Editorial » Sidheri
Elvi Sidheri: Histori kulisash dhe te vertetash per 100 vjetor!
E enjte, 15.11.2012, 08:53 PM
Histori kulisash dhe te vertetash per 100 vjetor!
Nga Elvi Sidheri
Nuk e di
a e vuri re tjeterkush, apo vetem syri im "atdhedashes", i cili
ndoshta i gjemon edhe panevojshem keto detajeza, por m'u duk mua pra, apo zonja
e nderuar Hillary Clinton, zgjodhi te vinte ne Rinas "KUQ E ZI"?
Sepse sic
e pashe une, kjo grua e dashur, e cila njihet per dashamiresine e saj ndaj
ceshtjes tone kombetare, ajo pra, sapo u shfaq jashte deres se avionit zyrtar
"Air Force...something" kishte veshur nje pallto te hijeshme te zeze
dhe si per kombinim "do Zoti" te paramenduar, ne qafe ajo mbante nje
shall te bukur ngjyre te kuqe!!!!!
Kjo
rastesi, apo ky veprim i qellimte, a nje Zot e di sesi t'a cilesojme kete
ndodhi te rralle ne nje vecanti unike, kjo gje pra, mua personalisht me la
"pa mend", porsa TV-te shqiptare shperndane me njefare vonese pamjet
e para te vizites ne fjale te zonjes sekretare shteti ne Tiranen me shi
vjeshtor ate dite.
Me pas, takimet
e saj normale me kreret e shtetit tone, si dhe me nje grusht femijesh te nje
shkolle me emrin e presidentit Wilson, e ne fund takimi me "te
gjatin" opozitar, keto gjera pak me bene shume pershtypje.
Sic i
themi ne "Tironsshe"...:"petllen m'a hoqi fare" fjalimi i
mrekullueshem, brilant, i mprehte, i dashur dhe i perkujdesur qe zonja e madhe
mbajti para parlamentit shqiptar.
Aty
gojetaria e ketij njeriu, njohurite e saj te gjera mbi punet shqiptare, historine
dhe vuajtjet tona, dhembshuria e dashuria e saj per neve shqiptaret, dolen
dukshem ne pah!
Ftohtesise
tipike diplomatike, frazave te bera, shablloneve qe rendom thuhen deri ne nje
inflacion total kuptimi dhe permbajtjeje, gjithe ketyre gjerave zonja sekretare
iu shmang me qellim.
Dhe ajo
qe rrjedhshem doli nga goja e saj, ishte nje bashkebisedim, jo vetem me ata
rreth 140 deputete prezente ne salle, por edhe me te 4 milione e 200 e ca mije
shtetasit me gjendje civile ne Shqiperi dhe me shqiptaret kudo neper rajonin
tone.
Ajo qe
cdo shqiptar i paroitur (rrjedhur) nga trute, do e kishte kuptuar
domosdoshmerisht ne fund te fjales se saj, do ishte dicka e qarte si drita e
diellit!
Prandaj
edhe debilizmat e zakonshme politike, neper gazetat e se nesermes, edhe kazanin
me te qelbur te pleherave do e kishin pak!
Te shkosh
e te sterhollohesh neper interpretime, te humbesh qellimisht ne perkthim (lost
in translation, sic thone amerikanet), me synimin qe fjalimin apolitik e puro
PROSHQIPTAR te zonjes sekretare, t'a kthesh ne favorin e axhendes tende
politike, ky eshte nje KRIM antikombetar!
Por sic
edhe e dime nga eksperienca e gjate, antishqiptarizmi, fatkeqesisht ka lindur
bashke me vete shqiptarin!
Qe te
tjeret s'na duan edhe aq, kete e dime.
Por edhe
me te qarte nevojitet t'a kemi, qe sa c'e urrejme ne vetveten, pakkush na urren
neve!
Ceshtja
eshte qe kushdo qe historikisht, ka dashur te na beje keq, ai ose ata, tek
shqiptaret veteurryes, ka/kane gjetur aleatet me te mire per realizimin e
qellimeve te tyre ogurzeza.
Vetem
keshtu mund te shpjegohet sesi pas asaj fjale madheshtore, me shume pak
perjashtime, gati askujt, as "iu prish gjiza" dhe mesazhi i zonjes
Clinton u la ne heshtje, u keqinterpretua, apo u shtrydh ne ate pike, sa me
s'kishte aspak kuptim.
E vertete,
ajo foli per korrupsionin, dialogun politik e po ashtu beri nje apel per
zgjedhjet e ardheshme parlamentare.
S'po i
hyj ketu analizes a iu drejtua njeres apo tjetres pale, ne te djathte a te
majte te kuvendit?
Por do
donte theksuar, qe vertete njeres pale, asaj qeverisese, i kerkoi dialogun dhe
organizimin e zgjedhjeve te ndershme (sic kane qene sipas cdo raporti
nderkombetar, secila zgjedhje nga 2003-shi e deri ne 2011-en, se ndryshe qeverite
tona afermendsh t'i njihte kush e aq me pak te kishim hyre ne NATO e te ishim
para dyerve te BE-se)!...
-Kurse
pales tjeter, iu nenkuptua, ashtu sic kur eshte dashur, i eshte thene me ze te
larte, se kryengritjet, qofte edhe disa oreshe, ne 10-vjecarin e dyte te
mijevjecarit te ri ne mes te Europes, ne nje vend te NATO-s NUK LEJOHEN!
Kaq iu
tha zonja Clinton partive e politikaneve tane, gjera qe ua kane thene edhe
ambasadore e funksionare te tjere amerikane te nje rangu me te ulet.
Ajo qe
mua me mikloi veshin, m'a ngriti zemren peshe, ishin fjalet e forta si
shkrepetime qe zonja sekretare e shtetit, na dedikoi neve te tjereve, gjindjes,
vegjelise, nen-olimpasve, pra popullit shqiptar.
Dhe aty
une qe mendoj se degjoj nga veshet, kuptova shume gjera ashtu si edhe m'u konfirmua
dhe njehere admirimi per zonjen Clinton e familjen e saj, respekti per Shtetet
e Bashkuara te Amerikes dhe bindja qe ky aleat do jete krah nesh sa here te
jete nevoja.
Tre
momente ishin kyce ne fjalen e saj tejet frymezuese e inkurajuese.
E para
ishte dalja e saj jashte skemave diplomatike dhe pozicionimi krah nesh edhe
larg pergjate historise.
E pohoj
kete sepse zonja Clinton, duke folur per mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara
dhe te presidentit Wilson, tha me plote goje:"se ata kishin penguar
copetimin e Shqiperise"!
T'u
siguroj se ketu zonja e madhe, ka kaluar linjat diplomatike e ka marre
qartesisht krahun tone, pasi vec librave tane, cdo burim tjeter i huaj historik,
periudhen e pavaresise sone dhe copetimin e trojeve shqiptare, e fut tek koha e
Lufterave Ballkanike dhe tek ndarja mes paleve nderluftuese e ish-tokave
osmane.
Kaq!
Mjafton
qe edhe kete fakt, zonja sekretare e shtetit amerikane, duke folur
"ZYRTARISHT" e jo ne ndonje darke private, ajo dhe shteti me i
fuqishem i botes, e shohin me kendveshtrimin tone shqiptar, mjafton kaq qe neve
te jemi shume me teper sesa Te Lumtur!
Me pas
ajo, ne te kundert te shume zyrtareve e politikaneve tane, si dhe nje shpure
masive te huajsh dashakaqe, historine e Shqiperise e popullit tone, nuk e
kufizoi kurresesi si vetem brenda ketyre 100 viteve nga shpallja e pavaresise!
Por me
inteligjence ajo permendi 100 vjetorin, ne historine e lashte (ancient) te
popullit shqiptar.
Dhe e
treta e me e rendesishmja, ajo beri nje deklarate "bombe", te cilen
na e deklaronte neve shqiptareve, shtetit tone 100 vjecar, por mbi te gjitha
secilit prej fqinjeve tane.
Atyre ne
Beograd, qe hane miza konkretisht ne nje shtet qe po u behet si Pashalleku i
Beogradit para 170 vitesh, sllaveve te Fyrom-it e monumento-cmendurise se tyre
dhe heleneve brekegrisur qe lypin ndonje euro anembane Europes e akoma na
"gefurren" (fryhen) neve!
Ajo tha
tekstualisht, pa doreza, pa asnje nenkuptim, se Shtetet e Bashkuara te Amerikes,
kane qene krah Shqiperise per keto 100 vite dhe do jene krah nesh ...edhe per
100 vite te tjera edhe per 100 te tjera dhe per 100 te tjera!
Mua kjo
shprehje, keto fjale, ky zotim solemn, me beri te lumtur, te forte e me dha
edhe me shume guxim e besim per te ardhmen time, te shtetit e te popullit tim.
Vertet
shteti yne, nuk i merr 3 miliarde dollaret zyrtare (a me shume vjetore) ndihme
nga amerikanet si Izraeli.
Por
mbeshtetja e gjitheanshme amerikane ndaj nesh, eshte sidoqotejete e
pashembullt.
Wilsoni
dikur i cytur e bindur nga lufta e shqiptareve ne terren per shtetin e tyre, kunder
grekesh, serbesh e italianesh dhe nga influenca e shoqerise Vatra dhe korcareve
mendjendritur e shqiptareve te tjere te Amerikes, ai president pra, paskershka
nisur nje rruge te mrekullueshme, e cila bekimin e fundit porsa e mori nga
fjalet e zonjes Clinton!
Viti
1999-e e bombat mbi Beograd, te cilat me shume plasnin ne kokat e dehura ne
dhimbjen e shuar ne vodken e ruseve te deshperuar e te pafuqishem ne Kremlin, ai
vit pra ishte vetem nje tjeter konfirmim i kesaj mbeshtetje.
Ato bomba
njekohesisht, i dhane edhe Europes qe me duart e saj, na kishte ndare, copetuar,
mohuar ekzistencen, harruar e marre neper kembe, i dhane nje leksion qe Europa
nuk do te mundet t'a harroje kurre!
Prandaj
kjo Europa vazhdon t'i lere serbet gjakatare, qe t'i varen tek breket e u
koncedon atyre ndihma e statuse kandidat, megjithese po keta serbet perdite
shkelin qetesisht mbi genocidet e tyre, mohojne Srebrenicen dhe masakrat e
tjera!
Por
kujtdo, zonja Clinton i beri dhe njehere me te gjithe forcen te ditur, se
Shqiperia 100 vjecare e shqiptaret, e kane nje ALEAT!
Me te
mirin, me demokratikun, me te zhvilluarin, me te fuqishmin ushtarakisht, sepse
neve kemi pasur dhe do te kemi ne krah Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Me siguri
do kemi edhe Zotin!
Sesa do
kemi veten aleat apo armik, kesaj s'do i dihet kurre nderkohe!
Mua vete
KAQ me mjafton qe per kete 100 vjetor te shtetit tim, te jem mese i gezuar.
Nje shtet
me 100 vite historie moderne, tregon pjekuri, tradite dhe per me teper eshte me
i vjeter se mbi gjysma e shteteve te botes.
Ky
konfirmim madheshtor i mbeshtetjes amerikane, eshte qershia mbi torten e 100
vjetorit tone.
FALEMINDERIT
zonja Clinton qe erdhi vete te na e thoshte!
Per fat
qe ate dite, sipas tradites mortore opozitare, ate dite pra, askush s'e dogji
veten.
Sepse pas
hezbollaizimit te cadrave ne shesh, identikisht si hezbollahet libaneze dikur
para qeverise ne Beirut, pas tentatives per sjelljen e ndonje bishti te
"pranveres arabe" me kryengritjen e fundjanarit vjet dhe pergjigjes
elokuente , qe per shembull nje zyrtar i larte amerikan dha, duke shpjeguar se
Shqiperia ndodhet ne veri, per me teper ne Europe dhe jo largqofte ne Arabi a
Afrike, tani ndonje mendje plot fantazi opozitare, na shpiku edhe kamikazizmin
vetedjeges!
Sidomos
gjysem ore para se komisioneri Fyle te propozonte Statusin Kandidat BE-je per
Shqiperine!
Sikur, ata
majtas te zbrisnin nga rete ne toke, do shihnin qe ne kete 100 vjetor, Shqiperia
ka aq kriminalitet, dhune familjare, keqtrajtime grash e femijesh, paudhesishe,
infeksioni Neo-Otoman, sistem mjekesor problematik etj, sa s'ka fare nevoje per
keto "strategji arabe" te te berit opozite.
Dhe mbi
te gjitha, jo duke perdorur shtresen me te vuajtur e nderuar te shoqerise, te
Perndjekurit Politike qe ia dolen ferrit komunist.
Kur
mbeten gjalle pas internimeve, ata mund te shkonin e te kerkonin shpagim tek
Hierarket Komuniste e aty largqofte edhe t'a jepnin jeten, por nuk e bene!
Prandaj, mjaft
me me sakrifikimin e tyre, te ndergjegjes se gjalle te popullit tone.
Per t'a
mbyllur kete reflektim 100 vjetori, po merrem pak edhe me greket, varrezat dhe
Agimet e tyre te Arta!
Po qe se
shteti yne, per arsye integrimi dhe per shkak te emigranteve tane etj, nuk e
ngre hapur zerin ndaj turmave te humbamenove qe nga Helladha vijne te nderojne
ushtaret e tyre ne Kelcyre e Boboshtice e aty ndonje jevgjit, barkderr, i
palare e jargavites i Agimit te Arte, ia keput ndonje "mufke"
(pallavre), atehere dikush nga 2 milione e 840 mije banoret rezidente te
Shqiperise, nevojitet t'ia tregoje vendin atyre palacove.
Ne token
tone, askush s'duhet te guxoje te na provokoje!
Te
vdekurit e tyre pa nder, te 1942-shit etj, le t'i kujtojne greket, se ata te
Luftes se I-re Boterore kane vdekur prej pushkeve shqiptare si pushtues.
Por po
guxuan te na provokojne ne territorin tone, atehere do doja te shihja shume
here me teper njerez se djemte e PDIU-se apo AK-se qe i kundershtojne dhe ua
thyejne hundet.
Sepse
ashtu do marrin vesh.
Kur u ka
falimentuar shteti dhe s'kane c'te hane, inatin te mos e kerkojne tek neve
helenet!
Fundja keshtu
do kishte menduar edhe katragjyshi im, komiti patriot Jovan Prifti i cili dikur
la Bostonin dhe bashke me Gramenon, Germenjin e Bellkamenin , grekeve ua
tregonte tyten e pushkes.
Edhe ne emer te tij them, 100 vjetor te lumtur vendi im SHQIPERI!
PS: Si proteste
ndaj TV-ve shqiptare, qe shkruajne pa "Ç dhe ë" edhe pas 100 vitesh
shtet, keshtu bera edhe une sot.