E marte, 19.10.2021, 03:29 AM (GMT+1)

Kryeshkrim

Veneta Çallpani: Kush e ka radhën nesër?!

E diele, 28.10.2012, 11:23 AM


Kush e ka radhën nesër?!

Nga Veneta Çallpani – shkrimtare

Kam frikë të ndez televizorin, madje edhe kur ndërroj stacionet më dridhet dora kur kalojnë kanalet e lajmeve. Nga çasti në çast pres të dëgjoj ndonjë lajm tjetër për vrasjen e ndonjë gruaje, vajze apo foshnje... Shpeshherë e lumtur kam menduar me vete "Sa mirë që kam lindur dhe po jetoj këtë kohë, po jetoj në Demokraci. Tani që gruaja nuk është më e dhunuar, nuk është më e detyruar të qëndrojë vetëm në shtëpi e të jetë thjesht një shërbëtore e burrit dhe familjes" Do doja të vazhdoja përsëri të mendoja kështu, të ëndërroja, të zgjohesha e lumtur, e lirë dhe e kënaqur me ditët e bukura që mund të më presin. Por fatkeqësisht diçka u pre në mes dhe nënvetëdija ime është zgjuar rrëmbyeshëm e trembur nga nje uragan që e ndien shumë afër...Papritur ato dëshira u ndeshën me realitetin.

Të gjithë thonë se duhet të përballemi me Realitetin, të jetojmë me të. Edhe unë kështu mendoja derisa tani realiteti po më bllokon çdo mendim, po më bën të ndihem e pafuqishme. Çfarë po ndodh?! Vërtetë kohë më parë burrat i mbanin gratë të mbyllura në shtëpi, të nënshtruara, nuk i linin të ngrinin zërin për asgjë, por sot…Realiteti po ua shuan zërin përgjithmonë. Çuditërisht të gjitha ato femra që duan të jetojnë, të krijonë familje, po vriten pa mëshirë.

Sa gra e vajza u vranë? Kush e kishte fajin? Realiteti, koha, burrat.. Apo të gjithë ne? Kush fshihet pas gjithë këtyre ngjarjeve? Vallë a do të mund të prehet në paqe shpirti i Ajshes, Kozetës e shumë të tjerave që padrejtësisht iu ndërprenë ëndrrat në mes? A do të mund ti mbajë varri ato trupa të pajetë shpirti i cilave përpëlitet i lodhur për të thënë atë që iu mohua? Kush po mendon për to? Nuk mjaftojnë lotët e nënave të cilat të pafuqishme vajtojnë fatin e fëmijëve, por edhe vet fatin e tyre. Ata lotë nuk shprehin vetëm dhimbjen e humbjes së vajzave, por shprehin dhimbjen e pafuqisë për t’iu kundërvënë këtij realiteti e për të vënë drejtësi. Por kujt duhet ti drejtohen? Ku duhet të kërkojnë drejtësi? Kush është fajtori, kush i vrau?!...Heshtje…Deri kur?... Ndoshta derisa numri i këtyre ngjarjeve të rritet dhe të bëhet pjesë e jona, pjesë e realitetit që duhet të mësohemi me të e ta pranojmë kështu siç është. Jo, Jo! Mjaft më me këto fjalë “Ky është realiteti duhet ta pranojmë”. Realitetin e krijojmë ne, njerëzit, Mos u pajtoni me diçka që nesër mund t’ju ndodhë edhe ju. Çdo njeri ka të drejtën e tij për të jetuar… Edhe nje femër!

Më dridhet zemra kur mendoj se kush mund ta ketë radhën nesër?!



(Vota: 29 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora