E premte, 26.04.2024, 02:16 AM (GMT+1)

Mendime

Drilon Komonaci: Deklaratë irrituese

E marte, 16.10.2012, 06:41 PM


DEKLARATAT IRRITUESE

Nga Drilon Komonaci

Nuk dëshiroj të mbrojë e as që ka mundësi kush t’i mbroj këta që janë në pushtet, se i kanë bërë një mijë e njëqind probleme shumë të pa arsyeshme. Dhe shkaku i tyre nuk pranohet  asgjë pro shqiptarëve nga ana Evropës, e as Amerikës. Fundin do ta kenë të gjithë keq, veç këtë popull e ‘ka marrë në qafë’ klika dhe bashkimi i hajdutëve e kriminelëve. Dhe këta janë irritues me do ‘liberalizime vizash’ e me do farë aferash, si çfarë koalicioni do të ndërtojnë për qeveri, që të gjitha i tundojnë vetë, sa për t’ua tërheq vërejtjen opinionit publik. Këtij mileti që nuk kanë bukë goje për një ditë, u kërkojnë t’u duartrokasin. Këta e kanë rjepë këtë popull dhe e kanë lënë në diell cullak. Këta e kanë grabitur çdo gjë nga goja e këtij populli dhe nuk ka mundësi më të dilet nga gjendja e rëndë sociale. Këta janë një bandë e re, për të cilët kemi shpreh dyshimin se nuk do të jenë të tillë kështu si janë. Këta si hajduq që kishin qenë me kohë e janë edhe tash, i mbledhin ngat veti hajduqët e vjetër si Bujar Bukoshin, atë ‘hardallin’ e AKR-s, atë hajdutin e LDK – Haraqinë, etj. Po s’është veç PDK e kriminalizuar deri në fyt. Ruana Zot! Janë çartë e tërbue të gjithë. Janë në gara për pasurim sa më shumë e më shpejt. Si mund të çliriohet ky vend nga këto grupe vjedhëcukësh mesjetarë . Këta kanë futë në qeverisjet lokale njerëz që i bashkohen shërbimeve sekrete të tyre, veç për ta vazhduar e rrëmbye pushtetit edhe më tej. Kosova është e vogël dhe nuk po i ngop ata dhe familjet e tyre. Krejt lëvizjet që i bëjnë Njujork – Bruksel, qëllimin e kanë me hipokrizi ta vazhdojnë edhe më vjedhjen e këtij vendi. Dhe kur nuk mbetet asgjë, do të thonë, s’po lejojnë të huajt të avancojmë as politikisht e as ekonomikisht. E si do të përparoj ky vend me këta hajna? Kush nuk i ka vërejtur çfarë pasurish kanë bërë për kaq kohë? Kanë të drejtë plotësisht të huajt që të mos përfillin asgjë në favor të shqiptarëve me këta njerëz që i thonë vetës përgjegjës të Kosovës.

Donika Kada – Bujupi e AAK-ës

Kësaj radhe duhet t’ia përmendi edhe kësaj zonjës që është e përgatitur veç për ‘llafe’ e për poza televizive. Dua t’ia them disa fjalë jo aq modeste, sikur që nuk është ajo modeste. Dua t’ia përkujtoj disa momente që na i shprehin, që janë veç irrituese.

Nuk mund t’i besohet krejt çka flet zonja Donika Kada – Bujupi. Personalisht nuk e njoh. As nuk ia njoh bashkëshortin, as familjen e saj në përgjithësi. Mund të hyj në mëkat ndaj personalitetit të saj. Po unë nuk kam kurrfarë xhelozie, as pse është femër, as pse ma ka zënë vendin(?!). Dhe jo veç për ty e ndonjë femër tjetër, por, po mendoj, po të ishte ajo fjala jote, jo krejt veç një qerek nga shpirti, ti do të ishe njeriu më ideal në këtë botën shqiptare. Ti do të ishe ai tipi që ky popull i mjerë do të duhej të të ngritte në qiell. Dhe, ata që nuk i dinë punët për këto vite që kemi kaluar në sketerrë të serishme, do të mendonin se, shqiptarët e Kosovës kanë kuadra që nuk po vijnë në shprehje për ta qeveris vendin. Janë nën ‘zullumin e tjerëve’, se, ky farë tipi – Donika, është një njeri i përkushtuar për këtë pluhur të këtij vendi e këtë popull të lënë në mëshirë të Zotit. Është tipi që nuk mund të krahasohet askush në këtë terren të politikës, bile edhe shumë solidare, me një zë të çjerrur për ta mëkambë këtë rënie totale. Po duke marrë parasysh se, ti dhe të tjerët jeni veç zhurmaxhinj të partisë, të interesit klanor, nuk mund ta rritësh prestigjin as për vete e as për partinë që bën pjesë. Ishe ti, ajo që ishe zëdhënëse e Kompanisë së Elektro-Kosovës? Po. Ishe ti që thoshe veç fjalë në mbrojtje të kësaj kompanie ‘dilindrisëse’? (që e kanë fëlliq bandat). Ishe ti, ajo që e pranoje të gënjeje të gjitha ato fjalë për mbrëmje e mëngjes? Po. Ti je ajo që të kanë siguruar veç me llomotitë. Asgjë reale. Je ti, ajo që patronët tu i dëgjon të shajsh të tjerët, pa e shikuar veten më parë? Po. Je ti, ajo anëtarja më e zëshme dhe bukur aktive prej të gjithëve, jo veç në partinë tënde, por edhe nga të gjitha partitë tjera në kuvend. Po. A je ti anëtare e AAK-ës, parti që ka shkretëruar me reketime e plaçkë sa ka mundur çdo kund? Po. Mos fol shumë se, s’ka mundësi të t’i marrin ato ‘llafe’ si të sinqerta në asnjë moment. Ju dhe kolegët e juaj zonjë, në të gjitha partitë, nuk luftoni me ngjyrime artistësh për të mirën e këtij populli. Ju jeni banda që doni me vetëdije ta shkatërroni atë që është arritur. Dhe jo veç ti. A ta merr mendja ty, Donika Kada – Bujupi, H. Thaçit, B. Bukoshit, I. Mustafës, B. Dugollit, (nuk mund t’i përmendi krejt) se do ta gëzoni pasurinë e krijuar për vete në mënyrë plaçke? Çka mendon ti, që po flet e nuk di se çka po flet se, krejt kjo është njerëzore? – Jo! Këtë do ta shohim pak më vonë. Serbia shqiptarët nuk ka mundur t’i mashtroj në këtë mënyrë. As nuk ka kurrë shansë t’i bëj rryp tupani, kështu si bëni ju edhe pse ka pasur forcë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora