqipëria Etnike”. Për përgaditjen dhe botimin e saj Ai ftoi për bashkëpunim miq të vjetër dhe të rinj dhe rezulton mjaft i suksesshëm.

Njeriu i vendimeve të vështira dhe unike

Çuditërisht, risimtari i madh Kadri Mani, jo gjithëherë është kuptuar, në masën e duhur, nga të tjerët, për vendimet personale e kombëtare:

- Kur ai la zyrën në redaksinë “Jeta e re” në Prishtinë, duke e lënë edhe nusen e re me tre fëmijtë e mitur në lagjën e “Muhaxherëve” në kryeqytet, për t`u ngjitur në Gallapin kodrinor, duke përshkuar tri orë rrugë në këmbë, me qëllimin fisnik për edukimin shkencor e patriotik të nxënësve, në zonën kufitare me Serbinë dhe për t`u thënë shqiptarëve atje “rrini këtu, lut toka”;

- Kur Ai filloi veprimtarinë ilegale nën hundët e UDB-së përgjuese, të vëmendshme dhe goditëse e pamëshirëshme, e egër;

- Kur Ai sakrifikoi lirinë personale, madje pa u hamendur fare, pa çarë kokën për rrjedhojat fatale, në kërkim të lirisë kombëtare;

- Kur Ai edhe pas burgut të parë, të dytë, të tretë, të katërtë, të pestë – ishte i gatshëm e pa asfarë ngurrimi për burgosjet e tjera të rradhës;

- Kur Ai, për hir të idealeve të mëdha dhe të parimeve të çelikëta, prishi dhe humbi, dhimbshëm, shumë miqësira, madje edhe me shokët që kishte vendosur më parë qoftë edhe vdekjen e njëkohëshme, kur dihet se jeta ilegale i ka edhe të papriturat e përgjakshme;

- Kur Ai, duke qenë pjesë e një familjeje të besimit fetar islam, madje vëllai i madh edhe me haxh të kryer, vendos, individualisht, t`i kthehet besimit fetar të të parëve, me një ceremonial të dinjitetshëm, në Liqenin e Batllavës, në shoqërim të Pastorit dr. Fehmi Cakolli, me ekipin e tij kishtar.

Pagëzimi publik protestant i Kadri Manit

Pas shumë hamendjeve, shtrohet pyetja logjike: Çfarë e shtyri Kadri Manin t`i kthehet fesë të të parëve – Krishtërimit? Realisht, Kadri Mani ka qenë figurë dhe personalitet i njohur e publik. Ka qenë i hapur, i çiltër dhe shumë i pranishëm në media, sidomos në ato elektronike, internet. Ka përcjellur, ka komentuar, madje si askush tjetër, pothuajse, gjithëçka të publikuar në median ditore dhe atë periodik. Ai ka çmuar, deri në skajshmëri, kohën, pa humbur as edhe minutat bosh. Në ditën e dytë, pas operacionit në zemër, në një klinikë të specializuar zvicërane, do të shkëputej nga krevati, për të vazhduar shkrimet, aty ku narkoza ia kishte ndërprerë. Personeli mjekësor ishte dorëzuar para këmbënguljes të njeriut të letrave – Kadri Mani.

Dy vese tek njerëzit, të cilat Kadri Mani i ka urryer pamëshirshëm: mosmirënjohjen dhe hipokrizinë.

“Po i the njeriut – mosmirënjohës -, s`ka nevojë ta shash më tej me asnjë fjalë, që të gjitha i ke përfshirë”,- thoshte Kadriu”.

Klerikët myslimanë, të shkolluar në Universitetet arabe, thonë se “ai që nuk agjëron, nuk është mysliman”. Nëse shqiptarët e Shqipërisë londineze u privuan dhunshëm nga feja, nga agjërimi, në vitet `60-a, dy dekada më vonë, shqiptarët e besimit myslimanë, në Kosovë, në shumicën absolute, zvetnuan vullnetarisht, në heshtje, ushtrimin e riteve fetare. Dhe, sot, numri i agjeruesëve është simbolik, në raport me numrin e atyre që e kanë braktisur, duke harruar edhe ato pak “dovë”, lutje në gjuhë të huaj, arabe, pa mësuar kurrë se cili ishte kuptimi i tyre.

Rrjedhimisht, është krijuar një situatë e veçantë, jo e zakonshme. Njerëz që besojnë në një Zot, por që kanë braktisur fenë islame, duke mos kryer ritet, obligimet e saj elementare. Dhe, duke mos përqafuar një fe, një religjion të dytë, kanë ngelur besimtarë, por pa fe të caktuar.

Shkollimi, arsimimi masiv i shqiptarëve të Kosovës, hopi cilësor i bërë në vitet´70-a, njohja në detaje të historisë kombëtare, konvertimi i dhunshëm, nga besimi i krishterë në besimin islam, i bërë nga Perandoria pushtuese Osmane, janë faktorë domëthënës të këndelljes. Predikimi i disa klerikëve myslimanë, por edhe i ndoca “historianëve” trumykur se “shqiptarët përqafuan vullnetarisht fenë islame”, demantohet bindshëm nga gjetjet e dokumentacionit të kohës. Presionet e shumëllojshme të popullatës të krishterë, si mosdhënia e tapive të tokës dhe këcënimi për t`ua marrë atë, për rrjedhojë, kërcënimi me uri të atyre që i rezistonin konvertimit fetar.

Një fakt tjetër logjik: Njerëzit prirën për ta përmirësuar dhe lehtësuar jetën. Andaj, bie ndesh me logjikën e shëndoshë, nëse aprovojmë tezën marroqe se “shqiptarët u konvertuan vullnetarisht, duke lënë ushtrimin e fesë krishtere, më të lehtë dhe më qytetëruese, për ta marrë fenë “vurmake” islame, e cila, vërtet, kërkon sakrifica për përmbushjen korrekte të kodeve të saj fetare dhe që kulmon me agjërimin një mujor të “Ramazanit”.

Kompromisi “zbutës”, të konvertohet në fenë islame vetëm kreu familjar, për ta shpëtuar sekuestrimin e tokës, shpjegon edhe misterin pse brenda familjes bashkëjetonin dy besimet: të fesë krishtere dhe islame!

Një shekull më parë, Evropa demokratike ua dhuroi pavarësinë shqiptarëve të Shqipërisë londineze. Ushtria pushtuese u largua dhe shqiptarët u çliruan fizikisht, por fenë islame ua la peshqesh, duke i lënë të pushtuar shpirtërisht dhe mendërisht.

Të thirrësh në fenë islame dhe të mos përmbushish asnjë nga obligimet kodike të saj, është hipokrizi e kulluar. Andaj, Kadri Mani urrente fort hipokrizinë dhe nuk heshti. E denoncoi këtë hipokrizi dhe veproi, për të mos mbetur pjesë e saj. I bëri publike bisedat dhe deklarimet hiç fisnike, bilëz, përçarëse, kriminale e antikombëtare të ndoca klerikëve islamë, sot ligjbërës në hierarkinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët nuk kursyen as epitetet: kurvë, magjupe, shtrigë, spiune e Vatikanit, spiune e Amerikës dhe tjera pisllëqe të turpshme, për të madhërishmen tonë, Nënë Terezen e amshueshme shqiptare, Nënën e Globit.

Kadri Mani kishte studjuar të gjitha besimet fetare. Dhe, bëri zgjedhjen e duhur, duke përqafuar besimin e të parëve, atë të krishterë. Vendimi i Tij është shumë më i drejtë, më parimor, më fisnik se sa ta ruante statusquonë hipokrite, kinse jam mysliman, por shpërfill të gjitha ritet islame?!? Ai për të qenë deri në fund i sinqertë edhe me njerëzit, edhe me Zotin, shënoi në Testamentin shkrimor arsyen e vendimit të marrë, vendin dhe mënyrën e varrosjes, pa u merakosur fare se çfarë do të mbllaçisnin fanatikët e çoroditur hipokritë dhe propaganda muhaxhedine e talebaniste. Po kaq dinjitoz në ceremoninë mortore të Kadri Manit ishte edhe Pastori i Kishës Protestante, dr. Fehmi Cakolli.

Dhe, nëse sot Kadri Mani nuk do të kuptohet mirëfilli, nesër do të falenderohet për nismën e pritur, për kthesën e madhe. Risimtarët i kanë prirë njerëzimit dhe si të tillë janë përjetësuar në mendjet dhe zemrat e kombit, të njerëzimit, në Panteonin e Lavdisë. Ai zgjodhi të varroset në gjuhën e Naimit dhe të Fishtës, në gjuhën shqipe të të parëve dhe jo në atë të huaj, arabe. Pra, me të drejtë u tha dhe u përsërit nga ngushëlluesit, përgjatë – Të Pamës – për Kadriun, se Ai u varros si shqiptar dhe jo si arab, siç vazhdon rituali i trashëguar nga kohërat e mungëta të pushtuesit.

Luftarak i paepur dhe polemist brilant

Në një bashkëbisedim inetervistues, që zëvendës-kryeredaktori i revistës “Shqipëria Etnike”, Zeqir Lushaj bëri me Kadri Manin, vetëm pak ditë para amshimit të Tij, shpaloset jeta dhe vepra e njeriut atdhetar, risimtar dhe problematik. Kjo intervistë e vjelur me shkas, madje me nuhatje e parandjenjë frike, se po ikën kësaj bote njeriu i përkushtuar i tëri çështjes kombëtare, do të mbetet guidë, për ta studjuar shpirtin zemrak dhe luftarak të Kadri (Os)Manit. “Karakterin e fortë e kam trashëguar nga babai, ndërsa logjikën e fortë nga nëna”,- thotë Kadriu.

Kadri Mani ka lënë një trashëgimi të çmuar, letrare dhe publicistike, të botuar në 8 (tetë) vëllime dhe, pothuajse, të gatshme për botim edhe 10 (dhjetë) vëllime të tjera. Stili i veçantë, satira, ironia për të keqen në shoqërinë tonë, dominon në veprën e Tij shkrimore. Ai ka qenë i drejtpërdrejtë, ka thënë të vërtetën lakuriqe, pa drojë e frikë e, mbi të gjitha, pa çarë kokën se çfarë dhe si mendojnë dhe reagojnë të tjerët.

Kadri Mani qysh tani ka krijuar boshllëkun në mediat elektronike të shkruara. Këtë shqetësim e kanë shprehur edhe moderatorët e zellshëm të “Zemrës Shqiptare”, Gëzim Marku dhe Ilir Dardani.

Përballja me aleancat kundrakombëtare

Aleanca anakronike e paradoksale e stalinistë-enveristëve me islamistët vehabistë-muhaxhedinë pikëtuan armiq të përbashkët: Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, Nënë Terezen, Ibrahim Rugovën dhe Papën e Vatikanit. Themi aleancë paradoksale, sepse komunistët janë ateistë aktiv, të pa fe, të cilët, sipas përcaktimit të kreut të tyre, Leninit rus, jo vetëm që nuk besojnë vetë, por agjitojnë dhe i bindin edhe të tjerët të mos besojnë në Zotin. Por, kjo nuk u prish punë islamistëve të ndërkyer, të tërbuar, të çoroditur. Mjafton ta luftojnë krishtërizmin, më sakt, katolicizmin, sepse me orthodokësinë serbo-sllave bashkëpunojnë të dy palët në aleancë.

Kadri Mani e denoncoi këtë aleancë të turpshme. Ashtu siç ishin adhurues të këtyre figurave kombëtare shumica absolute e shqiptarëve, edhe për Atë ishin kryeheronj të luftës, të humanizmit, të paqes, madje në përmasën botërore. Sulmi ballor dhe në prapaskenë të kësaj aleance-bandë karshi shtetbërësit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili me Flamurin e Skënderbeut dhe të Nënë Terezes, hyri në Kancelaritë e qendrave të vendosjes ndërkombëtare, me lutjen e madhe:” Shpëtoni trashëgimtarët dhe Atdheun e Skënderbeut dhe të Nënë Terezes, Kosovën, nga asgjësimi fizik, nga zhbërja si komb, nga falangat e Millosheviçit vrasës”.

Aleanca-bandë, komuniste-islamiste e Kosovës, e futur nën çadrën e koracuar të klikës pushtetare të`97-ës, të Tiranës zyrtare, e prirë nga presidenti i dhunshëm, Rexhep Mejdani, u trimërua deri në masën e sabotimit të hapur të luftës, duke nisur edhe likuidimin fizik të kundërshtarëve politikë ushtarakë dhe civilë. Lakejtë stalinistë-enveristë të Kosovës, të strehuar në “Bllokun” famëkeq të Tiranës, intrigonin me krerët social-komunistë vendorë, përdornin megafonët e Mejdanit me bandë, për të denigruar institucionet legjitime të Kosovës, të ngritura me mund e sakrifica nga Presidenti Rugova me shokë, në kushtet e një terrori të egër të pushtuesit mizor serbo-sllav.

Paturpësia kulmoi kur banda e komunistëve të bashkuar sulmoi, marrëzishëm e trishtshëm, Presidentin Rugova, duke e akuzuar për tradhti, pikërisht kur Ai ishte marrë peng, përdhunshëm, nga kasapi i Ballkanit, siç e quan bota demokratike Sllobodan Millosheviçin. Një akuzë e tillë, jashtë çdo logjike njerëzore, për Njeriun, i cili, urtësisht dhe mençurisht, përfitoi aleatë të fuqishëm, si Anglia e Franca, që dikur kishin qenë miq për kokë të Jugosllavisë, të Serbisë; për Njeriun që përtëriu miqësinë me Amerikën e zëshme, të prishur e të përdhosur nga avanturieri e lakeu rus-serb-aziatik, i pështirosuri Enver Hoxha; për Njeriun që solli NATO-n në Kosovë, me fluturaket e saj bombardues; për Njeriun vizionar, i cili parashikoi, tej dy dekadave më parë, axhendën e saktë të lirisë, të pavarësisë dhe bërjen e Shtetit të Kosovës. Dhe, risimtari Kadri Mani ishte i pari që e pagëzoi Presidentin Rogova me emrin e shënjtë: “Pejkamber i Kosovës”.

Kadri Mani do të përballej fort me bandën shqiptare të`97-ës dhe atë të Kosovës, LPK-në, e cila do të evoluonte nga një organizatë e thirrur për veprime revolucionare, në një bandë kriminale. Në tubime të shumëta gojarisht, me shkrime të përditshme, denonconte e mallkonte politikën kundrakombëtare të Tiranës zyrtare dhe të lakejve të saj – Lëvizjen staliniste-enveriste të Kosovës, synimet e tyre errëtake, për ta përçarë faktorin ushtarak e politik dhe pastaj popullin, për ta sabotuar luftën, duke e pamundësuar lirinë.

“Harresa” e pushtetarëve inatçi e hiç

Kadri Mani ishte mik i vjetër i Presidentit Rugova. Njohja e tyre daton në marsin e vitit 1965, kur Kadriu erdhi nga redaksia e revistës “Jeta e Re”, për pajtime në Gjimnazin e Pejës.

Shpifjet e horrakëve komunistë për Presidentin vizionar e irritonin Kadriun. Dhe, Ai, në përgjigje publikoi librin: “Dr. Ibrahim Rugova triumfoi në Kosovë dhe në Hagë”. Por, nuk u mjaftua me kaq. Botoi librin e dytë për dr. Rugovën, si personalitet e burrështetas markant. Ai nuk e bëri këtë, thjesht, për ta mbrojtur mikun e Tij Rugovë. Por, parimi i Tij për të thënë e mbrojtur të vërtetën, ishte dhe mbetet proverbial. Ai kurrë nuk ka qendruar në rrolin e spektatorit. Përkundrazi, ka qenë aktiv në të gjitha ngjarjet kardinale për kohën.

Heshtja zyrtare qeveritare dhe e mediave, të cenzuruara rreptë nga shefat stalinistë pushtetarë e qyqarë t Kosovës, me rastin e shuarjes fizike të Kadri Manit, është dëshmi e privatizimit të shtetit dhe të shpërdorimit kriminal të pushtetit. Pavarësisht ndëshkimit me harresë të njeriut që bëri aq shumë për popullin, kombin, Ai do ta mbijetojë heshtjen dhe harresën e tanishme pushtetare, duke i kthyer ata në hiç, ashtu siç janë njëmendësisht uzurpuesit, me plumb e gjak, të pushtetit në Kosovën tonë, keqas të përdhosur dhe të përtokur.

Kadri Mani u mungon sot jo vetëm Familjes të Tij të nderuar, miqve, shokëve dhe dashamirëve të shumtë, por edhe lexuesit shqiptar gjithësesi. Ikja kësaj bote, lamtumira e Tij, është një humbje e madhe për letrat dhe mendimin shqiptar.

Ne, miqtë, dashamirët, atdhedashësit, në mirënjohje për sakrificat e bëra për popullin, kombin, për më shumë se gjysmëshekulli, të Kadri Manit, vazhdojmë të lutemi kolektivisht, që shpirti i Tij i dlirë të gjejë prehje në Parajsë.

Lavdi jetës dhe veprës të begatë të Kadri (Os)Manit!

Shtutgard, më 28 Verdhor 2012

Kadri Mani ishte pendë e ndritur e kombit, luftëtar, veprimtar dhe ish i burgosur politik nën regjimin jugosllav!

Nga Asllan DIBRANI

-Nga e majta Gëzim Bunjaku Ylli Mani me të birin Granit-in

Vdekja e Kadri Manit tronditi gjithë rruzullin shqiptar, ku ndihet fryma e kombit shqiptar, aty ku ka aromë të Shqipërisë etnike, aty ku lulet i mbolli Kadri Mani për një Shqipëri të bashkuar. E tronditi botën shpirtërore të krijuesve në frymën kombëtare, na tronditi ne, ish të burgosurëve politik për çështjen kombëtare, që në kazamatet serbe ndamë një mollë në 4 pjesë! Kadri Mani la zbrazëtira në krijimtarinë e tij, si publicist, gazetar në rubrikat aktuale në të gjitha mediet, sidomos në faqet e Internetit, ai la zbrazëtirë në teatrot artistike, i cili edhe në moshë të shtyrë ishte aktiv. Kadri Mani la zbrazëtirë në zemrat e ish nxënësve të tij, familjarëve të tij. Kadri Mani la zbrazët hapësirat e gazetave që ai i drejtonte, por edhe në ato që bashkëpunonte, që ishin si qendër informative dhe shkëmbimi të kulturës, artit, politikës, ekonomisë e shumë gjërave tjera, që i kishte në plan për hedhur në letër për interesin e rrafshit kombëtar, ai luftonte të këqijat qe u fërkoheshin për çdo ditë rreth strumbullarit kombëtar, progresiven e ndihmonte deri në realizimin e programit të tij dhe frymëzimin qe kishte për një “Shqipëri Etnike”.

Kadri Mani ishte pendë e ndritur e kombit, që nuk pushoi se vepruari edhe në çastet e fundit të jetës në spital. Kadri Mani ishte patriot me virtyte më të larta qe ka një shqiptar për kombin e vet. Kadri Mali ishte një arrogant dhe i pa fytyrë për të pa- fytyrët, për tradhtarët, injorantët , pseudopatriotët, maskagjinjtë, abuzuesit, intrigantët dhe njerëzit demagogë pranë çështjes kombëtare të vendit, që cënonin integritetin e kombit. Kadri Mani brezit të tanishëm i la vepra, porosi, edukatë, frymëzim si të duhet atdheu, andaj ta përkujtojmë këtë njeri të regjur për çështjen kombëtare. Të qoftë dheu i lehtë o Kadri Mani dhe veprat që lë pas vetes, shëmbëlltyra jote, lë t`i shërbejnë këtij populli qe t’i sjellin dritë për idealin tuaj të “Shqipërisë Etnike”, që veprove dhe punove për te deri në ditën e vdekjes. Andaj qofsh i bekuar edhe në atë botë, o i madhi dhe i shtrenjti miku im Kdri Mani. I rikujtoj vuajtjet dhe dhimbjet që na u krijuan sa ishim në burgun ma famëkeq të Serbisë në Nish, nga terrori serb, por ai gjenocid u përcoll fatkeqësisht edhe deri ne ditët e sotshme nga tradhtarët e vendit dhe bashkëpunëtorët e okupatorit, nga e cila ti e mbajte gjithmonë pendën e mprehtë nuk i lë, por i godite me fakte dëshmi dhe argumente …

Lajm tepër i dhimbshëm ishte i asaj dite kur dëgjova për vdekjen tënde. Ishte një lajm tepër i hidhur për neve ashtu si edhe për juve e nderuara Familja Mani, që keni organizuar ketë të pame sot në Göppingen! Në këto raste vështirë se mund të gjej fjalë për ta lehtësuar dhimbjen dhe shpirtin tuaj, që gjendeni shumë të pikëlluar me rastin e humbjes se më të dashurit tuaj. Është tronditëse për JU si dhe për NEVE dhe gjithë “Kombin Shqiptar”. Lotët nuk më rrjedhin aq lehtë, por ky lajm tragjik e bëri të veten, nga kujtimet e së kaluarës së hidhur, por edhe të lavdishme që dha ky burrë i kombit shqiptar për çështjen e “Kombit Shqiptar dhe për Shqipërinë Etnike”, që rrënimi i sistemit jugosllav ishte edhe vepër e babait tuaj o Yll Kadri Mani me familje, që jeni prezent dhe ju falënderojmë për organizimin e kësaj të pamje, të cilën e pasoi edhe një ore përkujtuese për te ndjerin Kadri Manin. Babai i juaj dhe miku ynë Kadri Mani ishe njeriu më i pathyeshëm në burgun famëkeq të Nishit, që mbi gjysmën e burgut e kaloi në qelitë e shtëpisë së bardhë, që shumë shokëve tanë ju mbetën eshtrat në atë burg të egër dhe famëkeq për shqiptarët. Hyri në burg dhe doli i palëkundur, përkundër reprezaljeve dhe torturave që u ushtruan kundër tij .

Tani do ta lexoj edhe një poezi

Kushtuar Kadri Manit

mikut tim nga Burgu i Nishit!

Qelitë e burgut në Nish, Serbi

të mërdhini kockën trupin e gishtëri

vetëm një ideal kishe o i madhi Kadri

ta bëjmë nënën Shqipëri.

I shtrirë në beton të ftohtë

e i torturuar me kërbaç

e pash dhe e preka horizontin

e murit dhe gjurmëve për ardhmërinë

aty e pash edhe gjakun e gjyshërve

dhe stërgjyshërve tanë

i skuqur dhe i vizatuar

me gjak për liri.

Gjurmët e çizmes së armikut në mur

fluskat e borës t`i mbuluan këmbët

batanijet e kuajve të lagura

nga dritaret e thyera

shkëlqenin nga acari.

T`i kujtoj vuajtjet tua Kadri Mani

birucën e derës në dhomën e vogël

ushqimin që na e dhanë si qenëve

e bukën e ngrirë!

Kadri Mani o burrë i kombit

të kujtojmë për shumë mot

qe luftove për vendin tatë

ishe dhe mbete patriot!

E nderuara familja Mani, të nderuar miq, të nderuar bashkëpunëtor të mediave tjera, të nderuar publicistë dhe gazetarë, dramaturgë dhe bashëkolegë te të ndjerit Kadri Mani, me këtë rast i pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Përmes jush dëshiroj t`i shprehu dhembjen dhe ngushëllimet edhe farëfisit të gjerë të familjes Mani, në emrin tim dhe ish të burgosurëve politikë, në burgun famëkeq të Nishit, në Serbi, që ishim bashkëluftëtarë të të ndjerit Kadri Manit. Pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta në emrin tim , në emrin e familjes time dhe grupit nga emrat e të burgosurëve në atë burg famëkeq . Pranoni edhe nga një pjese e të burgosurëve politikë edhe në Gjermani që kam kontaktuar me ta!

Po i përmendi emrat me sa vijon ;

Nga Berat Luzha, Martin Çuni, Sejdi Veseli, Gani Krasniqi, Hydajet Hyseni, Sylë Muja, Gani Koci, Ramadan–Gashi Dobra, Xajë Nura, Sali Sefa, Bajram Kosumi, Kadri Llugaliu, Sali Salihu, Rexhep Maqedanci, Musli Kosumi, Muhamet Rogova, (Xhemail Krasniqi i vdekur në burgun e Nishit nga keqtrajtimet)! Sejdi Elezi, Bedri Bajrami, Hasan Ukëhaxha, Enver Dugolli, Agim Sahiti, Halit Berisha, Sabri Sopi, (Gursel Sylejmyani, dëshmor i vrarë në luftën e Jezercit në Ferizaj me gjthë vëllain Bajramin) !?. . . Sejdullah Musliu, Jonuz Musliu, Myslim Dobruna, Selim Zhubi, Hysen Gega, Sherif Konjufca, Milaim Krasniqi, Vehbi Fetahu, Xhevat Zeka, Ali Lajqi, Emin Krasniqi, Ahmet Isufi, Salih Mala, Ramiz Arifi, Skënder Vardari unë, Asllan Dibrani dhe Ti, i madhi Kadri Osmani, që ishim në shërbimin e atdheut.

Të qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Etnike! Të ndritë varri i tokës së bekuar që aq shumë e deshte, punove dhe sakrifikove për te! Me dashuri, respekt dhe pikëllim të thellë e krenari, nga miku i juaj AsllanDibrani.

Faleminderit për vëmendjen pjesëmarrës të nderuar, faleminderit që gjet kohë ta kujtojmë këtë njeri që la vrragë të mëdha ne zemrat tona.

Shtutgard 28.10.2012

Për Atdhetarin e Kombit Kadri Mani, ruaj shumë kujtime

Nga Xhafer LECI

Një grup shokësh nga Akademia përkujtimore

Kadri Osmanin-Manin e kam njohur në vitet 1970-a dhe1980-a, përmesshtypit tëatëhershëmlegal dhe ilegal, kurse përsonalisht, për herë të parë e kam takuar në Tiranë, në verë të vitit 1994. Atëherë pata udhëtuar nga Gjermania për në Shqipëri së bashku me Arban Hoxhën, ish i burgosur politik. Atje e takuam bacën Kadri, në shoqërim me Sami Dërmakun dhe Sali Bashën, që të dy ish të burgosur politikë.

Në këtë tubim përkujtimor dëshiroj të shpalos vetëm disa kujtime të mia të paharruara, përmes të cilave do të përpiqëm që sado pak të ndriçoj dëshirën e madhe të Kadri Osmanit-Manit që lidhet me studimet e Tij mbi të kaluarën e kulturës, besimeve dhe traditave tona të lashta kombëtare.

Memikun tim Kadri Mani kam marrë pjesë në disa mbledhje të subjekteve politike, klubeve e shoqatave, si në Kirchheim -Teck, Ludwigsburg në SHKSH “Bardhosh Gërvalla” në një tubim të Bashkësisë së Intelektualëve, ku merrte pjesë edhe sekretari i atëhershëm Rexhep Elezaj e shumë të tjerë, në Metzingen në një tubim që kishte organizuar Tefik Kallaba me shokë, në Heilbronn në Resturantin “Pizzeria Sonne” të pronarit ulqinakut-Osman Doda, në Göppingen në lokalet e SHKSH “Nanë Tereza”, me ç`rast pati zhvilluar një bisedë me Mr.Mazllum Hasimja, në lidhje me gjuhën dhe letërsinë shqipe e tjerë.

Ruajmbi 100 mesazhe e letërkëmbime të postuara përmes postës elektronike, deri pak ditë para se të ndërronte jetë baca Kadri, jemi shkruar e telefonuar mes vete.

E kisha mik shtëpie, shkoja familjarisht në Zvicër dhe Prishtinë. Edhe Ai vinte tek unë në Gjermani dhe Gjilan.

Bashkësia Shqiptare në Zvicër,në qytetin Arbon, në qershor 1998, pati organizuar njëSimpozium shkencor, me rastin e 2000 vjetorit të Krishtërimit te shqiptarët.

Këtë organizim të madh, ku morën pjesë qindra bashkatdhetarë e zvicranë, intelektualë e dijetarë shkencorë, nga të gjitha trojet dhe Mërgata jonë shqiptare. Këtë Simpozium e patën organizuar kryetari i Bashkësisë, ing. Ahmet Asani dhe Krist Coli, bashkë me kryesinë e Bashkësisë etj. Në këtë Simpozium pati marrë pjesë edhe baca Kadri, unë me kushërinin tim Xhavit Leci etj.

Më 09.09.2007-të, baca Kadri më merr në telefon dhe më thotë: Xhafer, unë jam në Gjilan, dua ta vizitoj këngëtarin Demir Krasniqi, a din ku banon ai? Jo i them nuk e di por e pyes njerin nga vëllezërit e mi, ata e dinë. Shkuam tek Demiri bashkë me bacën Kadri dhe vëllain tim Femiun. Demiri na priti shumë ngrohtë, na dhuroi nga një libër dhe na tregoi disa nga veshjet kombëtare… na foli edhe për luftën, vujatjet e tij…

Bacës Kadri dhe Demirit u tregova se sot kam një takim me disa kushëri të mi në Kamenicë, nëse keni dëshirë mund të vini edhe ju, u thashë. Me kënaqësi u përgjigjen të dy. Shkuam në Kamenicë në Hotel -Restorant “Jehona”, aty ishin mbldhur nja 20 kushëri të mi, disa prej tyre ish ushtarë të UÇK-së, Lulzim A.Leci, Xhevat Sh.Leci, Xhemajl Leci, i plagosur gjatë luftës, me dy djemtë e tij Milaimin e Lulzimin, po ashtu pjesëmarrës në luftë,etj…Kur fliste baca Kadri të gjithë e dëgjonim në heshtje sikur të mos kishim gojë. Nja 4 orë u kënaqëm duke biseduar për gjithçka e sidomos për të burgosurit politikë dhe luftën e fundit.

Diku rreth orës 23.00 na erdh një lajm i dhimbshëm, kishte vdekur djali i axhës tim Shefki Hetem Leci, baba i kolonel Xhevat Lcit, i cili ishte aty me neve në ate mbrëmje të gëzuar deri ora 23.00. Shpejt, pa u hamendur, i thashë vëllait tim Femiut: Merre veturën time dhe çoje në Gjilan bacën Kadri dhe Demirin.

Nga ai gëzim, kaluam në një dëshpërim të pa pritur.Të nesërmen u bë varrimi i Shefkiut të ndjerë, morën pjesë qindra miq, shokë, dashamirë e qytetar të Kamenicës. Shefkiu i ndjerë, shofer autobusi, ka qenë një burrë shumë i ndershëm dhe i dashur për të gjithë ata që e kanë njohur, prandaj edhe varrimi dhe të pamet për te ishin madhore.

Me vrasjen e komandantit, kolonel Tahir Zemaj, më 04 janar 2003, qe hapur të pame në Felbach-Stuttgart të Gjermanisë dhe në Spreitenbach afër Zürich-ut nëZvicër. Në Spreitenbach mora pjesë me Kadri Osmanin-Mani dhe Mejdi Laçajn, me ç`rast shpreha ngushëllimet dhe shqetësimin për krimet politike në Kosovë.

Në Prishtinë, me rastin e ceremonisë të përurimit të Katedralës “Nëna Terezë”, më 4 shtator 2010, morëm pjesë sëbashku me bacën Kadri dhe djalin e Tij, Rabitin. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, iu drejtua me një fjalë rasti pjesëmarrësve të ceremonisë, në mesin e të cilëve ishin edhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i dërguari i posaçëm i Papa Benediktit XVI, Imzot Zef Gashi, përfaqësues të lartë të Kishës Katolike, besimtarë të shumtë katolikë dhe të besimit islamë. Presidenti Sejdiu, në fillim të fjalës së tij, shprehu ndjenjën e thellë të respektit për Presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën dhe Imzot Nikë Prelën, të cilët kishin vënë gurin e themelit të Katedralës. “Këta dy kolosë të Kosovës e bekuan gurthemelin e Katedrales, të pagëzuar me emrin e shqiptares të madhe, Gonxhe Bojaxhiu, e mbiquajtur “Nëna Terezë”, e cila botërisht u shpall “Personalitet i Shekullit XX”, duke e lartësuar emrin e Kosovës dhe të shqiptarëve kudo në botë”, – tha ai.

Me këtë rast baca Kadri më pati pyetur se çka mendoj unë për Katedralen?

- Unë i thashë se kjo Katedrale e zbukuron dhe i jep Prishtinës një pamje të një qyteti të metropoleve evropiane. Evropa është kontinent i krishtërizmit. Edhe ne shqiptarët jemi popull evropian. Kadriu ma ktheu: “Keni plotësisht të drejtë”.

Jo vetëm se e kisha mik Kadri Manin, por shumë më tepër e respektoja për trimërinë, vendosmërinë dhe punën e Tij të madhe dhe të palodhshme që bënte Ai për çështjen tonë kombëtare. Duke e ditur se Ai ka qenë i dënuar më 25 vite burg, prej të cilave i ka vuajtur 17 vite, që me të drejt unë e quaj Kadri Manin, pas Adem Demaçit, i burgosuri politik numër dy në Kosovë.

Vetëm ata që kanë vuajtur burg dhe familjet e tyre mund t`i përshkruajnë vuajtjet e tyre. Në një pyetje që i pata bërë me një rast bacës Kadri:

- Çka keni përjetuar më së rëndi gjatë viteve të burgut? Nga shumëçka që më ka treguar, po ceku vetëm një:

“- Me një rast në qeli në Maribor të Sllovenisë ma lëshuan nxemjen, kush e di sa, ndoshta 50 grad e më shumë. Krejt rrobet i hoqa nga trupi im i djersitur, dukësha sikur të isha la në ndonjë pishinë. Pas disa minutave ma lëshuan të ftohëtit, me ç`rast teshat m`u ngrinë në trup, sytë, goja dhe krejt trupi”.

Paramendoni se me çfarë metodash barbare e çnjerëzore ushtronte dhunë UDB-a jugosllave kundër shqiptarëve të pafajshëm, vetëm pse kërkonin barazi kombëtare, që të jetojnë të lirë e të barabartë, si të gjithë popujt tjerë jugosllavë.

Këtoditë pata një bisedë me djalin e Kadri Manit, Yllin, i cili më foli për vuajtjet e familjes së tij, duke më thënë:

“- Xhafer, tash kam mbushur 48 vjet, gjithësejt nuk i kam kaluar 5 vite sëbashku me babain tim. Kur kam qenë fëmijë, baba ishte në burg. Pas viteve të 1990-a unë jetoj në Gjermani, kurse baba im jetonte në Zvicër e Kosovë”, – më tha Ylli.

Kur mora lajmin e hidhur për vdekjen e Kadri Osmanit- Mani, më 10 tetor 2012, udhëtova me avion nga Shtutgarti në Prishtinë, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Në njërën nga sallat e Fakultetit Filozofik, të organizuar nga Shoqata e të Burgosurëve Politikë, u bënë homazhe pranë arkivolit me trupin e pajetë të Kadri Manit. Pastaj u mbajtë një Akademi Përkujtimore, në nderim të jetës dhe të veprës të bacës Kadri. Fjalën kryesore e mbajti shoku i Tij i ilegales dhe i burgut, Binak Ulaj, duke përshkruar jetën dhe veprën madhore të njeriut të pamposhtur, Kadri Osmani-Mani. Fjalë miradije për ish të burgosurin shumëvjeçarë tha edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, profesor Ibrahim Gashi.

Kadri Osmani – Mani ka lënë Testamentin shkrimor për mënyrën dhe vendin e varrosjes. Dëshira e Tij e fundit ishte varrosja në varrezat e të parëve të Tij, në Makresh të Poshtëm, aktualisht, nën administrimin e komunës të Artanës-Novobërdë. Pjesëmarrja ishte solide e dhembja e madhe e të gjithë të pranishmëve në ceremoninë e varrimit.

Baca Kadri ka lënë pas vetes bashkëshortën Shukrijen, djemtë: Rabitin e Yllin, vajzën Hidajeten si dhe nipërit dhe mbesat.

Krejt këto që i thashë këtu janë fare pak, në krahasim me veprën e madhe të Kadri Manit.

Lavdi jetës dhe veprës të njeriut të madh e stoik – Kadri Osmanit- Mani!

Göppingen, 28.10.2012

-Nga e majta Idriz Zeqiraj, Yllka dhe Ylli Mani, Asllan Dibrani, Granit Mani, Xhafer Leci dhe Agon Mani

 



(Vota: 15 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora